Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin kosovar Çun Lajçi, shkruan KultPlus. Në arsyetimin e këtij titulli, thuhet se titulli “Mjeshtri i Madh”, i është ndarë për veprimtarinë e tij profesionale si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Kinematografisë shqiptare në përgjithësi: për realizimin e rreth 200 roleve në teatër dhe mbi 30 role në filma të ndryshëm artistik në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Kroaci, Serbi, Holandë…Dhe po në këtë dedikim është spikatë edhe roli i Çun Lajçi në vitet e 90-ta, i cili është treguar me rolin e tij “Kosova djep lirie”.