Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Stanze di Raffaello – Parnasi, nga Rafaeli (1483-1520)

$
0
0

Në bazë të një skeme të vogël me infot, përgatita këtë version me rezolucion të lartë të afreskut “Parnasi” nga Rafaeli, ia shtova të dhënat saktësisht sipas skemës.

“Parnasi” është një afresk i punuar nga artisti italian i Renesansës, Rafaeli, rreth v. 1511 pas porositjes nga Papa Julius II, në të ashtuquajturat “Dhomat e Rafaelit” (Stanze di Raffaello), në Pallatin e Vatikanit në Romë.
“Parnasi” përfaqëson Poezinë [ së bashku afresket e dhomës "Stanza della Segnatura" përshfaqin katër fusha të dijes njerëzore: Filozofinë (afresku "Shkolla e Athinës"), Fenë ("Diskutimi i Sakramentit të Shenjtë"), Poezinë ("Parnasi") dhe Ligjin ("Virtytet Kardinale")].
Afresku paraqet malin mitologjik Parnasin ku rrinte Apolloni, ai shihet në qendër i rrethuar nga nëntë Muzat, nga nëntë poetë të antikës dhe nga nëntë poetë bashkëkohorë. Apolloni së bashku me muzën e poezisë epike, Kaliopenë, i frymëzonte poetët.
Majtas ulur shihet poetja Safo, poetja e vetme (dmth. femër :), e identifikuar qartë dhe me emrin, në mënyrë që të mos ngatërrohet me ndonjërën nga muzat (thuhet se është shtuar më vonë në afresk). Pak më lart mbi Safon shihet Homeri (me mantelin blu të errët), majtas tij Dante dhe djathtas tij është pikturuar Virgjili.( S. Guraziu, Ars Poetica Blog, J 2014 – Beautiful Art (Selected)

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>