Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Prizren-DokuFest 2017 vjen me të ardhme

$
0
0

1 ok Doku1Programi i plotë i filmave të DokuFest 2017 do të shpallet në 10 korrik. Organizohet nga 4 deri në 12 gusht/

PRIZREN, 4 Korrik 2017-B.Jashari/ Tema e së ardhmes do të theksohet në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest 2017, i cili organizohet nga 4 deri në 12 gusht në Prizren.“Ky edicion i DokuFest premton një vështrim të guximshëm në pasiguritë dhe shpresat e së ardhmes përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave vizuele, masterklasave dhe bisedave të ndryshme, punëtorive bashkëpunuese, koncerteve muzikore si dhe paltformave për përdorimin e mediave dhe teknologjive të reja”, deklaruan sot organizatorët.

Sipas tyre, ideja për temën e këtij edicioni erdhi sepse në vitet e fundit ka pasur lëvizje të mëdha nga qytetarë që përpiqen të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. “Programi ynë do të jetë një vështrim mes distopive dhe utopive, kufijve dhe çiltërsisë, frikës dhe dashurisë”, u shprehën organizatorët.

Programi i plotë i filmave të DokuFest 2017 do të shpallet në 10 korrik.DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.Korrupsioni ishte tema qendrore e DokuFest 2016, ndërsa janë mbajtur punëtori, panele, debate, master klasa, ekspozita dhe një seri e organizimeve në kuadër të DokuNights, që kanë përfshirë  edhe yjet botërorë si Omar Souleyman dhe Yasmine Hamdan.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>