Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Për meteorin e shkollës shqipe, Pertef Pogonin nga Çamëria martire (në kujtim të 55- vjetorit)

$
0
0

Ne Foto: Pertef Pogoni  ( 1881 – 1958 )

Shkruan Engjell ZERDELIA/

Figurë e shquar e arsimit  kombëtar, njohës  i disa gjuhëve të huja e bënte përkthyes të   talentuar, pedagog, drejtor, inspektor të shkollave dhe Sekretar i përgjithshëm  i  Ministrisë së  Arsimit. Prodhimtar  i  metodave dhe tekseve mësimore .

U lind, më 12 shkurt 1891 në   Voshtinë, fshat  i krahinës së Pogonit sot ndodhet  jasht kufijëve të shtetit shqiptar.  Biri i avokatit atdhetar Beqir Zijait. Shkollën  fillore Pertefi e kreu   në vendlindje, ndërsa  të mesmen  në gjimnazet e preferuar   të kohës, të  cilat  u  kthyen “në shtëpi kombëtare   për  bijtë e  shqiptarëve” në  Zosimea  të  Janinës (Greqi) dhe Mulqije të Stambollit (Turqi). Janë  të njohura  tashmë   listat e stundetëve shqipatarë  kudo  në evropë e në botë. Për këtë lexojmë…Por aftësia  mbi  gjuhën shqipe dhe dijetarët shqiptarë që u  shfaqën   në  provimet e zhvilluara  më    27.06-11.07.1910  lanë  gojëhapur  të  pranishmit, sidomos    janinas.  Idadejarët e vitit  të  fundit  u   dërguan  në  universitete   të  ndryshme    të  evropës …Sali  Çeka dhe Pertef  Pogoni  u  dërgua në Francë. Pertef  Pogoni   ndjek  studimet për  pedagogji dhe matematikë në Akademinë e Kanës dhe i përfundon  në 1913, natyrisht   i   ndodhur  në  mes të dilemës  se do të shkonte  në Turqi, sepse  ndodhej aso kohe familja e tij, apo  të vinte në Shqipëri, Pertefi energjik, plot frymëzim djaloshar  për atdheun zgjedh Shqipërinë e udhëhequr  nga Ismail bej Vlora, ndërkohë i dërgon  një telegram  familjes në  Stmboll: “tani kemi Shqipërinë tonë! Ejani këtu”! Pertefi   vjen në  Shqipëri dhe  fillon punë në Vlorë, por  nuk  zgjat  shumë   dhe administrata e kohës e princ Vidit e tërheq si përkthyes të Oborrt. Viti shkollor 1914-ës  e gjen drejtor  të shkollës qytetëse në Elbasan dhe pa kaluar një vit emërohet  inspektor arsimi për  zonën e Shqipërisë së Mesme: Tiranë-Elbasan-Durrës. Në vitet 1918-1920 merr detyrën e inspektorit të arsimit pranë prefekturës së Gjirokastrës. Puna e Pertef  Pogonit  në arsimin shqiptar spikat dhe kjo nuk  kalon pa u vënë re nga dikasteri kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe së  bashku me   zotërinjtë, Ilia Dilo Sheperin dhe Thoma Papapanon  caktohen delegatë të Kongresit  Arsimor të Lushnjës në gusht 1920, ku u hodhën  themelet për njësimin e kombëtarizimin e shkollave shqiptare

Në vitin 1921  martohet me   bijën e Hoxhë Kanës, Hafsa Hasan Haxhimemetin, njëra nga mësueset e para  të qytetit të Tiranës, në shtëpinë e saj  në fillim të  shekullit, vitet 1915-të, është   ngritur  e para shkollë fillore femërore në Tiranë. Në moshë relativisht të re, 30 vjeçare, për shkak të pasionit të madh e të përkushtuar të punëve në arsim   emërohet  Sekretar i  Përgjithshëm   në Ministrinë  e  Arsimit. Janë të njohura   korrespondencat e shfaqura në gazetat e kohes “Përgëzojmë    z. Pertef  Pogonin  për  masat  e bukura dhe të shpejta  për  ngritjen  e internatit  (konviktit)”.

“  Dhe atje ku   nuk arrinte  këmba e tij (P.Pogonit)   do të   ishte  e pranishme  zemra e tij prej atdhetari shqiptar dhe  mëndja  prej intelektuali   përparimtar”.

Qëndrimi burrëror që mban ndaj parlamentarëve  për krijimin e një shoqërie teatrore, sepse kishte  dhënë ndikim të  paçmuar në hartimin e ligjeve dhe projektligjeve si  një  person i  pajisur me   frymë   evropiane. Prandaj  iu drejtua atyre “Zotërinj, kinematografia si një libër i gjallë, shumë  e nevojshme   për edukacionin e  nxënësve…Sa  për   çështjen e teatros, -do të përfundonte ai- , e shoh të tepërt të flas se  zotëria  juaj e çmon  vetë  rëndësinë që ka  teatroja  në  popull”.

Në atë kohë u punua edhe për mësimin e frengjishtes, për këtë kurs, kryetari i bashkisë së Tiranës, Ali Begeja në fletoren  zyrtare theksonte: “Mësimin e frengjishtes e ka marrë me   hir e  me   mirësi    të madhe z. Pertef  Pogoni  i  Ministrisë së  Arsimit”.

Në   vorbullën e marrëdhënieve   të   vendosura  të këtyre viteve   padrejtësisht  sulmohet   Pogoni, deputeti  Hiqmet  Delvina tha: “Zoti  Pogoni  tash 15 vjet që vazhdon  në këtë detyrë ka zbardhur faqen e tij dhe i  ka   çelur rrugë të shëndoshë arsimit  kombëtar  (sipas dr. Iliaz Gogaj ). Pogoni dha një ndihmesë të paçmuar sidomos në organet “Kumtari Arsimuer” dhe “Revista pedaogjike” lavdëron  punën e mësuesit duke vendosur pa pikë mëdyshje  në  krye  të  hierarkisë së nëpunësve të shtetit, marrëdhënieve të shëndosha  me  nxënësit, duhej  në  radhë  të parë, që mësuesit t’i donin të gjithë fëmijët  njësoj dhe me  anën  tjetër, t’i vështronte dhe t’i trajtonte ata sipas cilësive vetjake  me  drejtësi  dhe  delikatesë, Pertef  Pogoni  shprehej:

“Dihet  se  qëllimi  i  parë  i arsimit (edukacion) asht  të  formuenit e mirë e të mbarë  të njeriut  tue e pajisur atë me shenjën e ti  të vertetë, me  mëndjen e me liria me  një  fjalë me  arsyeti: Fëmija duhet   mësuar  që të qeveriset vetvetiu…duhet të bëhet zot i  vetes, dhe me gjithë këtë të jetë i bindshëm, arsyeshëm dhe i drejtë”. Në një klasë të shkollës  padyshim, duhet rregull, qetësi, e degjesë sepse pa  këto  s’ka  si  vepron ajo shkollë. Arsimi është një bashkëveprim i mësuesve për formimin me  nder  e moral të fëmijës, po  ky  bashkëveprim  mbështet  edhe  në ato të  familjeve duke u njohur  së  afërmi e më  mirë, mësues e drejtorë për të  mësuar të nderohn e  të  çmohen  sa  më  tepër  do të formojnë një kuptim të kthjellët mbi veprën e madhe të arsimit kombëtar, për  të  cilën duhet  të shërbejmë   me   përulësi e me vullnet të plotë.Siç shihet mendimi  pedagogjik, raportet e ndërvarura mësues-nxenës-familje-drejtori të qëmtuara  me  imtësi duke shfrytëzuar edhe kuadrin  evropian dhe të parashikuara  duke  i analizuar jep  mendime  shumë   të vyera e  me   mjaft vlera për shkollën shqipe . “Është kjo edhe një arsye  më   shumë   që  kryetari  i  republikës  A. Zogu  më   31.01.1927 i akordon  z. Pertef Pogonit dekoratën “Kumandar i urdhërit  të  Skënderbeut” Njëkohësisht, puna e   çmuar  e  frengjishtfolësit  P.Pogonit  në arsimin  kombëtar  tërhoqi  vëmendjen edhe të autoriteteve  franceze që jo vetëm  krenoheshin  për  studentin e tyre, por  edhe i   nderonte. Kështu veproi  Institucioni  i Lartë Francez  më  30 mars 1926, presidenti  i  Republikës  Franceze duke e lançuar  Pertef    Pogonin    me   urdhërin e “Legjionit të nderit” nder  i  madh për një intelektual shqiptar   të shkolluar    në Francë . Më 1929, largohet nga ministria e arsimit dhe emërohet drejtor i studimeve në shkollën ushtarake  mbretërore në Tiranë. Në vitin 1933-1934 emërohet drejtor i Liceut Kombëtar të Korçës. Natyrisht profesorit  i  pëlqente kjo punë sepse ka dhënë një ndihmesë të madhe   që nga vitet  20-të e në vazhdim  për  këtë Lice,   kur   institucioni po rritej si -Ylli  Polar, për kombin shqiptar në  përjetësimin  e Liceut të Korçës  dhe duke e  ngritur  lart  në   nivel   të padiskutueshëm.

