Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1274 articles
Browse latest View live

KOKË E PRERË E NJË ZEMRE… RREH EDHE PAS VDEKJES…

$
0
0

Refleksione nga libri  “Ditari i kujtimeve të paharruara”, të autorit SADULLA ZENDELI (DAJA)/

Shkruan: ZYBA HYSEN HYSA/

Kur dikush të dhuron një libër nga krijimtaria e tij, për respekt, do gjesh pak kohë që ta shfletosh, të lexosh diçka nga fillimi, diku nga mezi… pak nga fundi. Ky lloj leximi quhet lexim respekti, por në të njëjtën kohë ne dallojmë stilin e shkrimtarit, apo poetit dhe, ashtu siç provojmë me një majë luge gjellën, për të parë se na pëlqen, apo jo, edhe ne kemi provuar shijen e librit që na bën, ose ta mbyllim me kaq, ose të ulemi mirë e ta rinisim nga fillimi për ta lexuar faqe më faqe e rresht më rresht, bile aty – këtu, të ndalojmë për të lexuar edhe në bardhësinë midis rreshtave duke na futur në meditime e ndodh, që më pas të shkruajmë refleksionet tona për çka kemi lexuar.

Kështu më ndodhi, kur rastësisht më ra në dorë libri “Ditari i kujtimeve të paharruara” të autorit Sadulla Zendeli (Daja), ku autorin nuk e njoh fizikisht, por si krijuese që jam, kam veti njohëse përmes krijimtarisë së tij, njëlloj si të shikoj madhësitë e gurëve, deri në guriçka të vogla nën kthjelltësinë e burimeve që gurgullojnë zabeleve të bjeshkëve të Sharrit, se shpesh, lexuesve, apo kritikëve që nuk janë krijues do u duhej të pyesnin, të shfletonin, apo dhe të kontaktojnë edhe me ta për të qenë sa më realë në vlerësimin e tyre.

Në ritualin e përhershëm me libra që më bien në dorë, pa dashje bëra një ndryshim, se më tërhoqi kopertina e ideuar nga Lavdije Cenmurati, ku paraqiteshin fytyra të shformuara, si t’i shikoje nën ujë, si të ikur nga bota reale, për të hapur portat e odave të shpirtit ku rrinë të kyçura kujtimet e paharruara të jetës, por dhe në ato porta ku kanë mbetur në errësirë sythet e dëshirave, të idealeve dhe ideve që kurrë nuk e panë dritën e realizimit të tyre, apo në ato skuta të errëta ku fshihen brengat dhe dhembjet që nuk patën shërim kurrë…

Mbase këto ndryshime nga një odë në tjetrën, e shndërronin portretin në shumëplanësh e shumëdimensional, ku shpesh shihet vetëm një sy, një vesh, një copë ballë, ashtu si kujtimet që koha i ka gdhendur duke i hedhur tej si ashkla të shpërndara që kurrë s’kanë për t’u bërë më një e tërë, por që koha do t’i kthejë në humus që do të ushqejnë kujtimet e reja, apo të atyre kujtimeve që sqepari i kohës nuk mundi t’i ashkëlojë. Dhe ngjyrat ndryshojnë ngjyrë  nga gri e zënë, si një shpirt i drobitur nga brengat e tallazet e pafundme, aty – këtu me zbardhje të grisë, por jo krejt e bardhë e me fasha të zeza nga të zezat e kohës pa kohë të mirë për shqiptarët e, pak, fare pak shigjeta të kuqe dashurie që vijnë e godasin deri në tërmetosje e na lënë të përpëlitemi gjatë si peshku i nxjerrë në zall në mungesën e ujit… e dashje, pa dashje duke zhbiruar kopertinën, kisha hyrë në shpirtin e poetit dhe ndjeva butësinë e vargut poetik të dalë nga një shpirt më i butë se butësia, ndjeva fortësinë e vargut dalë nga një shpirti më i fortë se fortësia, ndjeva bardhësinë e vargut dalë nga një shpirti më të bardhë se bardhësia, preka fisnikërinë e vargut dalë nga një shpirt, më fisnik se fisnikëria dhe me kaq nuk kisha nevojë të bëj ritualin e kapërcimeve të faqeve, por e nisa me qetësi me radhë që në faqen e parë, pa lexuar fjalët e redaktorit, apo dedikimet e ndryshme, gjë që e bëj përherë për të mos u ndikuar në shkrimet e mia.

Kapitulli i parë: “Këngë dashurie” dhe me mend thashë” Qenkemi në një mendje!”. Të gjitha gjallesat frymojnë, ushqehen, shumohen, por nuk janë në gjendje të flasin, të shkruajnë, të krijojnë, të punojnë… dhe motori që i vë në lëvizje këto, mendoj, është dashuria.

Shpesh herë unë me mend kam hedhur poshtë teorinë e Darvinit së prejardhjes të njeriut nga majmuni, se këto veti njerëzore të njeriut nuk janë thjesht veprime mekanike, apo instiktive, por si rezultat i zhvillimeve psikologjike që përcaktojnë shkallën e aftësisë së njeriut për të folur, shkruar, krijuar, punuar… se po ta shikojmë për nga ndërtimi fizik, pak dallojmë nga majmuni, por pse nuk mundëm ta shndërrojmë një majmun në njeri?! Unë mendoj se nuk është materia primare në zhvillimin e njeriut, por llojet dhe sasia e kuanteve në shpirtin e tij që vijnë nga Universi e shkojnë në Univers.

Kur ne pranojmë krijimin e tokës si planet, atëherë pse të mos pranojmë dhe krijimin e njeriut me tiparet e tij fizike, por që me zhvillimet e Universit zhvillohet dhe pasurohet shpirti i tij në varësi nga lloji i kuanteve që përbëjnë shpirtin e secilit dhe aftësia e tyre të veprojnë mbi sistemin nervor për të nxitur mendimin dhe për të ndryshuar mënyrën e jetesës së njeriut sipas dëshirave të tij shpirtërore.

Mendoj, se pikërisht këto grimca rrezatuese që përbëjnë shpirtin njerëzor, kanë aftësitë e të dashurit të vendlindjes, të afërmve, e ajo që i ka zhvilluar proceset e të folurit ka qenë nevoja e brendshme për të shprehur emocionet dhe ndjenjat, se të cilat kanë lindur me lindjen e njeriut. Vetëm Dashuria kuantike bën të mendosh përtej të mirës e të ligës dhe të nxit të prekësh Nirvanën. Kjo lloj dashurie është motori lëvizës i njeriut për të menduar e për të vepruar përtej nevojat e tij biologjike, ngandonjëherë dhe në kundërshtim me to.

Nëse në lashtësi, dashuria i ka nxitur njerëzit të flasin, të luftojnë për lirinë e tyre e cila ekziston tek shpirti qysh në lindje e na shoqëron deri në vdekje, të perfeksionojë veglat e punës për një jetë më të mirë, në kohët moderne ajo i bën njerëzit të bëhen kreativë, për të gjetur mundësi të reja për të arritur atë ç’ka dëshirojnë e kush pushtohet nga zjarri i dashurisë kuantike, pra të bashkimit të kuanteve të dy shpirtrave edhe kur ata janë larg nuk shkëputen dot, atëherë shumë njerëz kanë bërë vepra madhore, deri në kryevepra të shoqërisë njerëzore. Vetëm dashuria e çon shpirtin në vlim duke shkrirë talentet për të na dhënë vepra – kryevepra në të gjitha zhanret e artit dhe letërsisë botërore.

Unë nuk them që libri “Ditari i kujtimeve të paharruara” është një kryevepër, por edhe pse është shkruar thjeshtë, tek unë nxiti të shkruaj, pra me bindje them se është një libër që vlen për lexuesit, por edhe për studiuesit, nga ku mund të merren mesazhe të mëdha të cilat burojnë përmes vargut poetik të dalë nga shpirti i autorit. Në këtë libër të ndarë në 4 kapituj vërej që poezia e tij është më e stërholluar në përdorimin e mjeteve stilistike për të përçuar idetë dhe mesazhet tek shqiptarët pa u dalluar nga armiku (këtu futen poezitë e para viteve ’90 e poezitë që vijnë më pas, vërtet kanë mjete stilistike, por ato janë të thjeshta për t’u kuptuar, kjo si rezultat e ardhjes së demokracisë dhe shkallmimit të diktaturave më të egra që ka njohur shekulli i kaluar nga sundimi serb, sidomos mbi shqiptarët.

Unë shikoj një ngjashmëri të këndvështrimit të këtij autori të dashurisë me autorin Adem Demaci në veprën e tij “Dashuri kuantike”, ku bisedon dhe me të dashurën njëherësh me lirinë, si dy dashuri në një. Kështu në poezinë “Sonte ëndërroja” ai shpalos këto lloj dashurie kuantike për vashën dhe njëkohësisht për Atdheun, si dy dashuri që sa më shumë largohemi, aq më shumë ua ndjemë mungesën dhe aq më shumë na rëndon pesha e mallit. “Mund të dojë kushdo qoftë/ Por Perëndia të ka qëndisur për mua… T’i rrisim zogjtë e mëmëdheut/ Qofshin të mallkuar ata që të shtrënguan/  Ballin tënd të bukur shamia të mbulojë/ Perëndia i vraftë e nëma imë i zëntë/ Shqiptarët të vonuar i keni lënë/ Eja vasha ime, sa të dua/ Lëri kotësirat, moj gocë e bekuar!”

Apo tek poezia “Dashuria ime” ku shprehet: “Dashuria ime thellë më trand…/ Askush nuk e di që dhembja ime je ti…”, apo tek poezia “Jetoj dhe jetoj” Pa ty dielli nuk më ngroh mua/ Yjet errësojnë ndriçimin…” e përsëri e lidh me vendlindjen “Eja, afrohu, me ty të jetoj/ Të gdhijë agimi në vendin tonë/ Simfoni e zogjve të Sharrit/ E të Tomorrit për ne të këndojnë!”

Dashuria për Atdhe lind që me ardhjen tonë në jetë e na shoqëron gjithë jetën si një lidhje e pazgjidhshme e shpirtit tonë me “shpirtin” e tokës ku lindim, se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe malli i vendlindjes, thikat që godisnin në zemër, kur vendi rënkon i robëruar e fluturon nga gëzimi, kur dëgjon për begatinë e tij. Ndaj e pse i mërguar vazhdon të jetosh jetën e Atdheut, e pse i mërguar, ëndrrat i sheh në Atdhe dhe dëshirat i lidh përherë me të, se vetëm Atdheu, vetëm dashuria është “diell që ngroh në çdo stinë/ Zemra ime si e zhytur në akull/ Pa ty e pa diellin akull ngrij…/ Të pres te burimet e Vardarit/ Kudoqoftë në Sharr, Tomor, a Pollog…”, thuhet tek poezia “Dielli që ngroh gjithmonë”, ku më fort e thellon mendimin tek poezia tjetër “Nata më mundon”, ku është vështirë të dallosh kufirin midis dashurisë së tij për vashën dhe për lirinë, apo kur flet për vashën, ka parasysh lirinë e vendit, por gjithsesi për të dyja dashuritë mund të thuhet e njëjta gjë: “Pa ty jeta është e zbrazët/ Si në Sharr, Tomorr, apo Pollog…/” Kjo është e keqja me shqiptarin, që as dashurisë, as lirisë nuk ia di vlerën, se pasi i fitojmë ato, nuk kujdesemi dhe autori shprehet “Nuk e çmova aq kur e pata pranë/ Sa s’u çmenda kur më kaloi matanë…/ Me të zeza jetën, në terr ma qiti…” tek poezia  “Ëndërroj”.

Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe humbja e dashurisë dhe e lirisë përveç pakujdesisë dhe “sigurisë” se e kemi fituar përjetësisht (Dashurinë me celebrim në bashki dhe lirinë me Deklaratën e Pavarësisë), por harrojnë se që të dyja janë filiza të sapo mbjellë, që të rriten kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.

Po çfarë ndodh me ne, shqiptarët? Pasi të dashurën e bëjnë grua të ligjshme, e burgosin duke e kthyer robinë shtëpie, pa përfillur të drejtat dhe liritë e saj njerëzore, pra lirinë e saj e burgosin burrat në lirinë e tyre, kështu martesa prishet, po  kjo gjë ndodh edhe me lirinë duke e burgosur ne që e fitojmë me gjak, se harrojmë që ajo vaditet me djersë e përkushtim, ne e kthejmë atë në thjesht “grua” për të përfituar prej saj pa i dhënë hapësirë të zhvillohet, ndaj vendi ynë sërish robërohet po nga ata që e lanë me gjak duke kërkuar shpërblim për luftën, pa i dhënë djersë e përkushtim për ta nxjerrë nga prapambetja.

Me dhembje më duhet të pranoj, se kështu ndodhi në Shqipëri në 1944 e po kështu pas viteve ’90 – ës dhe në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, kështu ndodh edhe në Maqedoni, Mal të Zi e gjetkë, që politikanët shqiptarë në vend të përpiqen për të siguruar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, nuk lënë gjë pa bërë për të siguruar mirëqenien e tyre personale, ndaj ne, shqiptarët, mbetëm duke kërkuar ndër shekuj liri, edhe sot që jemi diçka të pavarur, përsëri kërkojmë liri dhe tek poezia “Ku je?” autori do të shprehet: “Ku je, ku je, o shpirt, afrohu…/ Ku ke humbur në tënden dëshirë/ Se gjaku i martirëve trima/ Nuk u derdh kot!” por këtë gjak që toka piu e shkelën me këmbë ata që morën pushtetin dhe fjala “liri” dhe “pavarësi” ekziston vetëm si nocion për të fshehur dhëmbët vampirë të ngulur në trupin e Shqipërisë, Kosovës, e kudo ka shqiptarë në trojet e veta.

Ku është liria? Ku është pavarësia? Ku është shteti shqiptar që akoma nënat shqiptare lindin bij për të ikur shërbëtorë nëpër botë përherë të malluar për atdhe e përherë porta mbyllur në atdhe?! “Koha bëri të vetën/ Armiku zgjodhi më të keqen/ Na zgjodhëm të vërtetën…/ Po, çfarë fituam e pse “Në gjoksin tënd sytë i mbaja/ Në mërgim sa herë na kapte vaja/ Kokën në gjoksin tënd vendosja/ Për jetë të jetës i thashë vetes/ Kurrë shtëpi pa ty mos të ndërtoja…”

Autori e pse e shkruan në vitin 1967 poezinë” “Sermnova e zemrës”unë do ta quaja aktuale për ditët e sotme në Kosovë, por me një ndryshim, kemi shfrytëzim të dyfishtë! Populli është më i varfër se nën pushtimin serb, më i ikur se asnjëherë…

Një nënë që nuk mund t’i mbledhë bijtë e saj e që nuk di se ku i ka e nga i ka, ndodh veç atëherë kur ajo është veçse e prangosur e për fat të keq, po ata që na gjakosën, por me gardianë që flasin shqip e nënën e kthejnë prostitutë për të marrë fitime marramendëse pa e vrarë mendjen se sa e si e lëndojnë atë, veç të jenë në rregull me krye tutorin antishqiptar dhe të mbushin xhepat e tyre që vetëm thellohen nga shpërblimet e majme që shtohen sa herë rrisin shfrytëzimin e pashpirt ndaj nënës së tyre.

E ashtu vetëtimthi më ven në mend një poezi që kam shkruar në 2012, dhe që është vlerësuar me çmimin të parë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyci” me titull “Mëmëdheu emigrant”, pra ne që jetojmë në vendin tonë kemi fat emigranti, por do thosha se mos kishim “shpirtin” e tokës kaq pranë, zor se do mbijetonim. Shpeshherë çuditem se si arrijmë të mbijetojmë, por mbijetojmë, marrim frymë, por bijtë asgjë nuk kanë të sigurt për të ardhmen e tyre. Është e dhimbshme, kur bijtë fillojnë universitetin se kanë etje për dije e në të njëjtën kohë mendojnë të marrin rrugët e botës për të pasur mundësi për të krijuar familje. Kush do e zhvillojë kombin, ne pleqtë që mezi marrim frymë?  Ikën rinia e pse është e dashuruar përjetësisht me truallin e trashëguar brez pas brezi, ikën me kokën pas, me dhimbje në gjoks e me sy të përlotur, pa e ditur se çfarë e pret.

E pasi fitojnë pasuri e duan të kthehen për të investuar në Shqipëri, nuk favorizohen nga shteti, bile nxjerrin ligje për të favorizuar të huajt, kjo për të përligjur firma fantazmë dhe për të penguar zhvillimin e vendit nga vetë shqiptarët, si e vetmja rrugë për zhvillim dhe bashkim kombëtar, se boll kemi ëndërruar e thirrur për Kombin, sikur ai të ishte në një planet jashtëtokësor dhe harrojmë që kombi bashkohet kur ne ruajmë dhe zhvillojnë gjuhën shqipe, kur ruajmë dhe zhvillojmë kulturën dhe traditën e vyer shqiptare, kur shkruajmë dhe mësojmë historinë tonë të vërtetë, kur nuk endemi më rrugëve si turma verbuake duke klithur e tundur flamurë, pa ditur se ku shkojmë, kur shumat marramendëse që harxhohen për kongrese e konferenca “shkencore” të shoqëruara me dreka e darka të mos bëhen më vend e pavend, por këto para të investohen për të pastrehët, për shkolla e spitale, se Bashkimi Kombëtar nuk vjen me platforma, as me luftë e gjak, ai vjen me dije, me punë, me bashkim kapitalesh ne një bankë kombëtare e kështu kufijtë shkrihen vetvetiu, se edhe po t’i bashkojmë sot kufijtë, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm do pasurojmë më shumë “gardianët” dhe “tutorët”. Të keqen ta kërkojmë tek vetja, duke mos e lejuar të na zaptojë… “Gishti ta ktheni nga vetja…” tha Doris Pak.

Në poezinë  e këtij autori e sheh qartazi se kjo ëndërra për të do të mbetet ëndërr dhe në poezinë “Ëndrra ime”, ai do të shkruante vargjet: “Ëndrra ime gjithmonë po ajo/ Gjumi të më kaplojë/ Dhe i gjallë të zgjohem/ Të kem kohë të shkruaj dy fjalë/ Bashkimi i trojeve shqiptare/ Në Arbërinë tonë të ndarë…” Populli shqiptar ka kërkuar historikisht Bashkimin dhe ka harruar zhvillimin, apo më mirë të themi, nuk e kanë lënë të zhvillohet, ndaj e ardhmja jonë duhet të shihet zhvillimi si bashkim mendjesh, zemrash dhe kapitalesh qw të investohen në trojet tona etnike, ku të punësohen bijtë tanë e cila është më e vështirë se bashkimi i kufijve, por që do sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Më kujtohet para disa vitesh, në mos gabofsha, në vitin 2006, isha në Strugë dhe aty kam takuar rastësisht pronarin e lokalit “Paris”, Filizan, më duket e quanin, i cili më ngazëlleu kur tha: “Bashkë me vëllezërit e blemë këtë lokal që të mos na ngulej në mes të Strugës një i huaj…” Ja një shembull, ka dhe tjerë plot, por shumë më shumë të ketë e kështu bëhemi bashkë duke qenë bashkë.

Autori e prek dhe e ndjen vështirësinë dhe pamundësinë që ai tw arrijë ta shohë këtë Bashkim, ndaj shprehet: “Do të shuhem pa e prekur me dorë/ E pa të parë ty, moj me sy/ Edhe në varr do të qaj këtë dashuri…”, po në poezinë “Ëndrra ime”.

Poetin e tremb koha në të cilën jetojmë, siç e tremb varri i zi, se poeti shikon të padukshmen e tmerrohet, ndaj kërkon të ikë larg, ashtu si Buda nëpër shkretëtirë, të kërkojë një dorë për t’i dhënë dorën, të kërkojë filozofinë e së vërtetës sonë, e së drejtës sonë të ligjshme për të mjekuar dhembjet e kombit, dhembje që poetët i shpon që nga mijëra kilometra largësi.”Të shkoj në një shkretëtirë/ Zogjtë të ma hedhin/ Për mëshirë ndonjë thërrimë/ Të mendoj për Shqipërinë/ Të qaj për fëmijët e  mi/ Që i lashë në mërgim të zi/ Do të shuhem duke qarë…/ Atdheun tim e lashë të ndarë…/ Me ëndrrat për shtetin tonë/ Iliri e madhe përgjithmonë.” Shprehet autore me dhembje përtej dhimbjes në poezinë “Të shkoj e mos kthehem kurrë” të shkruar në maj 2013 e këtë titull – dëshirë e shpreh me dufin e dëshirës që nuk u bë realitet, me ankthin e së tashmes dhe mugëtirën e së ardhmes, se shekujt kanë hapur kanale dhe tunele në trupin e kombit tonë që përpijnë dëshirat tona, megjithëse ai shpresën e lë të ndezur si një dritë që do ndriçojë brezat që do të vijnë.

Më duhet të shkruaj, mbase një libër për të hedhur refleksionet e mia gjatë dhe pas leximit të librit “Ditari i kujtimeve të paharruara” të autorit Sandulla Sendeli (Daja), se poezitë e këtij vëllimi poetik janë një vullkan që kurrë nuk e ndal shpërthimin, ashtu si shpirti i tij patriot i pushtuar nga dashuria kuantike për Atdheun e tij, për ardhmërinë dhe bashkimin e Kombit, ndaj për ta mbyllur që të lë radhë për shkrues tjerë që të ndizen nga këto vargje vullkanike për të shkruar me dëshirën e zemrës për të ndjellë lexues të gjithë kategorive për t’i bërë pronë të tyre mesazhet e pavdekshme të kësaj poezie.

Unë do ta mbyll me vargjet e tij shkëputur nga poezia “Miq të përbetuar” ku çdo shqiptar duhet t’i mbajë “vëth në vesh”, siç thotë populli ynë, se koha ecën dhe jeta rrjedh, brezat lënë vendin njëri – tjetrit, ripërtërihen, por kjo ripërtëritje  e popullit tonë ka ardhur përmes sakrificash e gjakderdhjes, përmes fitoresh e rrëmbim fitoresh sërish nga gjakësorët të ndihmuar nga tradhtitë e vjetra e të reja.

“Kokë e prerë e një zemre/ Që rreh edhe pas vdekjes…/ Tradhtia bart kokën t’ua dhurojë/ “Kanibalëve”…

VLORË, më 08.01.2014

 


ALBANOLLOGJIA NË BIBLIOTEKAT E FIRENCES

$
0
0

SHKRUAN: Ilia S. KARANXHA/ Firenze/

Se çfarë përfaqëson Firencia për kulturën dhe artin italian në veçanti dhe  atë evropian në përgjithësi  është  sot një fakt i mirënjohur në mbarë botën e civilizuar. Provë e gjallë në këtë drejtim  nuk janë vetëm bibliotekat e panumurta të ngritura e të mirëmbajtura prej shekjush nga vetë  fiorentinit,  por edhe ngritja dhe funksionimi krahas tyre të një sërë bibliotekash e institucionesh kërkimore shkencore të huaja me karakter umanistik nga shtete apo universitete që mbahen sot ndër më të zhvilluarat në botë. Si të thuash në djepin e kulturës evropiane këto shtete apo institucione ballafaqojnë dhe zhvillojnë kulturrën e tyre shkencore umanistike.

