Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Prizren-Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, film në DokuFest

$
0
0

-Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, mikpritës në “Mbrëmjen amerikane në DokuFest”/

PRIZREN, 9 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest, në edicionin e 15-të jubilar, sot  në mbrëmje në Kino Klubi shfaqet një nga filmat që përfaqësojnë Shqipërinë – Pritja i Roland Sejko, sipas programit zyrtar, në një nga 6 kategoritë garuese – shteteve të Ballkanit. Filmi do rishfaqet edhe në 13 gusht, ditën kur mbyllet festivali që ka nisur në 5 gusht.

Filmi tregon se, “në 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për vizitën e tij të parë evropiane ‘një vend që ka vuajtur gjatë ideologjitë e së kaluarës’. Udhëtimi i tij nga Roma në Tiranë ka zgjatur 50 vjet. Pritja përdorë xhirimet historike që vendosen përballë xhirimeve të sotme, për të treguar një faqe të veçantë të historisë së një vendi të vetëm ateist në botë me anë të narracionit të dy protagonistëve: një prifti françeskan (që kaloi shumicën e jetës së tij në burg) dhe një Katedrale (që u bë një pallat sportiv)”.

Në DokuFest 2016, festivalin e hapur me ceremoninë e zhvilluar në kinemanë mbi lumin Lumëbardh, sipas orgnizatorëve, shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, që janë përzgjedhur nga një numër rekord -mbi 5 mijë aplikime.

Derisa vazhdon festivali, sot, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie do ta vizitojë Prizrenin, Kalanë e Prizrenit, do të marrë pjesë në panel i dedikuar DokuFestit dhe do të jetë mikpritës i gostisë, dedikuar “Natës amerikane”. Gjatë diskutimit të panelit, ambasadori Delawie do të shoqërohet nga Eric Gibson, prokuror nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ambasada në njoftimin e dërguar bën të ditur se, paneli i DokuFestit me temën “Qeverisja dhe mosndëshkueshmeria” mbahet pasdite te Monumenti i Lidhjes së Prizrenit, ndërsa në mbrëmje ambasadori është mikpritës dhe u drejtohet mysafirëve për nderë të “Mbrëmjes amerikane në Dokufest” te Shtëpia e Sheh Zades.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë. Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, ndërsa verën e kaluar, në DokuFest 2015, në qendër ishte tema e migrimit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>