Posti i drejtorit të Liceut të Korçës nuk ishte thjesht, punë administrative, por edhe  kaq  punë pedagogjike  mësimore nga një kuadër me   drejtim të shquar francez që ishte edhe nder, dhe përgjegjësi. Pertefi këtu gjen  katërcipërisht  vetveten  si  njeri, si  pedagog dhe  si  qytetar. Dhe puna e mirë  në atë shkollë  ra  në sy, sa   në atë kohë thuhej se korçarët, mund  të  mos e dinin emrin e prefektit apo kryetarit të bashkisë, por emrin e drejtorit shqiptar të Liceut e njihnin  të gjithë. Prejardhja  familjare, shkollimi  francez  dhe drejtimi  në dikasterin e ministrisë së arsimit përbënin  trinomin e ndriçuar në marrëdhëniet reciproke mes mësuesve dhe sidomos  me   përgatitjen e shëndoshë dhe aq më   shumë     cilësore të brezit të ardhshëm. Përjetonte  çdo ditë,  çdo javë apo muaj  të tërë, detajet  përshtyplënëse  tek nxënësit dhe ndjehej keq për ndonjë çapkënllëk  rinor dhe  ngazëllehej shumë   për  sukseset e tyre. Ish-nxënës  Koli Xoxi  në kujtimet   e veta  shkruan “i pakrahasueshëm  bëhej ditën e ndarjes  së   çmimeve për nxënësit e dalluar  në fund të  vitit shkollor. Ai  ishte më   i dashur  në  ambjentin   festiv të  mbylljes së vitit shkollor”.

Pas vitit 1934 për  shkak  të  meritave, si njohës  me  themel i  punëve të shkollës  dhe  aftësive organizative, Pogoni  do të thirrej përsëri në dikasterin e Ministrisë së Arsimit në postin  e sekretarit të përgjithshëm. Mirëpo tani ka shumë   shkolla ,por  si  paradoks pak  njerëz  të pasionuar  në  arsim. Mjerisht aforhet viti 1939 dhe puna e arsimit si gjithë jeta e vendit u fut në pushtimin  italian. P.Pogoni  kundërshtar  i hershëm  e  i  njohur  i  italianizmit  të shkollës, nuk mund të mbahej në atë detyrë. Më  vonë punon në drejtorinë e Entit të botimeve të teksteve shkollore deri në vitin 1943, kur e lë njëherë e përgjithmonë  karrierën e mësuesit. Duhet theksuar për ta plotësuar figurën e profesorit  P. Pogoni se është autor apo edhe bashkautor i  ABC-së dhe disa  teksteve shkollore, por mbi të  gjitha përkthimet artistike e sidomos  pedagogjike që  mbetën   në  dorëshkrime .

