Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Sander Ruci; udhetim i pafund ne rrugen e artit

$
0
0

Nga Gjergj LACUKU/      

 Te flasesh per artistet Shkodrane e per Shkodren, djep te kultures Shqiptare, eshte  nder e kenaqesi e jeshtezakonshme jo vetem per ne qe jemi pjese e saj por pa hezitim do thoja se çdo shqiptar do ndihej krenar per vlerat  dhe frymezimin  qe kjo treve i ka dhane Shqipnise.  Plejada e njerzve te shquar qe ka nxjerr Shkodra eshte e pafundme por sot do veçoja nji ndër artistet qe edhe pse larg saj, ai eshte aty me Shkodren ne çdo hap, ne çdo frymemarrje , ne çdo rrahje zemre, eshte aty Shpirtnisht; Aleksander Ruçi eshte artisti qe çdo dite te jetes se tij ja kushtoj Shkodres. Forca dhe vitaliteti , dashnia dhe nostalgjia , shpresa dhe andrra, perkushtimi dhe lidhja me qytetin e tij shkrihen ma se miri ne zemren dhe shpirtin e artistit per qytetin e tij , vendin qe e lindi dhe e rriti qe siç thote edhe ai vete vetem per Shkoder do lija edhe vendin ma demokratik te botes, Ameriken e madhe.

Karriera e tij eshte ndër ma te pasurat e artisteve aktual te qytetit te Shkodres. Sandri edhe pas ndryshimit te sistemve kurre nuk e ndaloj veprimtarine e tij artistike dhe per nji artist ne nji ekonomi te tregu te lire ishte shume e veshtire te mbijetoje  tuj pase parasysh kushtet me te cilet u ballafaqohej shoqnia Shqiptare.

Njerzit qe jane te perkushtum, me vullnet dhe pasion arrijne te sfidojne çdo gja sepse per njeriun e artit nuk ekzistojne barriera as fizike as shpirtnore. Me artin e tij, humorin e mirefillte , dashnine per Shkodren ne veçanti dhe Shqipnine ne pergjithesi ,artisti arriti jo te mbijetoje vete, se artistet nuk e njohin vdekjen, por i bani te tjeret te mbijetojne me forces e fjales , ju ktheu buzeqeshjet e mungume nga hallet e jetes se perditshme. Shfaqjet e tija paten jehone edhe pertej kufijve etnik  te Shqipnise duke u mirepritun nga mbare diaspora Shqiptare ne te dyja anet e Atlantikut.

Perveç njohjes  nga larg nepermjet televizionit, pata fatin ta njihja nga afer qe prej vitit 2006 pikerisht ketu ne Florida, ku ai jeton dhe punon si qytetar i nderum Shqiptaro-Amerikan .

Sandri eshte personifikim i nji Artisti vizionar dhe gjithemone ne kerkim te sfidave te reja sepse per te arti nuk eshte nji pike mbrritje por nje udhetim i pafund ne kerkim te se panjohures , eshte ajo qe ne njerzit e zakonshem nuk e shofim por nepermjet artisteve e kuptojme se ekziston.

Artisti Shkodran, Sander Ruçi , ka 40 vjet qe me humorin e tij vazhdon me lan gjurme permanente ne piedestalin e humorit Shqiptar, tue kriju keshtu figuren e vet origjinale per te u radhitun me dinjitet me figurat ma te shqume te humorit siç jane ; Tano Banushi, Gjoso Vasia, Paulin Preka , Zef Deda, Zylyha Miloti e Besnik Çinari.

Megjithate , ai eshte gjithemone mirenjohes atyne qe ai i quan mentoret e tij, te ndjerin Tano Banushi dhe nji ndër bashkepuntoret e tij te aferm, z. Paulin Preka.

Se shpejti , Sandri do te dale para publikut Shqiptar ne Shkoder dhe Tiranë me shown e tij te 8-te por jo te fundit. Ne rrugetim e tij artistik , nuk ka destinacione por pafundesi , pafundesi andrrash, shpresash, sfidash, suksesesh e luhatjesh sepse siç thote vete Sandri i tille eshte arti .

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>