Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Europianët shqiptarë të shekullit XIV!

$
0
0

Nga Ermal Baze/

Zhvillimi i qyettit mesjetar të Shkodrës gjatë dhjetëvjeccarëve të parë të shekullit XIV, ishte i lidhur edhe me rritjen e popullsisë me ritme relativisht të larta. Qyteti u bë një qendër që thithte vazhdimisht banorë të rinj nga zonat fshatare. Shkodra në shekullin XIV njohur një dyndje të madhe banorësh të rinjt ë ardhur nga fshatrat përreth. Në mjaft raste, autoritetet e mirëprisnin këtë imigracion të brendshëm. Përveccse sillnin gjak e fuqi të reja, të porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi të tjera në fusha të ndryshme të ekonomisë tregtare e agrare. Por krahas masve fshatare, popullsisë së qytetit i shtoheshin edhe fisnikë (feudalë) të rrethinave që për një arsye apo tjetrën vendosnin të shpërnguleshin përfundimisht ose ta kalonin aty një pjesë të mirë të kohës për të ndjekur interesat e tyre ekonomikë, ose për të shijuar kënaqësitë që jepte jeta qytetare.Shumë prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin blerë edhe shtëpitë e tyre në qytet.
Në gjysmën e parë të shekullit XIV, urbanizimi i zotërve të tokës u bë një dukuri normale. Me kohën, këta përfaqësues të aristokracisë së tokës u integruan në jetën e qytetit, morën në dorë veprimtari të ndryshme ekonomike, fituan statusin e qytetarit dhe shpeshherë u përfshinë në organet drejtuese të komunës.
Banorët e qytetit, që kishin statusin e qytetarit (civis), ndaheshin në fisnikë (nobiles) e popullorë (popolares). Fisnikët përfshinin mëkëmbësin e mbretit në qytet, kontin, qeveritarët e lartë dhe nëpunësit komunalë, komandantët e ushtrisë dhe milicisë, sipërmarrësit e mëdhenj (padronë) të sferave të ndryshme ekonomike, tregtarë, si dhe pronarët e mëdhenj të tokave që jetonin në qytet. Zakonisht shtëpitë e tyre ndodheshin në pjesën më të lartë e më të mbrojtur të qytetit.
Në kategorinë sociale të popullarëve përfshiheshin zejtarët e tregtarët e zakonshëm, rojet e qytetit, bujqit, punëtarët të sferës bujqësore e blegtorale dhe punëtorët e krahut në përgjithësi.
Në qytet kishte dhe kategori banorësh, kryesisht të ardhur rishtas nga fshatrat, që ende nuk e kishin fituar të drejtën e qytetarisë. Këta, me siguri, ishin të përjashtuar nga një sërë të drejtash dhe nga pjesëmarja në jetën politike e shoqërore të qytetit.
Gjithashtu, në Statutete Shkodrës theksohet termi “qytetari i lirë”? ccka na bën të mendojmë se ekziston edhe qytetarë jo të lirë dhe të varur juridikisht e ekonomikisht në shërbimin e dikujt tjetër. Sipas statutit, kjo lloj kategorie sociale në qytetin e Shkodrës përfaqësohej nga shërbyesit dhe shërbyeset, statusi dhe funksioni i të cilëve ishte i trashëgueshëm edhe për fëmijët e tyre. Shërbyesit dhe fëmijët e tyre e kishin të ndaluar që të largoheshin nga padroni i tyre.
Ai person që nxiste arratisjen e tyre nga shtëpia e padronit, ndëshkohej me ligj nga organet e komunës qytetare. Nëse arratisja e shërbyesve shoqërohej edhe më ndonjë akt dëmtues kundrejt padronit, sicc mund të ishte zakonisht vjedhja, “ky i fundit e rimerrte pa diskutim gjënë e tij” (nga “Statuti di Scutari”, kreu 221)
Madje edhe në rastet kur vdiste shërbyesi apo shërbyesja, fëmijët e tyre do të ishin përsëri nën vartësinë dhe kontrollin e padronit të prindërve. “…nëse shërbyesja vdes gjatë lindjes…, djali ose vajza e lindur prej saj do të jetë shërbyes ose shërbyese e padronit të shërbyeses në fjalë”( (nga “Statuti di Scutari”, kreu 202). Shërbyesit dhe fëmijet e tyre duhej të silleshin mirë dhe të mos kryenin veprime të dënueshme ndaj padronit ose njerëzve të tjerë përreth.
