PRISHTINË, 2 Nëntor 2015-B.Jashari/ Në Kosovës, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës organizon promovimin e botimeve të tij, në një veprimtari ku do marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, mes të cilëve Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Katër titujt që do promovohen janë:
Sfidat e hulumtimit të krimeve të luftës në Kosovë 1998-1999 / Challenges of researching ëar crimes in Kosovo 1998/1999, Prishtinë, 2013.
Prof. Dr. Ismet Salihu – Prof. Dr. Pajazit Nushi, Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998/99 /Missing persons in Kosova during the ëar 1998/99, Prishtinë, 2015.
Prof. Dr. Fejaz Drançolli, Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99 /Destroyed monuments in Kosova 1998/99, Prishtinë, 2015.
Ilir Ulaj, Vrasjet në Kosovë 1998-1999 (Vëllimi i Parë) / Killings in Kosova 1998-1999” (First volume), Prishtinë, 2015.
Në ftesën e dërguar bëhet e ditur se, promovimi bëhet të mërkurën në mesditë, duke filluar nga ora 11:00, në Pallatin Rilindja në Prishtinë, tash ndërtesë qeveritare e Kosovës.
↧
Kosovë- Katër botime të Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
↧