Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Butrint 2000, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit

$
0
0

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit BUTRINTI 2000, edicioni 14-te, këtë vit do të zhvillohet në datat 19 deri 23 korrik 2016 në Teatrin e Qytetit Antik të Butrintit. Në këtë edicion do të performojnë në skenen magjike të Butrintit, trupa teatrore nga Shqipëria, Bullgaria dhe Spanja,  sikundër edhe një shfaqje koncertale nga Greqia.

Shfaqja e suksesshme “Made in Albania”, me autor Stefan Çapalikun  dhe regjisor Altin Bashën do të hapë natën e parë të festivalit më date 19 korrik 2016.

Nata e dytë e festivalit do të vazhdojë me një shfaqje koncertale nga Korfuzi, Greqi, drejtuar nga dirigjenti Alkis Baltas. Në këtë koncert  të veçantë, pritet pjesëmarrja e 60 artistëve.

Shfaqja  “Shtëpia e Bernarda  Albës”,  e  regjisores Diana Dobreva prezantohet nën interpretimin e aktorëve bullgarë nga Sofja. Një nga  regjisoret më të njohura në Bullgari , Diana Dobreva rikthehet në Butrint, fituese e çmimit të kritikës në Avignon,  në vitin 2011.  Fituese e çmimit ASKER si shfaqja më e mirë e vitit 2015 në Bullgari.

Për t’u veçuar nata e fundit e festivalit,me rikthimin e Teatrit Tribuene, Madrid, Spanjë, me shfaqjen “Dasma e Gjakut”, Federico Garcia Lorka  dhe regjisores Irina Kouberskaya. Kjo shfaqje është realizuar posaçërisht për Festivalin e Butrintit.  Pas suksesit të shfaqjes “Shtëpia e Bernarda  Albës”  3 vjet  më parë në Butrint , “Dasma e Gjakut”, sipas realizuesve  ‘do  të trondisë  gurët e lashtë të Butrintit’.

Ky edicion, organizuar nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Parku Kombëtar Butrint mbështetet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Sarandë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>