Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1274 articles
Browse latest View live

ALI ASLLANI, PASQYRA E NJË KOHE TË TRAZUAR

$
0
0

nga Albert HABAZAJ /studiues*/

Politikani. Ali Asllani u shkollua në Vlorë, Janinë dhe Stamboll. Pas studimeve të larta në Stamboll, u dërgua të kryente stazhin në prefekturën e Janinës. Më 1908 zëvendësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës si përfaqësues i klubit “Bashkimi” të Janinës. Më 1910, pas internimit, u kthye në Stamboll. Nga fundi i vitit 1912, u emërua nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të vilajetit të Konjës. Pasi mori lajmin e ngritjes së flamurit në Vlorë, u kthye në vendlindje. Ismail Qemali i besoi detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, si dhe të këshilltarit të kryeministrit.  Gjatë kësaj kohe, kryen edhe detyrën e kryetarit të bashkisë së Vlorës. Shoqëria “Përlindja kombëtare”, gjatë Luftës së 1920 – ës, e ngarkoi me detyrën e hartimit të programit, kurse Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”  e zgjodhi kryetar të “Katundarisë së Vlorës”. Në vitet tridhjetë Ali Asllani përfaqësoi Shqipërinë në misionet diplomatike jashtë vendit si konsull në Trieste dhe ambasador në Sofie e në Athinë.

Mund të pohohet, se periudha e Rilindjes është dhe djepi ku u përkund Ali Asllani. Qëllimi politik i lëvizjes kombëtare – pavarësia, ishte arritur dhe shqipja qe bërë gjuhë zyrtare. Intelektualët shqiptarë filluan, ndoshta për herë të parë, të shohin se mundësitë e zhvillimit letrar e kulturor ishin të pakufizuara. Këtë e dëshmon krijimtaria e tre poetëve: Çajupi në Egjipt, Mjeda në Shkodër dhe Asdreni në Rumani.

Portreti poetik i Ali Asllanit nuk u mjaftua vetëm me mallin romantik të poetëve të mëparshëm. Në poezitë patriotike, si “Ç’do të thotë patriot?”, “Gjoni”, “Dëshpërim dhe shpresë”, “Buza ime kur do qeshë?”, “Do na bënet Shqipëria?”, “Sazani”, “Ismail Qemali”, “Unë dhe bota”, e sidomos vjersha e famshme “Vlora, Vlora!”,Ah ky vend …” etj., të realizuara gjatë viteve 1916 – 1924, tok me idealizmin romantik kombëtar, dallohen  dhe ngjyrat shqetësuese qytetare të krijuesit. Poezia “Vlora – Vlora” u bë himn e kushtrim në luftën për dëbimin e pushtuesit. Kur preken interesat e Atdheut, ai del në skalionin e parë të protestës dhe shkruan: “Shtatë prill / kopilove, o kopil / e u lute, u këpute / njëqind pashë në dhé u fute!”.

Poeti patriot. Tema atdhetare në poezinë e Ali Asllanit pati dy kulme: Ciklin për Luftën e Vlorës dhe poemën “Hakërrimi”.ciklin kushtuar Luftës së Vlorës, sundon dufi dhe sulmi ndaj armikut, lufta e përgjakshme e mbarë popullit, entusiazmi dhe heroizmi i luftëtarëve shqiptarë. Te “Hakërrimi” kanë ndryshuar situatat; s’ka më entusiazëm e dufe fitoresh mbi armikun. Poeti u vërsulet shërbëtorëve të fashizmit, “çakenjëve” që presin errësirën për të pasur “gostitë e veta”: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka / të pa bukë ju gjeti dreka, milioner’ ju zuri darka …” Ky teh i stigmatizimit të shërbëtorëve të fashizmit, futja në përmasa të mëdha e personazhit negativ të botës shqiptare, i jep dimensione të reja jo vetëm poezisë së tij, por gjithë poezisë shqiptare të kohës.

Poeti lirik.  Ky poet është zëri më i bukur lirik i kohës që jetoi, një mjeshtër i fjalës në poezitë e dashurisë. Është ky poet qejfli që i këndon aq bukur vashës, guguftusë me atë ngjyrë të llahtarshme të  dashurisë. Është ky Ali Asllan që këndon me po atë bukuri vendlindjes, fshatit Vajzë, Vlorës së mrekullive që, siç thotë autori, ka shkuar gjer në fund të botës, por “si Vlorën time s’pashë!” Dashuria për vendlindjen është sa e thjeshtë në të shprehur, aq e madhërishme në të ndjerë: “Vlorën, vetëm Vlorën/ Thelb e kam në zemër./ Ditën e kam dritë,/  Natën e kam ëndërr”.