Mes këtyre institucioneve e bibliotekave jo-fiorentine mund  të  kujtojmë këtu  Institutin  Universitar Evropian  të ngritur qysh nga viti  1976;  Instititutin gjerman mbi historinë e artit (Kunsthistorisches Institut)  të themeluar  më 1897;  bibliotekën  Berenson në Villa Tati-Firence të  bashkuar  qysh më  1961 si  pjesë e  Universitetit të  Harvardit(ShBA); bibliotekën Bill Kent pranë  Monash University Prato Centre që ruan një fond të pasur librash mbi historinë e artit që vijnë nga  Warburg Institute i Londrës;   British Institute i Firences i  themeluar  më 1917 nga një grup studiuesish që jep  një kontribut të shquar në promovimin e kulturës angleze për italianët dhe asaj italiane për anglezët;  bibliotekën e  Instituti Universitar Ollandez mbi kulturën e artin e Vëndeve të Ulta; shoqatat Itali-Rusi e Itali-Hungari me bibliotekat e tyre përkatëse e kështu me radhë edhe shumë  bibliotka të tjera të huja më të vogla.

Ja pra në këtë arqipelag të panumurt  bibliotekash fiorentine e jo-fiorentine  Shqipëria, shqiptarët apo gjuha shqipe a  kanë  ndonjë vend në atdheun e Dantes, Petrarkës, Bokaçios apo Koluçio Salutatit?

Në një vizitë turistike që bëra  shumë vite më parë në shtëpinë muze të Dantes gjeta  të ekspozuar  në vitrinat e tij edhe variantin shqip të “Komedisë hyjnore” të  shqipëruar nga Pashko Gjeçi. Ajo ishte vendosur aty mes përkthimeve më të mira që i ishin  bërë në harkun e shumë shekujve kësaj vepre me famë botërore.  Ky fakt do të më sillte  ndërmënd  portretet më të hershëm të Pirros së Epirit, Mikele Tarkanjotës apo Skëndebeut që ruheshin prej shekujsh  në Uffizi për të cilat jemi mësuar t’i konsiderojmë si  origjinale.  Do më bënte të kujtoja simfoninë  “Skënderbeu” të  Vivaldit(1678-1741 që u lojt në pranverën e vitit 1718  me  një sukses aq të madh, me rastin e  inagurimin të  teatrit në rrugën Pergola të Firence, sa vuri në zili edhe sienezët që të organizonin edha ata çfaqen e kësaj sinfonie  me qëllim që të mos ndjeheshin më poshtë se fiorentinët.  Do më kujtonte afreskon e madhe të Bernardo  Poccetit(1548-1612) në Salla Bona -Palazzo Pitti ku pasqyrohet pushtimi i Prevezës në Shqipëri nga fiorentinët  më 3 maj 1605. Do më kujtonte skluptorin e shquar fiorentin Romano Romanelli(1882-1968) jo vetëm për monumentin e tij të bukur të Skënderbeut të ngritur në Romë me gjykimin e miratimin e njëzëshëm të intelektualve  të shquar fiorentinë por edhe për të gjitha monedhat  shqiptare me një cilësi të lartë që ai derdhi  gjatë periudhës së  Zogut. Do të më kujtonte vitet shumë intensive që rilindësja  jonë më e shquar Dora D’Istria kaloi këtu në Firence deri në momentet e fundit të jetës së saj.  Do më kujtonte arqitektin e shquar po ashtu  fiorentin Gherardo Bosio (1903-1941) prej të cilit trashëgojmë edhe sot e kësaj dite planimetrinë e të gjitha godinave të ngritura në qëndrën e Tiranës nga ministritë deri tek univesiteti. Apo krijimin e të parës hartë me kufijtë politikë të Shqipësisë në Institutin Gjeografik Ushtarak të Firences fill mbas konferencës së Londrës(1913). Pa folur këtu për arkivin e këtij institucioni që ruan me mijara harta topografike, rilevime gjeodezike apo foto aerostatike të kryera mbi teritorin Shqiptar apo atë ballkanik të cilat vazhdojnë të ruajnë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Nuk do të ishte pa interes të kujtonim po  këtu se si fiorentinët,  për të  nderuar e përjetësuar në një fiksion kinematografik politikanin, shkrimtarn, mecenatin e umanistin më të famshëm të rilindjs italiane e fiorentine Lorenzo de  Medici(1449-1492) të ashtuqojturin  “il Magnifico”,  zgjodhën aty nga vitet 1930 më të madhin e shqiptarve aktorin me famë botërore  Aleksandër Moisiun.

Ja pra mjaft  pikënisje ugurmirë krenarie. Thjesht  një arsye më shumë  që të nxit  për të gjyrmuar se çfarë lidhje të tjera  mund të ketë pasur mes Shqipërisë dhe Firences? Çfarë pasurish albanollogjike fshihen në biblotekat e muzeumet e  këtij qyteti ?  Dy pyetje që integrohen tek njëra tjetra ndërthuren me njëra tjetrën e kompletojnë njra tjetrën tek shikojmë të projektohet  qysh nga kohët më të lashta  të etruskëve e deri në ditët tona një histori fiornetine e Shqipërisë e paralel me të një pasuri e pamasë albanollogjike e shpërndarë dhe ruajtuar me kujdes në qindra biblioteka e muzeume të Firences që prej shekujsh nderojnë këtë qytet në të gjithë botën.

Kështu edhe pse Shqipëria  në kryeqëndrën  e Toskanës (“e toskëve” do të bërtiste  dikush i dalldisur pas trasformimeve etimollogjike) nuk ka një institut apo bibliotekë albanollogjike që në portën e saj të mbante një pllakatë me një  mbishkrim të tillë, aq të dëshëruar  për të gjithë shqiptarët, ajo prapë se prapë ekziston. Eksizton në përmasa e temtika të  larmishme të tilla sa që mund të ballafaqohet denjësisht me institucionet e bibliotekat albanollogjike  më të mira të Shqipërisë  e të botës  në pikpamje numerike e cilësore  të fondit librar e arkivistik.

Një histori fiorentine të Shqipërisë mund ta nisim  me antikitein. Me debatin se kush janë etruskët dhe gjuha etruske. Pra dikush pretendon se e ka zgjidhur misterin etrusk, dikush deshifron gjuhën etruske dhe e quan atë një gjuhë të gjallë (lingua viva) duke gjetur paralelizma me gjuhën moderne shqipe e të tjerët  që i mohojnë këto cfilitje.

Por këtë  histori  fiorentine  të shqiptarve e  Shqipërisë mund ta shikojmë edhe kur Petrarka në vitet 1341-1343 përfundonte variantin e parë të veprës së tij mbi Burrat e Shquar (De viris illustribus) ku mes të tjerve do trajtoheshin edhe Pirroia i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë.  Dy kode dorëshkrim që ruhen sot në Bib. Laurenziana të Firences përmbledhin këtë vepër të Petrarkës e cila do t’i shërbente pak më vonë edhe  princit Francesco nga Carrara (?-1388) të bënte zbuklurimin e pallatit të tij në Padova pikërisht me këta burra të shquar.   Në vazhdën e Petrarkës dot të shkonte edhe autori i  famshëm i  Decamoroni-t  fiorentini  Giovanni Boccaccio kur shkrojti veprën tjetër të tij  Fataliteti i burrave të shquar (De casibus virorum illustrium-1356-1360). Këtu zunë vënd mes të tjerve  Alessandri I, (Mollosi) Mberti i Epirit,  Olimbia dhe Pirroia i Epirtit vepër e cila pati një përhapje të gjërë në Evropë dhe shumë kode dorëshkrim  të saj u zbukuruan me miniatura nga më të bukurat të  kësaj gjinie.

Me Pirron dhe Aleksandrin e Madh  do të merej edhe  umanisti fiorentin Lino Coluccio Salutati (1331-1406)  i cili në veprën e vet  De origine civitatis Florentiae et eiusdem famosis civibus (Mbi  origjinën e qytetit të Firences e qytetarët e saj të famshëm) do t’i shikonte ata si strategë të mëdhenj që u mundën apo që u tejkaluan nga fuqia e Romës. Në Firence, njëlloj si në Padova,  një sallë (Aula Minore) në Palazzo Vecchio,  qysh në atë kohë pallati  komunal i Firences,  do të zbukurohej me figurat e këtyre personave të shquar.

Në fillim të shekullit që sapo kaluam studiuesi me origjinë rumune Nicola Jorga lexovi në bibliotekën Medicea-Laurnziana  në një kod  dorëshkrim të kopjuar nga Ëngjëllorët e Drishtit një shprehje në gjuhën shqipe që sipas të gjitha ngjasave duhej t’i takonte kohës të Skënderbeut dhe për më saktë vitit 1462. Publikimi i kësaj gjetje më 1915  u cilësua prej të gjithëve me rëndësi të veçantë linguistike e historike. Fakti  ngjalli një euforizëm të jashtëzakonshëm jo vetëm mes atdhetarve shqiptarë por në mbarë botën akademike bile për shumë vite me radhë.  Një bibliografi e pamasë u prodhua rreth  asaj që duhej të shënonte pikënisjen e gjuhës shqipe e që shumë shpejt hyri të bënte pjesë në të gjitha tekstet shkollore me emëtimin “formula e pagëzimit.” (Shih: I. Karanxha: Barleti apo Beçikemi? Një pështjllin në shkencën shqiptare.  Tiranë 2010, ff. 236.241 )Shumë linguistë të shquar u ngatëruan për shkakun e vetëm se ajo u trajtua në mënyrë të veçantë,  e shkëpur nga konteksti ku kishte zënë vend dhe pa  asnjë vlerësimin kritik të dokumetave të ndryshme që ishin kopjuar aty. Nga ana tjetër në atë kohë  nuk njihej sa duhej as veprimtaria falsifikuese e familjes  Ëngjëlli që cfilitej  të nxirte  në pah para shqiptarve një lavdi të paqënë. Sidoqoftë sot entusiazmi mbi këtë tekst shqip,  që i përket  në realitet mezit të shekullit XVI,  duket se është shteruar dhe fakti që kodi Ashb1167 i Laurencianës nuk u bashkua me veprën e Buzukt me rasrin e 100-vjtorit të pavarsisë në Bibliotkën Kombëtare të Tiranës  tregon se studiuesit e sotëm shqiptarë janë më të kujdesshëm.  Megjithëtë ka rëndësi të kujtojmë këtu se debati për primatin në kulturën shqiptare, edhe pse në një formë jo shumë ortodokse, kishte filluar qysh në hapet e para të saj në fillim të shek.XVI

Kështu paralel me zanafillat e një historie fiorentine të Shqipërisë e shqiptarve zhvillohet edhe ajo bibliografike që siç e pohuam më sipër ka përmasa të jashtëzakonëshme e të krahasueshme me një Institut albanollogjik.

Për të hedhur  sa më shumë dritë mbi këtë  pasuri  albanollogjike  fiorentine të çmuar  për gati 8 vjet me rradhë  gjyrmuam  të gjitha bibliotekat e Firences e  rezulatat e kësaj pune  nismëtare  kanë zënë vend në një vepër me karakter bibliografik dhe biografik  nën titullin  “Albanollogjia në bibliotekat e Firences” e cila  përmbledh më shumë se 20.000 referenca bibliografike. Në një farë mënyre edhe një lloj biblioteke  virtuale e shkencës albanollogjike në qytetin e Firences.

Firenze  19.VIII.2013

 

 

 

 

 

 

NE ARIZONA U PROMOVUA LIBRI”SHPREHI DHUNTITE E ZOTIT TEND!” I AUTORIT DIDMAR FAJA

$
0
0

Nga Lulzim Mulliqi/

“Shprehi dhuntite e Zotit tend!”, eshte libri me i ri i autorit, Imam Didmar Faja,prijes i Qendres Shqiptaro-Amerikane ne  hoenix, Arizona (SHBA). Promovimi i ketij libri u be keto dite ne ambientet e Restorantit”Nicki”prone e bashkeatdhetarit tone, Fatmir Borici ne qytetin Surprise te shtetit te Arizones.Ne kete promovim merrnin pjese figura te njohura te komunitetit tone, pastaj veprimtare te njohur te ceshtjes sone kombetare dhe prijes te tjere fetare nga shteti i Arizones dhe me gjere.
Kete mbremje promovuese e shpalli te hapur gazetari i “TV ILIRIA”,mr.Lulzim Mulliqi i cili se pari i pershendeti te pranishmit dhe nder te tjerash theksoi ,se ky liber,ne te vertete eshte permbledhje shume e dobishme,kryesisht e ligjeratave te mbajtura nga imami i nderuar(autori i librit),Didmar Faja, ne Xhamine dhe komunitetin e tij, ne Arizona.Me pas gazetari,Lulzim Mulliqi lexoi nje pjese te analizes qe ka bere per kete liber Myftiu i zones se Shkodres,Imam Muhamed Sytari.Me fjale te tjera ,ky eshte nje botim qe i sherben me se miri te gjithe imameve dhe prijesve te ndryshem fetare muslimane,qe duhet medeomos te arkivojne gjurmet e tyre duke kontribuar njekohesisht ne ngritjen intelektuale dhe besimit hyjnor te komunitetit dhe bashkesise fetare nepermjet shkrimit dhe leximit.Libri pershkohet nga boshti i mirenjohjes ndaj Zotit dhe falenderimit per miresine e tij ndaj autorit.Libri ne fjale perbehet nga nje gjuhe e pasur frazeologjike kuranore mjaft e rrjedhshme dhe e kapshme per c’do shtrese lexuesish.Ne kete liber spikasin disa momente te rendesishme qe kane te bejne me metodologjine e kerkimit shkencor,teologjik dhe intelektual te autorit.
Eshte shume me rendesi per lexuesin te kuptoje se autori,ne kete liber,ka kombinuar interpretimet tradicionale me shpirtin mistik te botimeve te vjetra te korifejve te fese islame,duke i dhene nje shije te mrekullueshme intelektuale dhe shpirterore temave te trajtuara me finese ne 190 faqet e tij.Temat e trajtuara ne kete liber jane gjitheperfshirese ,ato perbehen nga nje numer i vecante i kaptinave
qe i sjellin me afer lexuesit faktoret relevante qe ndikojne ne kuptimin e vlerave te besimit.Temat me te rendesishme qe spikasin ne kete liber jane:Bota e besimit,balanca ne fe,ndjekja e tradites profetike,nevoja e bashkepunimit nderfetare,dimensionet e brendshme te namazit e deri te temat e reja qe jane risi ne kete liber si:Kujdesi per mjedisin dhe ruajtja e ambientit e deri te paraqitja e disa dukurive negative te shoqerise se sotme sic eshte droga dhe demet e saj.Kjo eshte nje teme ku autori ka shkruar me mature ,duke deshmuar veten edhe si njohes i mire i realiteteve te shoqerise se sotme,ku paraqiten fenomene te cilat ne si pjese e shoqerise duhet t’i parandalojme.Gjithashtu autori flet edhe per simptomat,demet dhe menyrat e parandalimit te droges ne shoqeri.Promovimin e ketij libri ne vecanti,e kane pershendetur perfaqesuesit me te larte te Qendres Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e Arizones” si Kryetari i Bordit Drejtues te kesaj shoqate,Skender Bajrami,pastaj nenkryetari,dr.Arben Lasku,ish- presidenti i pare i kesaj shoqate,Remzi Barolli dhe anetari i Keshillit te Xhamise,Ylber Fetahu. Nderkaq, nje analize me te hollesishme te ketij libri e beri imami i Xhamise se Nju xhersit,dr i shkencave te filozofise,Rifat Alili i cili nder te tjerash tha”Ky liber eshte model per besimtarin si individ,per sprovat dhe problemet me te cilat mund te perballet njeriu gjate jetes,sikur qe eshte model per besnikerine qe duhet treguar besimtari ne detyrat me te cilat eshte ngarkuar.Vet titulli i ketij libri eshte kuptimplote sepse tregon qarte se duhet treguar dhuntite e Zotit tend!Ky liber poashtu,sjell prova historike dhe teologjike se si formimi fetar eshte i pazevendesueshem ne te gjitha periudhat e zhvillimit te shoqerise njerezore” theksoi nder te tjerash imami,Rifat Alili.Ne fund te ketij promovimi fjalen e mori edhe autori i librit,imami Didmar Faja i cili pasi i pershendeti te pranishmit, foli per vlerat,rendesine dhe qellimin e botimit te ketij libri.Ne fund te gjithe pjesemarresve ju dhurua nga nje kopje e ketij libri te nenshkruar nga vet autori i librit.Ndersa pronari i restorantit,bashkeatdhetari yne, Fatmir Borici per nder te promovimit te ketij libri,per mysafiret  shtroi gratis nje darke me ushqime tradicionale shqiptare.

KUJT I TAKON REXHO MULLIQI ?

$
0
0

Shkruan: Hys Shkreli/

Duket se koha po e bën gjithnje e më madh, nga se  edhe sot, tri dekada pas vdekjës, disa  etnicitete e rrethe kulturore, akoma debatojnë rreth faktit së kujt i takon.  Kompozitorin Rexho Mulliqin, për së gjalli e ndoqen, izoluan, burgosen , heshtën  e anatemuan . Pas vdekjës,  kombe e institucione ,  u perpoqen ta “përvetsojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre..

Serbët thonë se ai ishte jugosllav-serb, ndaj është i tyre.  Boshnjakë thonë ishte boshnjak me origjinë, ndaj është pjesë e këtij nacioni . Malaziazët mendojnë se u takon kulturës së tyre,  pasi ka lindë në rrethin e Plaves , maqedonasit lavdërohen më faktin që talenti i tij u zbulua gjatë shkollimit në Shkup , kurse shqiptarët e dinë, e duan dhe e respektojnë si kompozitor shqiptar. Mbi këto polemika qëndron një fakt i fuqishem: Çdo gjë qe Rexho Mulliqi  krijoi, ishte shqiptare. Kritikët e kundershtarët e  Mulliqit,  mund  ta shpallin atë edhe kinez apo meksikan, mirëpo, e tërë krijimtarija e tij është komplet shqiptare. Vetem shqiptare, dhe  shumë – shqiptare. Edhe sikur Rexho Mulliqi , të ngritej nga varri, e të vetëdeklarohej  i pakombësi, përseri arti i tij ,  e bën atë shqiptar, dhe pjesë e fryt të kulturës tonë.

Gjenerata e reja, e njohin më tepër si autor të këngës së popullarizuar “Baresha”, qe pas “Shotës”, është kënga më e njohur në Kosovë. Mirëpo  Mulliqi vet, mbase sot  nuk do ta pelqente  një prezentim ose identifikim  të tillë. Sepse, ai krijoi vepra shumë më të mëdha e më komplekse se “Baresha”. Fatkeqsisht, duke i   takuar një rrethi pa ndonjë traditë të gjatë në muzikën klasike, ne,  kohëhecjen në kronologjinë e kujtimeve tona, e lidhim shpesh më këngë të caktuara popullore e jo më vepra klasike.  Mbase për këtë arësye “Baresha” më famën e vet, ka tejkaluar edhe autorin. Disa, këtë kompozim e identifikojnë vetem më  Nexhmije Pagarushën. Mirëpo, “Baresha” s’do të lindëte pa idenë muzikore të Rexho Mulliqit dhe tekstin e Rifat Kukajt.

Mulliqi, i njohur në rini si Rexhep Mullaj, lindi në Guci  të Malit të Zi në vitin 1923. Shumë heret i  la  imazhet idilike të vendlindjës dhe bukurinë pitoreske  të Bjeshkëve të Nemura  për të u shkolluar në Shkup. U rexhistrua në Medresën e Madhe të  këtij qyteti, e cila, ndonëse ishte menduar si shkollë fetare, u shëndrrua në vatër intelektualësh, patriotësh e disidentësh politik nga të gjitha viset shqiptare. Mulliqi shumë shpejtë ra në sy në këtë shkollë për talentin e tij, jo në muzike, por në pikturë. Në këtë shkollë  asokohe, pos shumë lëndëve tjera  mësohej edhe muzika, e pesë gjuhë të huaja. Megjithëkëtë, pak kush ka mund të parashikojë  që nga një medrese të dal një krijues i muzikës klasike. Aty, Mulliqi kishte arsimtar muzike një rus (Aleksander Zalijev),  i cili i pari  zbulojë talentin e djaloshit për muzikë dhe  i sygjeroi rexhistrimin në Akademinë e Muzikës. E futi në korin e shkollës, dhe i propozoi violinën, instrument në të cilën Mulliqi do të dashurohet shpejtë. Mirëpo, kjo përkrahje e arsimtarit rus , një ditë do të i kushtoi Mulliqit. Do ti hakmerret  e bëhet njollë politike, e akuzë e mëvonëshme.

Nga vitët e Shkupit, dashuri e Mulliqit do të bëhet violina. Më atë instrument, Mulliqi i ri, do të u bie ne sy edhe ushtarëve pushtues italian në vendlindje, ku ushtronte në një  depo të zbrazët pranë rezervoarit të ujësjellësit. Ushtarët italianë, një ditë rrethojnë vendin, mirëpo më të dëgjuar violinën, ulin armët dhe të befasuar më virtuozin e ri, e pagëzojnë atë “Paganini i vogël”…

Nga Shkupi ku qëndroi deri më 1941, Mulliqi transferohet në Shkollën Normale të  Prishtinës. Tri vjet më vonë , fillon studimet në Akademinë e Muzikës  në Beograd. Në këtë qytet, një ditë, të gjitha planet e ëndrrat e tij krijuese do të thyhen. Në vend të diplomës, do të  i dorëzohet fletëarresti, dhe  do të perfundoj në burg, si anti-titist e kundërshtar i sistemit . Në vitin 1948, Jugosllavia prishi marrdhënjet më Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin. Pushteti  filloi gjuetinë  kundër politikanëve e  intelektualëve opozitar.  Kjo atmosferë, do të shfrytëzohet për të akuzuar, etiketuar e denuar shumë  njerëz të pafajshem. Të gjithë kritikët e opozitarët e sistemit jugosllav u futen në nje thes dhe në një burg të ngritur mbi një ujdhesë të izoluar në Detin Adriatik. Ishte ky  burgu më i errët e më famëkeq i ish Jugosllavisë, në Goli Otok. Aty gjendej edhe një numer i madh shqiptarësh tjerë të burgosur. Vet emri Goli Otok, apo  “Ishulli i  xhveshur”, për ironi,sikur përkonte më qellimin e pushtetit: xhveshjën nga dinjiteti, liritë peronale e personaliteti i të burgosurëve dhe “krijimi i njeriut të ri” sipas dizajnimit komunist të kohës. Mulliqi nuk u thye…

Pas përfundimit të burgut, në vitin 1953,  Rexho Mullqi do ta lidhë ardhmërinë e tij më Kosovën; Sëpari me Prizrenin, ku punoi si pedagog,  pastaj më Prishtinën (1956) ku do të bëhet përgjegjës i Programit Muzikor të Radio Prishtinës, të vetmit radiostacion  më program në gjuhën shqipe në Kosovë.  Aty  themeloi Korin Radio Prishtinës, dhe sëbashku më Lorenc Antonin i vunë themelet institucionale traditës popullore dhe  muzikës artistike në Kosovë. Edhepse tani në liri, etiketa e zezë – ish i burgosur politik, do të i rri e kercënohet mbi kokë edhe për shumë vite. Megjithëkëtë, jeta  në Prishtinë do ta aktivizojë shpirtin e tij krijues. Më Kosovën, do ta lidhë jo vetëm muzika por edhe  gjëra tjera…

Mulliqi, kishte një fjali, si totem motivues: “Muzika ishte dashurija ime e parë dhe e fundit”, thoshte ai. Mirëpo në jetën e tij është një përjashim nga kjo thënje. Ishte një kohë kur Rexho Mulliqi  kishte edhe një dashuri të dytë – pos muzikës… Duke punuar  në Prishtinë, ai  afrohet më një këngëtare të re  e të bukur, e cila përmbledhëte  në unin e sajë tërë atë qe një krijues muzikor mund ta këtë ëndërr  frymezuese: Bukurinë,  sharmin e zërin. Ajo këngëtare quhej Nexhmije Pagarusha, dhe asokohe punonte në fonotekën e Radio Prishtinës. Dashuria  midis Mulliqit e Nexhmijës u rritë në martesë. Nga ajo martesë lindi i vetmi djal, Leonardi, kurse nga ajo dashuri , lindi kënga e famshme “Baresha”.

