Nga Megi Zonja/.- Big Brother,është një reality show ku, një grup njerëzish banojnë së bashku në nje shtëpi të izoluar por të përcjelle nga kamerat televizive. Secili zgjat rreth tre muaj, dhe zakonisht në te marrin pjese jo pak se 16 pjesmarrës. Banorët përpiqen të fitojnë një shumë parash duke iu shmangur eliminimeve periodike nga shtëpia. Idea për këtë shfaqje erdhi në një sezon për ide të reja në shtëpinë prodhuese John de Mol (pjesë e pavarur e Endemol) më 4 Shtator, 1997. Transmetimi i parë i Big Brother u organizua në Holandë më 1999 në Veronica TV. Që atëherë Bog Brodher, ka qenë një shfaqje shumë e kërkuar në thuajse 70 vende te botes.
Big Brother Albania nisi ne 23 shkurt te vitit 2008. Tashmë nje nga programet më të ndjekura televizive,
“Big Brother Albania”, rikthehet në datën 21 shkurt në Top-Channel ne edicionin e tij të shtatë.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur spektakli bëhej të shtunën, ky edicion do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje. Edhe kete vit ky produksion i rëndësishëm televiziv do të drejtohet Arbana Osmani.