

-Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër/
-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST nga Prizreni ka dërguar njoftimin/ PRIZREN, 13 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Filmi i shkurtër ‘Home’ është produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtë. Ceremonia e edicionit të 70-të të BAFTA u mbajt në Royal Albert Hall në Londër ndërsa të pranishëm ishin regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy, producentët Shpat Deda, Shpend Qamili, Scott O’Donnell, Afolabi Kuti, Chriss Wattling dhe producentët ekzekutiv Arta Dobroshi, Nora Sahatçiu, Tim Nash dhe Anthony Austin.“Kosova ishte prapa produksionit në çdo mënyrë. Talenti i ekipës së re e bënë ‘Home’ atë që është. Lidhja e thellë mes mesazhit të filmit dhe humanitetit dhe fuqisë së popullit Kosovar janë të thurrura në secilin kuadër të filmit.” tha regjisori Daniel Mulloy. Filmat e Mulloy kanë fituar me qindra çmime në festivale ndërkombëtare përfshirë Bafra, Bifa si dhe dy nominime për Akademinë Evropiane të Filmit. Daniel e shkroi skenarin e ‘Home’ në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e storjeve.‘Home’ është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorë Jack O’Connel dhe Holliday Grainger në rolet kryesore. Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.”Vlerësimi që HOME e morri në BAFTA është një nder i hatashëm dhe dëshmi e asaj që mund të arrihet kur njerëzit bëhen bashkë për një kauzë humane, në këtë rast për refugjatët. Mbi të gjitha, suksesi i filmit HOME i jep frymë të re mesazhit të bashkndjesisë që ne synojmë ta ndezim tek njerëzit dhe na e mundëson të arrijmë tek një audiencë edhe më e gjerë botërore, gjë që ishte qëllimi ynë që nga fillimi. Une ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që pata rastin të punoj me një grup njerëzish kaq inspirues gjatë realizimit të këtij filmi.”, tha producenti i filmit Shpat Deda.“Ky është moment historik për industrinë e filmit të Kosovës. Ne në DokuFest jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti të udhëhequr nga filmëbërësi jashtëzakonisht i talentuar dhe bashkëpunëtori i DokuFest, Daniel Mulloy. Shpresojmë që filmi ynë do të rezonojë me politikëbërësit në marrjen e veprimeve si dhe në ndjenjën e empatisë me gjendjen e miliona refugjatëve në të gjithë botën.” tha producenti ekzekutiv i ‘Home’ dhe Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani.Ekipi i filmit ‘Home’ u përgëzua edhe nga kreu i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të cilët ishin mbështetësit kryesor të filmit. ‘Home është për shumë gjëra. Për Kombet e Bashkuara në Kosovë filmi përfaqëson përkushtimin e kosovarëve për t’u angazhuar në dialogun global për migrim dhe refugjatë , dhe tregon se Kosova mund të bëhet shtëpi e klasit botëror të filmave.” tha Andrew Russel.Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, poashtu uroj ekipën e filmit me një deklaratë: “Jam me të vërtetë i gëzuar që bashkëproduksioni mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës ‘Home’ u shpërblye me Bafta sot. Uroj regjisorin Daniel Mulloy si dhe ekipën e tij të shkëlqyer të producentëve dhe aktorëve që e arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ata janë frymëzim për filmëbërësit dhe aktorët e ri të Kosovës që të ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Ata e meritojnë gjithë admirimin dhe mbështetjen tonë.”
KUSH E BËRI FILMIN?
Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.
Ky film u mbështet bujarisht financiarisht dhe me logjistikë nga United Nations Kosovo Team: Zyra e koordinatorit për zhvillim (UNDCO), the United Nations Development Programme (UNDP), the Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), the Agjencia për Refugjatë (UNHCR), the Fondi i OKB-së për Aktivitete të Popullatës (UNFPA), UN Women, the Volluntaret e OKB-së (UNV) dhe zyra e OKB-së për shërbime të projekteve (UNOPS). Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film përfshirë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësëve të tjerë.‘Home’ përfshiu bashkëpuntorë muzikor si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin.’Home’ është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios.Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell.Producentët Ekzekutiv të ‘Home’ janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.Ekipi i ‘Home’ në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.Ekipi i aktorëve të ‘Home’ nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena, Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku.
Piktori Gazmend Freitag ekspozitë në “BIENNALE AUSTRIA” Vjenë/
Vjenë, 13 shkurt 2017/Organizuar nga shoqata e njohur për ofrimin e veprave artistike, Binnale Austria, në qendër të Vjenës u hap ekspozitë javore e pikturave nga disa autor kombesh të ndryshme që jetojnë në Austri dhe nga vende tjera. Kësaj radhe me dy piktura: “Akt mit rotem tuch” dhe “Tish” merr pjesë edhe piktori shqiptar Gazmend Freitag i cili jeton në Linz të Austrisë. Veç piktorit tonë, aty kemi veprat emrave te njohur piktoresh nga kombe të ndryshme: Eugenio Azzola, Herbert Bauer, Alessandra Bisi, Admira Bradaric,, Pascal Dorothee, Eddie, Darius Foroutan, Michael Gerisl, Ingrid Halter, Claudia Hiddemann- Holthoff, Bozena Kormout, Gerlinde Kosina, Regina Merta, Domingo Parada, Helga-Anna Puchner, Rosangela Scheithauer, Soha Yehia Abou Hussein, Chris UI, A. Verdier-Fourmond, Gisela Zimmermann.
Mes shumë aktiviteteve Gazmend Freitag është edhe anëtar i Shoqatës ::Kunstprojekte:: në Vjenë. Është krenari të prezantosh e të jesh pjesë e katalogut ndërkombëtar, të njihesh me artistë të njohur e veprat e tyre nga shumë vende me traditë në artin e pikturës. Biografia e artistit tonë tani është e botuar në disa gjuhë botërore katalogëve të piktorëve aktiv me vepra të shpërndara e të kërkuara.
Talentin për pikturim Gazmendi e ushtroj që në bankat e shkollës në Prizrenin piktoresk, ku mori mësimet e para Pikturat e Gazmend Freitag, karakterizohen me një gjallëri që flasin nga çdo kënd i tyre. Pasqyrimi artistik përmes grafitit dhe ngjyrave është diçka e veçantë ku njeriu nxjerr mesazhin e veprës natyrshëm dhe me shije. Pikturat nudo janë profesionale dhe dalin nga vet shkolla e tij specifike e mjeshtërisë me specializim tek Mag. Annelies Oberdanner në Linz, diçka e veçantë nga piktorët shqiptarë. Malli për vendlindjen e tij, Prizrenin e bukur, nuk e lë të qetë asnjëherë. Ai me dashuri e besnikëri milimetrike i shpreh ato në urat e gurta, ndërtesat e kalanë madhështore e cila i rri mbi kokë në histori po si plisi me shkëlqimin e tij. Rrugicat me kalldrëm guri shekullor, dyert e drunjta karakteristike të kthejnë aty pranë vatrës ku piktori kaloi rininë e gjimnazistit. Nuk mund të kuptohet plotësisht krijimtaria e tij pa portretet në grafikë të bëra me frymëzim dashurie të shumë personaliteteve të njohura kombëtare si: , Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shën Teraza, Ismail Kadare, Ali Podrimja e të tjera. Ato janë vlerësuar nga kritik arti në disa revista në Austri dhe Itali bazuar në energjinë, specifikën shprehëse të tij artistike. Shtypi vendor e ka vlerësuar artin e kultivuar nga piktori ynë në shumë gazeta e revista. Bazuar në hapat e Gazmendit dhe energjitë e tij të pashtershme, do kemi vepra të reja të nivelit të kohës ku që krijohen në vendet perëndimore ku vlerësohet arti.
Kështu, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe Gazmend Freitag.
Gazmend Freitag, u lind në Pataçan të Poshtëm të komunës së Rahovecit, më tej regjioni i Prizrenit, ku kreu shkollimin fillestar, një pjesë të studimeve në UN e Prishtinës, kurse prirjen e tij në artin e grafikës dhe pikturës e specializoi në Austri. Pikturat e tij janë ekspozuar në shumë qytete të Austrisë, Italisë, Sllovakisë, por jo edhe në vendlindje. “Gjithmonë në qenien time e kam vendlindjen time, ëndërroj të krijoj kushte për hapje të një ekspozite në Prizren, Prishtinë e Tiranë. Shpresoj se nuk do jetë e largët realizimi i dëshirës sime”, shprehet me mall Gazmend Freitag.
-Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë dhe të promovojë trashëgiminë kulturore/
-Në Prizren, trajnim tre-ditor mbi mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore”/-Vizitë studimore katër ditore në Irlandën e Veriut, ku morën pjesë shtatë policë të nivelit të lartë nga Policia e Kosovës/
PRIZREN-Gazeta DIELLI/ Më shumë se 50 zyrtarë të policisë u mblodhën në Prizren këtë javë për të marrë pjesë në një trajnim tre-ditorë mbi mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore”, të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Njësiti i Policisës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore, drejtoria për planifikimin dhe vlerësimin operacional në Prishtinë, njësiti i policisë në komunitet dhe zyrtarët e policisë nga stacionet lokale që ndodhen në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë janë trajnuar në ofrimin e shërbimeve më të mira policore komuniteteve, vendeve të trashëgimisë kulturore dhe në sigurimin e mbrojtjes së pronës dhe sigurinë e njerëzve pa dallim etnie, gjuhe apo gjinie.
Për më tepër, trajnimi u përqëndrua në forcimin e njohurive mbi sfidat që kanë të bëjnë me punën policore në mjedise shumë-etnike dhe gjithashtu, përmes metodave të angazhimit të komunitetit, në ngritjen e respektit, besimit dhe mirëbesimit në mes të Policisë së Kosovës dhe të gjitha komuniteteve.
Zyrtarët për komunikim të Policisë së Kosovës u njohën edhe me aftësitë e nevojshme të komunikimit për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive me komunitetet në baza ditore.
Përveç kësaj, gjatë trajnimit tre-ditor, pjesëmarrësit përforcuan njohuritë e tyre mbi këto tema duke analizuar studime të rasteve të ndryshme dhe përmes seancave të diskutimit.
Përfaqësuesi i komunitetit islam, Imam Ali Veizaj, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe Igumani Ilarion nga manastiri Draganac dhe Pal Baftiaj nga Caritas Kosovë përfaqësues i kishës katolike, folën mbi rëndësinë e mbrojtjes së objekteve fetare, si dhe mbi vlerën e këtyre objekteve për trashëgiminë kulturore të vendit.
Në muajin nëntor, u organizua një vizitë studimore katër ditore në Irlandën e Veriut ku morën pjesë shtatë policë të nivelit të lartë nga Policia e Kosovës. Kjo ishte një mundësi që zyrtarët e policisë të shkëmbejnë përvoja të ndryshme me zyrtarët policorë në Belfast, dhe për të mësuar në lidhje me angazhimin e institucioneve të tjera civile në ngjarje të veçanta dhe situata potencialisht të paqëndrueshme.