‘Kur një shërbyes ose shërbyese, ose fëmijët e tyre vjedhin gjësendi në shtëpinë e të zotit ose diku gjetkë, dhe kur vjedhja provohet, vjedhësi të paguajë dy hyperperë dhe të kthejë sendin e vjedhur” ((nga “Statuti di Scutari”, kreu 220). Padyshim, edhe kjo kategori që përbënte fundin e piramidës sociale në qytetin e Shkodrës, ishte e privuar nga një sërë të drejtash politike dhe shoqërore.
***
Nëse banorët e ardhur prej fshatit dhe vendeve të tjera jepnin ndihmesë në rritjen e popullsisë së qytetit të Shkodrës, faktorë të tjerë shkaktonin rënien e saj. Këtu vijnë në vështrim të parë luftërat dhe pasojat e tyre shkatërrimtare. Rrethanat e shekujve të parë të Mesjetës, kur mjaft qytete u rrënuan për të mos u rimëkëmbur më, u përsëritën here pas here edhe në Mesjetën e mesme dhe në atë të vonë, ku duke filluar nga fundi i shekullit XII e deri në fillim tëshekullit XIV, Shkodra u bë pre e inkursioneve serbe.
Situata rëndohej më tepër edhe nga konfliktet dhe tensionet e brendshme midis kategorive sociale me interesa të kundërta në qytet, që jo rrallë shoqëroheshin me dhunë dhe plaçkitje të pazakontë.
Përballë sulmeve të ushtrive të huaja dhe acarimit të brendshëm, forcimi i sistemit të mbrojtjes përbënte një shqetësim kryesor të autoriteteve dhe popullsisë së qytetit. Meremetimi i mureve dhe i kullave mbrojtëse përbënte në këtë kuptim një veprimtari të rëndomtë.
Përpos luftërave, dukuri të tjera të zakonshme për kohën, si zia e bukës, epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore, ndikonin në uljen e numrit të banorëve të qytetit. Epidemitë, si ajo e murtajës, bënin kërdinë posaçërisht në qytet, ku kishte një dendësi të madhe popullsie dhe kushte të papërshtatshme sanitare. Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zezë, që u përhap në të gjithë Europën e veçanërisht në Italinë Veriore, patjetër që ka shkaktuar viktima të shumta edhe në qytetin e Shkodrës, si pasojë e distances së afërt gjeografike dhe e kontakteve tregtare që kishte me to. Përveç murtajës, edhe epidemi të tjera, si kolera e malarja, mbillnin vdekjen në qytetin mesjetar shqiptar.
Pasoja të rënda për qytetin kishin fatkeqësitë e ndryshme natyrore. Përmbytjet, zjarret dhe tërmetet goditnin here pas here, duke shkaktuar pasoja të rënda e duke ndryshuar edhe fizionominë e tyre.
Për të evituar rrezikun e rënies së zjarreve, autoritetet e komunës së Shkodrës kishin nxjerrënjë dënim prej njëzetepesë hyperperësh dhe shlyerje dëmi për këdo që provohej se i kishte vënë zjarrin qëllimisht shtëpive prej druri ose kashte. Gjithashtu, sipas ligjit, çdo njeri duhet të ndihmonte për të shuar zjarrin, dhe, në rast se nuk e bënte këtë, jo nga pamundësia, por thjesht nga neglizhenca, atëherë ai do të dënohej me një gjobë prej dymbëdhjetë groshësh. Njëkohësisht ligji merrte në mbrojtje edhe kullotat e komunës, ku të gjithë banorët duhet të impenjoheshin për shuarjen e zjarreve në to; ata që i shmangeshin kësaj detyre, qoftë edhe për arsye serioze shëndetsore, ndëshkoheshin me gjobën e mësipërme.
Përveç këtyre, filtrit ligjor nuk i shpëtonin as ndërtimet pa leje. Kështu për shembull, dënohej me një gjobë prej tetë hyperperësh cilido që kapej në flagrancë (qoftë natën, qoftë ditën) duke hedhur themele shtëpie ose shkalle pa lejen e autoriteteve përkatëse. Natyrisht që një kundravajtje e tillë duhej vërtetuar edhe me dëshmitë e nevojshme ligjore; në fund, gjoba e paguar ndahej midis kontit dhe paditësit. Në këtë mënyrë, qytetarëve të Shkodrës iu bëhej e qartë se, për çdo ndërtim të ri, me dritare ose me hajat, në shesh apo në rrugët qendrore të qytetit, ata duhej patjetër të bënin kërkesë paraprakisht, dhe t’i respektonin me rigorozitet ligjet në fuqi. Rrezja e veprimit të ligjit, për sa i përket ndërtimeve, shtrihej edhe më tej se kaq. Kështu, cilido që kërkonte të meremetonte shtëpi me qëllim shitjeje apo këmbimi duhej të pajisej me një dokument të posaçëm noterial dhe të paraqiste një garanci të besueshme. Nëse brenda tri ditëve, që nga fillimi i punimeve nuk shfaqej ndonjë ankesë, cilido lejohej t’i vazhdonte punimet normalisht.
Lupa e kujdesshme e ligjit vinte në dukje dhe njëkohësisht ofronte zgjidhje edhe për ndërtesa apo fragmente ndërtesash në prag të rrënimit. Në rast se, në qytet konstatohej një mur, një” arkitra aponjë element tjetër arkitektonik që rrezikon të shembet, atëherë gjykatësit kishin për detyrë të urdhëronin pronarin përkatës, që ose ta riparonte ndërtesën që zotëronte ose ta rrëzonte përfundimisht atë, në mënyrë që të mos dëmtohej njeri. Në rast mosbindjeje ndaj urdhëresës, këtë proces e ekzekutonte gjykatësi me shpenzimet e pronarit; këtij të fundit, përveç këtyre shpenzimeve, i ngarkohej si ndëshkim edhe një gjobë prej tetë hyperperësh.
Në kuadrin ligjor përfshiheshin edhe aspekte më të detajuara të jetës së përditshme, siç ishte respektimi i privatësisë së fqinjit dhe ruajtja e higjenës. Një ligj për t’u pasur “zilf’ edhe në ditët e sotme ishte padiskutim, ai sipas të cilit: kushdo mund të hapte një dritare mbi shtëpinë e fqinjit, për arsye ndriçimi dhe ajrosjeje, por në asnjë mënyrë nuk lejohej të hidhte plehra mbi shtëpinë e tjetrit. Përveç murosjes së dritares, ky gjest i shëmtuar penalizohej edhe me një gjobë prej dymbëdhjetë hyperperësh, që ndahej midis kontit dhe komunës. Në mënyrë kategorike, ndalohej hedhja e plehrave nëpër rrugët e qytetit. “Urdhërojmë që askush të mos flakë plehra nga dritarja, ballkoni apo qilari në rrugë publike ose në çdo lloj rrugëkalimi tjetër të qytetit tonë. Kundravajtësit do rë’ ndëshkohen me dymbëdhjetëgroshëgjobë, gjysma e të cilave do t’i shkojë kontit dhegjysma komunëd’. Me anë të këtij ligji synohej ruajtja e rregullit dhe e pastërtisë, si në rrugët qendrore ashtu edhe në ato periferike të qytetit. Gjithashtu, në funksion të higjenës dhe parandalimit të epidemive, Statutet e Shkodrës përmbajnë dispozita që disiplinonin hedhjen e dherave të ndërtimit, dhe derdhjen e ujërave të zeza e të bardha në kanale e gropa të posaçme.
Pavarësisht se problemet e higjienës qytetare gjenin pasqyrim në Statutet e qytetit të Shkodrës, kushtet e jetesës, veçanërisht në lagjet popullore mbeteshin shumë të rënda dhe shtëpitë e ulta me dërrasë e kashtë të ngjtura njëra pas tjetrës, rrugët e ngushta e të errëta, që ktheheshin në depozita plehrash e ujërash të zeza, bëheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurëse.