Ndonëse, Ali Asllani ka shkruar lirika dashurie të ndjera – nënvizon prof. Aurel Plasari – ai përmendet veçanërisht për “Hanko Hallën” me ritmin e gjallë njëmbëdhjetërrokësh e me fjalorin e pasur popullor.  “Hanko Halla” është një rrëfim plot humor në vargje, që pasqyron mundimet dhe frikën e një zonje energjike nga derë e madhe, që është vazhdimisht në mospajtim me modat e mënyrat që sjell në jetë rinia e që, njëherazi, vë në lojë konservatorizmin e vet. Robert Elsie, në veprën “Histori e Letërsisë Shqiptare”, shkruan: ““Hanko Halla” hyn në radhën e poezisë më të mirë të këtij zhanri në letërsinë shqiptare”.  Poema rrëfimtare “Hanko Halla” shquhet për satirën e hollë dhe frymën e ngrohtë popullore: “Hedhur si lastare, hedhur si billonja; / Zonjat mu si çupa, çupat mu si zonja;/ Palët mu si valët, shkon e vjen një tjetër,/ Duket thanë e kuqe edhe femr’e vjetër!/ Dhe ajo që duket, ëngjëlleshë e butë,/ Në një shishe brenda dy shejtanër futë!/ Llëra lakuriq, këmba lakuriq,/ Demek, sa për mua… edhe burri vdiq!”.  Me këtë poezi kaq lirike, në kohën kur Shqipëria qe katandisur “flamur zhele -  zhele” i skamjes, varfërisë dhe injorancës, kur për shqiptarin drita e begatia e jetës qe “mollë e ndalueme”, siç thotë “uragani i ndërprerë”, Migjeni, ai duket sikur jeton në një vend dhe në një kohë tjetër nga ajo që gjejmë në veprën e Migjenit dhe të shkrimtarëve të tjerë realistë të mesit të viteve ’30.

Kjo vepër humoristike me Hankon krijoi tipin e gjyshes sonë dhe përmes kësaj poeti mishëroi kompleksin e ndjenjës e të mendimit me një gjuhë të thjeshtë e të bukur, plot fytyra plastike dhe krahasime poetike. Në të gjithë poemën përshkohet një frymë stërgjyshore shqiptare, që thithet me buzën në gaz e pa keqdashje nga çdo zemër vajzërore e djaloshare.

Ali Asllani hyri në historinë e letërsisë shqiptare me një tufë poezish. Poeti nuk kërkon brumë për poezinë e tij më larg nga zemra e vet, e cila nuk rreh për askënd dhe asgjë tjetër pos për një vashë guguftu. Nuk është e papritur që lumturinë jetësore e barazon me vashën dhe para vetes nuk shtron ideal më të lartë se këtë. Pra, ai këndon për veten, për lumturinë e tij dhe vetëm ta dojë guguftuja e çdo gjë vete si mos më mirë.

Figuracioni i pasur, rimat e zgjedhura dhe organizimi i përsosur akustik i vargut të poezisë dashurore i sigurojnë asaj një vlerë të pamohueshme artistike. Natyrshmëria dhe qartësia e shprehjes, pasuria, pastërtia dhe afërsia me gjuhën e unifikuar letrare pa dyshim i mundësuan një jetë të gjatë veprës së tij. Poezia dashurore e Ali Asllanit, edhe ajo liriko – epike në përgjithësi, është si një vajzë e bukur në kohë të lulëzimit e pjekurisë së saj femërore, që s’ia shohim dot veset, sepse na verbon bukuria. Ali Asllani kuptohet dhe vlerësohet i plotë si njeri, si poet, si shtetar e diplomat, për synimet e shumanshme që i vuri vetes dhe i realizoi mjeshtrisht në kohën, në të cilën jetoi, punoi dhe shkroi, ku gjurmët  e tij të dukshme vazhdojnë të na lënë një frymë të ngrohtë.

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. 

