Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

ARTI NA BASHKOI

$
0
0

ÇASTE ME MIKUN IMRI TRENA ME RASTIN E THEMELIMIT TË KUVENDIT TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË  MËRGATË

Shkruan: Shaban CAKOLLI/

Me organizimin e takimeve qoftë kulturore,qoftë letrare,ndoshta pësojmë një humbje materiale,lodhëje,por fitojmë një pasuri shpirtërore. Duke shfletuar shumë nga librat na ka rënë të lexojmë krijimtari shumë me vlera,krijimtari të mirëfillta,andaj duke lexuar ato vlera,shpesh sikur e kemi pyetur vetën;Kush është ky krijues,madje krijimtaria e tyre e pasur na ka shty të mendojmë si duken këta krijues,jemi munduar të studjojmë personalitetin e tyre?!!!Megjithatë na ka rastisur që nëpër tubime letrare të njihemi me shumë miq krijues të cilët i kemi lexuar,por nuk i kemi pa e njohur më parë.Nuk ka asnjë dyshim se arti është forma më e mirë eqë i bashkon njerëzit artdashës.Ka dhjetëra e dhjetëra  vite prej kur e kam lexuar një mik krijues,e kam lexuar në publicistikë,në prozë e poezi,jam shoqëruar çdo natë me zërin e tij të ëmbël e të ngrohët,pasi administron  afro trembëdhjetë vite një radio shqiptare në Norvegji,po deri më tani nuk kisha pasur rastin të shihem me te,të i shtrëngoj duart me te,të përqafohemi me te,e ky ishte miku ynë i çmuar,shkrimtari,poeti,publicisti,mësuesi dhe kryeredaktori i Radio “Zërit të Arbërit”,zotëriu  Imri  Trena.Sa e sa herë kisha ëndërruar të e takoj,e në fund këte na e mundësoj arti letrar.Asociacioni për themelimin e  Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,i organizuar në Koblenz të Gjermanisë,ishte porta që na bashkoj Aty u shpalosën, mes tjerash edhe forma e organizimit dhe veprimit të krijuesve në mërgatë. Fatbardhësisht krijuesit tanë në vendet jashtë atdheut janë të shumtë dhe paraqesin vlera prezantuese para të tjerëve krahas kombeve tjera. Këtu ne duhet të bashkojmë forcat në hulumtime  kulturore në gjithë globin që ta shpalosim të vërtetën shekullore të  historisë e kulturës kombëtare.Për këtë qëllim kishin ardhur anë e kënd krijuesit tanë që ndodhën kudo në mërgatë:Sadie Kryeziu (GB), Flora Borovina (RKS), Shenida Bilalli (KRO),  Adem  Demaçi(RKS), Silva Tërnava (Zelande e Re), Sevëme Fetiqi (D), Besim Xhelili (A); : Imri Trena (N), Rita Saliu (SHBA), Selvete Tërstena – Halili (D), Gonxhe Letmi – Begisholli (D), Hazir Mehmeti (A), Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi (Tetovë), Besnik Camaj (CH) dhe Drita Nikoliqi Binaj (Vojvodinë),Ragip Rama(D),Valdete Berisha(BGJ),Avni Bellaina,Martin Çuni,Pal Sokoli poashtu nga  Gjermania,e të tjerë….

Aty takova mikun tim të dashur e fisnik  z.Imri  Trena,këtë njeri me gjene fisnike  ,gjene këto të cilat i kanë hapur shtigje në çdo hap të nisur,asnjëherë nuk u përul dhe dallgët  e jetës i  kaloj me krenari e dinjitet.

Të qëndroje me  Imri Trenën ishte njësoj siukur kur e lexon,njeri i ngrohët,i dashur,plot dinjitet me një krenari njerëzore.Do të doja edhe shumë të bisedoja me te,madje nuk do të ngopeshim edhe po të bisedonim me ditë të tëra,por agjenda e punës së kuvendit ishte e ngjeshur,herë-herë ia dilnim të bisedonim në mes pauzash,në takim darke,edhe ate nën zhurmën e tingujve të muzikës,pas takimit të kuvendit.