Projekti Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore përqëndrohet në rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Siguri të ndërtesave dhe Trashëgimisë Kulturore të Policisë së Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektin për identitetin kulturor dhe të trashëgimisë./b.j/
Një lajm i gazetës “Dielli” në Facebook, ka tërhequr vëmendjen e Agjensisë Telegrafike Shqiptare dhe është bërë pjesë e lajmeve të rubrikës kulturore nga gazetarja Flora Nikolla. Ndiqeni:
Përkthimi origjinal i “Konti MonteKristo’s”, nga Kostë Çekrezi ndodhet tek Vatra/
Tirane, 25 Shkurt/ATSH/.- “Konti i Montekristo’s” , romani i shkrimtarit Alexander Dumas nën shqipërimin Kostë Chekrezit, dorëshkrim , ndodhet në arkivin e Vatrës, në Nju Jork, SHBA.
Lajmi njoftohet në Facebook nga kryeredaktori i gazetës “Dielli”, Dalip Greca i cili pohon faktin se në këtë arkiv, ndodhet volumi i tretë, i romanit të famshëm që përfshin tekstin origjinal të faqeve 216-378 në frengjisht, që u përgjigjen në këtë përkthim faqet shqip 1 deri 154.
Origjinali mban shënimin se përkthimi është kryer në kohën kur autori ishte në Bari të Italisë. Data e përfundimit të përkthimit të volumit të tretë është 7 dhjetor 1935.Vlera e këtij dorëshkrimi origjinal qëndron në faktin se është me shkrim dore, shkruan Greca.
Federata Panshqiptare Vatra mbush kete prill, 105 vite qe eshte krijuar. Ajo eshte organizata me jetëgjatë e shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën shqiptare. Ajo u brujt nga dy faktorë, nga atdhedashuria e shqiptarëve dhe ndikimi i demokracisë amerikane.
/f.n/
Kosovë-MPJ ndihmon filmin e ri kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave”/
-Ka përkrahur financiarisht edhe filmin “Home”, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards/
PRISHTINË, 1 Mars 2017-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot regjisoren Arzana Kraja dhe producentët, Harvey Ascott dhe Besnik Krapi, të cilët janë pjesë e projektit më të ri filmik kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave” që do të fillojë së xhiruari së shpejti.Ministri Hoxhaj ka konfirmuar se MPJ do ta përkrahë financiarisht projektin e ri filmik, ndërkohë që ka thënë se ndjehet shumë mirë kur sheh se talentet kosovarë arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, veçmas pas sukseseve të fundit.“Dy vitet e fundit janë viti i sukseseve të mëdha të talenteve tanë nëpër botë, në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Është kënaqësi që kemi mundësinë ta mbështesim projektin më të ri të kësaj natyre, i cili pa dyshim do të tregohet i suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Hoxhaj.MPJ ka përkrahur financiarisht edhe filmin “Home”, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards.
By: Mira Babamusta/
The talented filmmakers and founders of Colored Films in Los Angeles have recently launched a youtube channel, which features Greta & Vilma Show, and series about filmmaking tips and advice. In the following interview Greta and Vilma Zenelaj talk about their new show, and their upcoming movie “Shqipe/Eagle”.
What is Greta and Vilma Channel about?
Greta Zenelaj: We have seen several successful stories on YouTube and how many have achieved recognition for their talent. In October 2016 we wanted to put our hands on a project that kept us busy every week. That’s how the idea of starting our own YouTube channel came about.
We started with Greta & Vilma Show which has four episodes but the channel itself will have more than the show. Since we have experience in filmmaking, YouTube allows us to share our experiences with others that want to learn about certain things, in this case filmmaking and hopefully help passionate artists about dos and don’ts while filming.
Every week we are posting episodes so many can follow us through the YouTube Channel. Simply search us under youtube.com Greta & Vilma and then subscribe to the channel to be notified when to view the new episodes.
What shows are you currently working on?
Vilma Zenelaj: As we previously mentioned right now we are working on a long series that will explain in detail how to make a film from an idea/story to the big screen. Having had experience for over 8 years in filmmaking and being part of the festival circle we have tremendous insight that we feel blessed to share and help others.
So everyone that subscribes to our channel will also receive free downloads (booklets) on what we will be covering on a certain episode. Be sure to keep looking for the filmmaking series that is coming in a couple of weeks.
Who are the people behind the Greta and Vilma show?
Greta Zenelaj: Honestly it’s just Vilma and I at this time. For the Greta and Vilma Show we had a small but very talented crew that helped us with camera, hair & make up, editing and a wonderful studio that fit our needs perfectly.
What is the significance of doing the show? What inspired the Greta and Vilma Show?
Vilma Zenelaj: Well, we wanted to start with something fun at the beginning of our channel. That’s why we have four episodes that have pretty important topics and are important subjects to us. We discuss about Love, Lying, success and family. These four topics are important together and have been the core of our life. Love that comes from God, Lying is a big NO, honesty is always the best policy, success should be shared with others and family is important since we are sisters and come from the same family.
How do you choose the topics for each episode?
Greta Zenelaj: Well, I think Vilma did a good job at summing it up on the previous question. Topics came from what we have known and experience. It’s easier to talk about what you know and are familiar with. The YouTube Channel will give us a great opportunity to share other topics and even small stuff that can benefit others. For example we have this great mask that we make with yogurt and yeast.
We want to make an episode of that because it has really made our skin better. So the YouTube Channel will empowers us to make creative enjoyable videos that will benefit our views and subscribers.
What was the first movie you wrote and directed?
Vilma Zenelaj: I wrote ‘What Do I Do Now?’ I’ve written ‘In the Woods’ and ‘Eagle/Shqipe’. Last year (2016) we wrote a beautiful true story about faith. We plan to direct the film together. I can’t wait since it’s going to be amazing to have Greta in the director’s chair and collaborating creatively.
What else have you been working on?
Greta Zenelaj: The YouTube Channel is keeping us pretty busy and so we still are working on Eagle/Shqipe and as Vilma mentioned the faith based true story, which is a very exciting script.
You have directed and produced award-winning movies. As a director, how do you approach each show? What is the process like?
Vilma Zenelaj: I have to feel connected to the story or relate to it in some level. If I know the story and I feel passionate about it, it’s easier to tell that story through the camera lenses. Storytelling has its formula and there are steps in telling a great story. That’s why it’s so important for many to subscribe to our channel to learn more about filmmaking.
How did you first get involved in acting? Which one has been your favorite project so far?
Greta Zenelaj: Eagle/Shqipe has been my favorite film to work on since it’s very personal, things that I have experience as a student in Albania and as an immigrant in US. I relate to this film very well. It’s going to be a huge success on the big screen.
What is next for you?
Greta Zenelaj: We are looking forward to what the YouTube channel will offer us. Right now, the sky is the limit and it’s great to be in this position.
Në Stamford të shtetit Connecticut u hap mbrëmjen e së premtes një ekspozitë me dhjetra fotografi nga koleksioni i famshëm Marubi, të sjella nga muzeu me të njëjtin emër në Shkodër, njofton Zëri i Amerikës. Për herë të parë, artdashësit amerikanë dhe komuniteti shqiptar në SHBA kanë rastin të shijojnë nga afër fotografi bardhë e zi të cilësisë së lartë, që pasqyrojnë një kujtesë të rrallë vizuale të identitetit shqiptar.
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 17 mars 2017, u përurua libri Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare, dy vëllime me kumtesa, me 1249 faqe, kryeredaktorë prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe prof. dr. Shaban Sinani, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Prishtinë, 2016. /
Nga Zymer Ujkan Neziri/
Në sallën e mbushur përplot dhe në praninë e shumë studiuesve e profesorëve universitarë nga Tirana, Prishtina e Shkupi, përurimin e librit Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare, e hapi prof. dr. Zymer U. Neziri dhe i përshëndeti të pranishmit: zëvendësministrin e Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë, z. Agim Bërdyna me bashkëpunëtorë, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, deputetët e Kuvendit të Kosovës: dr. Flora Brovina e prof. dr. Shpejtim Bulliqi, rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema, akademikët Floresha Dado, Mark Tirta, Marenglen Verli, Mehmet Halimi, profesorët veteranë Agim Vela, Agim Vinca, Ali Muriqi, Hajrullah Gruda, Hakif Bajrami, Mehmet Rukiqi, Mujë Rugova, Riza Smaka, Shekfi Sejdiu, si dhe Agron Isa Gjedia, Blerta Krasniqi, Fitim Çaushi, Mark Palnikaj, Ragip Begaj, Skënder Asani, mulla Xhevat Kryeziu. Ai i përshëndeti edhe lahutarët dhe bartësit e njohur të traditës së epikës gojore, e sidomos të Eposit të Kreshnikëve: Hajri Ismanin, Fehmi Nishefcin, Isë Elezin, Imer Sefë Mleçanin, Januz Mushkolajn, Nazmi Hajdarin, Rrustem Bajramin. Sylë Mushkolajn. Ai përshëndeti të pranishmit edhe në emër të Redaksisë së këtij libri, të profesorëve: Adem Zejnullahu, Agron Xhagolli, Arbnora Dushi, Ardian Ahmedaja, Ardian Marashi, Hysen Matoshi, Mark Tirta, Miaser Dibra, Nicola Scaldaferri, Shaban Sinani, Shefkije Islamaj, Zeqirja Neziri.
Libri mban të njëjtin titull me atë të konferencës shkencore ndërkombëtare, mbajtur në Prishtinë, më 28-30 gusht 2010, kushtuar Eposit të Kreshnikëve, organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, në të cilin janë botuar referati dhe kumtesat (77), paraqitur nga studiues vendës e të huaj. Aty janë kumtuesit nga shumica e qendrave tona studimore dhe universitare në Ballkan dhe nga studiuesit tanë në Itali (Antonio Bellusci, Nicola Scaldaferri), Austri (Ardian Ahmedaja, Ina Arapi), Francë (Fotaq Andrea, Red Radoja), Poloni (Rigels Halili). Aty janë edhe kumtesat e studiuesve të huaj, të pranishëm në këtë konferencë, nga Evropa, Amerika dhe Azia: Mirsad Kunić (BeH), Andrej Fajgejl (Francë), Gerd-Dieter Nehring e Karl Reichl (Gjermani), Antonia Young, Angela Selmani, Justin Elliott, (Britani e Madhe), John Kolsti, Stephen Schwaratz (SHBA), Kazuhiko Yamamoto (Japoni), Robert Elsie (Kanada).
Agim Bërdyna, zëvendësministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, përshëndeti në emër të ministrit Arsim Bajrami e të MASHT-it dhe tha: për këtë libër i përgëzoj studiuesit Zymer Neziri e Shaban Sinani, sepse Eposi i Kreshnikëve është vlerë e rëndësishme kombëtare, përballë globalizimit, dhe se ai duhet të ketë vendin e vet të merituar edhe në programet tona shkollore.
Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera tha: etnokultura jonë ka ekzistuar edhe para se të vendoseshin këta kufij që kemi sot në Ballkan, kurse kryeqyteti ynë është albanologjia, ndërsa institucionet tona duhet të ndajnë fonde për vepra të këtilla, sepse Eposi i Kreshnikëve dëshmon identitet kombëtar dhe me të drejtë është kandidat për UNESCO, kurse Kosova duhet të bëhet pjesë e UNESCO-s.
Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, fjalë përshëndetëse pati akad. Floresha Dado, kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, që duke e vlerësuar lart këtë ndërmarrje të madhe të përbashkët të dy institucioneve tona në Prishtinë e në Tiranë për Eposin e Kreshnikëve, tha se ky epos gjigant në këto këto dy vëllime me kumtesa është dokument serioz që shoqëron dosjen për UNESCO. Në këtë libër ka qasje të reja dhe rezultate të reja për këtë epos të jashtëzakonshëm, që ka nivel të vlerave universale.
Një përshëndetje pati edhe prof. dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës, dhe për këtë libër me kumtesa të konferencës 2010 tha se kjo vepër e nderon albanologjinë për Eposin e Kreshnikëve. Kjo poezi epike e popullit shqiptar, që, me të drejtë quhet monument i etnokulturës shqiptare, por që është në rrezik, vendin e ka edhe në UNESCO, prandaj i përgëzoj Institutin Albanologjik dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike për këtë ndërmarrje kaq të madhe.
Në emër të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, që është bashkorganizuese e konferencës më 2010 dhe bashkëbotuese e këtij libri, përshëndeti akad. Marenglen Verli, drejtor, e ndër të tjera tha: fillimisht dua të them se kjo punë kaq e madhe është proces që lidhet me terrenin, prandaj puna jonë varet nga autoritetet qeveritare dhe vëmendja e tyre duhet të jetë e vazhdueshme, sepse nevojat janë të domosdoshme, sidomos tash kur jemi në prag të përvjetorëve të datave të mëdha të historisë për Skënderbeun e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Përshëndetja e fundit në këtë përurim ishte nga Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik, ku filloi baza e këtij projekti shumë të madh në fushën e epikës legjendare, më 2009. Në emër të Degës foli prof. dr. Arbnora Dushi, redaktore, sekretare shkencore e Redaksisë dhe bashkëpërgatitëse e librit. Ajo përmendi konferencën më 2010, që kishte 100 kumtues nga viset tona e nga bota, dy ditë në Prishtinë e një ditë në Rugovë, si dhe punën në vijim për mbledhjen e kumtesave dhe për redaktimin e tyre, por për edhe vonesën e botimit, tha se nuk ka të bëjë me fajin tonë e të autorëve.
Në vijim, Z. U. Neziri, tha se urime për këtë përurim kanë mbërritur nga: Britania e Madhe: Antonia Jung, Angela Selmani, Justin Elliott; nga Austria: Ardian Ahmedaja; nga Franca: Fotaq Andrea, Andrej Fajgel; nga Gjermania: Karl Reichel; nga Italia: Nicola Scaldaferri, si dhe nga viset e tona: Shkodra, Tirana, Shkupi, Tetova, Gjirokastra, Vlora, natyrisht, edhe nga Prishtina. Por, sot i kujtojmë me respekt, tha ai, edhe dy autorë të kumtesave të këtij libiri, që tashmë nuk jetojnë: profesorët Alfred Uçi dhe Zenun Gjocaj.
Prof. dr. Shaban Sinani, në cilësinë e kryeredaktorit të librit, tha: për herë të tretë për Eposin po mblidhemi në këtë auditor, në dy konferenca, 2010 e 2014, dhe në këtë përurim. Pas konferencës më 1983, kjo e vitit 2010 ka një cilësi të lartë e të thelluar. Janë autorët që i kanë thelluar dhe e kanë përmirësuar cilësinë, por edhe drejtori i projektit, prof. Zymer Neziri. Këtu dua të përmend edhe përkrahjen e prof. Ardian Marashit, drejtor i mëparshëm në QSA, inkurajues i punës sonë, e tash prof. Marenglen Verlin, drejtor. Për punën e zellshme në këto dy vëllime do të përmend edhe prof. Arbnora Dushin. Në këto dy vëllime u zbatua kriteri i rigorozitetit. Kishte edhe kumtesa të kthyera pas. Ky është kontribut për depozitimin e dosjes në UNESCO, dosje e shkencorizuar. Rëndësia e botimeve në këtë kohë të globalizimit është e madhe. Në këtë botim janë së paku tre breza studiuesish të epikës legjendare. Botimi tregon se eposi ynë heroik legjendar është policentrik: janë vatrat Nikajt e Mërturi, siç dihej nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, po edhe Rugova, e tash edhe Maqedonia Perëndimore. Eposi ynë është edhe policiklik, se pos ciklit të Mujit e të Halilit, është edhe cikli i Gjergj Elez Alisë. Tashme dihet se krahas shoqërimit me instrument të këtyre këngëve, kemi edhe formën recitative të tyre. Kreshnikët janë heronj kulturorë, e jo historikë, se ndryshe do të bënim atentat mbi ta. Me interes janë edhe kumtesat e studiuesve të huaj, por pati edhe të atilla që nuk kishim dëshirë t’i dëgjonim. Për studimin e vargut do të veçoja Nicola Scalladferrin, se vargu matet vetëm i kënduar. Eposi shqiptar ka tipare origjinale etnodalluese dhe se konfuzioni në mendimin shkencor tani u tejkalua.
Zymer U. Neziri, po ashtu kryeredaktor i librit, tha se sot po përurojmë librin, më të madhin e këtij lloji, me mbi 1200 faqe kumtesa të konferencës më 2010, të përgatitur gjatë katër vjetëve të punës së pandërprerë dhe, pas pritjes edhe të tri vjetëve të tjera për mjete për shtyp, tashmë u finalizua kjo ndërmarrje e madhe në fushën e studimeve epike. Libri Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare është i ndarë në tetë grupkumtesa nga fushat: teorike-problemore, rajonale, krahasimtare, koleksione, kontribute, etnomuzikologji, etnologji, gjuhësi. Me këto kumtesa do të pasurohen studimet epikologjike me të dhëna të reja për analiza të mëtejme lidhur me çështjet madhore për Eposin e Kreshnikëve, ashtu siç janë projektuar edhe në konferencat shkencore ndërkombëtare më 2010, po edhe më 2014, në IAP dhe QSA, siç janë: zanafilla e eposit shqiptar; autoktonja në eposin shqiptar; funksioni etnik sipas simboleve mitologjike-përrallore; temat dhe motivet e konfliktit shqiptar-sllav; vlerat autentike të eposit: mitologjia, figuracioni e vargëzimi; shtresime krahasuese me eposet evropiane: krahasimet në aspektin tematik dhe motivor; shtresime të lashta etnokulturore: paralele të jetës së kodifikuar sipas Kanunit shqiptar me epokën homerike; sinonimia historike: Muji e Halili-sinonim i qëndresës kufitare; konteksti ballkanik: përkime dhe ndikime të ndërsjella me epikat gojore të Ballkanit; këngëtarët dygjuhësorë (bilingualë); teoria formulaike e Perry-Lordit si një nga bazat për studimin e eposit; interpretimi i këngëve epike: rrugët e zhvillimit; lahuta: instrumenti përcjellës për interpretimin e eposit; gjendja e sotme në arkiva dhe në terren; detyrat e stadit aktual të studiuesve dhe të institucioneve kundrejt Eposit të Kreshnikëve.
Dhe, në fund, Z. U. Neziri tha: dua të them se tash, me këtë botim, jemi më mirë me veten e me botën, me qendrat studimore në Evropë, Azi, Amerikë e gjetiu. Eposi me këto kumtesa të konferencës më 2010 do të popullarizohet më shumë, bota do të na njohë më ndryshe për etnokulturën tonë kaq të pasur dhe për vlerën e saj që pak shoqe ka, për rrënjët e vjetra, që tashmë na radhisin në grupin e traditave më të vjetra në Evropë e në botë.
Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare, I dhe II, Prishtinë, 2016, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, është libër në dy vëllime të përgatitura për shtyp sipas standardeve të larta për botime të këtilla shkencore. Kumtesat janë redaktuar nga redaktorët përkatës dhe janë plotësuar nga autorët. Teksti përfundimtar është rishikuar disa herë, sipas nevojës, në pesë versione të paralibrit. Edhe gjuhësisht, libri është rilekturuar, për herën e dytë. Të gjitha kumtesat kanë shkurtore (abstrakt), bibliografinë dhe rezymenë në gjuhën angleze, përkthyer nga Justin Elliott, Londër. Referati, nga Z. U. Neziri e Sh. Sinani, është shqip e anglisht. Libri ka fjalën e hapjes (H. Matoshi), fjalën përfundimtare (Z. U. Neziri), regjistrin e emrave dhe fotografi nga ky aktivitet shumë i madh shkencor ndërkombëtar për epikën tonë heroike legjendare, më 2010, në Prishtinë e në Drelaj (Rugovë). Pas mbylljes së përurimit, Agron Isa Gjedia, kryetar i shoqatës mbarëkombëtare ”Bytyçi” ndau mirënjohje për Shaban Sinanin dhe Zymer U. Nezirin, për kontributin e tyre në etnokulturë.
Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi/Nga Pierre -Pandeli Simsia/Këto ditë Grupi Artistik i Këngës Qytetare Beratase me mbështetjen e Bashkisë së Beratit, Kryetari, zoti Petrit Sinaj ndodhet në Turqi ku po konkuron ndër grupet artistike të vendeve të Ballkanit; shoqëruar nga regjisori i suksesshëm Shpëtim Dyrmishi dhe Drejtoresha e Qendrës Kulturore Berat, Gena Dura.