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

 

 


Giorgio Armani propozon ngjyrat e pranverës

$
0
0

Nga Megi Zonja/. Stilisti i madh italian, Giorgio Armanin në sfilatën e prezantuar në Milano  ka shfaqur tendeca ndryshe.  Ai ka perdorur gjate kesaj sfilate , ngjyrat  gri,  te bardhe, jeshile ushtarake dhe te zeze.

Këto me sa duket do te jene edhe ngjyrat me të cilat do te  vishen partizanet e Armanit,  në tre muajt e stinës se pranveres . Keshtu pretendohet të jene vertete modern dhe me shumë klas.

Ne kete kuader, Naomi Campbell dhe Rita Ora “shpërthyen ” pasarelën e “Milan Fashion Week”. Veshja e Campbell ka qenë një “shpërthim” i vërtetë, edhe pse veshja e saj nuk ishte nga ato klasiket, një fustan tepër i shkurtër dhe një dekolte e hapur.  Ndërsa e ëmbla, këngëtarja e famshme Rita Ora, me një stil si Campbell, gjithashtu ekzaltoi të gjithë të pranishmit me performancën e saj, hipur mbi një makinë.

 

“Kosova” në gjuhën angleze e Jusuf Buxhovit u promovua në Nju Jork

$
0
0

Nga Nju Jorku, botimi në anglisht i veprës “Kosova” të professor Isuf Buxhovit merr rrugëne promovimeve  para lexuesve amerikanë. Promovimi i librit të autorit Jusuf  Buxhovi thotë shtëpia botuese dhe shkrimtari do të vazhdojnë rrugëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara, mbas Nju Jorkut, në Detroit dhe Çikago/

Nga Beqir Sina, Bronx – Nju Jork/

BRONX NEW YROK : Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane në lidhje me Monroe College mbajti përzemërsisht të dielën pasdite një leksion nga profesori i njohur botën shqiptare, Jusuf Buxhovi,( 23 shkurt 2014) në King Hall të Kolegjit Monroe në Bronx- Nju Jork, duke bërë promovimin veprës së professorit kosovar Isuf Buxhovi, në rrugëtimin e tij, nëpër univeristetet amerikane.Veprimtarinë e drejtojë ish Assemblymani dhe  anëtar i hershëm i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, avokati Stephen B. Kaufman, presidentit AASF, zoti Esad A. Rizai dhe Zëvendës – presidenti i saj – profesor Haxhi Berisha, të cilët ishin dhe organizatorët e këtij promovimi ku morën pjesë dhjetra vetë.Në këtë përmovim foli edhe botuesi i kësaj vepre në anglisht Ramiz Tafilaj nga kompania “Jalifat Publishing”, ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në Nju Jork, Dean Karenann Carty, nën/presidente e Çështjeve Akademike e kolegjit Monroe, Esad Rizai, dhe vetë professor Buxhovi, i cili në fund edhe iu përgjigjë interesimit të pyetjeve nga auditori lidhur me këtë vepër.

Esad Rizai, iniciatori i kësaj veprimtarie, thotë se “Këto vepra ne duhet t’i vlersojmë se këto janë vepra historike, të cilat flasin me gjuhën e hulumtimeve serioze dhe kan argumente të rëndësishme, për ne shqiptarët kudo që jemi. Ato janë busulla jonë për të na treguar se pa kthyer kokën mbrapa për të parë historinë tonë, ne shqiptarët nuk mund të ecim përpara. Ne duhet të dimë se nga kemi ardhur dhe se çfarë kan bërë shqiptarët për çështjen shqiptare – me vite të tëra”.

Në promovimin, që i është bërë kësaj vepre të dielën në Monroe College në Bronx Nju Jork,, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka thënë se ai ka pasru  peripecitë e tij për ta përkthyer këtë vepër, të cilat ceku ai kanë qenë shumë të mëdha. “Jemi munduar ta bëjmë përkthimin e ‘Kosovës’ në gjuhën angleze ashtu siç është përpjekur ta shkruajë miku ynë Jusuf Buxhovi, theksoi ai duke shtuar se peripecitë, sipas tij kanë qenë shumë të mëdha për ta përkthyer, mbasi nuk është punë e vogël për ta bërë përkthimin e 2 600 faqeve, sa i ka kjo vepër madhështore”, ka thënë Tafilaj.