Sot,  mund të sypozojme se inspirimi krijues për  ”Bareshen” , mbeshtetej në dy burime:  Zërin briliant  të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjës së  kompozitorit . Ai ishte lindë e rritur pranë Bjeshkëve të Nemura , midis  peisazheve kolorite, ku baresha është frymzim e simbol i bukurisë femrore. Baresha , mbase  ishte një Nexhmije e ëndërruar dikur moti,  larg në rininë e jetën pastorale të lënë në vendlindje. Ndonëse martesa e Mulliqit më Nexhmijën një ditë përfundoi , ata mbetën në lidhje të pafund nëpërmjet këngës së përbashkët  ”Baresha”.  Kjo këngë, ka një strukturë të pasur dhe komplekse për zhanrin të cilit i perket. Duket se kompozitori duke krijuar ate, kishte në mend një projekt më të madh. Në të vertetë, elemente e sentenca  muzikore të “Bareshes” hasen edhe në dy simfonitë e Mulliqit. Më vonë, ai bëri edhe një variantë orkestrale të “Bareshes” dhe  kështu, ky kompozimi u bë kriter i standardeve për komponimin e këngëve në frymën e melosit popullor, për krijuesit tjerë.

Vitët e Prishtinës,  do të jenë periudha më e frytshme në jetën artistike të Rexho Mulliqit. Ai u shëndrrua në  institucion, që vuri themelet e  muzikës artistike në Kosovë , posacërisht të simfonisë, si gjini e rëndësishme e këtij arti. E ndiej veten i hendikepuar, që nuk i takoj profesionalisht kësajë fushe për të u thelluar në vlerësimin e  veprave të Mulliqit. Mirëpo, duke studijuar jetëhecjën e tij, më lehtë kuptohet e përjetohet muzika që ai  krijoi dhe anasjelltas: Duke dëgjuar veprat e tij, ne sot lexojmë jetën e kompozitorit. Rexho Mulliqi është autor i simfonise së parë shqiptare të krijuar në Kosovë dhe pionier i muzikës kamertale në  këtë ambient. Ai është edhe i pari shqiptar që shkroi muzikë filmi në Kosovë.  Më përjashtim të operas,  Mulliqi krijoi në të gjitha gjinitë, nga muzika kamertale  e deri tek këngët për fëmijë. Ndër veprat tjera  të njohura të tij janë , Simfonia nr. 1 (1955), Simfonija e Dyte Kosovare, Fantazija simfonike, “Akuarelet e Prizrenit”, “Legjenda per violine dhe piano”, pastaj  kantatat  ”Vdekja e heroit”, “Poema per ata”, “Baresha”, kompozimet vokale per kor “Vjeshta” I dhe II, “Kosova”, “Suita e vogel” etj.

Në opusin e tij të pasur artistik,veçohën veprat orkestrale, nga të cilat kurorë e punës së tij është Simfonija e Dyte Kosovare. Ajo është një biografi e Kosovës dhe poetit. Fillon më një shpërthim jete -  në tinguj, si një frymëlindje e  nevojë per hapsirë e energji, dhe pastaj qetësohet më piano, flautë e instrumente të lehta qe sikur pikturojnë   natyrën shqiptare të femijërisë  së autorit , apo edhe Dardaninë antike, para një shkundjeje që sikur paralajmëron fortunat historike nëpër të cilat kaloi ky vend. Në pjesën e dytë, ashtu si edhe jeta e kompozitorit dhe ambientit ku jetoi, ky motiv përshkrues piktural ngritet në një dialog dramatik më orkestrën e plotë, zhvilluar në etapat qe secila në vete përbën një rrefim të veantë muzikor, ndonëse kompakte në tërësinë e veprës. Eshtë një veper antologjike cfarë nuk ka egzistuar më heret si gjini në Kosovë. Elemente nga kjo simfoni, janë shfrytëzuar nga autori edhe në muzikën për filmin “Uka i Bjeshkëve të Nemura”, i cili ishte i pari koproduksion i shtëpisë së dikurshme filmike “Kosovafilmi”.

Mulliqi shkroi edhe muzikën për  baletin  ”Nita” dhe “Legjenda mbi ngadhnjimin”, si dhe për shfaqjet teatrore:”Besa”,” Erveheja”,”Nita”, “Fosilet”,”Dundo Maroje”etj. Të gjitha këto, vepra janë realizuar në skenën e Teatrit Kombtar të Kosovës (ish Krahinor). Perpunoi dhe harmonizoi mbi 150 kenge te ndryshme popullore shqipe. Muzika e tij, u jetësua edhe në ekranin filmik e televiziv.  Ishte i pari kompozitor shqiptar nga Kosova që komponoi muzikë per film. Filloi me filmin “Kapiten Lleshi” në vitin 1960, ku përdorë motivet e këngës së njohur “Po vijnë krushqit”, mirëpo në një ritem paksa komercial. Ky film i  produksionit  jugosllav më akorë kombësish të ndryshme,  kishte  për subjekt  luftën antifashiste shqiptare, dhe konfliktin midis komunistëve dhe ballistëve. Filmi është shfaqur gadi në tërë botën, dhe një kohë,  ishte  hit në vendet e Ballkanit e deri në Kinë. Ne film paraçitën disa aktorë shqiptarë, kurse një rrol kryesor e luan Abdurrahman Shala. Motivi “Po vijnë krushqit”, që në film fatkeqsishte këndohet ne gjuhën serbokroate, është perkëthyer e kënduar ne disa gjuhë të huaja, madje edhe në gjuhën kineze (mandarin). Duke mos dijtur se si ka arrijtur kjo këngë në  film, viteve të fundit, në media digjitale, disa të rinjë shqiptarë kanë zhvilluar debate kritike duke besuar se  “serbët,  e kanë vjedhur këtë këngë shqiptare për filmin e tyre”. E vërteta është se kjo këngë shqipe ka hyrë aty nga Rexho Mulliqi, emri i të cilit qëndron më autorët tjerë të filmit. Sot, ky detal duket i parëndësishem, mirëpo në vitët e gjashtëdhjeta ishte pjesë e afirmimit të folklorit tonë.  Mulliqi, shkroi muzikën edhe per filmat: ” Uka i Bjeshkëve të Nemura”,  ” Era e Lisi”, “Qerim hesapesh”, si dhe për një numer  filmash dokumentar.

Rexhep Mulliqi  ishte njeri  i qetë e modest,  më një kulturë  europiane për kohën e tij. Një shpirt lirik, në një kohë të zymtë. I kishte ndodhur qe të fitojë edhe shpërblime ndërkombtare dhe këtë informatë të mos e ndaj as më miqët më të afertë.. Një vullkan i qetë –  plot energji artistike.  Tradicional në komponim, por në hap e në kominikim më kohët e rrjedhat kulturore. Dukej apolitik ne jeten publike, por ishte  thellë i shqetësuar për ngjarjet qe e rrethonin. Ishte i heshtur, por plot ide e inovacione krijuese. Mulliqi nuk  fliste shumë për të kaluaren e tij as biografinë e tij. Një kohë, edhe disa individë shqiptarë, nga smira ose për arësye tjera,  ja mohuan përkatësinë etnike shqiptare. Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur  se çfarë kombësie i takon,  ai ishte  përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”.  Heshtja e tij, fliste gadi sa edhe muzika qe kompononte. Ai nuk e zgjodhi heshtjën, por ajo ju imponua. Ishte i vetëdijshem që hapi dhe fjala e tij kontrolloheëshin  nga pushteti. Heshtja e tij ishte protestë. Kompozitori Akil Koci e quajti  “kompozitor i harruar”. Ndonjëherë, i vetmuar shoqërohej më një gotë. Por, kur gota e tradhtonte, atëherë nga goja e tij dilte e vërteta, sic kane thënë latinët. E kur Rexho fliste, të tjerët iknin, sepse fjala e tij shixhetë , godiste aty ku të tjeret s’ guxonin. Për shkak të së kaluarës se tij politike, flitej së ishte radhitur në listën e personave nën mbikqyrje të perherëshme nga sherbimi sekret. Njerëzit nga ajo listë, para cdo vizite të Titos  ose ndonjë partiaku të lartë jugosllav në Kosovë,  izoloheshin ose arrëstohëshin. Pushteti i frigohej fjalës se Rexhës .

Muzika e tij, hyri në në Europë, atëherë kur ne  ishim larg sajë. Kompozimet e tij u kënduan ose ekzekutuan, nga Austria deri në  Angli, në kohën kur të tjerët fare pak dinin për ne. Dy kënget e tija më të njohura, për kor, janë  ”Vjeshta” dhe “Vendi im”. “Vjeshta”, në vitin e 1966 ka fituar shpërblimin e parë ne Festivalin Nderkombtar Artistik në Langolen të Anglisë.

Për të i qetësuar  pushtetarët e kohës, të cilët  mbanin nën llupë punën e tij, Mulliqi aty këtu shkroi edhe ndonjë këngë ose kantatë  në tema që u imponohëshin krijuesëve nga regjimi. Mirëpo, ky fakt nuk ia zbeh as ulë vlerën  kompozitorit as thesarit muzikor qe la pas.

Jeta e Rexho Mulliqit nuk ishte e qetë as e thjeshtë. Ai dukej sikur bënte jetë boemi, mirëpo në shpirtin e tij, zirëshin kohët e ngjarjet që kishte shkelur e jetuar. Nga fëmijërija barte një plagë të thellë . Ishte gadi foshnje,  kur në derë të shtëpsisë së lindjës, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”,  kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Dy detale që nuk qëndrojnë sëbashku. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemer.

Jeta e tij ishte gadi si muzika që krijoi; E pasur më ngjarje, më ndonjë dashuri,  por edhe me drama të stuhishme. Mulliqi vdiq në Prishtinë në vitin 1982. Ishte ai vit i turbulltë për shqiptarët e Kosovës, ndaj shumë adhurues e miq të tij, munguan në ndërimin e fundit para varrit, për shkaqe objektive ose pengesa të natyrës politike. Nuk dijmë  saktësisht ku dëshironte ta ketë varrin. Hyri në dheun e vendlindjës, më një ceremoni modeste, duke na e lënë terë pasurinë artistike qe kishte krijuar, si trashegim dhe obligim.Në varrim, nuk u dëgjua asnjë tingull i tij.

.    Ata që e harruan për se gjalli, e refuzuan edhe pas vdekjës. Në vendlindjën e tij në Guci, u shpreh ideja që një rrugë të emrohet më emrin e tij, mirëpo kjo  u refuzua. Kundërshtarët  kishim po atë arsyetim i cili ishte akuzë kundër kompozitorit 60 vjet më parë: Ishte anti-tist,  kundërshtar i  sistemit etj. U refuzua poashtu  edhe vendosja e bustit të kompozitorit në një vend publik afër shtëpisë së lindjës. Duket se prapa këtyre kundërshtimeve, qëndronte  një inat i  disa fosileve të sistemit të kaluar, të cilët, nuk ja falen Rexhës faktin pse u identifikua – shqiptar. Më vonë një bustë “enigmatike” e kompoziorit u vendosë mbi varrin e tij , mirëpo ajo u coroditë më mbishkrimin cirilicë, i cili fare pak përdoret në këtë mjedis më shumicë shqiptare.

Pas vdekjës së Mulliqit, posaçerisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken deshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë  busta  origjinale e kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cafëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve . Nuk dihet nese kjo është  busta e vendosur mbi varrin në Guci, ose jo.  Familjarët dhe  gruaja e tij e parë, Lubica, kishin deklaruar se, busta që po vendosnin ishte punuar nga miqët e Rexho Mulliqit në Kosovë. (!)

Dikush u përpoq të fshijë  gjurmët krijuese të  Mulliqi lënë në Kosovë . Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë. Disa akuzojnë të bijen, e disa thonë se ato gjenden në Vjenë e Berlin. Janë djegur madje edhe disa kopje të  partiturave, që gjëndëshin në ndërtesën e ish Radiotelevizionit të Prishtinës, tash RTK. Ky fakt, poashtu ngritë dilema e pyetje të reja, pasi që e bija e tij, ishte përgjegjëse e Pruksionit  muzikor të RTP-së në prag , dhe gjatë luftës në Kosovë. Pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga Radio Prishtina, në vitin 1990, ajo  mori timonin e drejtimit të Produksionit Muzikor të këtij institucioni, ndaj ka pasur të gjitha kompetencat dhe obligimin moral e familjar për të i siguruar ato nga “zhdukja”.

Muzeu Kombtar i Kosovës, nuk besojmë të ketë ndonjë dokument apo gjësend të ruajtur nga kompozitori më i madh i shtetit të ri. Në vend të investimit për gjetjen e partiturave, apo konzervimin e ndonjë shënje personale të  kompozitorit, ky muze shpenzoi para do vitësh mbi 10.000 euro, për të bërë një video-klip të këngës “Baresha”. Realizmi ishte nën nivelin e këngës, ndaj  këngëtarja Pagarusha e ndaloi atë . Nuk kishim dëgjuar më parë qe muzeu të bej klipe muzikore. Pas gjashtë dekadash, Tirana arrijti të siguroi partiturat e Çesk Zadesë nga muzika e filmit “Skenderbeu” te humbura në Moskë në vitin 1952. Një shembull për  mësim…

Disa individë e institucione, si Filharmonija e Kosovës, i shprehen respektin e tyre Mulliqit, aq sa kishin mundësi. Në solemnitetin e shpalljës së pavarësisë, u egzekutua  premierë, Simfonija e tij e Parë . Kompozitorit  ju nda, pas vdekjës, edhe shpërblimi “Niket Dardani”.

Para një viti, edhe vajza e tij e vetme, nga martesa e parë, Vesna, hodhi një gurë akuze. Ajo na kritikoi  pse po e “bëjmë” Mulliqin shqiptar, cfarë ai nuk ishte, shkroi ajo. S’ka dyshim së vajza  është e ndikuar nga e ëma ose rrethi i sajë nacionalist serb. Ajo vetë,  jetoi në Kosovë dhe ishte e privilegjuar pikërisht pse mbante mbiemrin Mulliqi, të cilin ajo preferon ta shkruaj “muliç”. Këndoi edhe në festivalin “Akordët e Kosovës”. Megjithëkëte, për hir të Rexho Mulliqit, shqiptarët ja shtrinë dorën Vesnës, duke e ftuar ate në manifestimin përkujtues për të atin, në  Prishtinë. Ajo refuzoi ftesën..

Edhe pas tërë këtyre gjurmëve të thella lënë në kulturën tonë, disa akoma kontestojnë  origjinën dhe biografinë  artistike shqiptare të Rexho Mulliqit. Ata qe sot duan ta përvetsojnë  Mullqin, nuk treguan këtë interesim për së gjalli. Rexho Mulliqi më se paku u ekzekutua në Serbi. Veprat e tij u  ekzekutuan në Vjenë, Berlin, Amsterdam e disa qendra qytete tjera europiane, por jo në Beograd, ku u shkollua e  burgosë. Para një muaji (dhjetor 2013) Simfonija e Dytë Kosovare , u ekzekutua madje edhe në Podgoricë, nga Orkestra Simfonike e Malit të Zi. Ishte ky  i vetmi ekzekutimi i gjallë premierë  i kësajë vepre, në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo simfoni e shkruar në vitin 1972, ishte  publikuar më heret,   por vetem si  inçizim,  nga Orkestra Simfonike e Lubjanës. Polemika rreth Mulliqit na e kujton betejen midis serbeve e kroateve, per “pervetesimin” e nje kompozitori tjeter te famshem. Njerin nder kompozitoret me te medhenj te Ballkanit Josip Shtolcer (Sllavenski), serbet e quajn serb, ndonese ai, gjithnje eshte deklaruar kroat dhe ka lindur ne Kroaci. Shtolcer eshte i pari kompozitor nga ky rajon qe ne muziken e tij perdori folklori shqiptare. Qysh ne vitin 1936 ai publikoi ne Paris “Kenget shqiptare”.

Kuj i takon Rexho Mullqi? Ai sëpari i takon muzikës. Artit më të vjetër të botës. E muzika u takon të gjithëve. Pastaj i takon kulturës shqiptare. Por, u takon edhe të gjithë atyre qe e duan e respektojnë punën e tij. Ate nuk kemi nevojë ta bëjmë ne – shqiptar. E bëjnë veprat e tij. Aktori Bekim Fehmiu, për së gjalli gjithnjë u identifkua si shqiptar, mirëpo mungoi në filmat shqip. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi  shumë nacionin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip.  Kritikë e kundërshtarë ,  ja  lëkunden emrin e eshtrat  disa herë, por, veprën e tij – jo. Ai mbetet kompozitori më i madh qe ka dhënë Kosova,  dhe  njëri ndër krijuesit më të mëdhenjë të muzikës artistike  në botën shqiptare. Më Çeskë Zadenë ,i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare.Foto 1: Rexhep Mulliqi

 

 

 

 

 

MIRASH IVANAJ FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR

$
0
0

Nga Nikë Gashaj , Podgoricë – Mali i Zi/

 Prof. Dr. Mirash Ivanaj, ka lindur me 1891 në Podgoricë, Mali i Zi dhe ka vdekur me 1953 në Tiranë. Mirash Ivanaj është me prejardhje nga Bëkajt e Trieshit, respektivisht nga Malësia. Ka qenë një personalitet i shquar në kohën kur jetoi dhe punoi. Shkollën fillore e ndjeku në Podgoricë, të mesmen në Serbi, ndërsa studimet e larta i ka  kryer në Universitetin e Romës, ku ka mbaruruar dy degë studimore: letërsi-filozofi dhe jurisprudencë dhe ka arrijtur titullin Doktor i shkencave juridike. Po ashtu i ka di i disa gjuhë botërore. Andaj ai ishte në atë kohë një nga intelektualët më të njohur të kombit shqiptar:  profesor, publicist, jurist, filozof, poet dhe politikan.Mirëpo, Mirashi Ivanaj është dallua dhe për cilësitë e karakterit të tij, si njeri me dinitet të lartë, i ndershëm dhe i drejtë, humanist dhe patriot, burr trim e guximtar dhe  i shkëlqyeshmëm në punën e tij në arsim, kulturë dhe politikë. Me 1923 ka ardhur nga Roma në Shkodër, ku ka qenë drejtori i parë i gjimnazit shtetëror deri me 1930. Gjithashtu në Shkodër themeloi Gazetën”Republika”, si një mjet për të shpalosur idetë e lirisë,  demokracisë dhe atdhedshurisë. Pastaj ka punuar si mësimdhënës nëpër shkolla në Tiranë. Puna e tij në arsim dhe kulturë ka pas jehonë të madhe si njeri me dituri, me vizion përparimtar, me moral të kristaltë dhe atdhetar i flakët. Si i tillë me 1933 u bë Ministër i arsimit të Shqipërisë. Si Ministër ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në reformimin  e arsimit kombëtar. Reforma e tij ishte e afruar me arsimin perendimor, por me një profil tërësisht shqiptar.  Një reformë e tij e arsimit dhe edukimit ka rezultuar në formimin e shëndoshë të brezave të ri,  me çka ka kontibuar në afirmimin dhe përparimin e kombit dhe shtetit shqiptar. Andaj reforma e arsimit kombëtar e Shqipërisë të asaj kohe, është quajtur dhe” Reforma Ivanaj”. Mu për këtë arësye Mirash Ivanaj  duke iu falenderuar meritave të mëdha të tij në arsim e kulturë, ka hyrë si figura më e ndritur në historinë e kombit shqiptar, për çka është dhe fitues i shpërblimeve e dekoratave më  të larta shtetërore dhe kombëtare.  Ndër to po nënvizojmë: në vitin 1929, Mbreti Ahmet Zogu e dekoroj Mirash Ivanaj me Urdhin”Kumandar”i urdhërit të Skënderbegut”; më 1992, Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha i jep Mirash Ivanaj, Medaljen “MARTIR I DEMOKRACISË”, ku thuhet: “Intelektual erudit, drejtues dhe organizator i arsimit kombëtar, i përkushtuar ndaj çështjes si drejtues shoqëror, demokrat dhe atdhetar i shquar, armik i betuar i diktaturës komuniste deri në flijim”; më 1995, Presidenti i  Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ia jep  Mirash Ivanaj, Titullin: “MËSUES I POPULLIT”ku thuhet: “Reformator dhe njëri nga kollosët e arsimit shqiptar. Dha  kontribit të shquar si drejtor i parë i gjimnazit shtetëror në Shkodër dhe si ministër i arsimit në fillimet e viteve “30”;  me  2003, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi Mirash Ivanaj me Urdhërin”NDERI I KOMBIT”,  me motivacionin”Figurë e shquar e kombit dhe kulturës shqiptare, reformator i madh i arsimit dhe shkollës kombëtare shqiptare, luftar i paperulur i indipedencës, lirisë dhe progresit kombëtar e shoqëror”.

Prandaj, Mirash Ivanaj, si shkencatar dhe atdhetar në gjurma të rilindasve kombëtar dhe të përpjekjeve të mëdha të tij, ka  kryer të ashtuquajturën”Reformën Ivanaj”. Ai vlerësonte se shqiptarëve u duhej një shkollë e përbashkët unike kombëtare e drejtuar nga shteti shqiptar.

  Vizioni i tij  i sistemi arsimor ishte lufta për shkollën kombëtare si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe  kosolidimi i unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare. Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi i shkollës kombëtare shqiptare duhet të jetë jo vetëm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga përmbajtja, jo vetëm laike, por edhe masive, e përbashkët për të pasurin e të varfërin, për myslimanë e të krishterë, për djelmë e vajzat, një  shkollë ku të arsimoheshin e edukohshin qytetarë të ndërgjegjshëm, jo vetëm të ditur, por edhe atdhetarë. Kjo ka qenë një platformë arsimore dritëdhënëse për kombin shqiptarë.

Ai  vinte në dyshim çdo mision të të huajve në sektorin e arsimit. Edhe sikur të vinin këtu me qëllime bëmirëse. Ata nuk e njihnin realitetitn e vendit. Problemi i edukimit moral, patriotik e  shoqëror- thoshte Ivanaj, ishte shumë më i rëndësishëm se ai “diturak në Shqipëri”.

Në prill 1933 Parlamenti i Shqipërisë i ndryshoj nenet 206-207 të Statutit që  lëjonin çeljen e shkollave private. Në Nenin 206 u përcaktua: Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë e  shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla dhe institucione shtetërore shkallash të ndryshme si mbas ligjit…Shkollat private, çdo kategorie qofshin, që kan veprua deri sot, mbyllen. Në nenin 207 thuhet: Shkollat fetare për përgatitjen e klerit, të mbajtura prej Komuniteteve fetare shqiptare, janë të lira dhe rregullohen me ligj…

Arsyet e këtij ndryshimit…shkollat private nuk kanë dhënë frytet që priteshin…personeli i tyre nuk është i zhveshur prej ndjesive në kundërshtim me Statutin e parimit e edukatës kombëtare… pse rrënjosin ndjesi anti bashkimore.