Promovohet libri “Legalizimet, Durrësi, Mikpritësi i madh” me autor Dr.Flamur Gjuzi/
Nga Shefqet Kërcelli/Mbasditen e datës 26 mars 2017, në pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit u promovua libri “Legalizimet, Durrësi, Mikpritësi i madh” me autor Dr.Flamur Gjuzi. Në këtë aktivitet të rëndësishëm sa kulturor, historik e zhvillimor të qarkut, morën pjesë qytetarë të Durrësit, specialistë të sektorit të ALUIZNI-it në Durrës e qarqe të tjera, Kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Mjedisit Lefter Koka, klerikë, përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, përfaqësues të medias, të shtëpisë botuese, etj. I ndarë në 11 kapituj, libri trajton cështje historike, demografike, urbane e zhvillimore të qytetit të Durrësit e qarkut të tij në shekuj, të ndërthurur me organizimin dhe funksionimin e procesit të legalizimeve në vendin tonë gjatë këtyre viteve. Duke marrë parasysh organizmin e ri territorial, në kreun e parë jepet një vështrim i përgjithshëm mbi qytetin e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Më pas vazhdohet më migrimin e brendshëm, lëvizjet demografike dhe zhvillimin urban në Shqipëri mbas vitit 1990, që bëri të domosdoshëm procesin e legalizimit dhe krijimin e ALUIZN-it, si agjenci për legalizmin e ndërtimeve informale. Ndërsa kreu i tretë, trajton cështje të vetdeklarimit të ndërtimeve pa lejë, në pjesët e tjera trajtohen cështje të hartimit të akteve të para ligjore e n/ligjore në këtë fushë si dhe aktiviteti i ALUIZN-it në Durrës që nga krijimi, vitet 2013-2014, 2015-2016, viti 2017, ecuritë dhe rezultatet konkrete të këtij procesi në qarkun Durrës, rajonet ku ky proces ka përfunduar përfshi dhe objektet e kultit. Ndërkohë autori duke ndjekur këtë proces në dinamikën e tij përgjatë këtyre viteve trajton dhe veshtirësitë e hasura, disa faktorë që kanë frenuar ecurinë e tij, duke dhënë dhe rrugëzgjidhjet për kapërcimin e tyre. Pjesë e këtij libri analitik për këtë problem shqetësues të mbarë shqiptarëve janë dhe opinionet e vlerësimet e qytetarëve, medias e specialistëve të fushës për mbarëvajtjen e procesit dhe punën e institucionit të ALUIZN-it në Durrës. Është për tu theksuar se zoti Gjuzi, që është drejtues i institucionit të ALUIZN-it në Durrës ka disa vite që, mbështetur në formimin e tij intelektual dhe përvojën si drejtues edhe në institucione të tjera, nëpërmjet një studimi të thellë e analize shkencore ka arritur të na japë një tablo të plotë të procesit të legalizimit në qarkun e Durrësit me të gjithë problematikën e tij. Gjithashtu Dr.Gjuzi, duke njohur e trajtuar hollësisht të gjitha faktorët që ndikojnë direkt në këtë fushë, orienton dhe përcakton rrugët e duhura për të përballuar këtë realitet kompleks. Gjatë diskutimit për librin, Kryeparlamentari Meta, Ministri Koka, etj, sollën para pjesmarrësve jo vetëm vlerat e librit, por dhe vlerat e zotit Flamur Gjuzi si drejtues, specialist, njeri human e i kudogjendur për zgjidhjen në kohë e brenda kuadrit ligjor të halleve e problemeve të banorëve të qarkut të Durrësit. Tashmë në sajë të punës së Dr.Flamur Gjuzi dhe stafit të tij, në qarkun e Durrësit, procesi i legalizimeve është në masë 80-90%, më mirë se në disa qarqe të tjera, duke dizenjuar një tablo tjetër të këtij problemi në këtë qark. Publicisti durrsak Bashkim Hoxha ne recensën e tij për librin shkruan se, “Autori sjell fakte që kanë të bëjnë me territorin, ekonominë, demografinë dhe mentalitetin e kohës, për të kuptuar përmasat e fenomenit dhe për të arritur në konkluzionin se migrimi i brendshëm është një e drejtë njerzore për një jetë më të mirë. Por jo vetëm kaq. Në kapitujt e këtij libri kupton se harmonizimi i kësaj të drejte me lëvizjen e pakontrolluar, kaotike në kushtet e paligjshmërisë është një detyrë madhore, jo vetëm praktike, por gati-gati shkencore, që ka kërkuar racionalitet dhe përkushtim, sic sjell fakte dhe argumente autori. …Kapitull pas kapitulli e ndjen se sa vështirësi janë kapërcyer për të realizuar këtë process të vështirë, vështirësi burokratike, por dhe vështirësi njerzore”, nënvizon zoti Hoxha. Ndërsa diskutantë të tjerë theksuan faktin se, mbi të gjitha, bazuar në punën dhe përpjekjet e bëra nga institucioni i ALUIZN-it Durrës, spikat dhe dimesioni njerzor i këtij procesi, që paralajmërohet që në titullin e librit, “Mikpritja Durrsake”. Është fakt që banorë të ardhur nga treva e krahina të ndryshme të vendit, gjetën jo vetëm klimën e miqësisë e tolerancës, por dhe frymën e ngrohtë njerzore të qytetarisë durrsake, duke lehtësuar procesin e legalizimit dhe bashkë me të dhe procesin e integrimit në jetën qytetare. Durrsakët treguan se nuk janë krahinorë. Ata treguan vlerat e tyre në mikpritjen e banorëve të rinj, por dhe lehtësimin e problemeve social-ekonomike të fillimit. Fëmijët durrsakë u rritën bashkë me fëmijët e ardhur, u lidhën martesa e krushqi pa paragjykime. Anasjelltas dhe durrsakët e vjetër morën zakone, tradita e virtute të banorëve të erdhur nga treva të ndryshme të vendit. Në lidhje me këto problem shprehën opinionet dhe mendimet e tyre disa banorë të Durrësit, pjesëtarë ose jo të procesit të legalizimit, të cilët në masë shprehën konsideratat e tyre për drejtues Gjuzin dhe stafin e tij. Nga ana e tij zoti Gjuzi falenderoi qytetarinë durrsake, drejtuesit e pushtetit qëndror e vendor, të cilët pamvarësisht bindjeve politike e pozicionit social, kanë mbështetur dhe inkurajuar punën e institucionit që ai drejton. Në këtë botim, tha zoti Gjuzi, jemi përpjekur të prezantojmë të gjithë rezultatet e arritura vit pas viti, pa mohuar absolutisht punën dhe të kolegëve paraardhës, si dhe ndryshimet ligjore në vite, evoluimi i legjislacionit përkatës, lehtësirat që kanë përfituar qytetarët. Ne do vazhdojmë të punojmë me përkushtim e profesionalizëm, për ta finalizuar sa më shpejt të jetë e mundur këtë proces jetësor për popullin tonë, e mbylli fjalën e tij zoti Flamur Gjuzi, Drejtor i ALUIZN-it, Durrës.
Libri “True Stories from Red Albania” i autorit Jorgji Kote (Botimet Toena, 2016) ka ngjallur kureshtje dhe interes jashtë vendit, sidomos në Belgjikë, Luksemburg dhe në vende të tjera të huaja.
Siç është bërë e ditur edhe më parë, e përditshmja belge “Brussels Times” botoi një përmbledhje të gjatë të këtij libri në fund të muajit janar.Pas librarisë shqiptare “ALBEL”, ditët e fundit, ky Libër është vënë në shitje në Bruksel nga “Libraria Europiane”, pranë institucioneve të BE-së, në librarinë tjetër të njohur “Cook&book” etj.
Më 3-5 mars, “True Stories from Red Albania” u ekspozua në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Luksemburg, ku autori ishte ftuar bashkë me dy autorë të tjerë shqiptarë.Stendën tonë e vizitoi edhe zv. Sekretarja e Përgjithshme e MPJ-së së Luksemburgut dhe Ambasadorja, jorezidente, për Shqipërinë, zonja Nadia Ernzer e cila u shpreh:“Këtë libër e lexova me kënaqësi dhe më pëlqen shumë mënyra elegante dhe interesante e të shkruarit; është kënaqësi me vete të udhëtosh prapa në kohë, sepse kështu mund të mësosh më mirë për të kaluarën e afërt të popullit tënd”.
Konsulli i Përgjithshëm i Nderit, i Luksemburgut, Vito Cassone tha:
“Jam tronditur nga të gjitha hollësitë mbi jetën e përditshme, të asaj kohe, të popullit guximtar shqiptar. Kam mbetur pa fjalë pas leximit të librit, duke jetuar me popullin tuaj, me obsesionet e pabesueshme dhe të çmendura të një Byroje Politike regresive”.
Më 8 mars autori Jorgji Kote ishte i ftuar nga Katedra e Slavistikës dhe Europës Lindore, në universitetin me emër të Gentit, ku zhvilloi një takim interesant mbi përmbajtjen e këtij libri dhe iu përgjigj shumë pyetjeve të të pranishmëve.Shefja e Katedrës, prof. dr. Rozita Dimova u shpreh me këtë rast:“Deri tani nuk kemi parë një libër të këtij lloji dhe formati që të tregojë për jetën e përditshme gjatë regjimit komunist, për të cilën kemi kaq shumë nevojë”.
Bashkatdhetaria Era Hajdari, menaxhere në një kompani në Antverpen e pranishme në atë takim nënvizoi:“Është kënaqësi ta lexosh këtë libër, të përçon nostalgji për një kohë të shkuar, sikur ta kesh jetuar vetë. Bën shpeshherë një subtle contrast me jetën e sotme, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht… Një botë ndryshim, ku ura është rrëfimi i autorit”. Më 21 mars 2017, “True Stories from Red Albania” u promovua në një takim me studentë të huaj dhe shqiptarë, si dhe ekspertë të tjerë në Université Libre de Bruxelles.Me këtë rast, shtetasi francez Sebastien Vilmot, dashamirës i vendit tonë, i cili po shkruan një libër mbi historinë e tij të afërt, menaxher në kompaninë e njohur “OMEGA” në Paris, ndër të tjera tha:“Autori i përshkruan ato vite të tmerrshme me një sens pozitiv dhe me një realizëm të mahnitshëm”.Ndërsa Serge Derycke, zyrtar në Parlamentin Federal belg, u shpreh:“Leximi i këtij libri më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Sidomos pjesa që i kushtohet rinisë dhe ajo mbi “shfaqjet e huaja”. Sepse kam vizituar disa vende të tjera komuniste dhe me gjithë ngjashmëritë, Shqipëria duket qartë se ka qenë krejt e ndryshme”.
Edhe bashkatdhetarë të tjerë nga Gjermania, Danimarka dhe SHBA-ja, pas leximit të librit kanë dhënë opinion shumë pozitiv.
Inxhinieri Selo Mollaj, me banim në Nju-Jork, shkroi:“Tani që po e lexojmë librin kuptojmë se kopertina e tij ka lidhje organike me gjithë lëndën e shkruar, aq sa në shumë raste forma shpreh shumë bukur përmbajtjen e asaj! Edhe nga pikëpamja letrare libri është si i qëndisur”.Eshref Ymeri, profesor i mirënjohur i gjuhëve të huaja dhe ish-shef katedre në UT, i cili jeton në SHBA, tha:
“Jam i bindur që ‘True Stories from Red Albania’ do kërkojë ribotim për të mbërritur te shumë lexues të tjerë!”.Pritet që në javët e ardhshme ky libër të promovohet në institucione të tjera europiane, si në Bruksel dhe në vende të tjera të huaja.
BY ERMIRA BABAMUSTA/
Mark Superfit (Mark Juncaj) is an accomplished athlete winning 5 Run, hit, and throw Detroit City championships in baseball, 5 city league Championships in hockey, and multiple tournament championships in basketball. Currently he is in demand as one of the best-loved motivator and fitness advisor.
Mark Superfit has a passion to inspire and motive young people to learn the value of a fit lifestyle. An entrepreneur, motivational speaker and lifestyle/fitness advisor Mark exudes enthusiasm and energy in his lifelong journey to help and encourage others.
Having spent an entire lifetime in sports, modeling and fitness, Mark has achieved success through discipline and determination.
