Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Doli numri i ri( 8 ) i revistës”Malësia”

$
0
0

MALËSIA-Revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore/

Doli nga botimi numri i 8 i  revistës  për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore„Malësia“në Podgoricë, Mal të Zi,  me një përmbajtje të pasur të punimeve shkencore  dhe artikujve studimorë nga mbarë hapësira shqiptare dhe më gjerë. Në këtë numër kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Italia dhe Mali i Zi./

Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezantuar 22 autorë: Prof. Dr. Anton Nikë Berisha „MESHARI“- vepër e hartuar nga Gjon Buzuku; Prof. Dr. Tomor Osmani „Shtjefën Gjeçovi dhe ndihmesa e tij për shqipen“; Prof. Dr. Valter Memisha “Kostaq Cipro dhe Fjalori i gjuhës shqipe, 1954“; Prof. Dr. Ali Jashari “Fjalori Leksiko-Frazeologjik i Devollit si dëshmi etnosociolinguistike“; Prof. Dr. Shaban Sinani“Ikje prej mitit të malit“;Prof. Dr. Adem Zejnullahu“Figura e Anton Çettës në këngët popullore“; Prof. Dr.Josif Mita“Vijimësia e kohëve ndërmjet formave foljore të fjalive të periudhës“; Prof. Dr. Mimoza Priku “Studimet për shqipen nga filologët e huaj“; Prof.Dr.Fatbardha Hoxha“Ndimesë me vlerë e Agust Dozon dhe Emil Legrand për letërsinë dhe kulturën shqiptare“;Prof. Dr.Haredin Xhaferi „Për lokucionet në gjuhën shqipe“; Dr. Valbona Gace“Pamje mesianike në“Vargjet e lira“të Migjenit“; Dr. Sabina Osmanoviq“Me sytë e një fëmije dhe perçen e një shkrimtari“; Prof. Dr Abdulla Ballhysa-Dr. Elvira Lumi“Identiteti letrar“ballkanik-faktor paqeje midis popujve; Dr. Rovena Vata“Simbolika e breshkës si dekor i mitit të Malit të Camaj“; Dr.Meli Shopi“Probleme të terminologjisë lidhur me dialektologjinë dhe sociolinguistikën“; Mr. Ismail Doda“Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe zbatimi i rezolutës së tij tek shqiptarët në Mal të Zi“; Ma. Gëzim Puka“Fillimet e dramës dhe teatrit në sistemin letrar shqiptar“; Mr. Rrok Gjolaj“Poetika e përmbledhjes së vjershave“Lulet e pasosme“të Nikollë Ivanaj“; Ma. Alessia Bergamin“Përnjohje e pikëtakime etnokulturore e gjuhësore mes shqipes e italishtes“; Ma.Arjeta Ferlushkaj“Qyteti-protagonisti antihero në romanin“Kronikë në gur“; Ma. Ermira Ymeraj“Murosja e Shkodrës dhe kënga e Rozafatit, vështrim krahasues“.

Në rubrikën nga „historia“ janë prezantuar gjashtë artikuj shkencor: Prof.dr. sc. Zef Mirdita“Shqiptarët në kontekstin e katolicizmit dhe të ortodoksisë- Fryma ekumenike ndërkishtare“; Prof. Dr. Mazlum Baraliu“E drejta në luftë vetëmbrojtëse-çlirimtare dhe luftërat ofanzive“; Dr. Nermin Basha“Botë ilire në veprën e Jul Cezarit“; Dr. Rokin Daberdaku“Qyteti mesjetar i Drishit“; Dr. Kastriot Marku“Organizimi hierarkik dhe territorial i françeskanëve në trojet shqiptare“; Mr. Qazim Namani“Kosovë apo Dardani“.

Me interes në këtë vëllim është edhe rubrika „Toponomastikë“, ku dy shkrimet e përfshira këtu u kushtohen mikrotoponomisë të vendbanimeve shqiptare të Pelagonisë nga Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi dhe Toponimia e trevave të Shqipërisë së Jugut nga Dr. Eliana Paço.

Një rubrikë të veçantë redaksia u ka kushtuar çështjeve shoqërore, me artikujt shkruar nga: Prof. Dr. David Luka“A janë shqiptarët autoktonë ?; Nikë Gashaj“Demokracia dhe opinioni publik“; Dr.Rezana Konomi“Aspekti etno-juridik mbi evolucionin e gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në dy traditat e së drejtës( statutet dhe kanunet) dhe roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e të drejtës së jetës“; Dr. Juljana Kume“Greqizmat në teminologjinë e fesë ortodokse.

Në vazhdim janë përfshirë recensione ose shqyrtime për disa botime të autorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbreshët e Italisë, trajtuar nga Akademik Gjovalin Shkurtaj, Dr. Vilma Proko, Dr. Griselda Doka, Dr. Kastriot Marku, Mas. Malvina Tafciu, Mr. Sheremet Krasniqi, Mustafa Spahiu dhe Ibrahim Hajdarmataj.