Ligji u dekretua nga mbreti më 22 prill dhe u zbatua me 25 prill 1933. Në fund të prillit 1933, reforma Ivanaj u vu në zbatim   me mbydhjen e të gjitha shkollave private, sikurse ishin: shkolla private jofetare 21, shkolla klerikale myslimane 14, shkolla klerikale katolike 17, shkolla klerikale ortodokse 4, shkolla të huaja për shqiptarë 19, shkolla private të minioritetit grek 10. Gjithsejit 85 shkolla ( Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë 2009, fq. 502 ) 

Duhet theksuar se me zbatimin e reformës arsimore, kryesisht u mbyllën shkollat private të drejtuara dhe të finansuara nga tri qendra të jashtme, nga tri kultura të ndryshme, nga tri shtete “mike” të asaj kohe të Shqipërisë: Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Shkollat e huaja shikoheshin si përçues të influencave të jashtme dhe një rrezik për unitetin kombëtar. Në shtypin e vendit dhe në qarqet e diasporës shqiptare  ngrihej zëri kundër një gjendjeje të tillë dhe kërkohej një shkollë më e organizuar dhe e drejtuar nga shteti. Shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave të ri.

Shkollat private në Shqipëri të asaj kohe në historiografinë shqiptare por dhe nga studjuesit e huaj vlersohen në mënyrë shumë kritike. Për shembull, historiani i njohur amerikan, Edwin Jacques,  shkruan: Qeveria shqiptare me mbylljen e shkollave private u përpoq të eliminonte propagandën shkombëtarizuese, që ishte e pashmangshme në shkollat e agjencive të huaja përçase” ( Edwin Jacques, Studimi:”Historia e Popullit Shqiptar nga  lashtësia deri në ditët e sotme”, SHBA, Carolina, 1995, fq.433 ).

Po ashtu,  profesori i njohur francez i të drejtës ndërkombëtare, Gilber Gidel, është shpehur: “Asnjë shtet në botë nuk mund të  heq dorë nga kujdesi për arsim, prandaj as shteti shqiptar”.

Sipas Statutit monarkik shteti ishte i ndarë nga feja, por kjo nuk do të thoshte që shteti nuk kishte të drejtën e kontrollit të institucioneve fetare për të mënjanuer çdo veprimtari në dëm të kombit dhe ndërhyrjes të huaj në punët e fesë e të vendit. Kjo spjegohej për arësye të përvojës së hidhur të së kaluerës, kur disa klerik të bashkësive të ndryshme fetare u bënë vegla të ndikimeve të huaja në dëm të interesave kombëtare (Historia e Popullit Shqiptar, Tom III , Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, fq. 300 ).

Përfundim: Reforma  e Shkollës komëbëtare  e Mirash Ivanaj ka pasur rëndësi substanciale kundra asimilimit të kombit shqiptar, për tejkalimin e pëçarjes fetare dhe zgjimin e ndëgjegjes kombëtare. Ajo ka qenë digë e pengesës së ndikimit politik dhe kulturor të shkollave private të shtetëve të huaja në arsimimin dhe edukimin e shqiptarëve, respektivisht në asimilimin e tyre.  Pikërisht, shkollat e huaja private kanë qenë pengesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar të  shqiptarve. Prandaj shkolla kombëtare ka qenë domosdoshmëri historike, me të cilën ishte e lidhur qenia dhe ardhëmeria e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

DASHURIA PËR VLORËN DHE ATDHEUN

$
0
0

Në  94-vjetorin e lindjes së Prof. Shaban Demiraj, Akademik/ Nga Enver Memishaj/

 Profesor Shaban Demiraj lindi në Vlorë, më 11 janar 1920, në një familje atdhetare dhe fetare, prandaj fillimisht ai nisi një shkollë fetare, por u largua andej për t’u dhënë më pas studimeve të gjuhës dhe letërsisë shqipe.Në vitin 1948 përfundoi Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës dhe atë 4-vjeçar, në vitin 1954. Ishte nxënës i Kostaq Cipos e Aleksandër Xhuvanit dhe më pas i Eqrem Çabejt, të cilët e rekomanduan dhe ai u emërua pedagog në ish-Institutin e Lartë Pedagogjik.Në vitin 1957 u emërua pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të sapo krijuar. Titullin “Profesor”, e meritoi në vitin1972. Me krijimin e Akademisë së Shkencave, prof. Shaban Demiraj u zgjodh ndër anëtarët e parë të saj dhe në vitet e demokracisë, 1992 kryetar i Akademisë.

Gjatë viteve 1962-1989, ka shërbyer si përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe. Në vitin 1977, iu dha titulli i lartë “Mësues i Popullit”.Ne vitin 1979 u nderua me “Çmimin e Republikës” të klasit II, dhe në vitin 1989 me “Çmimin e Republikës” të klasit I.

Ai ka një korpus të madh të veprës së tij studimore e pedagogjike të cilat e prezantojnë si një personalitet të shquar të albanistikës, brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë.

Objekti specifik i studimeve të tij është morfologjia e gjuhës shqipe, por ai është zgjeruar në gramatikën historike  dhe më pas të fonetikës historike. Njohja e shumë gjuhëve të huaja klasike e bashkëkohore e bëjnë atë një autoritet të shquar të kulturës shqiptare të të gjithë kohëve. Vepra e tij është përfshirë në albanologjinë botërore.

Provën e parë e dha me tekstin e gjuhës shqipe për shkollat e mesme pedagogjike (1953) dhe më pas vazhdoi pa u ndalur me vepra të tjera:

 “Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe”(1961) dhe e ribotuar në Prishtinë (1971), 

“Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”(1972), 

“Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe”(1975), 

“Morfologjia historike e gjuhës shqipe”(I e II, 1973 e 1976) dhe ribotuar në Prishtinë (1980),

Gramatika historike e gjuhës shqipe”(1986) e ribotuar në Prishtinë (1988), 

“Gjuha shqipe dhe historia e saj”(1988) dhe ribotuar në Prishtinë (1989).

Ne vitin 1990 botoi  monografinë, kushtuar jetës dhe veprës së dijetarit tonë të madh e kolegut shumëvjeçar të tij, prof.dr. Eqrem Çabej-Akademik.

Në vitin 1994 botoi në Shkup (shqip e maqedonisht) veprën “Gjuhësi ballkanike” 

dhe më 1996 “Fonologjia historike e gjuhës shqipe”.

Me interes mjaft të  madh është vepra kushtuar çështjes së prejardhjes së shqiptarëve, duke e vështruar këtë aspekt kryesisht në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe. Rreth kësaj çështjeje madhore, ai botoi librin e vlerësuar: “Prejardhja e shqiptarëve, nën dritën e dëshmive të Gjuhës Shqipe” (Tiranë, 1999).

Studime të tij me interes të veçantë janë edhe ato për filologjinë e arbëreshëve.  

Disa nga veprat e mësipërme janë botuar në vende të ndryshme të Evropës.

Ai ka marrë pjesë dhe ka referuar në disa Kongrese e Konferenca, kombëtare e ndërkombëtare, për gjuhën e kulturën shqiptare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, në revista të vendit e të huaja.

*     *     *

Me rastin e 94 vjetorit të lindjes unë po publikoj një anë tjetër të panjohur të Prof. Shaban Demiraj, ndofta edhe vetë Prof. Shabani ka harruar se dikur në rininë e tij dhe pikërisht në moshën 17 vjeçare shkruante poezi, të cilat po i botoj më poshtë. Në poezinë e tij që nuk dimë që Profesori jonë ta ketë vazhduar vihet re qartë talenti, ndjenja e dashurisë së madhe për atdheun dhe veçanërisht per Vlorën e tij. Po i botojmë poezitë pa bërë asnjë ndryshim, që t`i kujtojmë se si shkruante profesori në rininë e vet dhe po deshi t`i korigjojë ai vetë e t`i sjellë në gjuhën e sotme letrare.

  25 VJETORIT NE VLORË

 Lulëzo dhe krenou moj Vlora kreshnike,

Me bujë festo vjetorin e Lirisë,

Dhe me përpjekjet e tua Patriotike,

Me radhë tregoua bijëve t`Arbërisë.

            Kur zgjedhën barbare Shqipëria vajtonte,

            Dhe gjith Kombi mbarë përpiqesh për shpëtim,

            N` qiellin t`ënt Flamuri u ngrit të valonte,

            Prej Burrave, q`i dhanë ksaj toke lirin.

Vatër lirimtare të tokës Arbërore,

Të njeh i gjith kombi me Mbretin në Krye,

N`ty këndoi së parit zhgaba dy krenore,

Kur zgjedh` e barbarit nga kish ardh u kthye.

            Njëzet e pes mote mbushi sot lirija,

            Qysh se ti e shpalle për herën e parë,

            Prandaj po gëzon e gjith djalëria,

            E udhëhequr vet nga Prisi Shpëtimtarë.

Këndoni, vlonjat, rreth Varrit Historik,

Kurorën i thurni çliruesit Kombëtar,

I tregoni Plakut tonin melodik,

Lumturinë, që ndien sot populli shqiptar.

            I thoni që shkuan njëzet e pes vjetë,

            Që dor` e Tij Flamurin lartësoi,

            Dhe shqiptarët sot falnderjen e vërtetë,

            U bëjn` atdhetarëve, që kjo tokë ndriçoi.

Festo – e, pra, Vlorë njëzet e pes vjetorin,

Mblidhuni ju djem të gjith pa u ndarë,

Me gazmend kremtoni njëzet e tet Nëntorin,

Dhe një zërit thrrisni: “Rroft ZOGU i PARË”

                                        Botuar në  gazetën “Jeta e Re”, Vlorë, dt. 28.11.1937, f. 4

 

                28 NËNTORIT

 

Flamur` i Kastriotit me zhgabë dy krenore,

Valon sot an` e mbanë në tokën arbërore,

Dhe pal` e tij e bukur ngjyruar kuq e zi,

Mbulon me valëvitje të bukurën Shqipëri,

Ku pes qint e ca vjetë sundoi zgjedha barbare,

Dhe dy krenor` i ynë s`u pa të valoj fare,

Por sot ja ku valon ashtu siç i ka hije!

Dhe djalërin e mbush me çaste lumturije,

Me çaste lumturije mbush djalërin o Vlorë!

Që plot hare feston njëzet e tet Nëntorë.

*    *    *

“O nipa t`Kastriotit, o bijt` e Arbërisë!

Kremtoni gjith së bashku vjetorin e Lirisë,

Njëzet e tet Nëntorin plot gas ju e festoni,

Mbasi lirin e shtrenjtë kudo po e gëzoni.

Të gjith për rreth Flamurit ju lidhuni me besë,

Për nderin e Atdheut kushdo me gas të vdesë,

Kushdo me gas të vdes për nderin e Atdheut,

Siç bën` burrat e motit në koh` të Skënderbeut,

Dhe, kur të jeni lidhur me besën Shqiptare,

Prej sulmit të armikut mos u frikoni fare,

Pse Bes` e Arbreshëve nuk e lejon tradhëtinë,

Por burrërisht mpron Nderin, Atdheun dhe Lirinë”.

*    *    *

Dhe, ndërsa Kryezeza lirinë po kremton,

An`mb`anë Shqipërisë një zë se ç`po gjimin:

Është nderi, që gjith Kombi dëshmorëvet u kushton,

Është Besa rreth Flamurit në qiell që po tingëllon,

Ësht Bes` e djalërisë, që jep për rreth Flamurit,

Se do të mprojë Atdheun e Lekës dhe të Burrit.

*     *     *

Pra, sa të jetë bota Flamur` i yn valoftë

Dhe Shqipëri e dashur për jet`e lirë rroftë!   

                                   Botuar në gazetën “Jeta e Re”, Vlorë, dt. 28.11.1938, f. 4

 

 

 

KONITZA në Nju Jork Tajmes: NUK MBULOHESHIN TË GJITHA GRATË NË SHQIPËRI

$
0
0

Faik Konica në “The New York Times”: Gratë në fshatrat e Shqipërisë nuk kanë dalë kurrë të mbuluara. Vetëm në qytete, ku në kohën e sundimit turk kish forca ushtarësh të vendosur, mbuloheshin gratë me qëllim për të shpëtuar nga syt’ e ushtarëve që mund t’u bijin në qafë…. Në Shkodër e Elbasan edhe gra katolike e ortodokse e mbajnë mbulesën e faqes…/

Ka ndodhë shpesh që të debatohet për mbulimin e femrave në Shqipëri, duke pretetenduar se kjo ka qenë traditë gjithëshqiptare, vecanërisht për fenë muslimane. Nuk pretendoj që do t’i shtoj gjë atij debati, madje e kam shmangur në gazetën Dielli dhe nuk i kam botuar shkrimet e derguara, vecanarisht ato të fanatikëve, që duan me cdo kusht, në emër të lirisë fetare, kthimin masiv të mblesës për gratë muslimane, – thjeshtë desha të sjell në origjinal reagimin e Faik Konicës ndaj gazetës prestigjioze The New York Times Times.Ishte koha kur shtypi amerikan i furnizuar nga ai ballkanik, por edhe nga korrespondentët e atjeshëm, po shkruanin për Shqipërinë si për një vend musliman fanatik. Kjo pas kryengritjes që pat ndodhë në qarkun e Gjirokastrës. Në fakt ai që u cilësua rebelim iu atribua jugorëve, por bashkë me Ethem Toton, kishte dhe ushtarakë veriorë, dy prej të cilëve u zunë të gjallë, kapitenin Ismail Gjylbegu dhe Gegë Marka Gega. Gjithësesi nuk është kryengritja objekt i këtyre radhëve, por mbulesa e grave.Shkaku i shtimit te shkrimeve kunder Shqiperise, ishte pikerisht plasja e rebelimit dhe shtypi iu lëshua Shqipërisë me të gjitha bateritë…

Në gazetën Dielli të 7 qershorit 1937, në faqen e parë, në kolonën  e mesit, botohej reagimi i Konicisë nën titullin e shkruar me shkronja kapitale: ” NUK MBULOHEN TË GJITHA GRATË”!

Editori i atëhershëm i Diellit, Nelo Drizari, shkruan në hyrje të shkrimit:”Me titullin e sipërm, Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Washington, Faik Konitza, i shkroi një letër gazetës The New York Times në lidhje me lajmet e shtrembëruara në një pjesë të madhe të shtypit amerikan.Nga letra, botuar me 24 të muajit maj, Dielli boton pjesën e mëposhtme, shkruante Drizari:

“Munt t’ju përhiroj për kryeartikullin mi Shqipërinë? Ay që e shkruan e kupton mirë ndodhjen e vendit. Vetëm dua të bëj një përjashtim mi një pike, shkruante Faiku.

“Gratë në fshatrat e Shqipërisë nuk kanë dalë kurrë të mbuluara. Vetëm në qytete, ku në kohën e sundimit turk kish forca ushtarësh të vendosura, mbuloheshin gratë me qëllim për të shpëtuar nga syt’ e ushtarëve që mund t’u bijin në qafë….Në disa vende, si Shkodra, Elbasani, edhe gratë katolike edhe ortodokse e mbajnë mbulesën e faqes, dhe meqë e kishin bërë zakon, kjo modë arriu gjer aty’ shpejti. Munt të themi se vetëm nja 10 për qint nga gratë e Shqipërisë e kanë mbajtur mbulesën e faqes.

Me që bie fjala, i vjen njeriut për të qeshur me disa gazeta, kur këndon në faqet e tyre se gjoja shqiptarët janë “Muhamedanë fanatikë”, kurse mbajmë ment që në syt’ e Turqisë, shqiptarët ishin atheistë, të cilët kurdoherë edhe talleshin me fenë!

“Vëndi ku plasi Lëvizja kryengritëse”, vazhdon Ministri Konitza, “janë nga viset më të përparuara të Shqipërisë. Njeriu në krye të kësaj lëvizjeje qe Et’hem Totua, i cili, mjaft i mencur, nuk tregoi as gjykim as dashuri-vendi në këtë rast.”, përfundon Konitza.

Komenti është i tepërt…(d Greca)

Liria jonë është shkruar me Alfabetin e gjakut…!

$
0
0

Në qytetin Student të Heidelbergut të Gjermanisë u promovua : “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”  te Prof. Dr. Nusret  Pllana/

Nga Hasan QYQALLA/Heidelberg/*

Gjergj FISHTA, duke derdhur tërë mllefin e pezmin, ku tjetër pos te shkaktari kryesor i katrahurës shqiptare, te Fuqitë e Mëdha të Evropës e botës, në vargjet e veta nxjerr klithmën:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

I përzgjodha këto vargje, mbase e shoh një pikënisje të përbashkët identifikimi me veprën shkencore kapitale të profesor Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”! Shtrohet pyetje pse, ku, si,…?

Fillimisht, për opinionin tonë mbarëkombëtar, prof. Pllana është emër i njohur, është zëri i arsyes të “Kosovës së Lirë”, është emër i njohur në letrat shqipe, por edhe më e hershme është veprimtaria e tij që nga koha e ish Jugosllavisë. Veprimtari e njohur antipushtuese e antiregjim, që shpreh kryeneqësinë individuale kundrejt pathyeshmerisë e mospërkuljes për asnjë çast, për asnjë çmim, mbase “Liria nuk ka çmim”, do të thoshte vetë disidenti. Katrahurat e shtypjes, dhunës, terrorit të atij regjimi të paparë ndonjëherë në globin e njerëzimit, i përjetoi vetë autori, i barti mbi kurriz. Këto përjetime, nëpër kazamatet serbo – sllave, nuk e ligështuan për asnjë çast, nuk e dobësuan as skenarët e inskenimeve, por përkundrazi sikur kalitej edhe më tej, që jo vetëm të sfidojë, por edhe të dalë në mal e ta luftojë pushtuesin shekullor me armë në dorë.

T’i kthehem pikënisjes me vargjet e Fishtës, të cituara më lartë. Gjersa Fishta, siç thashë, nxjerr klithmën e thellë ndaj padrejtësive historike që i bëhen popullit shqiptar, këtë padrejtësi, profesori e justifikon me fakte duke nxjerrë të gjitha viktimat e tribunët kombëtarë që për ideal kishin, asgjë më shumë se lirinë. Pra, janë të dhëna shkencore e të pakontestueshme: vrasjet, pushkatimet, helmimet, pritat, pabesitë…, deri në paradokset që nxjerr regjimi serb, kinse bënë vetëvrasje.  Më kujtohet nje koment i atëhershëm i Agjencionit të Lajmeve Jugosllave “Tanjug” se Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka u vranë nga një përleshje e brendshme apo qërim hesapesh mes grupeve ilegale të emigracionit shqiptar. Mbase, rasti i Enver Hadrit, ku nxjerrin tre supozime të mundshme, por më e afërta, gjithnjë sipas tyre, është xhelozia e të dashurës së tij, që kinse kishte një lidhje intime jashtëmartesore me të (fjala është për një femër me origjinë belge)!!! Prandaj,  autori i qaset me mishërim kronologjisë së dhimbshme, duke nxjerrë edhe fakte të mjaftueshme për dhunën, terrorin e gjenocidin që ushtronte në mënyrën më barbare e më perfide pushtuesi serb për gati dy shekuj me radhë. D.m.th. synon te del në pah e vërteta e errët apo e pandriçuar, deri më tani, e historisë sonë kombëtare, sa e dhimbshme po aq edhe krenare, mbase liria jonë është shkruar me alfabetin e gjakut.

Formësohet bindshëm thënia, se autori në fjalë, pra prof. Pllana, nxjerr nga varri eshtra identifikimi të personaliteteve e veprimtarëve nëpër kohë. Kronologjia e varrimeve dhe persekutimeve është e gjatë dhe faktike, dëshmi reale që na ofron autori në këtë libër shkencor. Shtrohet pyetja, çfarë e shtyri autorin t’i qaset gjurmimeve nëpër arkiva, duke shpalosur me qindra dosje, që (ndoshta) i kishte mbuluar bloza e harresës?! Mendoj se, bëri një kthesë në udhëkryqet ndërkombëtare drejt demantimit të paragjykimeve, përkatësisht tentim gjykimeve të luftëtarëve të lirisë, duke bërë përpjekje të njollosjes apo balansimit surreal të luftës së lavdishme të UÇK-së me okupatorin serb. Padyshim, duke qenë edhe vetë pjesëmarrës aktiv i luftës së lavdishme, autori ofron fotodokumentare të terrorit, dhunës, masakrimit, sakatosjes, rrëmbimit, izolimit deri në përpjekje të shfarosjes apo ekstradimit nga trojet etnike, që padyshim është një vazhdimësi e apetiteve të këlyshëve të Rusisë, siç thotë edhe Gj. Fishta.

Me të drejtë konludoj se, jo që është vetëm një vepër historike që ka munguar deri sot, por është padyshim një e vërtetë e pamohueshme kolosale. Këtu nuk gjejmë të përdorë elemente letrare, estetike, figurative, metaforike, përcjellë me glorifikime, ekzagjerime ose hiperbolizime që zakonisht hasim në krijimtarinë letrare. Jo se është vetëm i saktë në atë që shkruan, por del si një tribun, që shpalosë të vërtetën para hileqarëve “të qytetëruar” të Europës e më gjerë, edhe në ditët e sotme.

Jam thellësisht i bindur, se prof. Pllana është zëri i ashtit dhe gjakut, ëshët zëri i arsyes dhe ndërgjegjes, është zëri që identifikon sot “Kosova e Lirë”!

E FALËNDEROJMË prof. Nusret Pllanën që ka zgjedhur pikërisht Qytetin Student të Heidelbergut, ku Mërgata Shqiptare është bërë pjesë e kulturës dhe integrimit të këtij qyteti, për të promovuar librin e tij, përplot dëshmi, dokumente e vlera kombëtare! E falënderojmë përzemërsisht për praninë e tij, këtu në mesin tonë! Ndërkaq, juve miq e dashamirë të librit dhe ithtarë të së vërtetës, ju falënderojmë për praninë dhe vëmendjen tuaj!

Heidelberg, 18. 01. 2014

*Hasan QYQALLA/ Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë  në Mërgatë (Ne foto: Michael Mwa Allimadi – Kryetar i Këshillit të Emigrantëve duke folur gjate promovimit.                         

 

 


Ne New York U zhvillua festivali 29- të “Festivali i Artë Ballkanik”

$
0
0

Muzika shqiptare e kënduar nga Merita Halili dhe shoqërurua nga grupi i drejtuar nga Raif Hyseni  magjepsën adhuruesit amerikan të këngës e valles popullore, duke ngritur në peshë sallën e mbushur përplotë me spektator

Nga Beqir SINA/

BROOKLYN NEW YORK CITY: Ritmet tradicionale të Ballkanit përmbushën me më shumë se 4 mijë spektatorë për dy netë me radhë sallën e madhe me llozhat e saj në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 17 dhe 18 janar, me zhvillimin e Festivalit te Arte të 29të “Golden Festival”. Kjo është padyshim ngjarja më e madhe tradicionale e muzikës nga Ballkani, dhe shtete për rreth tij në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbahet në qytetin e Brooklynit në New York, ngjarje e cila këtë vit festoi 29 vjetorin e krijimit të saj.Në këtë festival marrin pjesë kryesisht adhurues të rinj e te  reja amerikan të muzikës folklorike ballkanike dhe mesdhetare.

Sipas themeluesit të këtij festivali  z. Michael Ginsburg, ” Festivali i Artë” që mbahet në mesjanarin të çdo viti në Brooklyn New York City, është ngjarja më e madhe vjetore e Muzikës dhe Valles nga Ballkani dhe më gjerë, dhe është bërë një festë e muzikës Ballkanike , e ushqimit tradicional nga këto vende, veshjeve popullore dhe të ekspozimit të arteve të bukura, pikturave, librave , DVD, dhe CD e të tjera .

Gjatë këtij festivalit preformuan për dy netë 70 grupet me orkestrat e tyre, duke interpretuar këngë e valle nga i gjithë Ballkani dhe vendet e tejra nga Europa. Më shumë se 4000, të dashuruar pas muzikës folklorike ballkanse, kënduan e vallëzuan në ritmin e muzikës popullore nga Ballkani për dy ditë me rradhë .

