Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Shuhet Ikona e kinematografisë shqiptare

$
0
0

TIRANE, 6 Gusht /-Ndahet nga jeta në moshen 79-vjecare Artisti i Popullit Demir Hyskja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.

Demir Hyskja ishte një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe. Hyskja ishte ndër aktorët më të preferuar të regjisorëve shqiptarë, sidomos për role pozitive. Zëri dhe pamja e Hyskajt ishte mbreslënëse. Edhe pse u diplomua për teknik ndërtimi, ai fillon aktor në Teatrin Skampa të Elbasanit pas një sërë aktivitetesh me teatrot amatore.

Hyskaj ishte aktori i vetëm që kishte lejen nga Enver Hoxhën të bënte zërin e tij por pa shfaqur figurën si në filmin “Shtigje Lufte”. Ndërkaq në filmin “Në fillim të Verës” ka luajtur rolin e Hysni Kapos i cili ishte numri dy i regjimit.
Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”.

Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Aktori Demir Hyskja qëndroi për rreth 30 vite në skenën e teatrit dhe numëron 50 role kryesore në filma. Në 24 filma e dokumentarë ka qenë protagonist. Ai ka marr[ titujt, “Artist i Merituar”
“Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi”.

Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Mban titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Bashkia Elbasan i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”. Skena shqiptare ka humbur një nga gjigandët e saj. Por kujtimi i tij do të mbahet mend gjatë. Vepra e tij është e fiksuar përjetësisht në celuloid.

Rolet në filma dhe teatër

Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë.

Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967).(Kortezi:ATSH)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>