 

Ky numër mbyllet me urime dhe vlerësime për revistën“Malësia“nga Prof. Dr. Shaban Sinani, Dr. Sabina Osmanoviq dhe publicisti Arben Lagreta.

 

MALËSIA-Revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore

MALËSIA, është revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore. Numri i parë  doli në janar të vitit 2005, në Podgoricë. Themeluesi i saj është Shoqata për kulturë dhe çështje shoqërore “Malësia “. Kryeredaktori i revistës është Nikë Gashaj, politikolog  e publicist  dhe Këshilltar i Avokatit të Popullit në Mal të Zi ( Ombudsmanit ).
Qëllimi parësor i revistës është që në faqet e saj të trajtohen  çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Gjithashtu, dëshirohet të afirmohet mendimi humanist, dija dhe idetë, të cilat do t’i kontribuojnë përparimit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Rajon, si dhe ardhmërisë së tyre më të lumtur, për të cilën gjë të gjithë jemi pergjegjës dhe kemi nevojë. Pra, revista” Malësia” vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, me qëllim të pasurimit të kulturës  e shkencës me njohje të reja dhe të nxitjes së shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.
Revista”Malësia” ka hasur në një përkrahje të dukshme të opinionit profesional dhe shkencor,  çka  e dëshmon rritja e numrit të  bashkëpuntorëve  nga  mbarë hapësira shqiptare si dhe numri i konsinderueshëm i vlerësimeve dhe urimeve të intelektualëve shqiptarë dërguar redaksisë së revistës.

Duke vlerësuar revistën ”Malësia”Akademiku Gjovalin Shkurtaj nga Tirana, në recensionin e tij, ndër të tjerat, shkruan: “Për tematikën interesante dhe seriozitetin e trajtimit të lëndës përkatëse, për kompetencën shkencore që karakterizon artikujt, ndimesat dhe recensionet e botuara në revistën”Malësia”, pa shkuar shumë kohë, ky organ ka tërhequr interesimin dhe vlerësimin e shumë studiuesëve: albanologë të huaj e vendas, filologë, historianë dhe kulturologë të shumtë. Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës e ka regjistruar tashmë në listën e revistave profesionale dhe shkencore, punë që urojmë ta kryejnë edhe universitetet tjera shqiptare. Revista”Malësia”qysh me numrin e parë të saj ka pasur përshëndetje dhe fjalë miradie nga figura të dalluara të botës studimore e shkencore shqiptare, si dhe ka gëzuar vlerësimin me recensione përlëvduese të studiuesëve seriozë. Për hapin e mbarë dhe ndimesat e mirëpritura të kësaj reviste flasin edhe letrat uruese e përshëndetse të disa figurave të mëdha të shkencës ballkanike e më gjerë, si për shembull, letra drejtuar kryeredaktorit nga Akademiku, Aleksandër Stipçeviq ( Zagreb, Kroaci), letra e Drita Ivanajt në emër të Fondacionit Mirash Ivanaj ( The Martin and Mirash Ivanaj Fondation, Nju Jork, 24.12.2005.)”.
Prof. dr. Emil Lafe  (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë ) në letrën e tij drejtuar kryeredaktorit, thotë:“Së pari, ju përgëzoj për punën tuaj të lavdërueshme si kryredaktor i revistës”Malësia”, e cila përmban punime me vlerë shkencore e dokumentare për shumë lëmi të studimeve shqiptare dhe, përveç kësaj, ka si mision bashkimin e forcave krijuese e intelektuale për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave tona kombëtare”.
Bashkëpuntorët e revistës janë emra të njohur të kulturës dhe shkencës nga  mbarë hapësira shqiptare dhe më gjerë. Ata janë studiues shkencorë nga akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, rektora të universiteteve, dekana të fakulteteve, drejtora të instituteve më të larata shkencore , profesorë universitar , hulumtues të institucioneve  shkencore  shqiptare, si dhe nga vende të tjera rajonale, evropiane e amerikane.

Revista”Malësia”, ka arritur një fizionomi kulturore e shkencore të gjerë kombëtare shqiptare. Mu për këtë arsye redaksinë e revistës e përbëjnë një numër i njohur i intelektualësh nga rajonet e ndryshme shqiptare.
Revista”Malësia”është periodike dhe del një herë në vit.
Është e renditur në sistemin ndërkombëtar të publikimeve me numrin ISSN 1800-5764.
Deri me tani janë botuar tetë (8 ) numra të revistës; volumit i tyre sillet ndërmjet 192 dhe 496 faqeve.
Në  numrat e deritashëm të ”Malësisë” punimet e veta i kanë botuar 190 autorë. Prej tyre janë 135 doktorë shkencash, akademikë e profesorë universitetesh nga rajonet e shumta shqiptare dhe më gjerë. Autorët e tjerë janë, magjistra, master dhe publicistë të njohur nga fushat e ndryshme shkencore.
Revista”Malësia” ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare si dhe për njohjet e tjera shkencore me rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare dhe të njeriut në përgjithësi.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>