Gjatë viteve të luftës, shtëpia  e Pogonëve u  bë  në  të vërtetë çerdhe e qëndresës së  kyreqytetit, nga familja e tyre,spse ajo ishte e madhe sipas mundësive dhe energjive morën pjesë në luftë duke dhënë ndihmesën e tyre të çmuar për çlirimin e atdheut. Fakt është, edhe djegia e shtëpisë së tyre nga predhat e nazistëve gjermanë. Ditët e bardha pas çlirimit nuk ishin të tilla për familjen Pogoni, e cila e pagoi shumë shtrenjtë nga  zhgënjimi  tragjik që ajo papritur  pësoi. Pertef  Pogoni punon  si  mësues  i frëngjishtes, por sëmundja profesionale  e mësuesve në fyt, ia bën të pamundur  zhvillim e mësimit. Atëhere u  interesua që të punonte  si  përkthyes, por nuk e pranuan. Çfarë paradoksi, laureati i Akademisë së Kanës, do të shiste  cigare dhe do të qe i detyruar të banonte në një barake llamarine, sepse ishte në rrezik t’i merrnin truallin dhe rrënojat e shtëpisë së djegur. Më 10 maj 1948 komisioni i  urbanizmit i jep intelektualit  të  çmuar  atdhetar   urdhërin e dëbimit nga Tirana,  çuditërisht   intelektualit   perëndimor  i  kërkohet  të   kthehej në  origjinë, në Pogon. Mirëpo kjo ishte krejtësisht e pamundur  sepse Pogoni  tashmë   i  takonte shtetit  fqinj  si rezultat i vendosjes së kufijve shtetërore. Dhe jo vetëm kaq, por edhe sikur të ndodhte, ku do të shkonin , atje(në Pogon)  çdo gjë ishte shkatërruar e djegur nga grekërit. Ky largim do të ndërpriste shkollimin  e Durimit, të  birit të tij. Absurditeti e  cinizmi do të arrinin kulmin, kur të birit që kërkonte  shkollë, i  kishin thënë në ministry “mjaft ka bërë yt atë shkollë”. Është  me   vend  të  përmëndim disa veçori të zotit P. Pogonit. Liri Lubonja deklaron se kishte miqësi të ngushtë me kongresistët e Lushnjës që realizohej nëpërmjet korrespondencave e takimeve të  veçanta në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Elbasan, Shkodër dhe në Tiranë. Tirana e kishte takimin gjithmonë tek kafe “Kursali” ;me  A. Xhuvanin, A. Gashin, M. Shalën, Q. Balën Bellkamenin,     I. Anamalin, G. Mikelin, K. Margjinin, I. Dilon, TH. Papapanon,  H. Babameton   e shumë   të tjerë… Rrobaqepësi, Koço  thoshte  se  vishej bukur dhe me   gusto, prof. Pogoni  më   sjell  modën e Kanës dhe Parisit në Tiranë. Miku i tij H. Kokalari shprehet se P. Pogoni mbetet një nga përkthyesit e talentuar të kombit tonë dhe është e pafalshme   që për të siguruar bukën e gojës bën shumë   përkthime   në  rrethet e intelektualëve  në gjuhën   frënge.

Pamundësia për  të shkuar  në  Pogon  dhe  shteti  internon  në  fillim në Kavajë  e më   vonë për të ndërruar “klimë” në Shijak. Duke parë këtë situatë i biri, Lulëzimi në moshën 17-vjeçare  arratiset jashtë atdheut. Djali tjetër që shkoi  para lufte për studime   në Austri dhe shquhej për fushën letrare shqipe nuk u khtye më   në atdhe .

Shteti “kujdeset” në këto kushte dhe e degdis lart mbi një kamion në drejtim të Tepelenës. Vendosen  te gazermat e ushtrisë në dhoma krejtësisht  të papërshtatshme. Vetë Pertefi  punon në një furrë buke. E shoqja mbante dru  në Tepelenë. Në vitet 1951-‘52 doli gjallë nga kampi dhe u kthye në Tiranë, por tashmë   i topitur dhe shumë   i lodhur fizikisht dhe më   keq ekonomikisht. Ky ishte fundi  i  pa merituar  i  profesor Pertef Pogonit që punoi 30 vjet e më   shumë   për arsim, edukim, përparimin  e disa   brezave me  dituri   e  shqiptarizëm: u  la në   mëshirën e fatit.Nuk  i dhanë  as pension, jetoi  vitet e  fundit të jetës me sakrifica   të panumërta  e  ndihmën e së bjës dhe të afërmëve  apo të  ndonjë honorari nga ato pak  përkthime shumë  cilësore “për  përdorim  të brendshëm” të cilat paguheshin  shumë pak.

U nda nga jeta, më 5 qershor 1958 në ceremoninë  e thjeshtë familjare, të  organizuar për këtë  meteor të mendimit pedago-gjik  dhe të  shkollës  shqipe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>