Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Botohet në Bejrut libri “Nga notimet e Mbretit shqiptar Ahmet Zogu në Egjipt”

$
0
0
Këto ditë doli në Bejrut libri “Nga notimet e mbretit shqiptar Ahmet Zogu në Egjipt 1946-1955″, që e përktheu dhe ia shkroi një hyrje të gjatë për lexuesin arab Muhamed Mufaku, profesor i historisë në Universitetin e Ammanit.
Libri është marrë nga “Notimet e Mbretit të shqiptarëve Zogu I” që doli në Tiranë më 2008, pra këtu prezantohen ato pjesë që kanë të bëjnë me qëndrimin e Mbretit Zog në Egjipt gjatë viteve 1946-1955. Atëherë, Zogu shkoi në Egjipt me ftesë të Mbretit Faruk (1936-1952), që ishte me origjinë shqiptare, me çka Egjipti u bë seli e Pallatit Mbretëror Shqiptar dhe qendër e lëvizjes politike për bashkimin e opozitës antikomuniste, duke përfituar prej rrethanave të Luftës së ftohtë.
Sipas botuesit (Jadawel) pjesa më interesante e librit ka të bëjë me bisedat e nxehta midis Mbretit Zog dhe shtetarëve arabë (Mbreti Faruk, Mbreti jordanez Abdullua, kryetari sirian Shukri al-Kuwatli, kryetari libanez Kamil Shamun e të tjerë) për tensionet midis arabëve e çifutëve në Palestinë dhe luftën 1948, me çka dalin profeci të Zogut që u bënë realitet me kohë.
Në libër është përfshirë një shtojcë për fotografi të rralla, që janë marrë nga albumet mbretërore shqiptare në Tiranë dhe botohen për herë të parë në këtë libër.
Libri menjëherë u ekspozua në Panarin e Librit në Bejrut, që po vazhdon këto ditë, kurse do të ekspozohet në mesin e dhjetorit në Panirin e Librit në Doha, dhe gjatë janarit 2016 në Panarin e Librit në Kajro, ku pritet të ndeshë me një interesim të veçantë.
3 Dhjetor 2015
*(Falenderojme bashkepunetorin tone nga Toronto, Saimir Lolja qe e dergoi informacionin per lexuesit e Diellit)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>