Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Vullnetarët nga Amerika organizojnë garë recitimi

$
0
0
Foto-Dielli arkiv/

Në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze marrin pjesë nxënësit kosovarë/

-Grupi i parë i Korpusit të Paqes prej 25 vullnetarësh kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës në 8 Qershor 2014/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 12 Dhjetor 2019/ Nxënësit kosovarë marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në njoftimin e dërguar thekson se, nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë.

“Po-e-Zë është një konkurs nacional recitues i organizuar nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë. Nxënësit do të recitojnë poezi në gjuhën angleze dhe do të vlerësohen nga juria profesionale. Do të zgjidhen tre fitues për secilën grupmoshë (shkollë fillore, e mesme e ulët, dhe e mesme). Qëllimet e kësaj gare janë përmirësimi i aftësive të nxënësve në gjuhën angleze, rritja e vetëbesimit të tyre, dhe që ata të krijojnë një zonë për kreativitetin dhe vetë-shprehjen e tyre”, bën të ditur njoftimi.

Ngjarja është planifikuar për të premten, me 13 Dhjetor 2019, me fillim në ora:12:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Në 7 Gusht 2019 në Prishtinë kanë bërë Betimin Solemn të shërbimit 38 Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një ceremoni të hapur me Himnet e dy vendeve.

Vullnetarët në ceremoninë e sotme u prezentuan para Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett nga  ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, ndërsa  të ftur ishin edhe anëtarët e familjeve nikoqire.

 “Puna me Korpusin e Paqes është ndër kënaqësitë më të mëdha të punës sime si ambasador”, tha Kosnett.

Ambasadori i tashëm Amerikan në Prishtinë përkujtoi se, për herë të parë ka shërbyer në Kosovë në 2003-n, para se të ishte programi i Korpusit të Paqes.

“Kur erdha vitin e kaluar u ngazëllova kur mora vesh se prej vitit 2014 ishin më shumë se 220 vullnetarë që kishin shërbyer në komunitete nëpër tërë Kosovën, duke sjellë energji dhe entuziazëm, kureshtje dhe njohuri – si dhe gatishmëri për të nxënë dhe për të mësuar. Kur bashkëshortja ime, Alisoni dhe unë udhëtojmë nëpër vend, gjithmonë përpiqemi të gjejmë kohë për t’i vizituar vullnetarët e për t’i falënderuar për përkushtimin e tyre, për të dëgjuar mendimin e tyre se si SHBA-ja mund të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në shtegtimin e saj drejt paqes, drejtësisë dhe mbarësisë për të gjithë qytetarët”, u shpreh Ambasadori Amerikan Kosnett.

.Grupi i parë i Korpusit të Paqes të Edukimit në Gjuhen Angleze  prej  25 vullnetarësh kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës në 8 Qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 Gusht. Batimin e dhanë pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet kosovare, si edhe grupet e viteve tjera që pasuan.

Para se të shkonin në pikat e tyre të shërbimit në Kosovë, vullnetarët Korpusit Amerikan të Paqes u aftësuan për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore dhe teknike.

Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të presidentes së atëherëshme Atifete Jahjaga, e cila në 9 shtator të vitit 2013 me ambasadoren në atë kohë të SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140 nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve Amerikanë e themeluar nga Presidenti Kenedi, që me dekada kanë ndërtuar ura të miqësisë mes popujve përreth botës”, theksoi presidentja kosovare në ceremoninë ku ishte edhe drejtoresha e atëherëshme e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.

Korpusi i Paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe Qeverinë e Kosovës.

Korpusi i Paqes ka rrënjët në vitin 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim. Nga ky frymëzim u ngrit një agjenci e qeverisë federale e përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë botërore.

 Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. T’i ndihmojë popujve të shteteve që janë të interesuara për t’i plotësuar nevojat e tyre për persona të kualifikuar; 2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popujve që shërbehen; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>