“Reaching for greatness takes hard work! Never giving up and persevering through those tough times is what separates us and keeps us from falling short and making it past the finish line. With fierce determination, realistic goals, and hard work, we can become all we ever dreamed of!” said Mark Superfit.
Mark was born and raised in Detroit, Michigan to Albanian parents, Kola dhe Tolja Juncaj from Hoti, Montenegro. Mark Superfit began excelling in sports at a very young age. He came to fame as a multitalented athlete, who excelled in baseball, football, hockey and baseball. Mark won 2 batting champion titles in baseball while in high school. He broke the single season stolen base record, won 5 Run, hit, and throw contests in the city of Detroit. He won several city championships in the Detroit Police Athletic leaguer and is a 2 time state runner up in Michigan state championship summer league. He also led multiple teams in hitting, stolen bases, runs, hits, home runs.
As a hockey player Mark’s milestone moments include scoring 101 goals in 33 games, winning 5 city and league championships, and 5 goal scoring titles. As a leader in basketball, he won multiple tournament championships and led teams in scoring and rebounding. In football, Mark Superfit is known as a great kickoff and punt returner, who led the team in rushing and kick return yards.
“Sports truly taught me what it meant to be a team. What it means to work together and create a bond! We can accomplish great things on our own but, when we work together in unity, it truly creates immeasurable opportunities!” said Mark Juncaj exclusively for Dielli.
“My coaches were so important to me! They taught me what it meant to be a leader and how much we can effect not only an individual but, an entire team and also community by our words and by our actions! Leadership has so much value!” added Mr. Juncaj.
Mark is currently attending Destiny School of Ministry in Michigan pursuing a BA degree in Theology. He serves as the chair person to the Albanian Committee for Alcoholism/Addiction and has dedicated his life to helping others access recovery support services. Mark is also working on translating the 12 step book from Albanian to English and hopes to travel to Albanian cities to distribute and give seminars. He started the first ever Albanian speaking recovery meeting in Detroit that is fully endorsed by the 12 step world headquarters in New York City. “I am passionate about bringing Sobriety to the Albanian Community with alcoholism/addiction and helping others in need in all areas of life,” he said.
“Inspiring” and “champion” are words that frequent Mark Superfit’s social media presence. With over 10,400 followers on Instagram (@Marksuperfit) and growing, Mark has touched the hearts of many, teaching the next generation balance, hard work, dedication and to dream big.
“Sadik Premte, Historia e një desidenti” është libri i ri i promovuar në Akademinë e Shkencave me autor Dashnor Kalocin. Bazuar në dokumenta në libër tregohet se Premte u kthye në kundërshtar të diktatorit Enver Hoxha për shkak të përplasjes mes tyre për Kosovën. Diktatori urdhëroi vrasjen e tij dhe të rreth 100 përkrahësve.
Ata që duan të dinë më shumë në lidhje me historinë e desidentit Sadik Premte kanë mundësinë që tashmë t’i gjejnë këton të dhëna në librin e ri të Dashnor Kalocit me titull “Sadik Premte, historia e një disidenti”.
Libri është prezantuar në Akademinë e shkencave ndërsa autori Kaloci sqaroi pse u kthye Sadik Premte në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të diktatotit Enver Hoxha.
Po ashtu ai sqaron se 100 përkrahës të Sadik Premtes janë ekzekutuar nga regjimi me urdhër të Enver Hoxhës.
Në libër janë përmbledhur dhe pasqyruar fakte të shumta nga jeta e disidentit Sadik Premte të grumbulluara nga arkiva e shtetit por edhe nga arkivi personal i vëllait të tij.
-Në hapjen e “Javës së Bibliotekës”, ku foli kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim shala, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, si dhe profesorë e mysafirë tjerë të këtij edicioni, që sivjet ka temën “E drejta e autorit dhe biblioteka”/
-Është hapur edhe ekspozita e Musine Kokollarit, ndërsa për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave në Kosovë, duke dhuruar libra dhe bibliotekat personale, janë ndarë mirënjohje të veçanta./
PRISHTINË, 11 Prill 2017-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e “Javës së Bibliotekës”, e cila u mbajt në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.Të pranishëm në hapjen e edicionit të 15-të, të hapjes së javës së Bibliotekës ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim shala, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, si dhe profesorë e mysafirë tjerë të këtij edicioni, që sivjet ka temën “E drejta e autorit dhe biblioteka”.Kryeministri Isa Mustafa tha se bibliotekat janë themeli i një shteti të shëndetshëm dhe u japin njerëzve mundësinë të përjetojnë idetë e reja, të bëjnë kërkime shkencore, të mbledhin e të shpërndajnë përshtypje të mrekullueshme nga përfitimet që kanë gjatë përdorimit. “Biblioteka reflekton diversitetin dhe karakterin, nevojat dhe pritjet e njerëzve tanë, hulumtuesve, profesorëve, studentëve, nxënësve. Këto janë pritjet që ne i kemi dhe i realizojmë nëpër biblioteka”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar se biblioteka është burim më i plotë i kërkimit të informacionit, i domosdoshëm dhe i nevojshëm për njerëzimin, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe për familjarë e zyrtarë.Më tej, kryeministri theksoi se në botën e biznesit njerëzit i përdorin burimet e bibliotekës për të marrë vendime të mençura në fushën e tyre, për të përmirësuar aftësitë për punë, profesorët për të arritur rezultate më të larta shkencore, ndërsa studentët e nxënësit për ta forcuar dijen akademike e shkollore.Kryeministri Mustafa, po ashtu theksoi se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, por edhe bibliotekat publike dikur dhe sot, kanë qenë dhe kanë punuar për të mbledhur, ruajtur e përpunuar trashëgiminë shkencore e kulturore, veçmas në kohë të vështira.
“Qeveria e Kosovës drejtpërdrejt apo nëpërmjet dikastereve të saj do të vazhdoj të përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në veçanti dhe të bibliotekave publike në përgjithësi, ashtu siç edhe dy ministritë tona, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po bëjnë sot në përkrahjen e kësaj biblioteke, veçmas në procesin e digjitalizimit të saj”, tha kryeministri Mustafa.Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për ndërtimin e bibliotekave, për fuqizimin e arkivave, muzeve dhe institucioneve tjera, për të përfaqësuar të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë, të gjitha pasuritë kulturore dhe dijet e tyre.Kryeministri Mustafa, po ashtu kërkoi nga bibliotekat e rajonit dhe më gjerë mbështetje për integrimin e Bibliotekës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Kosova e ka një orientim të qartë evropian dhe ne duam që këtë orientim të qartë ta realizojë edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe bibliotekat tjera në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.
Në hapjen e edicionit të 15-të të “Javës së Bibliotekës”, kryeministri Mustafa falënderoi ambasadorin dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjatë gjithë edicioneve ka përkrahur jo vetëm këtë veprimtari të rëndësishme, por në përgjithësi zhvillimin e dijes dhe të bibliotekave në Kosovë, si dhe ekspertët e fushave bibliotekare dhe të informacionit që kanë ardhur nga Amerika, nga vendet evropiane, Shqipëria, për ofrimin e ndihmës dhe dijes së tyre për ngritjen e Bibliotekës dhe të shërbimeve në bibliotekat e Kosovës.Kryeministri Mustafa po ashtu përgëzoi drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për ndërtimin e platformës së komunikimit, si kjo e Javës së Bibliotekës së Kosovës, përmes të cilës pjesëmarrësit mund të ndajnë përvojat mes vete, ngjashmëritë dhe dallimet për një kuptim më të mirë kulturor e bibliotekar.Kryeministri Mustafa, në emër të Bibliotekës Kombëtare, i ndau Ambasadës Amerikane çmimin “Pjetër Bogdani”, çmim i pranuar nga ambasadori Delaëie.
Në arsyetimin e lexuar nga Muhamet Hamiti, kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj biblioteke, vlerësohet kontributi i kësaj ambasade në zhvillimin e Bibliotekës por edhe të sistemit bibliotekar të Kosovës.Ambasadori Delaëie tha se do të vazhdoj të mbështes të gjitha bibliotekat në Kosovë edhe në të ardhmen, duke theksuar arsyen pse e bëjnë këtë mbështetje.“Ne besojmë se bibliotekat janë element qendror i demokracisë, dhe ata që punojnë si bibliotekar dhe që ndihmojnë qasjen në materiale bibliotekare, bëjnë punë të jashtëzakonshme në mbështetjen e demokracisë së vendit” tha ambasadori Delaëie.Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, bëri të ditur se Java e Bibliotekës do të përfshijë shumë aktivitete, qëllimi i të cilave nuk është vetëm mbledhja e komunitetit bibliotekar, por edhe një rrjeti më të gjerë njerëzish, akademik, mësimdhënës e lexues.“Java e Bibliotekës, veprimtaria e saj ka një lidhje me idenë e ndërgjegjësimit publik për bibliotekat, si t’i motivojmë njerëzit për të lexuar, si t’i mbështesim që ata t’i përdorin bibliotekat, si t’i bëjmë bibliotekat një mjedis banimi ku jo vetëm lexohet, studiohet e hulumtohet, por edhe krijohet” tha drejtori Gajraku.Përveç çmimit “Pjetër Bogdani”, Biblioteka ka ndarë edhe mirënjohje për kontribuuesit në zhvillimin e Bibliotekës. Mirënjohje i është ndarë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si donatore për projektin e digjitalizimit.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se Java e Bibliotekës është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe se ndihet i nderuar me këtë mirënjohje.“Digjitalizimi është një proces global dhe ai ka përfshirë edhe bibliotekën e cila posedon një aset të konsiderueshëm të titujve të ndryshëm dhe padyshim qasja digjitale në regjistrin dhe indeksin e burimeve të Bibliotekës do të ndihmojë në qasjen sa më të lehtë dhe Ministria e Arsimit ka pas nderin që të ndihmoj dhe do të vazhdoj përsëri me të gjitha mundësitë e veta që të ndihmoj modernizimin e bibliotekës, këtij institucioni shumë të rëndësishëm për zhvillimin akademik, për hulumtimin dhe kërkimin shkencor. Edhe njëherë në emër të Ministrisë së Arsimit shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm”, tha ministri Bajrami.