Ky festival është themeluar në vitin 1986 nga orkestra e tunxhit  “Gojrat e Arta” – dhe është e vetëmja ngjarje në New York, për të dëgjuar këngë e valle të muzikës tradicionale nga Ballkani

Vendet e përfaqësuara në këtë festival përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë , Greqinë, Maqedoninë , Serbinë, Turqinë , Gjeorgjinë , Hungarinë , Poloninë, vendet skandinave Norvegjinë dhe Suedinë , Grupet rome dhe ata që lujnë muzikë Klezmer nga ish vendet e Europës juglindore, ku jetuan hebrejtë mbas Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e 70 grupeve pjesëmarrëse, për të 17të, vit me rradhë ishin edhe dy “ambasadorët” e muzikës shqiptare, jo vetëm në SHBA, por edhe anembanë botës, ata që i kanë dhënë botës zërin e artë të muzikës popullore shqiptare, Merita Halili – princesha e këngës popullore, si dhe Mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyesni nga Mitrovica – Kosovë.

Në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 18 janar, në kuadrin e Festivalit të 29të, të Artë, për 40 minuta u dha koncerti në një sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë, ( 4.000 spektatorë) i këngëtares Merita Halili dhe grupit të Raif Hysenit  të cilët janë pjesëmarrës të rregullt të këtij festivali.

Mbas shumë paraqitjeve gjatë Festivalit të Artë Ballkanik, salla i përshëndeti me ovacione të shumta, dhe e ngritur e gjitha në këmbë, duke kënduar e vallëzuar edhe ata së bashku me ritimin e këngëve e valleve shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë me të vërtet madhështore.

Muzika shqiptare e kënduar nga Merita Halili dhe shoqërurua nga grupi i drejtuar nga Raif Hyseni  magjepsën adhuruesit amerikan të këngës e valles popullore, duke ngritur në peshë sallën e mbushur përplotë me spektator.

Paraqitjen e shqiptarëve në Grand Prospect Hall në Brooklyn më 18 janar, Festivalit e 29të, të Artë, e ndoqi edhe asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e New Yorkut, zoti Mark Gjonaj dhe kryetari i Shoqatës Ana e Malit Ismet Kurti.

Në fund të këtij festivali patëm rastin të bisedojmë me dy protogonistët shqiptarë të Festivalit të Artë Ballkanik, Merita Halilin dhe Raif Hysenin si dhe me Drejtorin e këtij festivali zotin Michael Ginsburg.

B Sina : Si u lindi ideja për pjesmarrjen ne  Festivalin Ballkanik?

Merita Halili: Ne kemi 17 vite që marrim pjesë në këtë festival, dhe ideja ishte që, duke qenë të njohur në vëndin tënd, do me thënë Shqipëri , Kosovë, organizatorët dhe muzikologët e këtij festivali na ftuan ne si përfaqëues të muzikës Shqipëtare.

B.Sina : Çka ju motivon ju dhe Meritës  për të marrë pjes në festivale të tilla nëpër Amerikë  ?

Raif Hyseni : Janë disa motive. Kuptohet që muzika është primare, me anë të së cilës ne përfaqësojmë kombin tonë dhe të gjithë Shqipëtarët në Ballkan e sidomos këtu në Amerikë. Një ndër motivet tjera është  që, ne si Shqipëtar sjellim diçka autoktone, pastaj kulturën, traditën dhe vlerat tona që ne kemi si komb.

B. Sina:  Sa ishte interesimi i publikut amerikan për këngët e vallet shqiptare ?

Merita Halili : Shfrytezoj rastin që juve personlisht t’ju falenderoj për gatishmërin tuaj që juve gjthmonë na keni ndjekur pothuajse në ç’do aktivitet tonin qoftë atë në nivel kombëtar, dhe internacional. Juve vetë ishit present, mbrëmë në pranin e 4000 vetave se si ne u pritëm. Eshtë kënaqësi që gjithë kjo audiencë këndonin këngët Shqipëtare me një zë të vetëm, e ky është një rezultat i punës disa vjeçare që ne kemi bërë këtu në Amerikë.

B Sina: Si mund të bëhesh pjesë e Festiavlit Ballkanik ?

Raif Hyseni : Festivali është i hapur për të gjithë, mirëpo ne përfaqësojmë muzikën Shqipëtare në këtë festival qe 17 vite,dhe prezentimi jonë profesional i jep një karakter shumë origjinal në çdo segment.

B.Sina : Kur pritet të kemi një tjetër event të tillë dhe si keni menduar t’a organizoni? Cilat do të jenë Festivalet  e tjera ndërkombëtare që do të merrni pjesë ?

Raif Hyseni: Ne marrim pjesë në festivale të ndryshme internacionale këtu në Amerikë, dhe në botë, festivali tjetër i radhës që marrin pjesë mbi 7000 veta, dhe mbi 30 vende të ndryshme nga mbarë bota, do të jetë në fund të muajit Maj në shtetin e Nju Xhersit. Ne kemi disa koncerte në muajt që vijnojnë si për shembull, në shtetin e Vermontit, Massachusetts, Philadelphia, New Jersey, New York, si dhe kuptohet seminari tradicional që mbahet çdo vit në California.

Drejtori i Festivalit të Artë zoti Michael Ginsburg:

B.Sina : Çfarë mendimi keni ju për përfaqësimin e grupit të shqiptarëve - Albanian American Ensemble?

Michael Ginsburg:  Unë e dua muzikën e Merita Halilit dhe Raif Hysenit, dhe se unë jam shumë i nderuar kur ata më pyesin të luaj me trompet  me ansamblin e tyre. Merita dhe Raifi janë me të vërtet mjeshtër të muzikës Shqipëtare, por ata janë edhe mjeshtër që e kuptojnë dhe e luajnë muzikën botërore. Ata janë ambassador të mëdhenj të Shipërisë dhe Kosovës sepse ata janë qytetarë të botës dhe i duan dhe gëzojnë kënaqësin me popujt të ndryshëm nga mbarë bota.

B.Sina :  Çfarë shikoni ju se e tërheq më shumë publikun në këngët e vallet shqiptare, kostumet e tyre folklorike ?

Michael Ginsburg:  Publiku menjëherë e ka sensin që gjinden në një presencë madheshtie, kostumet shumëngjyrshe dhe të larmishme, këngët dhe muzika popullore shqiptare kur Merita dhe Raifi performojnë. Muzika vetevetiu është shumë e lehtë t’a kuptosh, edhe pa e ditur gjuhën Shqipe. Meloditë janë të bukura,  ngacmuese, të llojllojshme, dhe me ritëm që i bën njerëzit të kërcejnë.

B. Sina:  Çfarë karakteri ka ky Festival dhe a është bërë tradicional?

Michael Ginsburg: Festivali është në vitin e tij të 29-të, dhe gjithmonë ka qene fokusuar në muzikën tradicionale që vjen prej Ballkanit, por ne ftojmë edhe grupe të tjera. Ky festival ka të përfshirë muzikën që nuk është strikt tradicionale, por që eshtë e inspiruar nga muzika tradicionale, dhe se rrënjët e muzikës tradicionale, mund të vërehen shumë qartë. Ka pasur edhe disa shkëndija të muzikës nga pjesët e tjera botërore. Këtë vit, ka pas muzikë tradicionale nga Italia, Norvegjia, Suedia, Armenia, Ukraina, Egjipti, si dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Gjithashtu, ka pasur një prezentim të fuqishëm i muzikës Xhuishe – Jews, ng ate dyja atë Safardike dhe tradicionale të Europës Perendimore. Gjithësesi mund të them se është një festival tradicional i cili vitin e ardhëshëm ka jubileun i tij 30 vjetorin.

 

BUQETË POETIKE NGA MIRADIJE GASHI

$
0
0

Të njohim krijuesit në mërgim/ Miradije Gashi-Gjermani/

Shkruan:Shaban Cakolli/

Arti  në kuptimin e plotë të fjalës është cilësi, vlerë dhe dhunti  natyrore e shpirtërore; në poezi, melodi, pikturë, artistët gjenden ballë për ballë me fshehtësitë e quajtura cilësi, vlerë me kuptime e mesazhe domethënëse të fjalës; sepse  ky komunikim bëhet njohuri mbi botën e brendshme shpirtërore, e cila më pas lëkund shpirtin e artistit,që atë botë shpirtërore të e hedh në letër,në opinjon.. Definicioni i artit është ligj shpirtëror e hyjnor i cili përcaktohet nga frymëzimi që i dedikohet lumturisë,gëzimit,hidhërimit apo sfidave të jetës së së vërtetë njerëzore. ”…Prandaj misioni i artit është të na japë kënaqësi estetike që qëndron përmbi të gjitha këto mizerje të jetës. Vepra poetike, artistike për poetin nuk është punë ekipore, por ajo është e lidhur me personalitetin e artistit, si krijim,  dhe është fryt i shpirtit poetik. Frymëzimi poetik në shpirtin e poetit si vepër bëhet i fuqishëm  kur poeti  ka mjeshtri poetike të i jep frymë vargut,vargu i tij të jep mesazh të fuqishëm,i cili bëhet armë e fortë në duar të lexuesit..E tillë është poetja Miradije Gashi,e cila herët nisi rrugën e saj poetike edhe pse koha e saj e nje artisteje ishte e veshtire,poezia  e saj,poezi sfide në të gjitha labirinthet e jetës.Ishte një kohë e cenzurimit të fjalës së shkruar,koha tjetër e mungesës së atdheut,mallit ,dhembjes,por Miradije Gashi nuk ju përkul asnjërës nga kohët,sfidave,stuhirave,por qëndroi së shkëmb,e palëkundur nga bota shpirtërore duke na ofruar art të  çiltër ,të begatë,me vlera e mesazhe të qarta.

Miradije Gashi u lind në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën (Akademinë Pedagogjike) si dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, ku mori titullin: “Arsimtare e grupit klasor”. Menjëherë pas diplomimit zuri punë në Shkollën fillore “Emin Duraku” në Arllat.Qëlloi që pikërisht në këtë kohë fryn e shfryn furtunat e pushtimit dhe ajo, bashkë me shumë kolegë të tjerë, u vu në shënjestër të sundimtarëve serbë, duke e larguar nga veprimtaria edukatovo-arsimore.

Ajo tashti filloi studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës, duke i përfunduar me sukses. Ndërkohë u bë anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar në Republikën e Kosovës. Po atë vit Miradija u angazhua edhe në Kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës.Veprimtaria e saj atdhedashëse, në vitin 1991 u bë sërish shkak i pamundësisë për punë në arsim. Madje, disa herë u mor në pyetje dhe u keqtrajtua nga pushteti serb edhe pas lirimit nga burgu. Duke mos e pushuar aktivitetin lidhur me shkollën shqipe, ajo ndalohet nga policia serbe në Komaran, i konfiskohet materiali arsimor dhe merret në pyetje e keqtrajtohet pamëshirë në polici. Mu në këtë kohë ajo merr ftesën që sërish të paraqitet në organet e sigurimit në Mitrovicë. Meqë torturat në organet e hetuesisë serbe ishin si të thuash racion dhe duke qenë nën vëzhgim e përcjellje të vazhdueshme, ajo, në janar të vitit 1994 u detyrua të emigronte në Gjermani.

Sigurisht që edhe në emigrim ajo do ta vazhdojë veprimtarinë e saj arsimore, fillimisht në qytetet e Schwarzwaldit, përkatësisht në “Shkollën e Lartë të Nacionaliteteve” (VHS), në Villingen-Schwenningen. Atje ajo mbajti kurse dhe ligjëroi gjuhën shqipe, jo vetëm për gjermanët, por edhe për të tjerët të cilët interesoheshin për gjuhën tonë.

Miradije Gashi, krahas veprimtarisë arsimore, u shqua edhe në fushën e krijimtarisë letrare duke botuar poezi në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, po njëkohësisht edhe duke trajtuar tema të ndryshme nga fushë e pedagogjisë. Më se një herë në paraqitjet e saj ajo kishte përdorur edhe pseudonimin “Fanesha”.

Miradija aktualisht jeton dhe vepron në Stuttgart, ku mban mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë. Është prezantuar me poezi në disa antologji, si: Busulla e shpirtit, Trinomi i Lirisë, Një shekull drite etj.

Ky është vëllimi i parë i saj me lirika si libër me vete.Ka dhe një korpus krijimesh në dorëshkrim.

SALI ÇEKAJ

“Demokratët” plot Liri e kanë gojën

Dhe flasin me bujë për fitore,

E populli ëndërron,

Ëndërron ende Lirinë.

Veç të rënët heshtin

Dhe në heshtje asaj i bëjnë roje.

Ndoshta Liria s’gjendet asagjëkundi

E ndoshta diku thellë në tokë fle,

Është në amanetin e atyre që ranë,

Është në zemrën e dëshmorit

S A L I Ç E K A J.PESHA E FJALËS

MIRADIJE GASHI

LETËR NËNËS

Të dua nënë, të dua…sa askënd tjetër

Ndaj sonte dua të ta shkruaj një letër.

Eh, sa herë loti, për ty rrugën m’preu

Akull m’u bë zemra e shpirtin seçma theu!

Eh, nënë e dashur, nëna ime e mirë

Kujtimin largësia çdo ditë ma thërmon,

Veç zemra për ty nënë, e di, s’më gënjen

Ti je si një Yll që n’qiellin tim ndriçon.

Ç’fat ishte ky vallë që larg teje jam…?!

Sa e lumtur do t’isha, po të kisha pranë.

Gjuha e zemrës s’do t’më ngatërrohej aq

E pesha e dhembjes do t’humbte në çast.

Por një re sot, çudi, pranë m’u afrua

Dhe shikimin seç ma mjegulloi n’sy,

Lot, mall e dhembje seç më janë ngatërrua

Por n’zemër, ah, n’zemrën time mërgimtare

TI JE PËR MUA, PRANVERA MË E MADHE

UDHË JETE

I shihni këto rrugë

Me shumë udhëkryqe

E shumë drejtime…?

Në to ka gjurmë njerëzish

Që rendin e s’ndalojnë,

Ca ikin majtas,

E ca djathtas ikin.

Janë udhët e jetës

Që kurrë nuk pushojnë.

MBRËMË

Mbrëmë, ti nuk më pe

Kur unë qava,

As lotët në faqe kur më ranë.

Eh, ç’dhembje

Më pikoi në zemër

Mbrëmë dikur vonë!

Dhe forcë dot nuk gjej

Të të rrëfej, më beso!

Por shpirti im e di

Se ç’dhembje unë kisha

Mbrëmë në gji!

MË KUJTOHET

Më kujtohet një ditë dimri

Helmeta e sllavit në orë mësimi,

Ishte e rëndë, e rëndë ajo ditë

Ishte vetë tmerri që panë sytë.

Në sytë e fëmijëve nuk kishte ngjarë

Në pranga të vihet një mësues me ditar!

Eh, ç’ditë e kobshme e ç’tmerr…!

Mesjetë Bizanti sërish te ne erdh’!

Dhe dielli atë ditë i humbi rrezet

Se Liria atë ditë u lidhë me zingjir,

Ndërsa dita u ngrys më herët

As zogjtë e qiellit nuk ishin të lirë.

Poezi kushtuar motres

VDES NË KËMBË

Në ndodhtë të të takoj

Një ditë…

Nuk do të të njoh

Më beso

… E as s’do të të buzëqesh

Dhe me sy s’do të të shikoj

As të të flas nuk mundem

E as të të dëgjoj.

… …

Nuk do të të buzëqesh

Sepse zemra nuk më bën

As s’do të të shikoj

Se drita më iku nga sytë.

Nuk do të të flas

Se fjalët më ngrinë n’gojë

E as s’do të të dëgjoj

Se zëri më shterroi.

Ndaj mos më kujto të lutem!

Sepse për ty kam vdekur

Përgjithmonë!

Përgjithmonë!

MË DUAJ…

Më duaj si poeti – vargun

Më duaj si drita – agun

Më duaj si fusha – lumin

Më duaj si fëmija – gjumin

Më duaj si zogu – këngën

Më duaj si syri – ëndrrën.

Më duaj…!

QESHJA N’ZEMËR MBILLET

Ç’po ndodh vallë, nuk di as vetë

Sot rrallë shoh dikë të qeshë!

Dikush qesh vetëm me sy

E dikush qeshjen e ka lojë

Dikush as të qeshë nuk di

S’qesh me zemër, po me gojë.

Dikush s’qesh, po veç zgërdhihet

Dikush qan a qesh, nuk dihet.

Rrallëkush ndodh me zemër t’qeshë

Sikur qeshje s’ka mes nesh.

Sikur bota thotë tek sillet:

-Qeshja n’zemër duhet t’mbillet!

NDOSHTA DIKUR

Ndoshta dikur

Ëndërroje të ishe diku në Europë.

E sot, çudi…!

Ndërruan kohë

E ndërruan mote.

Të ikësh do prej këtu

Sa më parë.

Ç’dëshirë e përzirë

Me ëndrra e mall!

Po ç’është ky fat i çuditshëm vallë?!

Është malli, or vëlla, malli

Që në zemër të djeg

E t’bën që të kthehesh

Atje ku ke lind!

NË VEND TË HUAJ

Në vend të huaj

Edhe mendimet rrjedhin në heshtje

I heshtur je dhe vetë ti

Por qetësi,

Qetësi s’gjen askund

Më beso!

Edhe engjëll po t’ishe

A t’ishe vetë njeri

Kristal i mbyllur do t’mbetesh

Në zemër i ndrydhur!

Në shpirt i shtrydhur!

Si një leckë e pavlerë!

MËRGIMTARËT

Vijnë me shpresë

Kthehen me shpresë

Presin me shpresë

Durojnë me shpresë

Jetojnë me shpresë

Vdesin me shpresë.

Shpresojnë gjithë jetën e vet

Mërgimtarët e shkretë!!!

 

Kongresi i Lushnjës konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar

$
0
0

NGA ENGJELL ZERDELIA*/

Kongresi i Lushnjës, realisht është një ngjarje e madhe në historinë e popullit shqiptar në shekullin e XX. Ndërsa, 28 Nëntori i vitit 1912 njihet si akti kur u vendos guri i themelit të shtetit shqiptar, Kongresi Kombëtar i Lushnjës e konsolidoi këtë shtet, duke sfiduar të gjitha intrigat e asaj kohe të vështirë e të amullt. Për shumë vjet kam hulumtuar arkiva e materiale të ndryshme, kam komunikuar me dhjetra e qindra njerëz mbi temën “Kongresi Kombëtar i Lushnjës”. Takime mbresëlënëse janë sidomos ato me të afërt të delegatëve, apo edhe të përfaqësuesëve të këtij Kongresi. E kam dalluar pastër dhe qartë se bashkëbiseduesit kanë shumë nevojë të lexojnë dhe të njohin veprimtarinë e atyre që bënë të mundur këtë Kongres. E këtyre njerëzve që si busull orientimi tërë jetën patën, kanë e do të kenë atdheun dhe përparimin e tij. Në të vërtetë, ka shumë shkrime dhe libra që trajtojnë Kongresin Kombëtar të Lushnjës, por jo detaje të hollësishme për secilin pjesëmarrës në Kongres. Ky libër u realizua për të plotësuar këtë boshllëk për të kaluarën jo shumë të largët. Sot janë mundësitë, pasi është koha, kur nuk të pengon askush për të nxjerrë të vërtetën, pavarësisht mundimeve herë-herë të pashpjegueshme dhe të paimagjinueshme që dalin gjatë punës. Në bisedë e sipër me ish-senatorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, zotin Willi Kamsi më shprehet ngultas që “duhet për këdo njeri të shkruhet e të hidhet dritë, se përkundrazi të mbulon pluhuni i harresës që asht shumë i damshëm dhe errësina nuk i nevojitet kërkujt”. Duke u konsultuar me studiuesin e pasionuar, zotin Mentor Quku, apo me profesorin tonë të dikurshëm, por shumë të dashur e të ditur, zotin Hasan Leka po në Shkodrën loce nënvizonin të njëjtin emërues: profesor Engjëlli, ju duke shkuar tek qytetet dhe krahinat e delegatëve, me dashurinë dhe përkushtimin që keni, patjetër do të gjeni materialet e kërkuara e s’ka qajre pa i gjet ato”.

Për një kohë relativisht të gjatë, jam njohur dhe konsultuar me shumë e shumë dokumente historike të periudhës së viteve 20-të, kryesisht me ato që flasin për kongreset e mbajtura në vendin tonë. Nuk ka munguar edhe komunikimi me studiues shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit dhe që janë të interesuar e kompetentë për këtë ngjarje të madhe. Mbështetja e rëndësishme për punën, ka qënë Arkivi i Shtetit Shqiptar dhe sidomos Biblioteka Kombëtare Shqiptare, ku janë shfletuar hollësisht gazetat e kohës, librat e autorëve të ndryshëm, që trajtojnë Kongresin e Lushnjës. Po kështu, të një rëndësie të veçantë kanë qënë fletoret zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të viteve 1920-1930.

Ku kishte kënaqësi më të madhe që gjatë studimit, hulumtimit, grumbullimit apo sistemimit të materialeve, kam bërë konsultime e kam kërkuar ndihmën e çmuar te miqtë e mirë siç janë profesorët: i ndjeri Iljaz Gogaj, Sherif Delvina, Drita Kadillari, Nebi Sefa, Luftar Mane, Uran Asllani, Alferd Frashëri, Besim Cengu, Hysen Koçillari, Terezina Vata, Suzana Burrja, Petro Luarasi, Thoma Goga, Selman Sheme, Nasho Jorgaqi, Kaliopi Naska, Isa Kuliçi, ing. Petrit Kanina,

Gjergji Tane, Genc Xhuvani, Nikollë Paluca, apo dok. Hyrie Hida, Nermin Vokopola, Kol Prifti, ekonomist Zeqir Canaj, skulptor Maksim Bushi, piktorët Agim Zajmin, Arben Morinën, tregtar Nard Marku, Jak Mema, Ylli Bega, avokatët Artan Gjermeni, Fatmir Braka, Sofika Risto, e shumë të tjerë.

Në materialet studimore jam mbështetur fuqimisht në punimet serioze kushtuar Kongresit. Kam bërë ç’është e mundur që t’i ilustroj dokumentat me përpikmëri autentike dhe të gjej mundësinë e paraqitjes sa më reale, duke qëndruar besnik i dokumentit të gjetur. Bashkëpunimi me arkivin e Ministrisë së Brendshme e sidomos me drejtorin e saj, zotin Kastriot Dervishi, për delegatët e Shkodrës e të tjerë ka qenë shumë i frytshëm. Edhe në qytetet e Elbasanit dhe të Korçës kam gjetur gjuhën e përbashkët dhe kam grumbulluar materialet e nevojshme dhe shumë të domosdoshme, si në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në muzeun e Elbasanit dhe tek shkolla “Normale”. Në një kohë qetësie, përkthyesi i njohur i qytetit të Korçës, zoti Anxhelo Kondili, më shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për punën e bërë. Ndërsa artisti zoti Dhimitër Orgocka më nxit dhe inkurajon duke më thënë: “Profesor, nuk shkruani as për mua e as për Anxhelon, as për Korçën, as për Lushnjën, as për Shkodrën, Tiranën, Gjirokastrën, Gjakovën, Prizrenin e Prishtinën, por po shkruani për tërë shqiptarinë dhe Shqipërinë, prandaj të urojmë vetëm suksese”.

