Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Arti i vërtetë është lëvizje që shkakton vetëm progres për shoqërinë 

$
0
0

Nga Violeta Mirakaj/

Në SVA Theater, u dha, u shfaq premiera e filmit “Delegacioni” me regjisor Bujar Alimani. Dhe se nuk është një nga ditët e weekendit, ku të gjithë jemi në punë dhe jeta newyorkeze është shumë e ngarkuar, salla e Teatrit SVA, është mbushur plot… Organizimi  shumë i mirë prej organizatorëve si D. Prevezi dhe Frida Bedaj, bënë që për rreth 3 orë emocionet , bashkëbisedimi  ndër miq , premiera dhe diskutimi për filmin  “Delegacioni” të kalojnë shumë shpejt. Gjuha shqipe  u shtrua këmbëkryq me gjithë larmishmërinë dhe ekspresivitetin e saj, duke kumbuar në mes të Manhattanit. Atë që nuk e bën politika e bën arti, e bën dashuria për të bukurën, për ndjesitë që të jep tabloja realiste, mesazhi, respektin dhe vlerësimin e njeriut në situatat e  absurditetit…Regjisori shqiptar Bujar Alimani, më parë ka realizuar filma të shkurtër, përkatësisht “Katoj” në vitin 2002, “Gaz” në 2006, “Busulla” e vitit 2007, një histori dashurie në 2009, dhe në vitin 2011 filmin “Amnistia”.me të cilin ka fituar Çmimin Cineuropa me shfaqjen e tij të parë. Eshtë një histori dashurie e vendosur në burg , eksploron realitete politike dhe shoqërore të Shqipërisë, siç është sistemi i burgjeve. Ja si shprehet Hans Joerg Roche për këtë film- “Përdorimi i ngjyrave, i realizuar nga Alimani, sidomos në skenat e burgut, të kujtojnë pikturat e Edwart Hopper. Pikturon në mënyrë unike realizmin, vetminë e personazheve të tij…. Regjisori nuk krijon vetëm një panoramë të shoqërisë shqiptare, por rrëfen një histori erotike të ndërthurur me elemente tragjedie”.                                                                                                “Gold”  në këtë film jipen kufijtë e tejskajshme të varfërisë së shoqërisë, gati në prova, përmes mediumit të një historie intime. Të jep idenë se koha nuk rrjedh normalisht, duket se koha nuk kalon në kritere gjeografike, por në personazhet e filmit, të cilët vendosin kohën e tyre brenda skenarit. Kjo histori ingranon pak personazhe  dhe të jep tendecën e një pamje minimale të lëvizjes. Përdorimi i pauzave të shumta dhe skena minimaliste  në thelb nuk të imponojnë kohë nomale të leximit, por përkundrazi paraqesin plane dhe kënde të xhirimit, siguron boshtet kryesore mbi të cilat bazohet tregimi. Kalimi i personazheve nëpër drama psikologjike të ndërthuara dhe të rënda e bëjnë atë me tërheqës. Frika nga një shpërbërje familjare, tejkalimi i kufijve të moshës , kompleksiteti seksual i gjakut,  tendenca për të rregulluar linjat e komunikimit nënë – bir, kontakti me adolishencën, vetmia dhe frika nga braktisja jane disa nga linjat e ndërthuruara në këtë emocion shumë  të profilizuar  shkëmbimi. Në vazhdimësi  të këtij pasqyrimi  social, subjekti i “Delegacioni” merret me historinë politike  të vendit, duke e hedhur atë si protagonist të filmit, ndërsa elementet qendrore dramatike akoma mbarten nga ndërlikimet dhe sjelljet njerëzore…Jemi në vitin 1990, ku ende Shqipëria ishte e njohur si Republika Popullore Socialiste, jemi në fillimet e viteve ’90. përjetësimi në art jo vetëm i së bukurës, por të një realiteti të trishtë, në atë muaj Tetori, në një nga trevat verilindore të vendit, ku ftohtësia e stinës duket sikur ka ardh më shpejt, dhe vendi duket më i mardhur dhe i xhveshur se më parë, përkon me jetën dhe shpirtin e trupave te drobitur në një nga burgjet famëkeq të Shqipërisë. Salla e mbushur plot me të burgosur të cilët presin të shohin emisionin televiziv, krijohet një situatë sa groteske dhe revoltuese.Dinakëria e vret urtësinë, kjo është një gjë e sigurtë e cila realizohet me mjeshtëri e profesionalizëm nga artistët e mirënjohur , si  (Viktor Zhusti) – profesori Leo, (Ndricim Xhepa), zyrtari i lartë i partisë Spiro, (Xhevdet Ferri) militanti Asllan., është rroli i fundit i tij, duke e kujtuar si një nga personalitetet e artit shqiptar, si një nga reformatorët  që mundi të ecë në rrugë të vështirë dhe shpesh të pashkelur të administrimit të artit si një e mirë publike dhe kombëtare.Shqipëria ka përzgjedhur filmin “Delegacioni” me regjisor  Bujar Alimani dhe skenarist  Artan Minarolli , si paraqitje për kategorinë e filmit artistik ndërkombëtar në “Oskar” të vitit 2020. Filmi është një bashkëprodhim me Francën, Greqinë dhe Kosovën                                                                                                                      Ngjarja është vendosur në Tetor 1990, kur