Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

$
0
0

Ministrja Kumbaro: Ruajmë, mbrojmë, propagandojmë vlerat kulturore /
Nga Klajd Musabelliu/
Në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, e klasifikuar “Pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO, do të rikthehet në prillin e vitit 2015 një ndër veprimtaritë artistike dhe ndër ngjarjet më të rëndësishme të kulturës sonë, siç është edhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës.
Pas zhvillimit të edicionit të fundit (edicionit të nëntë) në shtator të vitit 2009, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë jo materiale, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, pushtetin lokal në Gjirokastër dhe disa institucione të tjera, prej kohësh kanë nisur punën për të rikthyer edhe një herë në skenë, edicionin e 10-të të këtij festivali. Ky eveniment do të jetë prezantimi më i mirë i traditës, kulturës dhe folklorit shqiptar, nëpërmjet vlerave tradicionale të prezantuara prej kostumeve popullore, muzikës, teksteve popullore dhe mjaft elementëve të tjerë.
Festivali, i cili do të shërbejë për ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e trashëgimisë kulturore jo materiale, do të zhvillohet në prill të vitit 2015, dhe këtë fakt e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në konferencën për shtyp mbajtur sot në ambientet e ministrisë lidhur me realizimin e Festivalit, ka dhënë edhe disa detaje më shumë mbi Festivalin.
“Komuniteti Kombëtar i Trashëgimisë jo materiale, pas mbledhjes së tij, vendosi zhvillimin e festivalit në muajin prill të vitit 2015”. “Me qëllimin e ruajtjes, mbrojtjes, propagandimit të vlerave kulturore, drejtoria e Trashëgimisë jo materiale, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kantierin e festivalit”, u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e saj.
Ajo shtoi se ”do të marrin pjesë që të 12-t qarqet e Shqipërisë, nëpërmjet 12 grupeve përfaqësuese, gjithashtu edhe Ministria e Kulturës së Kosovës është jo vetëm bashkëpunëtore në aktivitet, por edhe ajo ka përfaqësinë e saj, ashtu sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, folklori çam, do të zgjerojnë hapësirat gjeografike të folkut shqiptar, dhe do të prezantojnë vlerat kulturore nëpërmjet 1200 artistëve pupullorë”.
Deri më sot, vazhdoi Kumbaro, janë regjistruar 80 shoqata, 75 ansamble, 36 rapsodë, 34 artistë popullorë, si dhe 20 artizanë, të cilët një prezantim paraprak të festivalit, do ta bëjnë gjatë ditëve të trashëgimisë kombëtare”.(ATSH)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>