Në Përmet, takohem me studiuesit Kastriot Bezatin apo Sinan Vakën, Ligor Kriston, Bledi Manen dhe të ndjerin ing. Ylli Dulen, biseda rrjedhshëm shkon tek materialet që më nevojiten për Eshref Frashërin, Faslli Frashërin, Meleq Frashërin, Leonidha Frashërin apo Spiro Qarroqin (Kosova). Natyrisht, ato çfarë më duhen i gjej, falë interesimit dhe përkujdesjes së tyre. Do të veçoja prof. dr. Alfred Frashërin që më vuri në dispozicion jetëshkrimin e frashërllinjëve dhe jo vetëm kaq, por edhe për shumë komisionerë dhe delegatë të tjerë. Kjo punë e përkorë e kryer prej këtyre zotërinjëve të nderuar është për t’u vënë në dukje dhe për t’u falenderuar.

Në Gjirokastër takoj mikun e fëmijërisë dhe studiuesin Besnik Shehu. Sa i gatshëm e vital ky njeri i papërtuar më vendos në dispozicion të gjitha materialet e shumëpritura dhe unë marr çfarë më duhet! Po e njëjta metodë më shoqëron në Sarandë, në Vlorë, Prishtinë, Prizren, Pogradec, Gramsh, Fier, Ballsh, Skrapar, Leskovik e kudo që më shkeli këmba, vetëm e vetëm për të pasuruar jetëshkrimin e atyre burrave që e shkrinë jetën e tyre të artë për atdheun, për të cilët, siç më thotë edhe Artisti i Popullit z. Reshat Arbana se nderon veten profesor Engjëlli, me nderën e kombit, deklaroj publikisht që të jenë “Nderi i kombit”.

* Kjo është përcjellja që Engjël Zerdelia, i bën librit të tij”Kongresi i Lushnjës”. Gazeta Dielli në print do të botojë një special nw numrin e radhës.

Rikthim i suksesshëm i Andamion Murataj dhe Shqipërisë në skenën e filmit Europian

$
0
0

Nga: Ermira Babamusta, New York / 

Skenaristi dhe regjizori i talentuar Andamion Murataj e bëri të njohur artin shqiptar në shkallë ndërkombëtare. Me filmin “Fjala e Gjakut” (The Forgiveness of Blood) Andamion arrit të fitojë çmimin prestigjioz “Ariu i Argjendë” për Skenarin më të Mirë në Festivalin Nduerkombëtar të Filmit në Berlin 2014.

Skenari i tij i rradhës mban titullin “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) dhe e merr temën nga burrneshat shqiptare. Ky skenar ka tërhequr vëmendjen e shumë figurave të njohura të kinematografisë botërore duke shënuar sukses që në hapat e tij të parë. Andamioni sapo ka shënuar edhe një përfaqësim dinjitoz në Trieste të Italisë ku filmi i tij është  ndër 12 projektet e filmit artistik të përzgjedhur prej 200 filmave konkurues, për tu prezantuar para forumit të rëndësishëm të producetëve europianë “Kur Lindja Takon Perëndimin” ( When East Meets West). Ky sukses vjen disa muaj pas arritjes së tij të mëparëshme ku skenari u përzgjodh si një ndër 10 projektet internacionale më premtuese për zhvillim nga një juri që përfshin disa nga figurat më të larta të skenarit botëror, filamt e të cilëve janë të vlerësuar me çmimin Oskar siç janë David McGee (Jeta e Pi, Finding Neverland), James V. Hart (Drakula, Hook), etj.

“Skenari i filmit ‘Burri i Shtëpisë’ një histori shumë origjinale, emocionalisht ngërthyese e shkruar shkëlqyeshëm që na dërgon në një botë të panjohur. Është një skenar mrekullisht ndjellës për një botë të çuditëshme dhe misterioze të mbushur me karakteret krejt unikë. Është një rrëfim me potencial të mrekullueshëm kinematografik” thotë Clarie Dobbin, drejtore e Festivalit të Filmit Ndërkombëgtar të Melbourne dhe mentor i Laboratorit të Zhvillimit të Skenarit:  Eksperienca Puljeze 2014.    “Unë besoj që një skenar i mirë është “basti” më i sigurt për suksesin e një filmi. Filmi i mëparshëm nuk e pati fillimin e “Burrit të Shtëpisë” dhe do më pëlqente të thoja që fillimi i mbarë është gjysma e punës, por nuk është krejt kështu. Në film, çdo hap është përpjekje intensive. Shpresoj që në momentin e duhur të më bashkangjiten njerëzit dhe institucionet e duhura në këtë rrugë, të cilën deri më tash e kam bërë i vetëm. Është pjesë e punës si ‘filmmaker’ të kërkosh mbështetje, por është po aq pjesë e detyrimeve institucioneve kombëtare të identifikojnë dhe mbështesin projektet që dëshmojnë cilësinë në konkurrimet ndërkombëtare,” thotë Andamion Murataj.Kualiteti i projektit “Burri i Shtëpisë” ishte premtues që në Laboratorin e Puljas. Mbas experiences në Pulja, regjizori Murataj u kthye në Shqipëri për të thelluar kërkimet mbi temën dhe për ta zhvilluar më tej. Sukseset më të fundit te projektit më të ri të regjizorit dhe skenaristit të shquar Andamion Murataj, shënojnë arritje të re për kinemanë Shqiptare e cila së fundi po vlerësohet në rangun e lartë të arritjeve të artit europian. Eshtë një moment historik që kërkon trajtim dhe vëmendje të veçantë te institucioneve të artit dhe filmit në Shqipëri, sidomos pas dështimit të institucioneve të filmit në shqipëri për tu rradhitur ndër mbështëtësit e filmit “Falja e Gjakut” që rezultoi të ishte suksesi më i madh i kinemasë shqiptare në arenën ndërkombëtare.   “Unë shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të kenë nxjerrë mësimet e duhura e të mos përsëritet sërish ajo çka ndodhi me filmin “Falja e Gjakut”. Do të ishte fatkeqësi t’i rikthehemi sërish në pikën zero. “Burri i Shtëpisë” është fitues në shumë evente ndërkombëtare dhe institucionet europiane të filmit e kanë kriteret përzgjedhëse shumë të qarta. Është koha që filmat shqiptarë të kalojnë nëpër të njëjtat filtra konkurues dhe për të marrë mbështetjen e nevojshme financiare në vendin e origjinës” shtoi regjizori Andamion Murataj.Burri i Shtëpisë (Man of the House) rrëfen historinë e një burrneshe shqiptare në ditët e sotme, e cila duhet të zgjedhë nëse duhet të vazhdojë jetën e saj prej burri apo të rigjejë ndjenjat e ndrydhura femërore për tu bërë nëna që i mungon mbesës së saj, Zanës.

 

 

NJË FILM PËR NËNË TEREZEN

$
0
0

 Nga Frank Shkreli/

Ne Foto: Nga e majta, Frank Shkreli, autor i shkrimit, Dr. Elez Biberaj dhe familjet e tyre gjatë një takimi në vitin 1987 me Nënë Terezën në Uashington/

Duket se së shpejti jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës do të shfaqet si film dokumentar në ekranet amerikane dhe botërore të filmave. Revista amerikane “Variety” që mbulon industrinë e filmave të Hollivudit, muzikën dhe artin amerikan, në një artikull që botoi të ënjtën në faqën e saj elektronike, korrespondenti i filmave, Dave McNary shkruan se regjisorët e pavarur të filmave, Tony Krantz dhe Jamey Volk janë duke bashkpunuar me “Qendrën Nënë Tereza” për të bërë një film me titull “Kam Etje”, një dokumentar ky mbi jetën e Nënë Terezës, bamirëses dhe humanistes së njohur mbarë botërore dhe bijës së gjakut të Arbërit, me të cilën mburret dhe krenohet kombi shqiptar.

Artikulli thotë se pritet që filmimi të nisë nga fundi i këtij viti, ndërkohë që për tekstin e filmit është angazhuar ta shkruaj Keir Pearson, i cili ka shkruar tekstin për filmin e njohur “Hotel Rwanda”. Sipas artikullit të revistës Variety, filmi do të përqëndrohet në punën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës në qytetin e Indisë Kalkuta gjatë dekadës së 1950-ave, kur ajo njëkohësisht themeloi Urdhërin e Motrave Misionare të Dashurisë, me misjonin për tu kujdesur për të varfërit e më të varfërve të Indisë. Eventualisht Nënë Tereza veprimtarinë e saj e përhapi anë e mbanë botës, përfshirë edhe trojet shqiptare në Balkan, por edhe në vende të mëdha e të pasura të botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artikulli nënvijon faktin se për veprën dhe punën e saj, Nënë Tereza ishte shpërblyer me dekorimin më prestigjoz në botë — Çmimin Nobel për Paqë të vitit 1979  dhe thotë se urdhëri i Motrave Misionare të Nënë Terezës, të cilat, ndër të tjera, punojnë në qendra për fëmijtë jetimë, shtëpi të moshuarve dhe qendra të tjera bamirësie, kishte arritur si numër në më shumë se 4000 në vitin 1997, kur ai ndërroi jetë.

Regjisori amerikan Tony Krantz tha për revistënVariety se filmi, “Kam Etje”, është filmi i parë dhe i vetmi film i autorizuar mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës që do të çfaqet në ekranet e filmave anë e mban botës.” Ai u shpreh gjithashtu se “jemi jashtzakonisht shumë të kënaqur për këtë film mbi një grua, jeta dhe vepra e së cilës është një pasqyrim i një angazhimi të plotë, besimi, bamirësie dhe dashurie për të tjerët.” Sipas artikullit të revistës së hollivudiane Variety, regjisori Tony Krantz dhe shkrimtari i teksteve të filmave, Keir Pearson do të shkojnë në Indi muajin që vjen, për të përfunduar hulumtimet mbi jetën e Nënë Terezës dhe të fillojë të shkruaj skenarin e filmit. Regjisori Krantz shprehu shpresën, sipas revistës Variety se, shpreson se projekt-filmi do të tërheq një drejtor dhe aktore me famë botërore e cila do të luaj rolin e Nënë Terezës. Ndërsa regjisori tjetër i filmit, Jamey Volk tha për revistën Variety se “mezi presim që filmin të ja paraqesim një audience botërore, ndërkohë që pritet që filmi të jetë gati për ekranet anembanë botës verën e vitit 2015.” Regjisori Krantz shtoi gjithashtu se për këtë film dokumentar ata kanë marrë miratimin e plotë nga përfaqsues të Motrave të Nënë Terezës, madje ai tha se kishte arritur një mirëkuptim me to, “mbrenda 15 minutash”. Ai nënvijoi gjithashtu se filmi, “Kam Etje” do të përfshijë edhe episode personale nga jeta e Nënë Terezës, si për shëmbull episodin e “krizës së dyshimeve”, duke thënë se filmi mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës , “nuk do të jetë një film për Katolicizmin, por do të përqëndrohet mbi veprat e saj.”

Në artikullin e revistës Variety thuhet gjtihashtu se regjisorët kryesorë të filmit do të jenë Reece Pearson i entit të filmave “Flame Ventures” dhe Dick Lyles i entit “Origin Etntertainment”, ndërkohë që “Qendra Nënë Tereza” do shërbejë si këshilltare teknike për filmin. Gjatë gjithë jetës së saj Nënë Tereza, për dashurinë e saj në veprim dhe në jetë kushtuar më të varfërve dhe më të harruarve të kësaj bote, mori lëvdata dhe çmime ndërkombëtare nga më të dalluarat, përfshirë edhe Çmimin prestigjoz më të lartë botëror Nobel për Paqë. Qindra libra e

mijëra artikuj janaë shkruar dhe shkruhen duke mbajtur gjallë fjalët dhe mesazhin e dashurë të Nënë Terezës. Filmi që ka në plan të bëj Holivudi për Nënë Terezën është vetëm një vazhdim i respektit që bota po tregon për Nënë Terezën dhe për veprën e saj edhe pas vdekjes së saj.

Një ndër mesazhet e saja aktuale është mesazhi i saj për rolin dhe rëndësinë e familjes në shoqëri. Në një fjalim drejtuar një konference të Kombeve të Bashkuara në Pekin më 1995, Nënë Tereza u tha grave të botës që “Në vend të vdekjes dhe mjerimit le të sjellim në botë paqë, gëzim e kënaqësi duke iu lutur Perëndisë për dhuratën e paqës dhe për dhuratën e mundësisë për të dashur dhe për të pranuar njëri tjetrin si vëllezër e motëra, si bijë e bija të Perendisë. Ne  e dimë se vendi më i mirë dhe atmosfera më e përshtatshme ku fëmijtë mund të mësojnë se si të dashurojnë njëri tjetrin është pikërisht familja, ku ata shohin prindërit e tyre duke dashur  njëri tjetrin dhe duke iu lutur Perendisë. Kur familjet shkatërrohen dhe nuk janë të bashkuara, shumë fëmij rriten duke mos ditur të dashurojnë të tjerët”. Nënë Tereza vazhdoi duke thënë se, “një vend ku shumë familje janë shktatërruar në këtë mënyrë, do të ketë shumë probleme.” Një mesazh aktual ky, jo vetëm për familjet e ngushta shqiptare, por edhe për familjen më të madhe dhe më gjërë të kombit shqiptar, duke theksuar se “Kur familjet janë të forta dhe të bashkuara”, përfundoi Nënë Tereza mesazhin e saj drejtuar grave të botës në vitin 1995 në Pekin, “Fëmijtë shohin dashurinë e veçantë të Perëndisë në çfaqjen e dashurisë midis prindërve të tyre, dhe si të tillë rriten që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë atdheun e tyre në një shoqëri më të mirë dhe më të dashur për të gjithë”.Në një artikull mbi Nënë Terezën disa muaj më parë, me rastin e njoftimit të Lumturimit të saj nga Vatikani pata shkruar se ne shqiptarët kudo, me të drejtë mburremi shumë me Nënën tonë Tereze, bijë të një gjaku. Me krenari e themi, përfshirë edhe udhëheqsit e tanishëm më të lartë të kombit shqiptar të të gjitha trojeve, se Nëna Tereze është simbol dhe bartëse e vlerave më të mira e më të bukura të kombit shqiptar. Por ama, megjithë adhurimet dhe krenarinë që tregojmë në sipërfaqe për ‘të – kur të merret parasyshë gjëndja politike dhe shoqërore në të gjitha trevat shqiptare unë nuk mund të durohem pa iu bashkuar cinizmit dhe skepticizmit të të ndjerit Profesor Peter Priftit, i cili disa vjetë më parë është shprehur për librin e Genc Lekës mbi Nënë Terezën duke bërë pyetjen: “A mos ishte lindja e Nënë Terezës në rrethin tonë një gabim, një devijim gjenetik ndofta, apo një sinjal hyjnor, një paralajmërim paraparak për një të ardhme madhështore për kombin shqiptar? Kur shoh gjendjen në Shqipërinë e sotme, mendoj të parën; por më pëlqen të besoj të dytën”, qe shprehur Profesor Peter Prifti dhe vazhdoi: “Pyes veten, kemi të drejtë si shqiptarë të mburremi me motrën tonë të bekuar? Mendoj se Nënë Tereza nuk nderohet me levdata, me konferenca shkencore, me shërbime përkujtimore, as edhe me lutje e pelegrinazhe te varri i saj. Sa kohë që neve nuk bëjmë ndryshim, asnjë përmirësim në marrëdhëniet tona shoqërore e politike, atëhere përsa na përket neve si shqiptarë, ajo jetoi kotë në këtë botë. Atëherë do jetë më mirë të mbyllim gojën dhe të mos guxojmë kurrsesi të themi se jemi njerëz të një gjaku e të një gjuhe me Nënë Terezën”, përfundon profesori i nderuar, i ndjeri Peter Prifti.

Duke marrë parasyshë sulmet e kohëve të fundit nga disa qarqe sado të vogëla, kundër Nënë Terezës, ky cinicizëm dhe skepticizëm, të cilin e ka shprehur aq bukur i ndjeri Profesor Prifti vite  më parë, megjithëse unë personalisht nuk besoj se është gjithëpërfshirës — fatkeqsisht sa vjen e shtohet. Por, të pakën Holivudi po e bën të vetën duke përjetësuar jetën dhe veprën e kësaj bije të Arbërit, të cilën ish-Sekretari i Përgjithëshëm i OKB-së, Perez de Quellar e pat quajtur si, ”më të madhe se të gjithë ne”.

Nga e majta, autori me Dr. Elez Biberaj dhe familjet e tyre gjatë një takimi në vitin 1987 me Nënë Terezën në Uashington, një takim që asnjëri  prej nesh nuk do ta harrojë kurrë.

NDJESI E PËRJETIMIT POETIK

$
0
0

Duke përjetuar vargjet e poetit Jeton Kelmendi/

NGA VIOLETA ALLMUÇA/ Shkrimtare/

 Sa herë më shfaqet fjala e një krijuesi në të shkuarën dhe në të sotmen, e di se brenda saj më lind një mendim i hershëm ose i tanishëm, lidhja e poezisë me kohën dhe jetën. Kam dashur të besoj se këto reflekse të veçanta letrare brenda për brenda tyre kishin një formë sa të brendshme po aq edhe të jashtme estetike që përbënin atë çka quhet sot në artin e fjalës poetike harmonizimin artistiko- estetik. Poeti që ka jetën dhe vargun e përjetësisë në tërësinë e të bukurës, specifike për një shkrimtar që hyn në oazin e gjerë të poezisë universale, na tregon një zë të fuqishëm në realitetin e botës dhe jetës, pasi tek poeti Kelmendi vargjet lindin me ëndrrën. Kjo dukuri ndryshe e një krijuesi në sytë e lexuesit kthehet në një perceptim të thellë si për poetikën, ashtu edhe për letërsinë.   

Sapo lexon librin më të ri të tij « Thërras Gjërat e Harruara » me ndjesi nga imagjinata tek realiteti ku temë të kahershme ka dashurinë dhe vetveten, më ngjan se autori e ndan me të gjithë shpirtin e tij poetik me një zë ndryshe, i cili dëgjohet deri thellë në rrashtin e asaj çka poeti krijon.

Në këtë poezi ndjenja e mendimit është sa origjinale po aq edhe meditative në ritmin e frymëzimit, e cila grish atë që quhet bota e madhe emocionale me një kulturë të domosdoshme për një poet. Universalizmi i poezisë së Kelmendit  komunikon jo vetëm me « Unin » e poetit që udhërrëfen jetën e dashurisë njerëzore, por edhe me universin e tij tokësor të mëvetësishëm përjetësues. Nëpër vargje lëvizin idetë e njohura dhe të panjohura në kohë dhe hapësirë, motivet e ndjenjave njerëzore në larminë e figurave letrare, simbolet e metaforat me nuanca të pafundme semantike.Ai di të zbulojë jo vetëm botën vetjake në poezi, por edhe të përbotshmen që e fut në përjetimet e tij. Ky përcaktim i realizimit të vargut të drejtpërdrejtë e lidh ndjesinë njerëzore me artin, funksionin e misionin e tij, në dobi të të shkruarit dhe mendimin e përhershëm të realitetit estetik brenda njeriut.

Duke qenë një shkrimtar idealist i përfshirë mes atdheut të vet dhe perëndimit Jeton Kelmendi kërkon të gjejë në poezinë e tij atë krijesë unike të formësuar nga vargjet. Ai ngjan i papërsëritshëm, i mirëfilltë, shpirtëror, ekzistues në deshifrimin e mistereve të poetikës në kontekstin e të tashmes. Me aftësi krijuese e ndërkohore qenia e shfaqjes së poezisë është vetëm një formë e lirisë dhe funksionit kulturor për të vlerësuar fjalën e autorit. Hipotezën se fjala mbetet një përshkrim me domethënie të larmishme për njeriun, atdheun e poetit, dashurinë, gjendjen, sharmin tokësor, ku harmonizohet jeta metafizike brenda jetës universale e gjen si provë, ku së pari flet krijuesi me materjen e tij. Aty Kelmendi gjen atë çka e quan të « paemërt » ose dilemë. Në jetën e tij shpirtërore gjallojnë mitet e epokës kulturore, idetë se universalja është po aq e madhe sa edhe madhësia e lëvizjes në legjendat e vendlindjes, të cilin ai nuk e ndan nga universalizmi. Edhe pse vetëdija e poetit vargëzohet mes gjendjes dhe ëndrrës ai emërton gjithsesi kahun e ligjërimit. Në krye të herës figura e njeriut dhe e vetvetes, konceptuar nga dinamika e njëkohshme e ritmikës lirike nëpërmjet lidhjes së njeriut me jetën, dhe autorit me realitetin, na sjell këtë strukturë në hapësirën letrare nëpërmjet gjuhës së poezisë. Kjo gjuhë përbën një bashkësi mes shpirtërores e mendimit, ku lindin themelet e shfaqjes së brendashkrimit së poetikës dhe evoluimit letrar.

Ashtu si shtrirja e rrezeve mbi tokë, Jeton Kelmendi dukurinë e vargjeve e quan jetësore,  (Poezia : Peja në pesë të mëngjesit), ku ai sundimin e jetës e riemërton « ikje » nga ëndrrat. Ripohimi i ëndrrës si një identifikim i lindjes dhe qenies në mendimin e poetit na bën ta quajmë çdo ëndërr, « kujtim ëndërrues » ose meditim i thellë i jetës dhe realitetit jetësor. Gjatë ngadhënjimit të qenies njerëzore letrare, aty kur vijnë shkuarjet e poetit ndihet fryma që e mban poezinë në shpirtin e tij, me shenjtërinë e fjalës së dashurisë. (Poezia : Afrohmu pak). Është ky dualitet mes shpirtërores dhe dashurisë që i prin Kelmendit deri në fund të veprës poetike dhe që përbën thelbin e tij poetik.  (Shpirtin ta shpaloj si librin e shenjtë, të mësoj ty, qysh me të dashtë thekshëm).

Duke e kërkuar dhe gjetur materjen  tek krijesat njerëzore apo dëshmimin e kohës Kelmendi trupon të thënat e të pathënat për atë që ai e quan ëndërr apo zhgjëndërr. Ai identifikon me anë të perceptimit të tij realitetin e botës poetike me intonacion nëpërmjet krijimit filozofik, me një delikatesë dhe një komunikim universal. ( Brenda saj, në mendimet e mia, pa format të caktuar, m’i nxjerr parametrat e materies. (poezia Materje). Estetika ose ajo çka duam të përjetojmë si lexues brenda kompleksitetit të mënyrës së të shkruarit na bën të ndjejmë atë çka shpërthen në vargjet poetike dhe ku na shfaqet origjinaliteti si mision i veçantë i Jeton Kelmendit.

Teksa ripohon « meditimin » në poezinë e tij, si një krijim letrar ose një kuptim për artin e fjalës që përkon edhe me hapësirën si përkufizim të lirisë, ai depërton në çlirimin e vargut si akti i depërtimit të poezisë tek lexuesi, përkatësisht për vetjakësimin e krijimit artistik. Kelmendi nëpërmjet lirisë është frymëzuar dhe dashuruar me poezinë ashtu siç është pasuruar me kohën e jetës letrare ku ka përfshirë edhe jetën njerëzore. Ai e ka pasuruar e kthyer vargun në një dashuri të madhe edhe me lajtmotive humane për lexuesit e tij. Tematika e zgjedhur nga motivet origjinale të përjetimeve të jetës plotëson unitetin e veprës letrare me elementë të mbizotërimit jetësor, të atdheut ku ka lindur dhe të poetit në hapësira të tjera duke lëvizur edhe brenda qenies së tij poetike. Poeti Kelmendi di të zbulojë të panjohurat si një element që i ndjek vargjet për t’i bërë të njohura para vetes dhe lexuesit. (Nanë është, më e bukura gjë për të cilën flitet, ajo i ka dy kuptime: ky që e marrim vesh të gjithë dhe kuptimi i saj për mua: Jeta në kuptimin e parë (poezia Fjala Nanë). E panjohura për poetin lind e shfaqet tek vetvetja. Fjala pra, nëpërmjet një gjuhe të kthjellët, si përkatësi e madhe e krijimit letrar vjen si mendim e rishfaqet krejt e re, selektive, duke u formuar nga filli i së njohurës si një zëdhënëse për shtjellimin ku kohët nuk humbin por vijojnë.  (S’më pret pak kohë, Koha, tutje nuk shkohet vetëm, marr me vete kohën, dita po shkon drejt mesdite, sërish bashkë vazhdojmë, ecim, dita po shkon drejt mesdite). (Poezia, Ecje Lirike).