regjimi komunist i Shqipërise po përpiqet  të ngjitet në kontrollin e tij të pushtetit . Jemi në  kohën kur një delegacion evropian vjen në Tiranë për të moniturar reformat politike thelbësore për vendin, që të pranohen në organin evropian të sigurisë OSBE; pra një delegacion për të komunikuar me qeverinë shqiptare, siç realisht ka ndodhur në atë kohë me presidentin Ramiz Alia- ku do flitej për të drejtat e njeriut, pra kthimi i pllakës së politikës me rregulla të tjera loje. Shefi i delegacionit është Zoti Loheren, i cili në rininë e tij në Pragë ka qenë student me shqiptarin Leo. Me ardhjen e tij në krye të një delegacioni në Shqipëri kërkon të takojë mikun e tij të rinisë, pa e ditur që ai është i dënuar  politik prej 16 vitesh. Për këtë kërkesë që ai bën, shteti vihet në një lloj ngërçi. Duhet të sjellin Leon, ta marrin nga burgu, ta pastrojnë, ta rruajë, ta sjellin në Tiranë, në atë Tiranën ku në  shtëpinë e Leos qëndron e ëma fillikat  vetëm, ndërsa gruaja dhe fëmijët e kanë lënë. Filmi merret  me këtë  hark kohor  dhe ngjarjet zhvillohen nga mëngjesi, që merret nga burgu deri në çastin e finales. – lirimi i një të burgosuri politik afatgjatë, për të bindur evropianët që gjithshka është në rregull. Po asgje nuk shkon siç është planifikuar. Shoku Spiro (N.Xhepa) një njeri me pozitë në  Ministrinë e Brendshme, i caktohet një  detyrë, të shkojë  e të marrë bashkë me një polic xhahil, i pa gdhendur,  Asllanin ( Xh. Ferri). Të dy këta  bashkë, me një makinë ku shoferin e luan Kasem Hoxha, shkojnë në burg. Marrin atje profesorin Leo (V. Zhystin), heroin e filmit, për të cilin zhvillohet ngjarja.”Delegacioni” sjell në vëmendje  ndërrimin e situatës shqiptare.I gjithë filmi   të jep rëndësinë që ka një vëmendje, një kujtesë interesante për t’i sjellë ashtu siç reagonin, perceptonin, ashtu siç këta njerëz reagonin me shtetin e me të tjerët, duke qenë të vërtetë, të besueshëm me rrethanat; duket gjithashtu dhe nga  nga zyrtarët mashtrues, pompozë, të cilët ndonjëherë shfaqin më shumë se aluzion të sadizmit ndaj atyre më pak të fuqishëm se ata vete. Alimani sqaron se asnje sistem nuk është shtypës në vetvete, ai bëhet shtypës  nga njerëzit që e shfrytëzojnë atë me qëllim që të nxjerrin urrejtjen dhe zhgënjimet e tyre ndaj të tjerëve. Fundi i filmit e tregon më së miri këtë               “Delegacioni” përshkohet nga një ton serioz  dramatik në të gjithë ecurinë e saj,por reagimet përgjigjet batutat  mund ta kategorizojnë  shumë mire edhe  si nje komedi të errët,  ku absurdi dominon në cdo akt në cdo lëvizje; pasi përshkruan se si zyrtarët  përpiqen të mbështesin një sistem që padyshim është në procesin e copëtimit., Luajtur në mënyrë të shkëlqyer nga Xhevdet Ferri, (Asllan} zbatuesi i regjimit në largim , bën të qartë se seksizmi ,racizmi dhe urrejtja në të gjitha format e tyre do të kërkojnë një mundësi për të lënë  mbrapa Kohen, pavarësisht situatës ,- ata janë një rrezik për kombin                                                                                                Civilizmi  perëndimor dallohet nga ai i Lindjes në dicka esenciale – njeh dhe respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Me brutalitet në komunizëm njerëzve këto të drejta u mohohen nga Tirani  dhe mekanizmi i tij shtetëror. Prandaj fatet e  intelektualëve  të mirëfilltë në te gjitha vendet komuniste janë shembëlltyrë  e njera- tjetrës .                                                                                                                                  “Delegacion” shkruar nga Artan  Minarolli dhe prodhuar nga Art Film Albania, ky film ështe paraqitja e tretë  e B. Alimanit  për “Oskar”. Në vitin 2011, dorëzimi i parë i tij “Amnistia”, po kështu dhe në 2016 për filmin “Gold”. Shqipëria ka paraqitur filma në këte event botëror që nga viti 1996, por asnjëhere nuk ështe nominuar                                                                                                        Cmimet e 92-te te Akademise zhvillohen me 9 shkurt 2020

   ….Subjekti i filmit “Delegacioni” është  në të njejtën vijë paralele me përpjekjet e Shqipërisë sot për të çelur,  për të krijuar mundësi lidhjeje, negociatat në Bashkimin Evropian, ashtu si shprehet dhe vete B. Alimani “Ne mendojmë se kinematografia jonë është në Komunitetin Evropian, ndihem pjesë e nje kinematografie europiane…. Kështu që kinematografia është një tren i madh , që shkon me shpejtësi edhe kap shumë stacione të Europës.”   New York, 16 Janar 2020 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>