Është hapur edhe ekspozita e Musine Kokollarit, ndërsa për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave në Kosovë, duke dhuruar libra dhe bibliotekat personale, janë ndarë mirënjohje të veçanta./b.j/
Shkruan:Prof. Dr. SPIRO J. SHETUNI/
Universiteti Winthrop/Rock Hill, South Carolina-U.S.A./
Parashtrim/
Muzika tradicionale qytetare është dialekti i muzikës tradicionale shqiptare që bën jetë në mjedise etniko-socialo-gjeografike qytetare të Gegërisë e Toskërisë. Nga pikëpamja tipologjike, ajo ekziston thjesht në një dialekt të vetëm, pra, pa nën-dialekte të caktuara muzikore. Sidoqoftë, për lehtësi studimi, muzika tradicionale qytetare sërish mund të ndahet në dy grupime muzikore kryesore: grupimi muzikor qytetar monofonik; grupimi muzikor qytetar polifonik. Ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar monofonik, lejomëni të përmend: stilin muzikor të qytetit të Shkodrës, stilin muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), stilin muzikor të qytetit të Beratit, etj. Kurse, ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar polifonik, më lejoni të ve në dukje: stilin muzikor të qytetit të Përmetit, stilin muzikor të qytetit të Vlorës, etj. Midis tipareve themelore dalluese të muzikës tradicionale qytetare, lejomëni të përmend veçanërisht: 1) përbërja, në shumicën e rasteve, nga një linjë melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit, zakonisht, nga një kёngёtar ose instrumentist i vetëm, individualisht, solistikisht; përbërja, në disa raste, nga dy ose tri linja melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme ose sasisë së linjave meloldike, çka nënkupton edhe të interpretuarit nga shumë kёngёtarё ose instrumentistё, kolektivisht, në grup; 2) sistemi modal/tonal herë pentatonik, herë diatonik, herë kromatik; 3) metrika/ritmika herë-herë e matur, e qartë, e përcaktuar, herë-herë e pamatur, e paqartë, e lirë, ose kapriçoze, delikate, e stërholluar; 4) shoqërimi me instrumente muzikore shpesh herë moderne (fjala është për muzikën tradicionale zanore qytetare), etj.
Nëse ndër stilet muzikore më përfaqësuese të grupimit muzikor qytetar polifonik u vunë në dukje vetëm dy prej tyre–stili muzikor i qytetit të Përmetit dhe stili muzikor i qytetit të Vlorës–, s’duhet harruar se, përsa i takon sistemit modal/tonal, përkrah tyre qëndrojnë një radhë stilesh të tjera muzikore. Kështu, krahas stilit muzikor të qytetit të Përmetit, qëndrojnë: stili muzikor i qytetit të Pogradecit, ai i qytetit të Korçës, stili muzikor i qytetit të Ersekës, ai i qytetit të Leskovikut, etj., pra, tërë stilet muzikore të harkut të qyteteve të Shqipërisë Juglindore. Sakaq, krahas stilit muzikor të qytetit të Vlorës, qëndrojnë: stili muzikor i qytetit të Tepelenës, ai i qytetit të Delvinës, etj., pra, tërë stilet muzikore të harkut të qyteteve të Shqipërisë Jug-perëndimore. Mund dhe duhet të përmend, gjithashtu, stilet muzikore qytetare të Myzeqesë: stilin muzikor të qytetit të Lushnjes, atë të qytetit të Fierit, etj.
Përsa i takon origjinës, kohëlindjes, moshës, muzika tradicionale qytetare duhet vështruar si një dukuri kulturoro-artistike disi më e vonshme ose shumë më e vonshme, në krahasim me muzikën tradicionale fshatare. Diferencimi midis tyre u krye gradualisht, dalngadalë, si pa kuptuar, nën veprimin e kushteve ekonomiko-shoqërore e kulturoro-artistike. Ky diferencim s’u bë në të njëjtën kohë dhe as në të njëjtën masë në të gjitha qytetet. Më parë diferencimi u krye pikërisht atje ku bëhej një jetë ekonomiko-shoqërore e kulturoro-artistike më e zhvilluar. Sakaq, brenda vetë muzikës tradicionale qytetare, nga pikëpamja e origjinës, kohëlindjes, moshës, grupimi muzikor qytetar monofonik përfaqëson shtresimin kulturoro-artistik disi më të hershëm ose shumë më të hershëm, kurse grupimi muzikor qytetar polifonik–shtresimin kulturoro-artistik disi më të vonshëm ose shumë më të vonshëm. Zanafilla e grupimit muzikor qytetar monofonik duhet t’ju takojë shekujve XVII-XVIII të Erës Sonë, ndërsa zanafilla e grupimit muzikor qytetar polifonik duhet t’i takojë periudhës së fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Nga pikëpamja e përmbajtjes ideo-emocionale, muzika tradicionale qytetare shqiptare është më tepër e një natyre lirike. Ndërkohë, herë-herë, ajo bart edhe nota epike, heroike, dramatike, tragjike, etj. Përftimi i një përmbajtjeje ideo-emocionale me natyrë lirike, herë-herë, është parë, madje edhe nga studiues, si një mangësi, si një pikë e dobët, si Thembra e Akilit. Pa dyshim se mendime të tilla nuk marrin parasysh thelbin estetik të muzikës tradicionale qytetare shqiptare. Eshtë interesante të shënohet se, edhe në rrafsh botëror, muzika tradicionale qytetare shquhet për një përmbajtje ideo-emocionale më tepër lirike.
Përsa i takon sistemit modal/tonal, muzika tradicionale qytetare (grupimi muzikor qytetar monofonik) afron mjaft sidomos me muzikën tradicionale gege: në të dyja rastet, sistemi modal/tonal është i dyfishtë: herë diatonik e herë kromatik. (Në muzikën tradicionale qytetare, herë-herë, ai mund të jetë edhe pentatonik.) Vetëm se natyra kromatike ose kromaticizmi i muzikës tradicionale qytetare shfaqet në një shkallë disi më të ndjeshme ose shumë më të ndjeshme, në krahasim me natyrën kromatike ose kromaticizmin e muzikës tradicionale gege. Përveç sistemit të përbashkët modal/tonal, një afri tjetër midis këtyre dy dialekteve muzikore, ndonëse s’është aq thelbësore, shfaqet përcjellja instrumentore e muzikës tradicionale zanore. Duke qenë e përbashkët për të dy dialektet, një veçori e tillë, ndërsa, brenda muzikës tradicionale qytetare, arrihet kryesisht me instrumente muzikore moderne (klarinetë, violinë, kontrabas, llautë, kitarë akustike, fizarmonikë, piano, dajre, etj.), brenda muzikës tradicionale gege, materializohet më tepër me instrumente muzikore tradicionale (bilbil, fyell, curle, çifteli, sharki, lahutë, lauri, dajre, lodër, etj.). Ndërkohë, nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, muzika tradicionale qytetare (grupimi muzikor qytetar polifonik) afron mjaft, qoftë me muzikën tradicionale toske (si, p.sh., stili muzikor qytetar përmetar, etj.), qoftë me muzikën tradicionale labe (si, p.sh., stili muzikor qytetar vlonjat, etj.). Në këto raste, sistemi modal/tonal shfaqet, ose pentatonik, ose pentatoniko-diatonik.
Të kuptuarit e mënyrës së ekzistencës së muzikës tradicionale qytetare është një proces bukur i vështirë! Ç’është e vërteta, gjatë viteve të para të studimeve të mia, unë, thuajse qetësisht, mendoja se muzika tradicionale qytetare–zanore o intrumentore, monofonike o polifonike—ekziston thjesht si një dukuri kulturoro-artistike e pandashme në njësi, pra, si një dialekt muzikor që nuk degëzohet në stile muzikore! (Në atë kohë, unë arsyetoja pak a shumë në këtë mënyrë: “Përse duhet që muzika tradicionale qytetare të ekzistojë në stile muzikore?! Çfarë kuptimi do të kishte një dukuri e tillë?! Apo mos ndoshta ajo do të ishte thjesht një dëshirë subjektive e studiuesit etnomuzikolog?!”) Mirëpo, me kalimin e kohës, duke dëgjuar këngë tradicionale të qyteteve të ndryshme, gradualisht, dalngadalë, si pa kuptuar, vura re se muzika tradicionale qytetare ekziston në stile muzikore mjaft të shquara. Kështu, për mua, filloi të bëhet përherë e më e qartë ideja se qytete, si: Shkodra, Tirana, Durrësi, Kavaja, Elbasani, Prizreni, Gjakova, Peja, Berati, Përmeti, Vlora, etj., ndërsa këndojnë brenda të njëjtit dialekt muzikor, sërish dallohen muzikalisht njëri nga tjetri. Që të mund të shprehem në një mënyrë tjetër, arrita në përfundimin se dialekti muzikor qytetar i muzikës tradicionale shqiptare ekziston në stile të ndryshme muzikore, sipas qyteteve të caktuara. Megjithse duket e tepërt, sërish përmend faktin se një ligjësori e tillë—prania e vazhdueshme e stileve muzikore–, karakterizon të katërt dialektet muzikore themelore të muzikës tradicionale shqiptare: dialektin muzikor geg, dialektin muzikor tosk, dialektin muzikor lab, dialektin muzikor qytetar.
Repertori
Muzika tradicionale qytetare shqiptare ka një repertor mjaft të pasur. Mund të shprehem pa ndrojtje se çdo stil muzikor qytetar përfaqësohet nga këngë të një niveli artistik, krijues e interpretues, me të vërtetë mjeshtëror. Disa ndër krijimet muzikore më të shquara tradicionale qytetare, të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndoshta do të ishin: “Shegë e ambël, shegë e butë,” “Pranvera filloi me ardhë,” “Marshalla bukurisë sate,” “Po ti, çka i ke thanë dikuj,” “Bishtalecat palë-palë,” “Ti je krejt si një gonxhe,” “Si dukat i vogël je,” “Në zaman t’njasaj furi,” “Pranvera me dalë ka fillue,” “Lule borë,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Shkodrës); “Qënke veshun me të bardha,” “Valizakja,” “Më shikon me buzë në gaz,” “Vika deti tallaz-tallaz-e,” “Për midis pazarit Durrësit,” “Aty ke shtatë zymbylat,” “Me gëzim po shkoj në punë,” “Zjarr në male, zjarr në kodra,” “Bubullin ke Shkëmbi i Kavajës,” “Çohi djema, shaloni hatin,” etj. (brenda stilit muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme—Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan); “Asaman, trëndafil çelës,” “Kur hyj në Mangalem,” “Bilbili që këndon mbi rrasa,” “Edhe gurët e sokakut,” “N’ato kulla, n’ato penxhere,” “Mora përpjetë Kalanë,” “Në fushë të Uznovës,” “Çupë, thyej ato gjylpëra,” “Mora mandolinën,” “Bijë e Tares,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Beratit); “Gjethezë,” “Mora rrugën për Janinë,” “Zura një bilbil me vesë,” “O dhëndër, ku vete kështu,” “Vetullat si napolonë,” “Çupë gjashtëmbëdhjetë vjeç,” “Seç të bie erë floku,” “Moj kunadheja leshverdh-o,” “Do marr çiftenë, do dal për gjah,” “A kanë ujë ato burime,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Përmetit); “Thëllëzat që hedhin valle,” “Ç’të ndrijnë leshrat, moj Esma,” “Çupë, kush ta bleu fustanë,” “Hanko pelivaneja,” “Sokakut më shkoje,” “Jelekun prej kadifeje,” “Pse m’i mban sytë mbi mua,” “Dy thëllëza në një portë,” “Më thërrasin djemtë e fshatit,” “Aromë portokalli,” etj. (brenda stilit muzikor të qytetit të Vlorës).