Biseduam e rrahëm shumë tema kur na u dha mundësia,për krijuesit,për rininë,për shkollat shqipe në mërgatë,për privilegjin që na u dha të njohim krijuesit,të cilët nuk i kishim njohur më parë.Ai fliste bukur,ëmbël,qetë,me thjeshtësi,biseda këto të cilat  më lanë  mbresa,të cilat do i mbajë mend nëpër vitet e mia.Imri Trena është njeri i dashur,mik i shqiptarëve në çdo shtëpi shqiptare,ku zëri i tij në valët e radios

“Zëri i Arbërit” ka përmbushur kërkesat e çdo familje shqiptare,kështu kisha menduar me kohë,edhe kur nuk ishim njohur,kështu e vërtetova se kisha vlerësuar mirë.Imri Trena është edukator i mirë,ai në baza vullnetare ka punuar në shkollat shqipe në Gjermani dhe ka edukuar gjenerata të tëra të fëmijëve tanë mërgimtarë.Imri Trena përfaqson edhe LSH në Norvegji,ai na njoftoj edhe për aktivitetet e LSH atje

Dëshira ime është të arrijmë qëllimet tona sa i përket krijimtarisë e cila na ka lidhur të jemi sot këtu,thotë miku Trena.Shembuj të organizimeve tjera të mirëfillta të krijimtarisë në Norvegji kemi si nga komuniteti pakistanez,indian,kroat e shumë komunitete tjera.Edhe ne shqiptarët duhet të zëmë këtë hap,krijimtaria jonë duhet të i shërbej kombit,të jetë e mirëfilltë,të stërvisim në këto fusha rininë tonë të mërguar,ky do të ishte qëllimi fisnik i shpëtimit të rinisë sonë,i freskimit të kryesive tona me  njerëz të rinjë,të u rrijmë pranë,të ju prijmë atyre ku paraqitet nevoja,të stërviten ata,të fitojnë eksperiencë dhe këtë eksperiencë dikur të e bartin në vendlindjet e tyre.Kisha dashur që nga ky kuvend të dalim me rezultate konkrete qëllimet i kemi të qarta,e dijmë për se jemi deleguar nga baza,na pritin vlugje punësh,kemi këtu

veprimtarin e kombit bacën  Adem Demaçin,zonjën shumë të nderuar Flora  Brovinën dhe mendimet e tyre janë udhërrëfyese për neve dhe shumë të mirëpritura,thotë  miku ynë Imri Trena.Miku ynë  Trena foli

edhe për LSHAKSH në Gjermani,siç tha se ata kanë dëshmuar se kanë përvojë,kanë radhitur suksese,prandaj konsideroj të udhës që kësaj radhe të shkojmë pas tyre,sepse secilit nga ne do të na vjen radha të sprovohemi e të dëshmojmë vehtën.Më e keqja do të ishte nëse themi:Nuk pajtohemi me juve,po as ne s´po dijmë se çka  po kërkojmë!Kështu mendonte miku  Trena,edhe pse kështu nuk mendonin të gjithë,por ashtu  u bë si thoshte miku Trena,kryesia e Kuvendit u zgjodh nga  krijuesit tanë që veprojnë në Gjermani:Hasan Qyqalla,Fran Tanushi dhe Mentor  Thaçi.Po miku  Trena është njeri i cili njeh dhe pranon vlerat e të tjerëve,andaj  vlerat e tij janë të pranuara nga ne.

Imri Trena

Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begrace të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në vitin 1999 migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron sot. Është themelues dhe kryeredaktor i Radiostacionit “Zëri i Arbërit”. Është arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo, që nga viti 2000. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar” dhe “Me zërat e Zërit të Arbërit”.

Poezitë e tij janë perfshirë në disa antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.Imri Trena ,shkruan në poezi dhe prozë,shkrimet e tija kanë mundur të u qëndrojnë kohërave.

Pa hyre ne ne detaja, nga se nuk i dilet dot,takimi i “Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,per  ne ishte shenjëtri,falë organizuesëve e krijuesve të artit,kësaj radhe arti na bashkoj.Thonë,mali me mal nuk takohen,por njeriu me njeriun piqen,aq me krenari kur jemi vllezer te nje gjaku.

E me ne fund , kudo të buzëqeshur,në kuvend,darkë,orë letrare,valle e muzikë,shiheshin fytyra të ndritura intelegjente të krijuesve,të cilët lenin të kuptonin se ishte privilegj për secilin të njihen me këta njerëz të artit.Kënaqësia ime e madhe ishte takimi  me poeti n tonë të çmuar e të dashur,mikun  Imri Trena.

Biseda me te ishte vellazerore,miqesore e cilter e thjeshte,me humor e fjale mjalti ,që janë futur thell në zemrën tonë,të cilat kurrë nuk do të shkulen  nga rrënjet e kujtesës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>