Ai shtoi se promovimi i këtij libri në Nju Jork, madje edhe në një universitet të till, natyrisht që merr një rëndësi të veçantë, për ne shqiptarët, duke parë me këtë rast edhe auditori i cili ishte megjithse jo në numër të madh – por me një nivel vlerësues edhrdhi me një interesim të madh për pyetur për këtë libër, të  professor Buxhovit, kështuqë, .”mendojë se ka qenë një promovim i shkëlqyeshëm i një vepre të shkëlqyeshme, e cila nëpërmjet Kosovës, mendojë se i bashkon të gjitha territoret shqiptare, edhe pse e ka emrin “Kosova”, por  nën emrin e saj është Dardania”, u shpreh Tafilaj.

“Vepra “Kosova” e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, botuar në tri vëllime, tha më tej për gazetën tonë, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka prirë si libri më i shitur(bestseller) për vitet 2012 dhe 2013 dhe ka mijëra kërkesa për ribotim. Njëkohësisht, vepra “Kosova”,  është edhe libri më i shitur ndonjëherë në historinë e Kosovës,” deklaroi ai.

Autori fillimisht ka falënderuar Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane,e cila në bashkëpunim me Monroe College dhe shtëpinë botuese Jalifat Publishing, ishin mikëpritësit e këtij promovimi. Gjithashtu, edhe sh-anëtarin e Asamblesë Shtetërore të New Yorkut, avokatin e njohur Stephen B. Kaufman, i cili  drejtojë ceremoninë, kryetarin e Fondacionit, z. Esad A. Rizai, nënkryetarin Haxhi Berisha, konusllin e Kosovës, zotin Bekim Sejdiu, dhe mediet shqiptare për mbulimin e kësaj veprimtarie.

Autori i kësaj vepre Jusuf Buxhovi ka nënvizuar se vepra e tij  “Kosova”, është përkthyer në gjuhën angleze falë bashkëpunimit me shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica” dhe Ramiz Tafilajn nga shtëpia botuese “Janifat Publishing”, e cila gjendet në Huston Texas të SHBA-ve..

Me këtë rast professor Buxhovi, vlerësoi lart nderimin që i bëri atij me këtë rast Kolegji Monroe, me dhënjen e nderimit “Mirënjohje” të këtij tempulli të diturisë, duke thënë se ” Në një kohë kur ky libër në disa qarqe të caktuara po kontestohet – vjen një Kolegj i njohur në Shtetet e Bashkuara që e sheh të rrugës ta nderojë autorin dhe veprën e tij “Kosova” dhe t’a stimulojë atë për një punë të më tëtutjeshme shkencore dhe historike për Kosovën”.

“Vepra ‘Kosova’ tha professor Buxhovi  është shkruar për ta përcjellë mesazhin e historisë së shqiptarëve, të cilën duhet ta shkruajnë vetë autorët shqiptarë, e kjo historiografi të jetë në përputhje me qëndrimin tonë që të rrënohen stereotipat dhe klishetë, që i ka krijuar për shekuj me radhë historiografia serbo-madhe e Beogradit, Greqisë dhe Rusisë”, është shprehur ai. Sipas tij, deri më tani historiografia shqiptare, nuk ka autor që i janë përkthyer veprat e tyre kushtuar ngjarjeve dhe çështjeve të rëndësishme historike për Kosovën.

Në fund Zëvendës – presidenti i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, professor Haxhi Berisha, ka faleminderuar autorin dhe pjesëmarrsit dhe ka premtuar se Kolegji Monroe, mirëpret dhe i ka “dyert e hapura” për komunitetin shqiptarë, që  të organizojnë aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe promovime të tjera në mjediset e këtij kolegji – duke pasur edhe mbështejen e tij personale si profesor i pa kursyer për shqiptarët në Kolegjin Monroe, dhe adiministratës së këtij kolegji amerikan.

Përkthimin e këtij libri e kanë bërë Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi. Përkthimi anglisht i tri vëllimeve i cili ka dalë nga shtypi në fund të vitit të kaluar ka titujt: “Dardania in Ancient and Medieval Times”, “The Ottoman Empire” dhe “From Occupation to International Protectorate”.Vepra është botuar ekskluzivisht nga shtëpia Jalifat Publishing, me seli në Houston të Texasit.

