Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

NJE ORE E HUMBUR

$
0
0

Nga Rafaela PRIFTI/

Pjesa teatrale “Ndërkombëtarët” e dramaturgut Jeton Neziraj u shfaq në Nju Jork nga datat 20 deri në 22 maj në TheaterLab. Shfaqja është pjesë e një festivali multimedial Between the Seas, të krijuar nga regjisorja Atkina Stathiki dhe inxhinieri i zërit, Jerome Simeon, për të ‘kapërcyer’ distancën midis Mesdheut dhe Nju Jorkut. Meqë ky vit shënon tridhjet vjetorin e rënies së murit të Berlinit, fokusi i festivalit përqendrohet tek Ballkani, thonë krijuesit dhe drejtoresha artistike Orietta Crispino. Ky projekt, i vetëquajtur platform e pavarur, ju jep hapësirë artistëve bashkëkohorë nga Mesdheu dhe fton hapjen e dialogut për rajonin, duke na dhënë një formë arti të angazhuar me politikën që në fund nuk është as art dhe madje as orë edukative.

Shkruar nga Jeton Neziraj “Ndërkombetarët” është përkthyer nga Alexandra Channer, ndonëse është e vështirë të mendohet se mund të jetë shkruar në shqip ngaqë i gjithë konstrukti është i huaj dhe artificial. Premiera e shfaqjes është dhënë në Prishtinë në vitin 2016. Pjesa është e konceptuar si një përmbledhje me skeçe estrade dhe etyde kombinuar me klipe televizive që lidhen me njëri-tjetrin vetëm nga personazhet si Karla Del Ponte, Bill Klinton, Nënë Tereza, Madelen Albright dhe civilë ndërkombëtarë e vendorë anonim. Në fletushkën e programit shënimi i regjisores shtron pyetjen se përse është vënë në skenë një shfaqje për një luftë të ndodhur kaq larg dhe përpara njëzet vjetëve. Përgjigjia e saj është se në botë nuk ka ndryshuar asgjë në pozitat midis të fuqishme dhe të pafuqishmëve, drejtësisë e padrejtësisë. Kjo premisë fallco shërben si kontekst ku ngrihet pjesa gjatë së cilës për një orë të tërë parakalojnë momente e ngjarje të vërteta (sipas autorëve), si dhe takime imagjinare nga lufta e Kosovës dhe forma satire “për të ekspozuar hipokrizinë e atyre që përfituan nga lufta dhe për të nderuar viktimat e panumërta.” Në asnjërin pikë shfaqja nuk arrin të ketë sukses. Spektatorit i krijohet përshtypja se diku mund apo duhet të qesh (psh me emërtimet për Nënë Terezën) apo mbase të thellohet (psh për tregtinë me organe – subjekt i disa skeçeve), por kjo nuk arrihet. Regjisorja Atkina Stathiki pyet spektatorët se çfarë mendojnë për këtë apo atë personazh gjatë shfaqjes dhe madje edhe falenderon spektatorët që nuk janë larguar (duhet të jetë diçka e pritshme në këtë lloj teatri jokonvencional). Sidoqoftë, shfaqja “Ndërkombëtarët” e dramaturgut prodhimtar Jeton Neziraj ishte humbje kohe që përjetohet si e tillë në Prishtinë, Nju Jork e kudo tjetër.

Autori vetë nuk ishte i pranishëm. Mbrëmë, në shfaqjen e fundit në Nju Jork, tre aktoret e shfaqjes dhe grupi realizues barazoheshin me numrin e spektatorëve të ulur në sallë.  


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>