Të medituarit mbi bukurinë e rrallë estetike të krijimeve më të shquara të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, natyrshëm, sjell në kujtesën time muzikore kryevepra të artit muzikor qytetar botëror, si: “O sole mio” [“Dielli im”] (Itali), “Parla più piano” [“Folë ëmbël”] (Itali), “Malagueña” (Spanjë), “Guantanamera” [“Vajza e Guantanamos”] (Kubë), “Bésame mucho” [“Më puth shumë”] (Meksikë), “Granada” (Meksikë), “Qielli i lumturisë” (Meksikë), “El cóndor pasa” [“Shqipja e Andeve”] (Peru), etj. Pa pasur aspak frikë se mund të bie në nacionalizëm, e pranoj me bindje të plotë se këngët më të bukura qytetare shqiptare qëndrojnë denjësisht përkrah tyre. Një mendim i tillë nuk është kurrsesi deklaratë e thjeshtë, por bindje e thellë profesionale. Të ndërgjegjshëm për vlerat e shquara estetike të muzikës tradicionale qytetare, dëgjuesit shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo që jetojnë e punojnë, ndjehen thellësisht krenarë për ‘të.
Roli i grupeve etnike me ngjyrë
Si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera ballkanike e europiane, lindja, rritja, zhvillimi dhe kristalizimi i muzikës tradicionale qytetare, i detyrohet shumë rolit që kanë luajtur grupet etnike me ngjyrë: romët. Siç pranohet nga mbarë opinioni shkencor, grupe të tilla erdhën nga India. Historikisht, ata u vendosën në Europën Lindore gjatë shekujve XIV-XV, për t’u shpërndarë ngado në Gadishullin e Ballkanit dhe në rajone të tjera europiano-lindore. Në gjuhën shqipe, grupet etnike me ngjyrë shpesh quhen: jevgj ose evgjitë dhe arixhinj ose gabelë, kurse në gjuhën angleze, dhe, për pasojë, në literaturën etnomuzikologjike, ata quhen: rom, roma, romanies, ose gypsies. (Dihet se popuj të tjerë, midis të cilëve përmend sllavët e Jugut, u vendosën në Ballkan gjatë shekujve V-VII të Erës Sonë. Ata erdhën nga Lindja e kontinentit europian për të themeluar më vonë shtete, si: Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovinë, etj. Dihet, gjithashtu, se Hungaria përfaqëson një shtet në zemër të Europës, i cili u themelua nga fiset magjare në shekullin IX të Erës Sonë. Studiuesit mendojnë se djepi i magjarëve dhe i gjuhës së tyre duhet të ketë qenë, ose rajoni i Uralit, ose rajoni i Azisë Qendrore që sot njihet me emrin Turkestan.) Eshtë interesante të vihet në dukje se, ndërsa muzika zanore, monofonike ose polifonike, e Gegërisë apo e Toskërisë, u lëvrua tërësisht nga popullsia e bardhë vendase, muzika instrumentore në përgjithësi dhe zhanre të caktuara të saj në veçanti (si, p.sh., pjesët muzikore instrumentore të ahengut qytetar, kabatë, etj.), u përdorën më tepër nga grupe etnike me ngjyrë. Një dukuri e tillë është tipike, si për të gjitha vendet e Ballkanit, ashtu edhe për vende të tjera të Europës Lindore, ku kanë jetuar dhe vazhdojnë që të jetojnë romë.
Disa veçori themelore të grupeve etnike me ngjyrë të Shqipërisë ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë:
Për shkak të paragjykimeve raciale të popullsisë së bardhë vendase, historikisht, statusi shoqëror i grupeve etnike me ngjyrë ka qenë vazhdimisht i ulët, pa dyshim gjithmonë më i ulët në krahasim me statusin e popullsisë së bardhë. Një dukuri e tillë është parë që të jetë e vërtetë për të tëra vendet europiano-lindore ku emigruan dhe vazhdojnë që të jetojnë grupe të tilla. Vetë profesioni i tyre si instrumentistë popullorë ka qenë vazhdimisht i përbuzur nga popullsia e bardhë vendase. Në një mënyrë vërtet të pa-orthodokstë, popullsia e bardhë, ndërsa, nga njëra anë, dëshironte që të argëtohej me artin e mrekullueshëm muzikor të grupeve etnike me ngjyrë, nga ana tjetër, e përbuzte profesionin e tyre! Sidoqoftë, historikisht, siç u vërejt, grupet etnike me ngjyrë janë treguar bujarisht miqësorë ndaj popullsisë së bardhë vendase. Një natyrë e tillë sikur e përforcon faktin se ata vinin pikërisht nga India, nga vendi i Mohandas Karamchand Gandhi (1869-1948), i njohur më shumë me emrin Mahatma Gandhi. Udhëheqës i shquar i Lëvizjes Nacionale në Indinë e kolonizuar nga Britania e Madhe, Gandhi e mbështeste filozofinë e tij shoqërore mbi dy parime kryesore: parimin e së vërtetës dhe parimin e mos-përdorimit të forcës.
Ndikimi i kulturës së Lindjes së Mesme
Sundimi shumë-shekullor i Perandorisë Romake të Lindjes (shekulli III i Erës Sonë—viti 285, deri në shekullin XV—viti 1453), e cila kishte si qendër zyrtare të saj qytetin e Bizantit, Kostandinopojën e mëvonshme ose Stambollin e sotëm, ndikoi në mënyrë të ndjeshme, si nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore, ashtu edhe nga pikëpamja kulturoro-artistike, ndaj jetës së popujve të Gadishullit të Ballkanit në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Duke lënë mënjanë rrjedhojat e këtij sundimi, duhet vënë në dukje se pushtimi pesë-shekullor i Perandorisë Otomane të udhëhequr nga turqit, i cili erdhi historikisht më vonë (shekulli XV—viti 1468, deri në shekullin XX—viti 1912), gjithashtu, s’ishte thjesht një pushtim ushtarako-administrativ, por, në të njëjtën kohë, edhe një pushtim kulturoro-artistik. Ky lloj pushtimi solli si pasojë ndikime në një radhë aspektesh: në arkitekturë, në arsim e fe, poezi, muzikë, etj.
Nocioni aheng
Nocioni aheng, i cili vjen me origjinë nga gjuha turke–akord, harmoni–, në historinë, jetën dhe kulturën e popullit shqiptar, përdoret me tre kuptime kryesore:
Instrumentet muzikore si shprehje e tipareve nacionale
Eshtë interesante të shënohet se, në plan universal, instrumentet muzikore në përgjithësi dhe instrumentet muzikore kryesore në veçanti, janë shprehje e tipareve dalluese nacionale të kulturave të ndryshme muzikore. S’është aspak e rastit që, brenda muzikës tradicionale të një kombi, populli ose grupi etnik të caktuar, të përdoren edhe instrumente muzikore kryesore solistike të caktuara. Kështu, brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare shqiptare (aheng, grup, saze, orkestrinë, orkestër, ansambël, etj.), si instrument kryesor solistik përdoret më shumë klarineta dhe pas saj violina; brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare greke, si instrument kryesor solistik përdoret më tepër buzuku; brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare bullgare, si instrument kryesor solistik përdoret më shumë klarineta; brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare rumune—harpsikordi; brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qyetare serbe—fizarmonika; brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare spanjolle e latino-amerikane–kitara; brenda formacioneve instrumentore të muzikës tradicionale qytetare hebraike–violina dhe pas saj klarineta; brenda atyre të muzikës tradicionale qytetare indiane–sitar-a (brenda dialektit muzikor të Indisë së Veriut, të ashtuquajtur Hindustani) dhe veena (brenda dialektit muzikor të Indisë së Jugut, të ashtuquajtur Karnataka Sangeeta), etj.
Histori e shkurtër
Mund të pranoj me bindje të plotë se historia e regjistrimit, notizimit, botimit, studimit të muzikës tradicionale qytetare shpreh në mënyrë të qartë vetë natyrën e sistemeve kryesore politiko-shoqërore që njohu Shqipëria gjatë shekullit XX: monarki, diktaturë, demokraci. Duke e krahasuar me muzikën tradicionale fshatare–gege, toske, labe–, muzika tradicionale qytetare nisi të bëhej historikisht më shpejt objekt i veprimtarisë së studiuesve e krijuesve: zanafilla e lëvrimit të saj i takon bukur gjysmës së parë të shekullit XX. Mirëpo, në vazhdim të shekullit,për arsye politiko-shoqërore, përparësi mori lëvrimi i muzikës tradicionale fshatare!
Për fat të keq, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, periudhë e cila afërsisht përkon me kohën e sundimit të sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste në Shqipëri (1944-1991), nga shumë pikëpamje, gjendja e muzikës tradicionale qytetare paraqitet me të vërtetë e mjerë. Brenda një periudhe të tillë historike, ndaj saj, u mbajt një qëndrim nënvlerësues, nënçmues, mohues. Kështu, muzikës tradicionale qytetare iu kufizuan ose ndaluan tërësisht të drejta të tilla themelore, si:
Nga pikëpamja teorike, mbajtja e një qëndrimi nënvlerësues, nënçmues, mohues ndaj muzikës tradicionale qytetare, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, solli rrjedhoja të dëmshme në një radhë aspektesh, si: historia, përfaqësuesit më të shquar, stilet muzikore më të spikatura, sistemi i saj modal/tonal, etj. Asnjë dëshmi e shkruar nuk ekziston për krijuesit (vjershëtorë e kompozitorë) e muzikës tradicionale qytetare! Asnjë dëshmi e shkruar nuk gjendet për interpretuesit (këngëtarë e instrumentistë) e muzikës tradicionale qytetare! Asnjë artikull i vetëm
nuk u shkruajt për stilet muzikore më të spikatura të muzikës tradicionale qytetare! Asnjë studim i vetëm nuk u ndërmor për të parë lidhjen që realisht ekziston midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare dhe asaj gege! Ose: midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare shqiptare dhe asaj të popujve të tjerë ballkanikë, etj. Shkaqet që sollën dukuri të tilla e kanë burimin në faktorë, si: sistemi politiko-shoqëror i kohës; vetë-izolimi i pashembullt i popullit shqiptar nga kombe, popuj, grupe të tjera etnike dhe kulturat përkatëse të tyre; diskutimet për ngarkesën etniko-kombëtare të muzikës tradicionale qytetare, etj.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, muzicienët e qyteteve shqiptare, herë-herë, njohën vështirësi dramatike për të bërë të njohura krijimet e tyre artistike. Muzicienë të mirënjohur tregojnë se, më shpesh, këngët qytetare të kompozuara prej atyre vetë, ata ua paraqisnin Këshillave Artistikë të qyteteve si këngë burimore të marra e të regjistruara ndër qytetarë të thjeshtë! Në raste të tilla, zakonisht, Këshillat Artistikë të qyteteve pranonin që ato të ekzekutoheshin në skenë. Por, nëse do të jepeshin kompozitorët e vërtetë, kishte shumë mundësi që Këshillat Artistikë të gjithë-pushtetshëm të mos lejonin ekzekutimin e tyre! Frika ndaj ndikimeve të huaja në art e kulturë, që Partia Komuniste e Shqipërisë e mbante vazhdimisht të ndezur për qëllime të caktuara politike, i shtynte organizmat artistike kudo, në qytet e në fshat, që të shihnin me një lloj dyshimi, mosbesimi, zhbirimi çdo krijim artistik që bëhej nga individë të caktuar. Kurse krijimet me autorësi kolektive, në përgjithësi, nuk shiheshin në këtë mënyrë. Ato sikur e kishin më të lehtë që të ekzekutoheshin, të botoheshin e të bëheshin të njohura në masa.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, brenda strategjisë së përgjithshme të Partisë Komuniste të Shqipërisë për të rivlerësuar trashëgiminë kulturoro-artistike të së kaluarës, tekstet poetike të këngëve tradicionale qytetare, ashtu sikurse edhe ato të këngëve tradicionale fshatare, iu nënshtruan një masakrimi të vërtetë. Megjithse duket e tepërt, sërish nënvizoj se redaktimi i thellë i teksteve poetike, duke pasur si kriter ideologjinë marksiste-leniniste, vetëm se i përthau, vetëm se i xhveshi, vetëm se i denatyroi ato, nga pikëpamja e përmbajtjes. Tekstet poetike të këngës tradicionale pasqyrojnë një epokë të caktuar historike në jetën e një kombi, populli ose grupi etnik. Nga një këndvështrim i tillë, ato në asnjë mënyrë nuk duhet që të redaktohen nga pikëpamja e përmbajtjes—ato mund të redaktohen vetëm nga pikëpamja gramatikore! Se sa shumë kishte për të ndryshuar atmosfera ideo-emocionale e këngës elbasanase, “Te selvitë e Namasgjasë,” nëse teksti i saj poetik do të “pastrohej” thellësisht, deri në palcë, nga fjalët turke, të ashtuquajtura turqizma, këtë më mirë le t’ia lë gjykimit të paanshëm të vetë lexuesit:
“Te selvitë e Namasgjasë,
Rreth e qark ç’e kan’ hijshu!