Jusuf Buxhovi është shkrimtar, historian dhe publicist. Romanet e tij janë shpërblyer me çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Për dekada me radhë, z. Buxhovi jetoi në Bonn të Gjermanisë, ku shërbeu si korrespondent i gazetës “Rilindja”. Në Gjermani filloi një punë të gjatë gjurmimesh për historinë. Më 1989, bashkëthemeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës në emër të përpjekjes së intelektualëve për krijimin e shtetit të Kosovës. Tani jeton në Prishtinë ku vazhdon të merret me shkrime dhe studime historike.

Uran Butka: Linda shkrimtar, historian më detyruan të bëhem

$
0
0

Historian kam qenë i detyruar të jem nga nevoja për të ndrequr sadopak padrejtësitë dhe falsifikimin e historisë së mëparshme tejet të politizuar, ndërsa prirjen për letërsi e kam të lindur”. Uran Butka e rrëfeu në këtë mënyrë dyzimin e tij mes historisë e letërsisë, me rastin e promovimit të librit të vet me tregime /            

 ”Më në fund të lirë”. 

Për të, titulli i librit lidhet me përpjekjen e mundimshme të shqiptarëve për lirinë, e cila siç u shpreh autori, erdhi natyrisht vonë, por që edhe sot nuk është e plotë. “Shqiptarët nuk ndjehen plotësisht të lirë, sepse nuk janë të sigurt për jetën, nuk i gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e njeriut, nuk e gëzojnë ende pronën, nuk funksionon shteti ligjor, sidomos drejtësia e të tjera”, tha Butka. Autori i librit me tregime, nënvizoi se tipari që e dallon krijimtarinë e tij, prej të tjerëve është sjellja e imazhit letrar përgjithësisht nëpërmjet vuajtjes, jo të trishtë e pa shpresë, po vuajtjes së hapur, vuajtjes së bukur. “Vuajtja, kur e përballon, kur nuk të vret, kthehet në një pasuri të madhe, të bën më të fuqishëm e më të thellë. Jeta ime e vështirë ma ka mundësuar këtë pasuri. Shto këtu edhe vuajtjet e të tjerëve, me të cilat jam angazhuar apo shkrirë gjatë këtyre njëzet e kusur vjetëve”, sqaroi autori, duke shtuar se, -”vuajtje që të dhemb gjer në palcë, por që të shtyn ta mposhtësh, të nxit të luftosh, të jetosh, të gëzosh, madje edhe të qeshësh e të bësh humor. Puna është sesi ta kthesh këtë vuajtje në art të vërtetë. Kjo ka të bëjë me mjeshtërinë e shkrimtarit. Këtu fillon edhe brenga tjetër, ajo drithëruesja e krijuesit, nga e cila përftohet imazhi”.
Sa i takon dyzimit historian-shkrimtar, Butka theksoi se u detyrua të bëhej historian, për të trajtuar objektivisht ngjarje e personalitete historike të denigruara e të përbaltura apo fare të patrajtuara, por mbi bazën e dokumenteve të reja të arkivave shqiptare e të huaja. “Një popull që nuk njeh historinë e tij, nuk orientohet dot nga e ardhmja. Kjo fushë ka të bëjë me shpirtin, me ndjesitë dhe imazhet që përcillen artistikisht. Historia dhe letërsia janë dy botë të ndryshme, që e ushqejnë mirë njëra-tjetrën, por edhe e dëmtojnë nëse përdorin të njëjtat mjete”, tha ai. Në fund, autori tregoi se për historinë punon në çdo kohë, mes zhurmave, njerëzve, pluhurit të arkivave, luftës me të tjerët, ndërsa kur shkruan letërsi, duhet të jetë krejtësisht i qetë, i vetmuar, i ngërthyer në vuajtjen e krijuesit, brenda vetes dhe në luftë me veten.
Kritika