Problemi i rendit e i sigurisë publike ishte gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm dhe që nuk lidhej vetëm me situatat e jashtëzakonshme të konflikteve të jashtme. Rastet e sulmeve dhe të plaçkitjeve ndaj qytetarëve dhe pronës së tyre ishin të shpeshta, veçanërisht në orët e vona. Statutet e Shkodrës i detyronin qytetarët që lëviznin natën të mbanin pishtarë të ndezur për t’u identifikuar nga rojet e qytetit. Nëse ndokush kapej duke lëvizur pa pishtar “pas rëniessëkëmbanës së tretë”, atij i viheshin në ngarkim të gjitha yjedhjet që rastësisht ndodhnin atë natë në qytet. “Nëse pas rënies së këmbanës së tretë një person, qoftë ai klerik ose laik, do të kapet duke lëvizur nëpër qytet pa pishtar, atij do ti ngarkohen të gjitha dëmet që mund të kenë ndodhur atënatë. Nërastse nuk kapasur të tilla, kleriku ose laiku në fjalë detyrohet të paguajë gjobën prej dymbëdhjetë groshësh, gjysmën kontit dhe gjysmëm tjetër komunës. Për këtë mjafton dëshmia e dy ose e tre rojeve, e dhënë në betim”.
“Ndalohet të drejtohen derdhjet e ujërave mbi çatinë e fqinjit, gjë që do fa dëmtonte atë. Përkëtë të veprohet siç ka qenë zakon më parë. Nëse dikush vepron kundër, të paguajë si gjobë dymbëdhjetë grosh të Sklavonisë, prej të cilave gjysma i shkon kontit dhe gjysma paditësif.
Për numrin e lartë të vjedhjeve dhe për parandalimin e tyre, e drejta: “Nëse provohet se dikush i ka vjedhur diçka komunës, ai dënohet me njëzet e pesë hyperperë Sklavonie, me shlyerjen e dëmit dhe me ndalimin që mund të marrë ndonjë ofiq në komunë”.
Masa të rënda ndëshkuese parashikoheshin per ata persona, që grabisnin pasurinë e komunës, si dhe për ata që ndaloheshin per vjedhje të përsëritura. 1 Madje, këta të fundit, pas shlyerjes së dëmit dëboheshin edhe nga qyteti. Për të reduktuar numrin e yjedhjeve dhe të grabitësve, komuna qytetare e Shkodrës lëshonte urdhëresa ndaj fshatrave dhe rrethinave përreth, që të mos strehonin kontigjente hajdutërie si dhe të mbanin përgjegjësi nëse qytetarët e saj grabiteshin në afërsi të tyre. Meqënëse si pasuria e komunës ashtu edhe ajo personale konsideroheshin të rëndësishme, rrjedhimisht edhe masat ndëshkuese ndaj grabitjeve apo dëmtimeve ishin mjaft të rënda. Përveç dënimeve individuale, ligji nuk ngurronte të jepte edhe dënime kolektive, ku përfshihej i gjithë fshati, e ndonjëherë disa fshatra bashkë. Njëzetepesë hyperperë ishte gjoba për cilindo fshat apo katund rreth e rrotull qytetit të Shkodrës që mbante të strehuar dhe nuk dorëzonte ndonjë yjedhës, i cili në të kaluarën e tij ishte zënë në faj e sipër një apo dy herë.794 Përveç kësaj gjobe, e cila ndahej përgjysëm midis kontit dhe komunës, fshati duhej të shlyente edhe të gjitha vjedhjet që kishin mbetur pa u identifikuar. Këmbëngulja e fshatit për të mbajtur në gjirin e tij grabitësit në fjalë, shërbente si provë fajësuese në këtë rast. Gjithashtu, fshati ose ferma ishte i detyruar të dëmshpërblente deri në një çdo qytetar të Shkodrës, që do të grabitej në hyrje apo afërsi të tij. Nëse donte t’i shmangej mjekrës, të cilat jo rrallë shoqëroheshin me dëmtime dhe fraktura serioze për shëndetin e njerëzve: “… nëse i ka thyer ndonjë kockë, me gurë ose bastun, të paguajë tetë hyperperë, ku përfshihen të gjitha llojet e dëmtimit, për të cilat njeriu i dhunuar shtrëngohet të zerë shtratin”.Të gjitha këto forma të goditjeve dhe rrahjeve sanksionoheshin me gjoba në vlerë monetare, ku më e larta parashikohej për shkuljen e mjekrës, e cila konsiderohej si humbje e rëndë e dinjitetit, personalitetit dhe nderit të burrit (shenjë zhburrërimi) “Nëse provohet se një person i ka shkulur tjetrit mjekrën, fajtori dënohet me pesëdhjetë hyperperë, që ndahen përgjysmë mes kontit dhe atij që ankohet”
Forma ndëshkimi deri diku të njëjta me rrahjet, parashikoheshin edhe për plagosjet e rënda që shkaktoheshin në mënyrë të qëllimshme, sidomos në ato raste kur përdoreshin armë të tilla si shpata, shigjeta dhe sende të tjera prej hekuri. Përjashtim nga sanksionet, bënin vetëm plagosjet e shkaktuara gjatë lojës. “Nëse një person plagos dike duke luajtur, nuk detyrohet të paguajë asgjë”.
