Elbasan-Komuniteti ndërfetar, marshim paqësor/
ELBASAN,9 Janar/Komuniteti Ndërfetar në Elbasan ka organizuar një marshim paqësor me temë “ Vëllazërimi, themel dhe udhe për paqen”. Thirrjes së këtij komuniteti i janë bashkuar edhe pushtetarë lokale, si kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami etj.
Marshimi paqësor ka nisur në sheshin e stadiumit “ Elbasan Arena” për të vijuar më pas deri në sheshin kryesor të qytetit para portës së kalasë, ku marshuesit me pankarta në duar përcillnin mesazh për më shumë toleracë, paqe dhe dashuri. Këtij marshimi që në thelb ka më shumë paqe dhe vëllazëri mes njëri tjetrit, i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë që janë ndeshur rastësisht në bulevardin kryesor me marshuesit. Në cdo 500 metra marshuesit ndalonin dhe vetë iniciatorët e këtij marshimi, si Don Emilio Valente, prifti i kishës Katolike, Myftiu i Elbasanit Agim Duka, Baba Ardit Selmani i bashkësisë Bektashiane, At Stavri Cipi i Bashkësisë Ortodokse, Pastor Ali Kurti i Aleancës së Vëllazërisë Ungjillore, si edhe Presidenti i Komitetit Ndërfetar, Sokol Lulgjuraj, kanë dhënë mesazhe rreth paqes, vëllazërimit.
Mesazhe rreth paqes dhe vëllazërimit kanë dhënë edhe kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, prefekti Kamami, Drejtoria e Policisë, si edhe qytetarë të ndryshëm, ndërsa në këtë marshim u vu theksi edhe tek korrupsioni dhe krimi i organizuar të cilët e kundërshtojnë këtë vëllazërim. Në fund marshuesit janë shpërndarë paqësisht duke marrë me vete mesazhin se me sa më shumë paqe dhe vëllazëri, do të bëjnë të mundur evitimin e krimit, korrupsionit dhe varfërisë. Ky marshim është një event që organizohet për herë të parë me iniciativën e komitetit ndërfetar në Elbasan, por që sipas organizuesve, do të vijojë edhe në të ardhmen.(Kortezi: Miranda Sadiku)
↧
“Vëllazërimi, themel dhe udhë për paqen”
↧