Nga Klajdi Musabelliu/Ambasadori I Shqipërisë në Danimarkë, zoti Arben Cici me anën e një letre të hapur, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë masivisht për këngën pjesmarrëse e prezantuese të Shqipërisë në Euro Song, i cili do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës në datën 6 maj ora 21:00.
Hersi Matmuja quhet këngëtarja, e cila me këngën “Zemërimi I një nate” me muzikë të Genti Lakos, e me vargjet e Jorgo Papingjit, ka mbi supe peshën për të përfaqësuar vëndin tonë në Festivalin Europian të Këngës.
“Kjo këngë, e cila përfaqëson të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit, do të vijë në këtë Festival Evropian të këngës, për të ngritur peshë jo vetëm zemrat tona, por edhe ato të miqve dhe dashamirësve tanë”, shprehet Ambasadori
Ai deklaron se “Hersi me këngën e saj përfaqëson në sytë e Evropës, në këtë gjysëm-finale të rëndësishme flamurin shqiptar, kombin, historinë, traditën, kulturën tonë të lashtë dhe të re”.
Ai e ka mbyllur letrën e tij publike duke thënë se “Zemërimi i një nate” lartësohet si kënga-himn e mbarë shqiptarëve. Prandaj të dashur miq ju bëj thirrje të ndjekim dhe të mbështesim duke votuar masivisht këngën tonë përfaqësuese në Eurosong”.
Kënga shqiptare në këtë kompeticion, mban Kodin me numër 06.
Pak më poshtë, do tju paraqesim edhe videon informuese se si mund të votohet nga jashtë Shqipërisë:
↧
Ambasadori Shqiptar, apel për votim masiv për këngën shqiptare në Eurovizion
↧