Bashkimi i të panjohurës me të njohurën tek Jeton Kelmendi është një element i ri i poezisë sonë bashkëkohore shqipe, që dëshmon se kjo arritje kulmore vetjakëson me fuqinë e saj bashkimin e dy kohëve, të së kaluarës dhe të së ardhmes. Duke hyrë në kryqëzatën e poezisë mes kohëve, për një autor, vargu mbart atë çka është më shumë sipërthënës, burimin poetik dhe Kelmendi na sjell prurje të reja mbi vështrimin e botës shpirtërore të fenomeneve letrare si një krijues mjaft i talentuar.

Atëhere kur autori kalon nga ëndrra për të takuar realitetin të cilin e shpall nëpërmjet vargjeve, ai thërret gjërat e harruara, për të mos harruar ardhjet e reja të tashme që do të ndodhin brenda botës së tij. Poetin e thith jeta me lëngun e vargjeve plot ndjenjë në fronin e shkrimit të planetit njerëzor. Udhëtimi i tij për të gjetur të panjohurën nëpërmjet vargjeve është zgjedhur si i tillë, pasi vetë poezia vezullon edhe në ditën kur bëhet natë, apo kur errësira vjen e ikën në pikënisje. Duke pasur si shkallë përjetimin e tij në botën e dashurisë, temë e cila në këtë libër ze pjesën më të prekshme sa intime aq edhe si mesazh poetik vjen edhe nga një filtrim i thellë i vargjeve që marrin kuptimin ekzistencial. I pari akt i domosdoshëm për mënyrën e shtrirjes së vjershërisë, është perfeksionimi i saj në konotacionin e realitetit të jetës dhe diskursit poetik ku shfaqet pesha e fjalës. Kelmendi e percepton botën sipas vetes dhe mendimit të tij. Përdorimi i figurave letrare, në veçanti i metaforës me të cilat perfeksionon stilin dhe vetë poezinë vjen nga përvoja e hershme e autorit në botimet e kaluara, të cilat për hir të së vërtetës e kanë ngjitur poezinë e këtij autori dukshëm në lartësinë e poezisë shqipe, ku përveç magjikes autori përcjell edhe harmoninë e vlerës së artit poetik.

Po aq e vërtetë është kjo sa emri i tij tashmë intuitivisht është përcjellë edhe në poezinë europiane e më gjerë, një parandjenjë kjo që ishte vërejtur edhe nga kritika shqiptare dhe ajo botërore. Poeti i ardhur nga një vend me legjenda të njohura, ka sjellë edhe në poezinë universale kodin e poezisë së atdheut nga i cili vjen, duke i kthyer motivet në nuanca të gërshetuara me universalen, nga një akt abstrakt në vlim shpirtëror. Kjo poezi mbetet frymëzuese, me vetëdije origjinale në mjeshtrinë e vargut, një zbulim ekzistencial deri në pikën e mendimit të shpirtit të tij shqiptar me frymëmarrje dhe ndjenjë që e përafron poezinë me botën e jashtme. Duke shijuar esencialisht një poet që na bën të përjetojmë thellësisht edhe mendimin estetik me ide të dallueshme, autori ka gjetur kodin e përjetimit në poezinë e së ardhmes që mesa duket është bërë jeta e dytë e Jeton Kelmendit.

 

                                                                                                               

 

 

Bebe Rexha një Rita Ora e re Shqiptare – në Hollivud

$
0
0

NGA BEQIR SINA, New York/

Bebe Rexha, ylli shqiptar që premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore/

BENSONHURST BROOKLYN NY  : Emri më i ri shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer.Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.

Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.

Adhuruesit e saj të shumtë në facebook – përmendin vizitat e saj në Dibër të Madhe vendleindjen e prindërve të saj që ajo i ka vizituar. ”Ylli” në ngjitje me origjinë shqiptare, kohët e fundit është shumë e suksesshme shkruajn mediat amerikane, aq sa ato për ditë shkruajn për aktivitetin e saj në botën e muzikës. Duke përmendur faktin se ata e kan zbuluar talentin e saj qysh kur ajo ishte 4 vjeç.Mirëpo, ato theksojnë se me rritjen  e saj u frocua edhe lidhja e saj me muzikën - duke shënuar vetëm ngjitje….prej kur ajo vazhdoi shkollën e mesme në Brooklyn në degën e muzikës.

Bebe Rexha u shfaq fillimisht në shfaqjet e saj muzikore si Hay Doll, ku përveçse si një këngëtare shumë e mirë, ajo shfaqi edhe talentin e saj në kompozimin e këngëve dhe tekstë-shkruarjen e tyre. Ajo ka deklaruar se inspirimi i saj e mori nga këngët dhe ka  thotë se i ka ardhur nga emra të till : Stivi Wonder , Amas, John Legend, emra këta që e kan bërë atë, t’a dojë muzikën dhe t’a kthej ëndrrën e saj në realitet.

Kënga e fundit që ka shkruar ajo është “The Monster’, e cila është një përpunim i suksesshëm mes dy yjeve botërore të muzikës. Përveçse si kompozitore edhe tekstë – shkruese, ajo është edhe një “back -vocal” në këtë produksion . Kënga “The Monsters”, është “për ata që ndihen të errët në brendësin e tyre dhe që duan të gjejnë një rrugëdalje nga labirrinthi në të cilin ndodhen” ka deklaruar ylli shqiptarë i muizkës Bebe Rexha.Bebe Rexha, thuhet se premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore.

Bleta Rexha (e lindur më 30 gusht 1989), i njohur në Amerikë, si Bebe Rexha, është një këngëtare, kompozitore dhe tekst-shkrujatëse amerikane me origjinë shqiptare nga Dibra. Ajo është bër e njohur për të qenë këngëtare kryesore nëpërmjet grupit amerikan Black Cards krijuar nga Pete Wentz, dhe për shkrimin e një numri 1 të hitit -Billboard Hot 100 -  “Përbindëshi – The Monster” nga Eminem shfaqur nga Rihanna.

Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn - Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording - një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret  ”Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj.

“Debutimi” 

Në mars 2010, Fall Out Boy basisti Pete Wentz pati formuar një grup alternativ elektro me Rexhën si këngëtare e parë, Grupi qe quajtur Black Cards. Wentz vendosi të formojnë grupin e tij gjatë një pauuze të tij nga muzika në vitin 2009, kur ai vendosi të përqendrohen më shumë dhe ‘ti jap kohën e tij në ngritjen e familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, Wentz, kishte filluar duke u frymëzuar nga muzika Xhamajkës, dhe vendosi të kontaktoni prodhuesin Sam Hollander për të diskutuar një ide ”mash up ska”, pop pra valle dhe muzikë tipike, e atyre të stilit të viteve ’80s në Britaninë e Madhe, për të krijuar një tingull eksperimentalë. Hollander ishte i rëndësishëm në futjen e Bebe Rexhës në Grupin e tij . Wentz dhe Rexha do të kalojnë shumë kohë në studion e tij me shkrimin e teksteve dhe regjistrimin e këngëve të reja. Wentz kishte vendosur të nënshkruajë me Bebe Rexhë nën etiketën e tij me Grupin  Decaydance me Island Def Jam, dhe dhanë të dy një intervistë të gjatë në MTV. Ku ai njoftoi se albumi ishte gati për publikun nëmesin e vitit 2011. Në të njëjtin vit, Rexha lëshoi një DVD tjetër me këngëtarin me famë Dr Jekyll por albumi u shty deri në mars 2012, sipas raporteve nga një intervistë që Wentz bëri me revistën Spin, se “duhej “korregjiuar”. Më 12 janar 2012, grupi njoftoi me anë të Facebook që Rexha nuk ishte më anëtare e grupit.

Karriera e saj “Solo – Vetëm”

Në vitin 2012, Rexha filloi karrierën e saj solo – vetëm. Ajo filloi të botojë disa tekste këngësh dhe ” clipe akustike dhe origjinale të muzikës pop në kanalin e saj YouTube. Në 2013, ajo nënshkroi me Warner Bros Records, pasi pati një sukses si një kompozitore profesioniste, me këngë të tilla :Like a Champion për Selena Gomez dhe në albumin Stars Dance, Glowing për South African-born - Island Def Jam,duke regjistruar për artistin Nikki Williams, dhe ka qenë numër 1 në hitin e saj Billboard Hot 100 -  ”The Monster” për Eminem prefermouar nga Rihanna. .Prefermonaca “The Monster - Përbindësh” me  Eminem dhe Rihanën ka qenë hit i klasës së parë, dhe është quajtur fillimisht “Përbindëshi nën shtratin tim”. Ajo është regjistruar nga Rexha si një nga këngët e saj më të mundshme për albumin solo në debutimin e saj. Por pas regjistrimit të tij, Rexha dhe bashkëpunëtorët tjerë, të saj patën vendosur se kjo këngë do të jetë e përkryer për Eminem, kështu që ata e ngritën kampin në etiketën e tij në një version tjetër të këngës, që kur u rekordua më vonë u quajt ”The Monster PërbindëshI”. Në të njëjtin vit, Rexha nxorri një album origjinal pop në faqen e saj SoundCloud, kënga “Comeback Kids”,  në të cilën ajo është paraqitur me grupin Roseland, në New Jersey, muzikë me bazë “EDM Cash Cash” dhe albumi ”Take Me Home”, e cila arriti kulmin hitet në numrin 94 në Billboard Hot 100 . Rexha është duke punuar në albumin e saj debutues, dhe tashmë ka hyrë në një studio me prodhues të tilla si David Guetta, dhe Frekuenca, dhe disa të tjera.

 


Aktivitet kulturor në Vjenë- Ekspozitë dhe orë letrare në gjuhën gjermane nga autorët shqiptarë në Austri

$
0
0

Austriakët organizojnë ekspozitë dhe lexim letrar nga autorë shqiptarë në ambientet e  Osteria Allora. Franz Pfeffer: “Hera e parë zëri i shqiptarëve në ‘‘Galerie Studio 38‘‘ të Vjenës. Krijuesit shqiptarë në Austri hapin horizonte të reja afirmative në Austri. Piktori, Gazmend Freitag me ekspozitë personale në Vjenë” /

Hazir MEHMETI , Vjenë/
Aktivitet kulturore me karakter letrar e pamor janë gjithnjë e më të shumta, më kualitative dhe prezantuese para artdashësve në Austri. Lidhje e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu”  bënë një aktivitet me vlerë në Vjenë dhe qytetet tjera austriake. Bashkëpunimi me PEN-klubin e shkrimtarëve austriak dhe klube tjera e afirmuan krijimtarinë e poetëve, shkrimtarëve, piktorëve e krijuesve tjerë shqiptarë që jetojnë e krijojnë në Austri. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ishte edhe organizimi i orës letrare dhe ekspozitës së pikturave nga Gazmend Freitag, në ambientet e klubit Osteria Allora dhe nën organizimin e shoqatës austriake ‘‘Galerie Studio 38‘‘.   Aktivitetin letrar e artistik e pasuruan me pjesëmarrjen e tyre edhe dy përfaqësuesit e komunës së Vjenës, sektorit për kulturë të lagjes së 20-të të Vjenës znj. Christine Maly, këshilltare e bashkisë dhe kryetare e komisionit për kulturë Brigittenau dhe z. Wolfgang Bauer zv. kryetar i këtij komisioni si dhe shkrimtari austriak me prejardhje turke Serafettin Yildiz, të cilët u ndanë të kënaqur me artin e ofruar nga krijuesit shqiptarë.

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Franz Pfeiffer, menaxher i ‘‘Galerie Studio 38‘‘ me seli në Vjenë, i cili theksoi se shoqata që përfaqëson ka një traditë 10 vjeçare në organizime të projekteve artistike, ndërsa kjo ishte hera e parë që si mysafirë kishte krijues shqiptar.
Në emër të LShKSh “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti kryetari i saj z.Besim Xhelili.  ‘‘Jemi mbledhur që të promovojmë artin e autorëve shqiptarë të cilët veprojnë në këtë vend mik të kombit tonë. Në Vjenë shekuj me radhë janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen shpata dhe helmeta e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Prandaj edhe ne jemi vazhdimësi e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë, të përkushtuar që këtë bashkëpunim ta fuqizojmë edhe më tepër, kësaj radhe në fushën e letërsisë dhe arteve vizuale.             Në emër të shtëpisë botuese ‘‘Platform Verlag‘‘ nga Vjena e cila edhe publikoi në gjuhën gjermane antologjinë e parë të autorëve shqiptarë në Austri ‘‘Illyricum‘‘ foli Johannes Martinek, i cili nënvizoi rëndësinë e këtij botimi për publikun gjermanofolës. Mbrëmja letrare filloi me prezantimin e antologjisë ‘‘Illyricum‘‘ të cilin e bëri Anton Marku, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu‘‘. Ai tha se ‘‘Ky është libri i parë i këtij lloji në Austri. Në të janë përfshirë 26 krijues shqiptarë që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit, Fjalët hyrëse i kanë shkruar ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, Dr. Vili Minarolli dhe Dr. Sabri Kiqmari si dhe Dr. Helmuth A. Niederle, president i PEN Klubit të Austrisë. Me këtë publikim po dëshmohet se çdo ditë e më tepër ne jemi duke u bërë pjesë aktive e skenës kulturore austriake, duke prezantuar veprat e krijuesve shqiptarë edhe në gjuhën gjermane, në mënyrë që artin dhe letërsinë tonë ta ofrojmë publikut vendas.
Me krijimet e tyre u paraqiten disa nga anëtarët e  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksander Moisiu‘‘ , ku vargjet dhe tregimet e tyre në gjuhën gjermane i lexuan poeti,  Ragip Dragusha; krijuesi dhe përkthyesi nga Graz-i, Dr. Kurt Gostentschnigg i cili dhe ka bërë përkthimin e antologjisë ‘‘Illyricum‘‘. Lexuan nga krijimtari poetët: Dan Kosumi, Mërgim Osmani, Anton Marku dhe Besim Xhelili. Artdashësit nga radhët e kombeve të ndryshme i duartrokitën paraqitjen e poetëve të cilët krijuan emocione me artin e tyre dhe interpretimin e bukur. Puna e mirë organizative brenda LSHKSH “Aleksandër Moisiu” në Austri e ka fituar besimin e shumë klubeve e asociacioneve vendore të cilat ofrojnë bashkëpunim dhe ndihmë me vlerë për ofrimin e vlerave krijuese nga shqiptarët që jetojnë e krijojnë në Austri. Vlen të përmenden aktivitetet letrare të organizuara më parë ku ishin edhe figurat si: Sidonia Gall, kryetare e Shkrimtarëve të Austrisë, Helmuth A.Niederle, president i PEN-klubit në Austri, shkrimtar i njohur. etj. Krijuesit e Lidhjes janë nga radhët poetëve, piktorëve, skulptorëve, publicistëve etj. Ata janë veprimtarë të vyer krahas artit që ata ofrojnë.
Padyshim njëri nga artistët mjaftë aktiv në Austri është piktori z.Gazmend Freitag nga Linci, Hapjen solemne të ekspozitës së tij personale këtë mbrëmje e bëri Ursula Pfeiffer, përfaqësues i galerisë “Galeriestudio 38” . E cila foli për biografinë e piktorit duke u fokusua në stilin e veçantë, motivet nga vendlindja dhe ato moderne në punimet e tij. Po ashtu dha një historik të shkurtër të popullit shqiptar që nga pavarësia e këtej.  Ajo tha se pikërisht këtu i ka lindur ideja e ekspozitës me temën “Impresione Shqiptare” (mbresa shqiptare). Pastaj, iu referua disa thënieve rreth piktorit tonë nga shtypi e kritika. Po ashtu foli edhe zj.Elisabeth Birngruber, bashkëstudiuese me piktorin dhe pianiste. Mes tjerash piktori ynë shtoi: “Janë të ekspozuara 14 eksponate reprezantive të punuara në vaj dhe grafikë, kryesisht me motive shqiptare. Me “galeriestudio38″ në Vjenë, pos kësaj ekspozite aktuale, shpresoj të bashkëpunoj prapë dhe të paraqitëm në ekspozita kolektive këtë vit si në  ”Paradise”. Organizatorët menaxher zj. Ursula dhe Franz Pfeiffer janë shumë të zellshëm,  janë  kompetentë dhe me përvojë shumëvjeçare në Vjenë.”  Në fund u dha koktej rasti ku pjesëmarrësit biseduan nga afër, shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen.

 

 

DOLI NGA SHTYPI NË SHQIP LIBRI”DJALI DHE TIGRI” I AUTORIT SUEDEZ LARS WESTMAN

$
0
0

Nga Viron KONA/

Në kuadër të redaksisë së botimeve të revistës Dituria këto ditë doli nga shtypi libiri ”Djali dhe Tigri” i autorit suedez Lars Westman në përkthim të shkrimtarit dhe publicistit Sokol Demaku.          Libri është redaktua nga Viron Kona, me recenzet Dr. Rovena Vata, Ismet Hasani dhe Mr. Kadrije Meniqi, si dhe nënë përkujdesjen editoriale të Mr.fil Sadulla Zendeli Daja, e me përkujdesje në shtyp të shtypëshkronjes nga Tiaran Westprint.Libri ka gjithësejt 145 faqe dhe është shypurë në 1000 egzempalr e do të shpërndahet falas për nxënësit e shkollave fillore në Republikën e Kosoves, në Republikën e Shqipëri dhe diasporë.

Faleminderit Lars!

  Lexuesit e vegjël shqiptarë e kanë njohur letërsinë suedeze veçanërisht nëpërmjet librave të nobelistes Selma Lagerlof  dhe të magjishmes Astrid Lindgren. Ashtu si fëmijët në Skandinavi dhe në botë, ata  e kanë lexuar me ëndje “Udhëtimin e mrekullueshëm të Nils Olgerssonit” dhe “Pipi Çorapegjatën”, kurse tani, kanë në dorë një tjetër libër të mrekullueshëm nga letërsia suedeze, “Djali dhe Tigri” të shkrimtarit të njohur Lars Westman.

Që në fillim të këtij shkrimi, dëshiroj të them se shkrimtari suedez, na ka dhuruar një libër me vlerën e një margaritari vezullues. Me penën e tij të artë, ai na rrëfen  me një stil tërheqës dhe gjuhë të figurshme, aventurat e Djalit që e donte aq shumë macen e tij, Tigrin, saqë, për tre muaj resht, pa u lodhur dhe pa u tërhequr nga vështirësitë, e kërkoi atë deri në skajet më të largëta të atdheut, Suedisë së bukur. Në çdo faqe, libri mban të ndezur zjarrin e kureshtjes për të mësuar fatin e Djalit dhe të Tigrit dhe, krahas emocionit dhe kënaqësisë së madhe, na jep artistikisht mësime të vlefshme për gjeografinë dhe historinë e Suedisë,  na nxit shpirtin e guximit dhe të vendosmërisë, për të njohur  edhe  më mirë botën e  njerëzve dhe të kafshëve. Tregimet, shfaqin episode, ngjarje, aventura, dialogë, batuta, fjalë të urta të mrekullueshme pa fund, të cilat ushqejnë pareshtur flakët e dëshirës për ta lexuar me pasion çdo rresht, paragraf dhe faqe të librit.  “Djali dhe Tigri”, nis me arratisjen e papritur të Tigrit, shqetësimin dhe vendosmërinë e djalit për ta kërkuar dhe për ta gjetur doemos atë. Njerëzit që ai takon, thuajse të gjithë e këshillojnë Djalin që të kthehet në shtëpi, por ai nuk mund të kthehet, ai nuk mund ta braktisë dhe ta lërë në mëshirë të fatit Tigrin, mikun e   tij të dashur.

Episodet vijojnë si sekuenca filmike: biseda me parashikuesen e fatit, episodi, se si Djali, përtë siguruar ushqimin  e ditës bëhet fotograf, dialogu i këndshëm me urithin, i cili ndihet keq sepse nuk ka krahë që të fluturojë së bashku  me shpendët dhe, në pamundësi, ëndërron të hapë një tunel të gjatë të nëndheshëm deri në Lapland, tregimi për salmonin madh, që  ndonëse me plagë në trup, priti natën me hënë që të kërcente fluturimthi në ujëvarë dhe të shkonte doemos në vendlindjen e tij, tregimi për shitësin shëtitës, për macet e egra, shtegtimin e zogjve drejt Afrikës, takimi i Djalit me vajzën që donte  të shkonte në Paris, përshkrimi i aventurave të Vjedullës, tregim për djemtë që mblidhnin kanoçe, për vajzën refugjate në kambanore, tregimi që na mëson se dhelpra dhe kusarët janë  e njëjta gjë, tregimi për jetën e samve dhe të drerëve në Veri të Suedisë…

Duket sikur autori ngjyen penën e tij në ngjyrat e mahnitshme të aurorave polare dhe përhapë nuancat e  tyre të freskëta nëpër faqet e librit, duke na treguar se bota është  e madhe, se jeta është e bukur kur i jep vlerë dhe kuptim, se mirësia dhe dashuria njerëzore duhet të triumfojnë mbi gjithçka, se është gjithnjë në rrugë të mbarë dhe nuk gabon kurrë, ai që ecën në rrugën e së vërtetës, se e drejta për të jetuar është e drejtë e çdo gjallese të rruzullit tokësor…

Njëri tregim më i interesant se tjetri, njëri më tërheqës se tjetri, një bukuri e pafund fabulash, përshkrimesh, shprehjesh me hijeshi artistike pasqyrohen në faqet e këtij libri të magjishëm, që e ka sjellë në gjuhën shqipe me përkthimin e tij poeti, shkrimtari dhe gazetari i njohur Sokol Demaku.

Në libër  përshkruhet  Suedia, mjediset dhe peizazhet e saj magjepse, qytetet, krahinat, bregdeti, ishujt, klima dhe natyra e këtij vendi të mrekullueshëm. Përshkruhen, skaliten dhe portretizohen njerëzit, personazhet e librit, që të mbeten në mendje për karakterin e pa përsëritshëm, zakonet, bisedat, fjalët që përdorin, mendimet që shfaqin, humori, të veçantat e secilit. Përshkruhet llojshmëria e kafshëve dhe e shpendëve, jeta e tyre,  respekti, kujdesi dhe dashuria e suedezëve për çdo gjallesë të rruzullit tokësor.

Duke lexuar të 140 faqet e këtij libri, kuptojmë se jemi bërë më të ditur, më të pasur shpirtërisht, më të vendosur në qëllimet tona për të mësuar dhe për të përballuar jetën dhe vështirësitë e saj, për të dashur më shumë atdheun dhe njerëzit, për të respektuar lirinë dhe mendimin përparimtar, por jemi bërë edhe më të ndjeshëm ndaj natyrës, drurëve dhe pemëve, kafshëve dhe shpendëve. Ndërkohë që, mendimet dhe përjetimet tona, imagjinata dhe frymëzimi ynë, kanë fituar hapësira dhe dimensione të reja. Shkrimtari na ka  vënë në mendime, ka nxitur tek ne përfytyrime për gjëra që nuk i dinin  përpara se të lexonin këtë libër, ka bërë që t’u tregojmë me padurim shokëve dhe miqve se çfarë libri të rrallë kemi lexuar dhe, pastaj, bashkërisht, të përpiqemi të vëmë në skena të improvizuara  teatri, episode, ngjarje, rrëfenja të këtij libri.

