Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

LETERKEMBIM I ARTISTIT AVNI DELVINA ME PRESIDENTIN GEORGE W BUSH

$
0
0

Shkruan: Shqiponja (Shqipe) Nebiaj/
Te dashur miq te gazetes Dielli.
Une jam nje simpatizante e organizates Vatra dhe gazetes Dielli qe po shkruaj.Po ndaj me ju nje lajm te gezuar qe me ka emocionuar.
Jam nje simpatizante e piktorit te talentuar Avni Delvina qe ka punuar per 25 vjet per te denoncuar diktaturen komuniste ne grafikat e tij.Ne 25 Shkurt ai do te hapi nje expozite ne Tirane bashke me piktorin tjeter Niko Dhales.
Nje nga punimet e tij eshte dhe nje grafike per ex presidentin e Amerikes George W Bush.Ai ja dergoi si kujtim dhe mori nje leter falenderimi prej tij.
Grafiken dhe letren e falenderimit do ta gjeni ne attached files ne kete e-mail.
Letra qe Avni Delvina i ka derguar George W Bush per grafiken e tij:
Para disa kohesh bera nje grafike me presidentin George W. Bush …Mikja jone Brizita Mehmeti me nxiti tja dergoja si kujtim presidentit Bush….Ja dergova presidentit te nderuar dhe mora kete leter falenderimi……..ja dhe nje pjese e letres qe shoqeroi grafiken:
I nderuar Zoti George W. Bush
Eshte nje moment shume emocional per mua kjo leter me te cilen po ju drejtohem….Kjo ide me lindi dhe me beri te guxoj tju shkruaj kur pashe pikturat tuaja me portrete…….Kjo ngjashmeri ne pasionin per artin me beri te ndihem dhe me i afert me shkelqesine tuaj. Jam nje piktor shqiptar qe banoj prej 25 vjetesh ne Itali, por gjithmone me lidhje te panderprera dhe te vazhdueshme me Shqiperine. Krijimtarine time te viteve te fundit ne grafike jam munduar ta ve ne funksion te denoncimit te diktatures komuniste 50 vjecare . …..Gjithmone kam admiruar impenjimin tuaj politik dhe njerezor, dhe ne vecanti simpatine dhe kontributin tuaj per atdheun tim….Shpresoj tju jap nje kenaqesi duke ju treguar se ne nje qytet te vogel te Italise, dikush e gdhinte gjithe naten duke ndjekur rezultatet e zgjedhjeve te babait tuaj te nderuar dhe tuajat si kandidat per president I Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe gezohej ose hidherohej sipas rezultatit te zgjedhjeve . Nje dite duke pare portretin tuaj me lindi ideja per ta hedhur ne nje grafike duke e interpretuar me nje bust te Romes antike…e me pas deshira per tju a derguar si kujtim ne shenje mirnjohje e simpatie per gjithcka qe ju keni bere per vendin tim ….Me shprese se do tju pelqeje dhe me shume respekt …. Avni Delvina —
Ju lutem po e pate te aresyshme ta publikoni ne gazeten Dielli grafiken,ltren e Avniut dhe letren e falenderimit qe Ex presidenti George W Bush i ka derguar Avniut.
Lajmi eshte derguar dhe ne “Voice of America”
Familja Delvina ka dhene nje kontribut te madh ne pavaresine e atdheut.
Neqoftese keni ndonje pyetje ju lutem mu drejtoni ne numrin e telefonit 516 325 6089.
Ju falenderoje.
Me respekt mikja e vjeter e gazetes Dielli dhe organizates Vatra.
Shqiponja (Shqipe) Nebiaj
senebiaj@aol.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>