Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

NJË POEZI NGA SHKRIMTARI AMERIKAN NË KUJTIM TË AVNI MULAJ NË 4 VJETORIN E IKJES….

$
0
0

Nga Pirro DOLLANI/ Las Vegas/ Nevada/

Në këtë fotografi janë bashkë: Nga e djathta; Bashkëshortët Avni Mulaj me Teutën, shkrimtari Hart Wegner(ju kujtojmë se Wegner është autor i librit”Vdekja e fjalës së shkruar) dhe Pirro Dollani, që pati mirësinë ta dërgonte fotografinë dhe poezinë në DIELLI(te perkthyer nga Arian Leka), në kujtim të mikut të tij të mirë, Avni Mulaj. Me 4 shkurt mbushen 4 vjet nga ikja e Avni Mulaj.Le të shërbejë kjo poezi e sjellë në gjuhën shqipe nga ARIAN LEKA e shkruar nga një shkrimtar amerikan, si homazh nderimi dhe kujtese. I përjetshëm kujtimi i poetit, dramaturgut, përkthyesit-Avni MULAJ!

HART WEGNER

Gjaku

Kushtuar poetit Avni Mulaj

Fotot e një shkolle

mes fushave,

anuar, flakur tej

në muzgun e mëngjesit

si vrasja përpara agimit.

Për të mos u kujtuar kurrë më

pas varrosjes së fëmijëve

të masakruar

dhe pasi vargani i karrocave të zeza

ta marrë kthesën butësisht.

Falja është harrim

fillimisht prej kafshëve –

kështu përfytyrojmë,

duke e pandehur veten

më të lartë dhe më të thellë

në dhëmbje dhe në dashuri

se sa qeni

që mbikëqyr rrugën

se sa lopa që ulet për t’u mjelë

dhe se macja që pret  dorën përkëdhelëse.

Vetëm pas kësaj presim harrim edhe prej njerëzve.

Por në fund

edhe prej tokës së dashur

të ndoturës dhe të përdhosurës,

të trazuarës

se gjaku këlthet

prej dhéut të çarë

dhe nga ajo që nesër do të jetë lëndinë.

Në 2 tetor 2006, në dhomën e vetme që shërbente si klasë në Nickel Mines të Pensilvanisë, dikush hyri në klasë dhe qëlloi mbi nxënëset: plagosi pesë dhe pesë vdiqën. Mënyra si reaguan Amishët befasoi çdo njeri: ata, jo vetëm e falën vrasësin, i cili pas krimit u vetëvra, por shkuan ne familjen e tij për ta ngushëlluar. Në fotografitë e kortezhit mortor, që shoqëruan lajmin, në vend të makina shihen karroca me kuaj. Kjo vshtë një skenë tipike e Amishëve që e nënçmojnë jetën modern. Ndërtesa e shkollës, përskuqur nga gjaku i fëmijëve nuk u pastrua që t’ua rikujtonte tragjedinë. Kështuqë, në mbrëmjen e 12 tetorit, buldozierët e rrafshuan ndërtesën e shkollës, duke e shndërruar atë mjedis në një lëndinë të gjelbëruar. Titulli i poezisë i referohet krimit të parë, vrasjen e Abelit nga  Kain. Në tekstin e Zanafillës, 4:10, Zoti e pyeti vrasësi: “Po çfarë bëre kështu?! Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.” Dheu i ndotur, i pakënaqur që ai vend I përgjakur po kthehej në një lëndinë. . .(Pergatiti per DIELLIN: PIRRO DOLLANI)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles