Çmimet e edicionit të 72-të Golden Globes do të ndahen më 11 janar, duke hapur kështu edhe të ashtuquajturin sezoni i çmimeve hollivudiane./
Hollywood/12/Dhjetor/ Nominimet për çmimet prestigjioze artistike “Golden Globe”, i ka dominuar filmi i veçantë për botën e show-biznesit, “Birdman”, me shtatë nominime gjithsej.
Drama “Boyhood” dhe filmi biografik “The Imitation Game” kanë marrë nga pesë nominime secili, dhe do të garojnë me filmin “Selma” me katër nominime, aq sa patën edhe “The Theory of Everything”, “Gone Girl” dhe “The Grand Budapest Hotel”.
Në kategorinë e aktores më të mirë, garojnë Jennifer Aniston, Felicity Jones, Julianne Moore, Rosamund Pike dhe Reese Witherspoon. Kategoria e aktorit më të mirë është një garë midis Steve Carell, Oyelowo, Benedict Cumberbatch, Jake Gyllenhaal dhe Eddie Redmayne.
E vetmja regjisore femër që garon për çmimin e regjisores më të mirë është Ana DuVernay, e cila është në garë me Wes Anderson, David Fincher, Alejandro Gonzalez Inarritu dhe Richard Linklater.
Çmimet e edicionit të 72-të Golden Globes do të ndahen më 11 janar, duke hapur kështu edhe të ashtuquajturin sezoni i çmimeve hollivudiane.
↧
Golden Globe dominohet nga “Birdman”
↧