Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Prizren-DokuFest 2016 me 4500 aplikime

$
0
0

-DokuFest nisi në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/

 PRIZREN, 3 Mars 2016-B.Jashari/ Kanë mbërritur mbi 4500 aplikime për DokuFest 2016, edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, që do mbahet në qytetin e Prizrenit, në Kosovë, nga 5 deri 13 gusht.

“Thirrja për aplikim për edicionin e 15-të të DokuFest është mbyllur. Falënderojmë të gjithë 4500+ filmëbërësit të cilët kanë aplikuar me filmat e tyre”, shprehen organizatorët.

Bëhet e ditur se, programi i plotë i festivalit do të shpallet në fillim të muajit korrik. “Një numër i programeve speciale do të shpallen më herët. Festivali do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë”, thekson DokuFest.

Në 24 nëntor 2015 ishte hapur ftesa për të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe animacioneve të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 15-të të Festivalit.

Në DokuFest 2015 në qendër ishte tema e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni. Nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, 124 bënin pjesë në programet garuese.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>