Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Kosovë-Java e Bibliotekës afirmon kulturën shqiptare

$
0
0

-Filloi edicioni XIV Java e Bibliotekës, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri/ PRISHTINË, 12 Prill 2016-B.Jashari/ Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, filloi sot edicioni XIV Java e Bibliotekës në Kosovë, aktivitet ky tashmë tradicional, dhe që është përfshirë në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor që realizohet mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës së Bibliotekës mori pjesë ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, e ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikës dhe e Shqipërisë në Kosovë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe shumë autoritete kulturore vendore.Tema qendrore e sivjetshme e Javës së Bibliotekës në Kosovëe është “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”, ndërsa në kuadër të kësaj jave do  mbahet edhe konferenca shkencore për Ismail Kadarenë, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënohen për 80 vjetorin e lindjes së tij. Java e Bibliotekës realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të shumta, trajtohen tema të rëndësishme nga kultura, bibliotekaria, historia.Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës së Kosovës u tha se biblioteka luan rol fondamental në kulturën e një vendi, prandaj edhe duhet të ketë kujdesin e institucioneve të shtetit.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se Java e Bibliotekës është një aktivitet specifik dhe afirmon jetën kulturore mbarë nacionale, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>