Bani hise fukarasë,
T’kujtosh Zotin, fol me mu!
F’tyra jote si dymleku,
Jeretis i Perëndisë!
Ku ta gjej un’ mereqepin,
T’i shkruj harfet e buk’risë?!
— Mora rrugën për Qafë-Krrabe!
— Mirëmbeç, o m’re xhanan!
Mos u qell ma shum’ se i jave,
T’na vish prap’ në Elbasan!”
Kompozitorë, poetë, këngëtarë, instrumentistë
Midis kompozitorëve të shquar të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, një vend të nderuar në historinë e lindjes, rritjes, zhvillimit dhe kristalizimit të saj zënë: Palok Kurti (1858-1920) (Shkodër), Isuf Myzyri (1881-1956) (Elbasan), Shyqyri Fuga (1883-1962) (Berat), etj. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, dolën muzicienë të tjerë të përkushtuar, popullorë ose profesionistë, që luajtën një rol të veçantë në ecurinë e saj, si: Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, Sheuqet Kruja, Namik Mithi, Adil Ujkashi, Jonuz Gushta, Preng Jakova, Tish Daija, Simon Gjoni, Çesk Zadeja, Leonard Deda, Zef Leka, Mark Kaftalli, Pjetër Gaci, Zef Çoba (Shkodër); Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Mexhid Xhediku, Ramazan Zyberi, Agim Krajka (Tiranë); Mustafa Beqiri (Durrës); Rexhep Hasimi (Kavajë); Alfons Balliçi, Rustem Serica (Elbasan); Nexhmedin Doko, Sotiraq Konçi, Asqeri Kadëna (Berat); Themistokli Mone, Reshat Osmani, Haxhi Dalipi (Vlorë); Bajram Lapi (Ersekë); Josif Minga (Korçë), etj.
Si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, lejomëni të përmend, në radhë të parë, bejtexhinj të lavdëruar, si: Ibrahim Nezim Frakulla (ose Nezim Berati), Sulejman Naibi ose Sulejman Ramadani, Hamid Sefedin Vokopola, etj. Ndërkohë, është intersante të shënohet se, shpesh, si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, kanë shërbyer vetë kompozitorët e saj. Në qytetin e Shkodrës, p.sh., kompozitorë të mirënjohur, si: Palok Kurti, Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, për të përmendur vetëm disa emra, janë, në të njëjtën kohë, edhe autorë poezish. Njësoj ndodh edhe në qytete të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan): Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Muharrem Xhediku, Ramazan Zyberi, etj., shfaqen, sa kompozitorë, aq edhe autorë poezish. Në qytetin e Beratit, Shyqyri Fuga, Kadri Fuga, Riza Nebati, midis të tjerëve, kanë qenë, gjithashtu, kompozitorë e poetë. E njëjta dukuri vërehet pak a shumë edhe në qytetin e Përmetit. Në qytetin e Vlorës, kompozitori i mirënjohur, Reshat Osmani, ishte edhe autor poezish, etj. Ndihmesa e dyfishtë e personaliteteve të këngës tradicionale qytetare shqiptare, edhe si kompozitorë, edhe si poetë, vjen kështu si një dukuri e rëndësishme e procesit të saj krijues.
Ndër interpretuesit e muzikës tradicionale qytetare, më lejoni të përmend vetëm këngëtarë të pavdekshëm, si: Bik Ndoja, Luçije Miloti, Naile Hoxha (Shkodër); Fitnete Rexha, Hafza Zyberi (Tiranë); Albert Tafani, Demir Zena, Medi Zena (Elbasan); Shyqyri Fuga, Floresha Debinja (Berat); Xhemal Dalipi (Ersekë); Hafize A. Leskoviku (Leskovik): e mbiquajtur kështu—Leskoviku–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si këngëtare; Sulejman Lame, Jorgo Çulli, Ilia Nasi (Përmet); Reshat Osmani, Kostandin Thana, Meliha Doda, Kleopatra Dokle-Skarço (Vlorë), etj.
Sakaq, ndër instrumentistët e muzikës tradicionale qytetare, lejomëni të përmend vetëm mjeshtra të talentuar, si: Remzi Lela–Çobani (Tiranë): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Rustem Serica (Elbasan): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Naxhi Berati e Sybi Berati (Berat): të mbiquajtur kështu—Berati–pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Asllan H. Leskoviku e Selim A. Leskoviku (Leskovik): të mbiquajtur kështu—Leskoviku— pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Vangjel Janushi (Leskovik): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Medi Përmeti (Përmet): i mbiquajtur kështu—Përmeti–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Riza Meko, Laver Bariu, Lefter Nurka (Përmet): të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Vasil Mastora, Demir Sulejmani, Teme Dule (Gjirokastër): të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Bilbil Vlora (Vlorë): i mbiquajtur kështu—Vlora–pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien, etj. Duke u përvijuar gjallërisht nga njëra epokë historike në tjetrën, jeta artistike nxori mjeshtra të tjerë të talentuar, si: Hekuran Xhambali (Tiranë), Sopot R. Serica (Elbasan), Novruz Nure–Lulushi (Korçë), Arqile Çuni (Tepelenë), Spiro V. Mastora (Gjirokastër), etj.
Përfaqësuesit më të shquar të muzikës tradicionale qytetare—kompozitorë, poetë, këngëtarë, instrumentistë–kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të shërbejnë si modele, si shembuj të vërtetë, si udhërrëfyes për muzicienët e ardhshëm të qyteteve shqiptare. Pa dyshim se jeta, veprimtaria, përvoja, roli, ndihmesa e tyre në ecurinë e muzikës tradicionale qytetare meritojnë që të bëhen objekt i veçantë studimi.
Studiues shqiptarë e ndërkombëtarë
Albanologë të ndryshëm, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishme jashtë-muzikore të kulturës materiale e shpirtërore të qyteteve shqiptare. Midis tyre, lejomëni të përmend studiues, si: Zija Shkodra, Selami Pulaha, Alfred Uçi, Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji, Spiro Shkurti, Johann Georg von Hahn, Mary Edith Durham, Martin Urban, etj. Studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishme muzikore. Midis tyre, më lejoni të përmend muzikologë, si: Pjetër Dungu, Gjon K. Kujxhia, Kolë Gurashi, Ramadan Sokoli, Hysen Filja, Kosta Loli, Sokol Shupo, Vasil S. Tole, Eno Koço, etj. Të shpresojmë se studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë, do të bëjnë emër pikërisht duke iu përkushtuar hulumtimit të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi dhe asaj qytetare në veçanti.
Përmbyllje
Muzika tradicionale qytetare është pjesë e rëndësishme e historisë, jetës dhe kulturës së popullit shqiptar. Atë e karakterizon një përfytyrë e spikatur lëndoro-substanciale e strukturoro-formale. Në ditët tona, prirjet kryesore të së ardhmes së mbarë muzikës tradicionale shqiptare i tregon më së miri, në radhë të parë, pikërisht muzika tradicionale qytetare. Ndonëse lindi historikisht disi më vonë ose shumë më vonë sesa dialektet e tjera të muzikës tradicionale shqiptare—dialekti muzikor geg, dialekti muzikor tosk, dialekti muzikor lab–, muzika tradicionale qytetare sërish ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë avant-garda e saj. Sa me bukurinë e rrallë estetike, aq edhe me çështjet e rëndësishme teorike që ngërthen, pa dyshim se ajo do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të përkushtuar–shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë–, duke i ftuar ata në diskutime akademike, sa të bukura, aq edhe të vështira; sa të vështira, aq edhe të domosdoshme; sa të domosdoshme, aq edhe intriguese!
Nga Agim Xhafka/
Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë.Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejsazisht i rrallë, që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni, njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore.
Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha, nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon, si ai, politikanë e qeveritarë injorantë, hajdutë e vrasës.
Avni Delvina është Francesko Goja i Shqipërisë. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin: “Mbaji se mirë i ke!”
Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Francesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim, jo në oborr të burgut, por para parlamentit. Një e vërtetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.
Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe, me emër për kontribute ndaj vendit, i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë,gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t’i mjekojë plagët.
I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.
Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë, saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk përbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqërisë civile, është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë.
Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim.
I bashkon dhimbja për tokën, për ajrin, për lindjen dhe vdekjen. Ka një veç një brengë, të mos u lëndohet mëmëdheu…
Nderohem si shqiptar prej teje, jam krenar me ty, sir Delvina!
Këto foto përrallore janë një dëshmi konkrete se sa e pasur dhe njëkohësisht e egër dhe e paprekur është natyra e Shqiqërisë në pjesën e saj më të madhe.
Fotot:Fation Plaku/Pavarësisht urbanizimit dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturorë në qytetet kryesore, pika e fortë e vendit tonë, larg zhurmës dhe kaosit mbetet natyra e pashkelur, e cila i ka ruajtur tiparet e saj të paprekura.
Që nga gjiret e shumta të virgjera të Karaburinit e deri te Laguna e Karavastësë, Rana e Hedhun në Shëngjin, Mali i Çikës, Vermoshi, e kështu me radhë, fotografi Fation Plaku ka arritur të shkrepë fotografi vërtet të rralla me aparatin e tij, sikurse mund të shihni më poshtë.