***
Fakti, që në kuadrin ligjor lidhur me këtë aspekt, përfshiheshin situata dhe kombinime nga më të ndryshmet, na bind se respektimi i të drejtave dhe mbrojtja e dinjitetit të grave në atë periudhë ishte i njëmendtë dhe vlerësohej seriozisht. Nëse një grua e martuar ankohej per perdhunim, rrahje apo grabitje nga ana e një kleriku, atëherë ajo duhej besuar edhe pa dëshmitarë. Kleriku menjëherë ndëshkohej me një gjobë prej pesëdhjetë hyperperësh, nga të cilat gjysma i kalonte peshkopit, një e katërta i takonte kontit, dhe një e katërta që mbetej i jepej gruas paditëse.
Gjithashtu, normat statutore parashikonin edhe rastin kur një burrë përdhunonte një grua të ndershme dhe të pamartuar. Në këto rrethana, nëse edhe burri ishte i pamartuar, atëherë ai detyrohej të bashkohej me të në martesë të ligjshme. Por nëse si burri ashtu edhe gruaja ishin të martuar, atëherë ai dënohej me një gjobë prej pesëdhjetë hyperperësh, që ndaheshin përgjysëm midis kontit dhe gruas. Në dallim nga rasti i pare kur gruaja besohej edhe pa dëshmitarë, në këtë situate ajo duhet të jepte prova bindëse.

Masa tepër të rrepta ndëshkimi, statuti parashikonte për gratë e përdala, të cilave nuk u lejohej të mbanin kapele në kokë dhe të banonin e të shoqëroheshin me zonjat fisnike të qytetit. Femrat me moral jo të mirë, që merreshin me veprimtari të ndaluara rriheshin me shkop dhe dëboheshin brenda tri ditëve nga qyteti. “Nëse njëgrua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy ose e tre burrave, të mos lejohet të mbajë kapele në kokë, siç është zakoni ynë, as të shoqërohet me këdo. Nuk i lejohet të rrijë ose rë’ banojëpranë zonjave fisnike. Në kundërshtim me këto urdhra, do të dënohet me tetë hyperperë që ndahen midis kontit dhepaditësit. Nëseprovohet se një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet të lerë qytetin tonë brenda tri ditësh dhe nëse e kapërcen këtë afat, tëndëshkohet me tetë hyperperëgjobë, tësilletrrugëve tëqytetit’ duke u rrahurme shkop dhe në fund rë’ syrgjynoset dhe kurrë të mos kthehetnë token tone”. Gjithashtu, grate e përdala dhe prostitutat ishin të përjashtuara nga e drejta për të trashëguar pasurinë e familjes së tyre, “…kur vajza përfundon në prostitute, edhe nëse babai dhe nëna kanë vdekur, vëllezërit e kanë pushtetin ta përjashtojnë motrën e tyre prostitute nga trashëgimia; nëse kjo motërprostitute nuk ka baba, nënë apo vëllezër tëgjallë, por vetëm motër që ështëgrua e ndershme, atëherë kësaj të fundit duhet ti kalojë dhe pjesa e motrës së përfolur”.H41 Me siguri, që këto sanksione të ashpra merreshin kryesisht, për tvi prerë rrugën nxitjes dhe zhvillimit të prostitucionit. Burri në përgjithësi duhej të tregonte respekt ndaj gruas dhe nuk duhej ta braktiste atë për shkak të pajës ose pasurisë së pakët të saj. Paja e saj nuk duhej tjetërsuar ose shpenzuar nga bashkëshorti, me qëllim mbrojtjen e të drejtës pasurore të gruas. Atij gjithashtu nuki lejohej që të përdorte pajën e bashkëshortes së tij për të shlyer taksën e gjakut ose urazbën. “Asnjë burri nuk i lejohet të marrë diçka nga paja e së shoqes per të paguar një gjakmarrje apo urazbë. Komuna duhet ti dalë në mbrojtje gruas, ndërsa burri që kryen një marri të tillë ta paguajë atë nga xhepi i vet”.

Fragmente nga “Një qytet me Statute”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>