Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Prizren-Në DokuFest, Muzu i Korrupsionit

$
0
0

-Muzeu, i vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00/

PRIZREN, 8 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, sot, tek keji në afërsi të sheshit të Shadërvanit, hapen zyrtarisht dyert e Muzeut të Korrupsionit,  ku do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës.

Është ky një bashkëpunim në mes të projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it -­ Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar – edicionit të 15-të, jubilar, që mbahet nga 5 deri në 13 gusht.

“Në këtë muze, që ka konotacion sarkastik, do të ekspozohen artefakte të cilat pasqyrojnë mënyrat korruptive të jetesës. Muzeu ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarët rreth mënyrave të korrupsionit, në kohën kur ky fenomen është shpërndarë në shumë fusha dhe po lë pasoja në jetën e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi pak më parë UNDP.Muzeu, i vendosur në qendër të Prizrenit, do të jetë i hapur çdo ditë prej sot e deri më 13 gusht nga ora 12:00 deri në 20:00.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

Organizatorët e DokuFest në Prizren kanë deklaruar se, “korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori dhe në një konferencë të teknologjisë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>