Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

LIBRAT NGA BOTA SHQIPTARE NË PANAIRIN E PRISHTINËS

$
0
0

-Panairi i librit “Prishtina 2019”, nga 5 deri në 9 Qershor – në edicionin e 21-të, pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për festimet e jubileut të 20 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit të Kosovës/

-Pjesëmarrës në panair janë mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare me rreth 1700 tituj të rinj e 5500 të tjerë të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë/

-Para  20 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë nga 17 deri 22 Nëntor 1999, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 5 Qershor 2019/  Prishtina përsëri kryeqytet libri mirëpriti botuesit e botës shqiptare në edicionin e 21-të të Panairit të librit në jubileun e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Panairi nga 5 deri në 9 Qershor 2019 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për festimet e 20 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit të Kosovës.

Pjesëmarrës në panairin e librit në Prishtinë janë mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare me rreth 1700 tituj të rinj e 5500 të tjerë të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë, studentë, nxënës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale.

Me vargjet e Sevasti Qiriazit të recituara nga aktorja Safete Rugova nisi ceremonia e hapjes së panairit, në të cilin në emër të organizatorit foli Edon Zeneli duke u shprehur se, me gjithë sfidat lexuesi i librit është më i pranishëm se kurrë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri thirrje që qytetarët sa më shumë ta frekuentojnë Panairin dhe të blejnë libra dhe u shpreh se leximi është baza e kulturës së çdo kombi.

Në ceremoni morën pjesë e folen edhe ambasadori i Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi, shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli e Daut Demaku.

Shkrimtar  francez Juan Asensio,  poashtu pjesëmarrës, u shpreh i lumtur që gjendet në mesin e shqiptarëve që duan librin dhe që një roman i tij i përkthyr shqip është në panairin e Prishtines… 

Para  20 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë nga 17 deri 22 Nëntor 1999, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

Në  20 vjetorin e lirisë e 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në ditët e panairit tradicional të librit në Prishtinë ketë vit do të ketë edhe shumë aktivitetete.

Panairi i librit “Prishtina 2019” përkon edhe me përvjetorë të rêndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate:

– 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës
– 100-vjetori i Konferencës së Paqes

– 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës
– 200-vjetori i lindjes se Walt Whitman
– 200-vjetori i lindjes së Herman Melville
– 200-vjetori i lindjes së George Eliot
– 100-vjetori i lindjes së Alain Bosquet 
– 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës
– 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës
– 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit
– 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt
– 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit
– 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit
– 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes

 FAN NOLI KRYEMINISTËR, NJË NGA TITUJT E LIBRAVE NË PANAIR

“FAN NOLI KRYEMINISTER” – shkruan në një nga kopertinat e librave, në një nga stendat e shumëta në panairin “Prishtina 2019”.

“Fan Noli Kryeminister, Një libër
për kryeshtetarin erudit”, kujtoj këtë titull shkrimi që e kam lexuar në shtypin shqiptar para disa vitesh.

“Një përmbledhje kumtesash që sjellin një vlerësimi unik për Fan Nolin si një nga kryeministrat më të kulturuar të Ballkanit, një nga krerët e kulturës europiane të kohës,  politikan, diplomat e orator, poet, muzikolog përkthyes…”, shkruante në nëntitull.

Dhe, më tej shkrimi fillonte kështu:

“Fondacioni Fan Noli, një nga institucionet kulturore në shërbim të kulturës  kombëtare, po e çon më tej misionin në vlerësimin historik të personaliteteve të shquar të kombit. Këtë e tregoi më së miri dhe botimi prej tij,  i librit Fan Noli kryeministër”…

Shkrimi i botuar në Shqiptarja.com (print) në 22 Mars 2015 përmbyllej kështu:

“Duke përfunduar botimi i këtij libri i justifikon më së miri përpjekjet e studiuesve për prurjet e tyre shkencore mbi figurën e Nolit i cili në këtë botë shqiptare, që ai e deshi me të gjitha fijet e zemrës  – siç shprehet Eqerem Çabej – mbetet i gjallë ndër ne, si sot, si në ditët që do të vijnë.”

LIBRAT E MITRUSH KUTELIT NË NJË STENDË

Edhe sot, derisa vizitojmë shtëpitë botuese pjesëmarrëse në Panairin e librit “Prishtina 2019” takojmë shumë të njohur e miq, shkrimtarë, gazetarë…

 Në një nga stendat e panairit të librit në Prishtinë shkruan:Mitrush Kuteli 1907-1967.  Është aty Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit të lindur në Pogradec, që ka shkruar edhe “Poem kosovar”. Ajo tregon se fotoja e madhe në stend është e Kutelit kur kishte 46 vjet…

Këto janë disa vargje nga “Poem kosovar”:

Jam kosovar
pra jam shqiptar:
Zot e krenar,
– Zot e bujar
mbi këtë Dhe
q’e e kam si fe;

E kam Vatan!
e kam Atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brezi,
që gjithëmon!

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook: Gazeta Dielli


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1274

Trending Articles