E përshëndes kolegun suedez për librin e bukur, edukativ, tërheqës dhe mbresëlënës  që na ka dhuruar. Kam ndjerë shumë gjatë leximit të librit, kam përjetuar emocione të bukura dhe befasuese, jam përfshirë në valë respekti dhe dashurie për jetën dhe njerëzit e  guximshëm, këmbëngulës në arritjen e  qëllimeve që i vënë vetes. E falënderojë nga zemra dhe e urojë shkrimtarin suedez për krijime të tjera të bukura, që na pasurojnë dhe na zbukurojnë mendimin, fantazinë, imagjinatën  dhe jetën tonë.

Faleminderit Lars Westman!

Stanze di Raffaello – Parnasi, nga Rafaeli (1483-1520)

$
0
0

Në bazë të një skeme të vogël me infot, përgatita këtë version me rezolucion të lartë të afreskut “Parnasi” nga Rafaeli, ia shtova të dhënat saktësisht sipas skemës.

“Parnasi” është një afresk i punuar nga artisti italian i Renesansës, Rafaeli, rreth v. 1511 pas porositjes nga Papa Julius II, në të ashtuquajturat “Dhomat e Rafaelit” (Stanze di Raffaello), në Pallatin e Vatikanit në Romë.
“Parnasi” përfaqëson Poezinë [ së bashku afresket e dhomës "Stanza della Segnatura" përshfaqin katër fusha të dijes njerëzore: Filozofinë (afresku "Shkolla e Athinës"), Fenë ("Diskutimi i Sakramentit të Shenjtë"), Poezinë ("Parnasi") dhe Ligjin ("Virtytet Kardinale")].
Afresku paraqet malin mitologjik Parnasin ku rrinte Apolloni, ai shihet në qendër i rrethuar nga nëntë Muzat, nga nëntë poetë të antikës dhe nga nëntë poetë bashkëkohorë. Apolloni së bashku me muzën e poezisë epike, Kaliopenë, i frymëzonte poetët.
Majtas ulur shihet poetja Safo, poetja e vetme (dmth. femër :), e identifikuar qartë dhe me emrin, në mënyrë që të mos ngatërrohet me ndonjërën nga muzat (thuhet se është shtuar më vonë në afresk). Pak më lart mbi Safon shihet Homeri (me mantelin blu të errët), majtas tij Dante dhe djathtas tij është pikturuar Virgjili.( S. Guraziu, Ars Poetica Blog, J 2014 – Beautiful Art (Selected)

 

 

FRIEDRICH DÜRREMATT DHE MESAZHE E TIJ LETRARE DHE FILOZOFIKE NË NJË PROZË BRILANTE

$
0
0

nga  MSC. Albert HABAZAJ*/ studiues/

Prozës modern  europiane i mungon një gjeni vetëm fizikisht, sepse para 23 vjetësh e ca, pikërisht më 14 dhjetor 1990 përfundoi fryma e Fridih Dyrrenmat ( Friedrich Dürrenmatt), i cili radhitet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit të pas luftës. Vendlindja e tij, Zvicra përrallore, me pena të tilla të rralla, fiton një status të ri, të lartë gjysmën e dytë të shek. XX, që e ka zili dhe e admiron tërë Planeti i Letrave.

Lindur më  5 janar 1921, me një pjekuri jetësore, filozofike dhe artistike të spikatur, Dyrrenmat na shfaqet në disa plane: si dramaturg, si shkrimtar, si piktor, si filozof, një autor i jashtëzakonshëm, një misionar i palëkundur në betejën universal të së mirës ndaj të keqes. Me një imazh shenjtori, mbetet një 69 vjeçar që plotëson njerëzit me urtësinë e tij dhe me modelin shembullor bëhet shkollë për letrarët seriozë jo vetëm të Europës Qendrore, por edhe të Ballkanit, pje jo dhe të Shqipërisë apo vlorës sonë deri në çdo kënd të kontinentit plak. Dramaturgu zvicerian eksploron suksesshëm edhe si autor tregimesh policeske me tone ironike. I joshur pas absurdit dhe groteskut, Dyrrenmati përdor në komeditë e tij të hidhura “Vizita” (1956) dhe “Fizikanët” (1962) situate dhe dialogë me humor, për të qenë më i qartë nëpërmjet tyre në mënyrë serioze, se problemet morale që ngre nuk janë për të qeshur, por për t’u dhënë zgjidhje qytetare.

Teksti i Dyrrenmatit ofron disa mundësi për të vënë në pah një dukuri të pranishme edhe në jetët tona, sepse letërsia e tij mendoj se aktualizohet me ç’ka ngjarë e ngjan ndër ne. Mesazhi i veprës së tij është i qartë: “Që njerëzit të përpiqen për jetën e tyre, t’i përkushtohen vetes, të mos shikojnë përtej, të jenë të sinqertë së pari ndaj vetvetes dhe se është e nevojshme të ketë secili përkushtimin human për njerëzit”.

Shkrimtari i dramave teatrale, me një frymëzim të pastër gëtian shfaqet në tregimet e shkurtra me një ironi kafkiane befasuese. Lessing dhe Brecht ishin artistët të cilëve u referohej; mori nga ata modelin për një denoncim të vrullshëm moral ngagroteskut, paturpësisë dhe makabritetit si plagë sociale. Dyrrenmat ishte autor i njohur i prozës, i aftë të përdorte dendur metaforat tragjike, të përdorte simbolikën fine, të përdorte edhe provokimet dramatike.( “Është e shkruar”, “Vizita e zonjës plakë”, “Një ëngjëll zbret në Babiloni” janë disa nga veprat që e bënë  të famshëm në skenat europiane dhe amerikane). Në fushën e gjerë të romanit, i çliruar nga rregullat skematike, që shpesh karakterizojnë këtë gjini, ai vetë e ka pranuar se ishte “ i prapambetur”, por me raste as ai vetë nuk ishte i ndërgjegjshëm për vlerën artistike të projekteve të tij narrative. Më shumë se tablotë ambicioze imagjinare, i rezultoi më i pëlqyeshëm një lloj i shkruari, që në dukje ishte më i lehtë: romani i verdhë e polices. Dyrrenmat, në faza të ndryshme të krijimtarisë, synoi në kufijtë e letrësisë së lartë. Herë pas here e braktiste këtë ambicie për të kaluar një kohë të lirëme pushime, duke praktikuar hobitë, thënë më shkurt, të kalonte kohën prej pensionisti. Në fakt, gjatë kësaj periudhe ka lënë një kryevepër të papërfunduar, postum, që shtëpia botuese “Casagrande di Bellinzona” e hodhi në tregun Italian para tre – katër vjetësh, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së gjeniut. Në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse skicimi i një trilleriFragment eisnes criminal romans”, por  sërish mbetet një nga tekstet më domethënëse dhe përfaqësuese të tij. Ka gjithshka nga Dyrrenmat në ato faqe. Aty gjen humoristin shpotitës, nihilistin e shkëlqyer, prozatorin verbues, rrëfimtarin e dorëzuar. Nuk është rastësi që përparatavolinës së punës së tij të mbuluar me hartën e ndritshme të botës, me fotografi e fletë  të plotësuara me atë shkrimin e tij kaligraik, gjendej edhe një teleskop, me të cilin shikonte yjet për orë të tëra. Qysh i vogël, i magjepsur nga tregimet brilante të ët atit, një pastor protestant, Dyrrenmat ngjitej në majë të pemëve për t’iu afruar yjeve… Dhe sot ai bën dritë të shkëlqyeshme në Yjësinë e Letrave. Në librat e tij ndeshen kriminelë e policë, përballen torturuesit dhe viktimat, sepse i biri i pastorit protestant, edhe pse deklarohej ateist, e quante Zotin si “shpikjen” më të madhe njerëzore; ishte i fiksuar pas luftës mes të mirës dhe të keqes. Plaku i malit, siç e quanin zvicerianët apo Plaku i Yjeve të Letrave, Dyrrenmati vigan e quante botën një fuçi baroti  ku nuk ndalohet duhani; vendet fasadiste si burgje, ku të burgosurit ndihen të lirë, sepse bëjnë edhe rolin e atyre që bugosin dhe nuk i trembej syri e nuk i dridhej zëri nga këto cilësime, por shpirti i tij prej artisti shpërthente pa u tutur si Liberator i Fjalës dhe i Mendimit të Lirë e të Mirë. Të marrim vetëm dramën “Vizita e zonjës plakë”, e cilaështë një dramë klasike e teatrit bashkëkohor, temat e së cilës janë ato të hidhërimit, korrupsionit, drejtësisë dhe demokracisë. E shkruar më 1956, kjo tragji – komedi e dimensioneve epike “Vizita e zonjës plakë” tregon rrëfimin e banorëve të një qyteti të shkatërruar europian, të një heroi të thyer dhe të një zonje të vjetër, e cila është kthyer në shtëpi në kërkim të hakmarrjes. Është e hatashme, në kuptimin më të lartë të fjalës dhe e papërsëritshme simbolika Dyrrenmate tek shprehja e tij (më falni, por do ta citoj): “Virgjëresha bën para në bordello dhe kërkon të mbetet e pastër”. Si në pikturat me motive mitologjike dhe religjioze e sidomos në letërsinë e tij të famshme kaprezencë humori i zi dhe prêt si shpatë kritika e Dyrrenmatit hipokrizinë në lokalitete, në komunitete, në shoqëri.

38 libra me tregime, 9 me drama e 4 romane etj., plotësojnë një profil të rrallë të shkrimtarit të letërsisë së re europiane e më tej, të prozatorit të vërtetë, që të ëvrtetën e sheh me sy, drejtpërdrejtë, jo me size. Dhe puna etij letrare është e pasur me elemente makabër, të errët,që degjenerojnë me vrasje, me tortura e vdekje, që kanë ndodhur e ndodhin. Temë kryesore e prodhimtarisë së autorit është edhe koncepti nga drejtësia. Kompleksi policesko – juridik për Dyrrenmat, në mekanizmin e vet është indinjues nga paaftësia e treguar, që këpusin sensing më autentik të profesionit: të vërtetën njerëzore.

Vetëm tre vjet pas vdekjes së Dyrrenmatit, më 1993, me përkthimin e Nasi Lerës, ndër prozatorët e sotëm shqiptarë stilist nga më të mirët, lexuesi ynë ka në dorë një libër të vogël në faqe, por margaritar në vlerat artistike, filozofike, jetësore, morale, të ngarkuar me dashurinë për ët vërtetën, për jetën, për njeriun. Është fjala pikërisht për romanin “Premtimi”. Është rrëfimi i një shkrimtari me shtysë nga një konferencë mbi artin e romanit policor…Rrëfehet në vetën e parë, njëjës. Ndihet sinqeriteti i rrëfimit, qysh në faqet e para, qysh në fjalitë e para, ato të fillimit. Të dikton për lexim me materialin e ngjeshur, dhënë bukur, pastër siç është, me lakonizëm, me personazhet sa simpatike, aq antipatike. Terminologjia e pasur, ushtrimi për krijim të togfjalëshave përcaktues e shprehjeve të ndritura frazeologjike janë garniture e nevojshme në dorën e mjeshtrit të madh që, në pak faqe të na japë lëndë të përmasave shekspiriane. Ky libër na njeh me doke e zakone, me mënyrën e jetesës së banorëve të kantoneve të Zvicrës; njohim komunitete, pëlqejmë njerëz, krijojmë antipati për të tjerë, sipas rastit të mbartjes që ata kanë me virtyte apo vese. Personazhe si Mateu na mësojnë, se komunikimi me njerëzit është çelës i suksesit të profesionistit. Tema e romanit është një çështje morali: përdhunimi i një të miture 14 vjeçare me torturë e finale përfundim i jetës, se e prenë gonxhen. Personazhe si Mateu më krijojnë imazhin e humanistit, engjëllit mbrojtës të fëmijëve, detaje për një sy të sprovuar të specialistit, që më kujton të përndritshmin e paharruar Llazi Plaku, këtu, në këtë Vlorën tonë, që përherë më shfaqet si kanton i Zyrihut, pse jo si Berna, por ngelet Vlorë me kulturën e malit, të fushës dhe të detit, me dritëhije mesdhetare…

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor,

 Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

 

 

 

DOLI NË DRITË NJË VËLLIM I RI I POETIT NEKI LULAJ

$
0
0

  (Vesa mbi gurë, Jeta e Re, Prishtinë, 2014)/

  Nga Namik Selmani*/

   Kur je pranë “Vesës mbi gurë”/

 Kur nisa të shkruaj për poezinë e poetit Neki Lulaj që banon në Gjermani dhe është nga Kosova martire, përnjëherë ndjeva se u futa në sinorët e befasisë. Ndjeva të më futet brenda fryma e saj. E kjo ndodhi çuditërisht që me leximin e parë. Në ato çaste të bukura që t’i jep vetëm një poezi ndjesore, m’u ndërmend  i madhi Johan Volfang Gëte. Pa mëdyshje gjeta sa e sa pika mes Gëtes dhe mikut tim Neki. Është e vërtetë se ata janë dy poetë që i përkasin dy kombeve të ndryshëm me kulturë të ndryshme, po që i bashkon edhe Ombrella dritësore e Evropës si të ishin një pjergull rrushi kokërrmbushur.

Pa droje e mora guximin që t’i shkruaj një nga një. Edhe kombe të vegjël si ky yni kanë Gëtet e vet të paktën në disa pika, me të cilat mund të bashkohen me frymën gjeniale të këtij njeriu të madh me kulturën e gjermanizuar  e të mbarë botës. E për ta forcuar edhe më shumë  fjalën time aspak avokatuese për të po kujtoj këtu në këtë sinor livadhi fjalësh për Neki Lulajn një djalosh pejan që e kam takuar këto kohë në Kosovë e pikërisht në Pejë fare afër vendlindjes së Neki poetit që është Broliqi. Këtu ka lindur Nekiu vetëm 6 muaj para se të lindët Heroi i Kosovës dhe i Kombit, Sali Çeku.

E çka më tha djaloshi pejan? Kishte shkuar në Gjermani para lufte dhe kishte parë kudo gjermanë me libra, me kulturë. Kudo. Në aeroport. Në shitore. Në lulishte. E pas do kohësh i kishte thënë vetes se mund të merrte  edhe ai këtë atmosferë librore që kishte Evropa që t’ia sjellë kombit të vet, qytetit të vet Pejës. E pra pa asnjë mëdyshje, Neki Lulaj, ky poet i 6 librave shumë cilësorë, por edhe një organizator i shkëlqyer i aktiviteteve letrare kishte shumë gjëra të ngjashme edhe pse mund të mos e kishte takuar asnjë ditë djaloshin pejan. Neki Lulaj është poeti i modeleve. Në poezitë e tij takon modele të trimërisë, të atdhedashurisë, të vargut flakadanë të epopeve kombëtare apo edhe universale.

Por, pa droje duhet thënë se edhe ai është një model i vërtetë i mesazheve të fuqishëm poetikë, që përcjell në poezitë e tij. Ai dhe shumë prej nesh vuan mungesën e kritikës. Librat që botohen nga shqiptarët diku në një cep të truallit të Kosovës, Shqipërisë, në Maqedoni apo edhe më larg në diasporë nuk lexohen nga ata që iu kushtohen. Libri në radhë të parë është komunikimi me kombin që i përket autori. Se aty është ngjizja e vargut, e ndjenjës, e dhimbjes dhe e gazit. Nuk është mëkat që të themi se edhe librat e Nekiut janë modele të bukura njerëzore, shpirtërore, për këdo në trojet tona.

Ndaloni pak në stacionet e jetës luliane! Mësuesi që kishte mësuar shkronjat e shqipes vetëm katër vite më parë, kishte mësuar Heroin e Kombit, Jusuf Gërvallën. Ai ishte bash Ramiz Popovci. Këtij mësuesi të nderuar një ditë terri do t’ia ketë treguar poezinë e tij të parë që ishte grishja për natyrën hyjnore. E nëse do të bënim një llogari të thjeshtë ai ka rreth 50 vjet që merret me fjalën e shkruar. Ishte ai mësues që do të ulte kokën mbi fytyrën engjëllore të nxënësit Neki Lulaj në fshatin Prapaçan të Deçanit. Emri i Nolit si poet e si atdhetar, që ishte vënë në ballinën e shkollës, do ta ndiqte poetin e ardhshëm në një fshat pak të njohur të Pejës, në Kryshec.

Ideja e vëllazërimit shqiptar me simbolikën e frashërllinjve që ishte po kaq e ndezur edhe në Deçan e bëri dhe atë një shqiptar të mirë duke qenë një nxënës shembullor në shkollën  e mesme “Vëllezërit Frashëri”. Në Gjakovë do të merrte frymën  e artit të fjalës së të paharruarit Din Mehmeti, që do t’ia lante një “borxh” qoftë edhe pak të vogël me poezinë e botuar në Antologjinë kushtuar mësuesit të tij të hartuar nga poeti e studiuesi Halil Haxhosaj. E pra që në moshën më të vogël, ai do të bënte një KONTRATË të përjetshme me poezinë. Tani rruga e poezisë së Neki Lulajt është shumë më konkrete. Ai ka botuar libra poetikë si “Dardania ime”, ”Në kështjellën e përjetësisë”, “Zjarri i shpirtit”, “Bukuri e bekuar”, “Balada e heshtjes”. Ndërkohë që është shumë aktiv në botimet që bën në shumë organe letrare në Kosovë, Shqipëri, diasporë, etj.

Që nga koha ku ai botonte me shumë gëzim në revistat e fëmijëve në Kosovë, kanë kaluar mjaft kohë. Tani në Gjermani ai është një zë i njohur. Mbi të gjitha, është një njeri i jashtëzakonshëm në komunikim me poetët, e sidomos me më të rinjtë. Merret me talentet e rinj poetikë duke përcjellë përvojën e tij. Ka një grup recituesish  me të cilët punon, është një nga edukatorët më të mirë në një shkollë gjermane. E, për të thënë të drejtën të marrësh këtë “kurorë” në një shkollë gjermane nuk është e lehtë, nëse nuk e meriton.

Ëshë i përfshirë në 5 antologji, duke pasur një kulm, atë kushtuar poetit dhe heroit Tahir Desku, të titulluar “Një mijë fijet e bohemit”. Ka bërë tekst për heroin Sali Çekaj. Është pjesëmarrës edhe në një antologji poetike rumune. Është nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve,  Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Në Takimet e Poetëve të Diasporës që organizoi në vitin 2013 Ministria e Diasporës në Prishtinë, Neki Lulaj, mori pjesë në të dy seminaret në Orën Letrare me karakter garues dhe poezia e tij “Pasqyrë shpirti “zuri vendin e parë dhe u shpërblye si poeti më i mirë i diasporës.

Nekiu është bashkëpunëtor i rregullt në gazetën “Bota sot”, në gazetën “Dielli”, në portalet elektronike dhe në ato pjesë ku organizohen tubime kulturore dhe promovime veprash letrare. Aktivitet i ngjeshur ishte edhe organizimi i 93- vjetorit të lindjes së akademik Mark Krasniqit, që u mbajt në Mynih, ku ai ishte një bashkorganizator i tij. E duke lëçitur poezitë e Neki Lulajt të punuara me durimin e filigranistit m’u kujtua bashkëpatrioti ynë i përbashkët ose legjenda e fjalës shqipe që, për rastësi të bukur, ka jetuar e ka punuar në Mynih, Martin Camaj.

Jetëdhembshuri Camaj nuk arriti ta shohë Dukagjinin, Shqipërinë dhe Kosovën pas ardhjes së demokracisë. Dikur do të vinte aty nga Dukagjini, nga Roma. E studimet e tij në Prishtinë  për disa vite ia kanë rritur edhe më shumë zjarrin e shqiptarizmit atij E bash kështu po me duket edhe mua sot kur hedh dritë në jetën e Neki Lulajt. Kudo ku udhëton ai dërgon e ngjiz fjalën e bekuar e të bukur shqipe si majat alpine. E pikërisht  në Mynih që ka sot edhe hapat e shumë poetëve shqiptarë nga Kosova e nga Shqipëria do të shkruajë poezinë e tij edhe miku ynë e i shumë lexuesve në trojet amtare. Unë dua të besoj se me këto vëllime poetike të tij e të autorëve të tjerë shqiptarë kryesisht nga Kosova, po përtërihet edhe më mirë tradita bashkëkohore e një poezie të re shqipe në Gjermani. Do të vazhdojë tradita e vjershërimit dhe e mësimit shqip të lënë në mes nga i madhi Martin Camaj.

Lirika e tij është e brishtë dhe plot aromë vendlindjeje

 

Fort i guximshëm është në poezi Baca Neki kur shkruan: “E kërkoj çarçafë që të mbledh me duar hënën/ Po lumi i territ po më bën udhën si  muranë/ Në /degët e lisave mbledh vesën e ëndërrt/ E zogut ia prek flatrën e imët e të bardhë.“ Poezia e tij edhe në Gjermaninë e dritësuar zgjon odën e mençur malësore kur thotë me shumë dashuri për to: „Frëngjitë hapnin veshët nga rrufeja /E këngët linin gjurmë, hapash në shkrepat e larta /Në ujëvarën e mendjeve dukeshin të bardhat mjegulla /pellgjeve të shpirtit oda mbillej nëpër gjenerata”.

Poezia e tij është një udhëtim poetik në Ibër, në Gjakovë, në Koshare, në Drenicë, Tiranë, Prizren, Prishtinë e vetë poezia e tij është një bredharake e bukur e lehtë, e madhërishme, e lakmuar nga shumë poetë të vjetër në moshë e më të rinj. Poezia e tij ka një metaforë të bukur, të thyeshme, të dritësuar me aq aromë shqiptarie. Ka një leksik shumë të pasur që përbën një nga meritat më të rëndësishme të librit.

Në një prej poezive ai ka vënë edhe moton e tij poetike që nis të paktën që nga malli i atdheut po edhe te obligimi atdhetar që ka ai kudo ku prek troje të tjera: “Do të iki atje, te dielli e dheun do ta hedh mbi supe/Mallin për Atdhe, shallin e bardhë të kujtesës ma hedh babai/Pëllëmbë  e pëlhurë, e  praruar si të ishte kurorë me lule /Krenari dardane me marshim të bekuar, përjetësisht  të gjallë.

Nuk dua të bie në grackën e disa kritikëve që nisin të bëjnë analiza të gjata  të vargjeve të një libri për të cilin duan të shkruajnë. Në një farë mënyre në vend të misionit të bukur që ata i vënë vetes, bëjnë një lloj mëkati se duan të bëjnë komentin e një poezive, të cilën secili e sheh me sytë e shpirtit të vet. Po vargjet e mësipërme, shumë vargje që i pasojnë ato dhe vetë vëllimi i radhës së Neki Lulajt nuk kanë nevojë për koment. Ato kanë frymë poetike të spikatur, një frymë që nuk duket si një mjegull që ikën që me rrezet e para të një dielli dimërak.

Kanë një frymë që kërkon ta gjesh në të gjithë qelizat e trupit, kur ke të bësh me durimtarë e vëzhgues symprehtë si Nekiu. Nëse do të bënim një sugjerim miqësor do të ishte fort mirë që disa cikle të tij të botoheshin edhe në gjermanisht. Është detyra jonë dhe e shteteve respektive në Kosovë e në Shqipëri që shpirti i bukur i qëndresës, dëshira për të jetuar paqësisht e kulturalisht e shqiptarit poet me vendet e diasporës ia kalon shumë më tepër fjalës së ambasadorëve me çfarëdo diplome që të kenë në xhepat e tyre.

  • Autor i librit
Viewing all 1274 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>