Për librin e tij folën edhe dashamirës të letërsisë, shkrimtarë e pedagogë. Shkrimtari Teodor Laço kumtoi se autori sjell një mënyrë origjinale procedimi, që modelin letrar e përcjell nëpërmjet përjetimeve të tij emocionale, që do të thotë, se atë që shkruan, e ka prekur dhe e ka ndjerë vetë, e ka përjetuar thellë nëpërmjet kontaktit me jetën dhe nëpërmjet kontaktit me historinë, e cila është ndihmëse e shkëlqyer për autorin. “Disa tregime i lë të hapura si ‘Peizazh vjeshte’, ‘Tryeza’, ‘Sytë e Xhirafës’, ‘Muret’, gjetje të bukura, që të kujtojnë procedimin e O.Henrit. Do të veçoja tregimin ‘Basti’ që më ka tronditur. I denjë për penën e Solzenicinit. Një tregim jashtëzakonisht tronditës dhe i arritur artistikisht”, tha Laço.
Një analizë më të thellë shpërfaqi shkrimtari Agron Tufa, i cili kujtoi që Butka ka qenë një politikan aktiv i së djathtës shqiptare me një vizion historik e bashkëkohor për tërësinë e pandashme në fatin historik, të kaluarën e të tashmen e përbashkët dhe ëndrrën e përbashkët të një perspektive moderne properëndimore. “Ndoshta me një ndikim vendimtar kanë qenë studimet e tij historike, veprat monografike e tematike si historian kontestator i linjës së historiografisë sonë zyrtare, duke provuar me një faktografi të dendur falsitetin, manipulimin dhe kursin e përqendruar të vazhdimësisë së trashëgimisë enveriste të historisë edhe në ditët tona”, nxori në pah Tufa.
Ai u rikthye te kontributi si shkrimtar i Butkës kur tha se materia e tregimeve të tij është e thjeshtë, e kapshme, e përfytyrueshme në përjetim, e kjo është dhe arsyeja se pse të mbeten gjatë në kujtesë.
“Po ta shohësh artin e tregimit të Butkës, ai duket se nuk pretendon të çudisë askënd; madje ke përshtypjen sikur ai është i zënë me zgjidhjen e një farë enigme, njëfarë habie, që e ka torturuar. Është një pëshpëritje me veten apo një kallëzim në mirëbesim, siç ndodh të qahen hallet me dikë të ngjashëm, për një përvojë të njohur e të bashkëjetuar”,- u shpreh Tufa. Studiuesi shtoi se në tregimet e Uranit nuk ka vetëm rrëfim, pasi shpesh përvojat e tij mobilizojnë një linjë që nëpërduket qartë në të gjitha librat, një përvojë rrëfimi të tregimit pa syzhet, i cili ushqehet me spontanitetin e situatës, përjetimit, kujtesës së një pengu të vjetër, si në tregimin “Vjeshta e tretë”, duke krijuar efektin e një tabloje psikologjike, në të cilën zbulohet metafora ose metaforizmi vetëm nga një vështrim i tërësishëm i detajeve. Për të, koloriti i mimikës, ripërtëritja ose ngrysja e natyrës shkrin së bashku një rrjedhë meditative të jetës që kalon dhe të pengut që ka mbetur, po ai që ka qenë, përkundër ndryshimeve të thella që ka bërë koha me njeriun. Të njëjtën strukturë vegimi kanë dhe tregimet pa syzhet si “Ikja”, “Shiu”, “Ligjvënësi”, “Dilema”, “Maloja”, “Radhët”, “Këpucët”, etj.
Ndërkaq, Floresha Dado, teoriciene e letërsisë, theksoi se në vëllimin me tregime të Butkës bie fort në sy intuita e shkrimtarit për të kapur detajin, që është tepër ekspresiv dhe që i jep dorë për zhvillimin e problematikave, apo të zgjidhjeve. Në këtë vëllim ka tregime shumë interesante, madje dukshëm sheh një rritje cilësore, krahasuar me vëllimet e mëparshme.
“Ai, ai i bën një shërbim të madh kulturës shqiptare, duke e zbuluar historinë dhe pastaj, në fazën e dytë, kalon në estetizim të saj. Duhet që patjetër të të krijojmë një marrëdhënie të shëndetshme me historinë tonë kombëtare dhe më vjen mirë që kjo ndodh në librat e Butkës dhe kultivohet në letërsinë shqiptare”, do të vinte në dukje Mark Marku, analist i njohur.
Sakaq, për kritikun Bashkim Kuçuku “Urani është shfaqur qysh në krye, si shkrimtar i angazhuar. Ai sjell anën tjetër të medaljes, atë të panjohur, duke thënë të vërtetën me humanizëm dhe art. Urani ka linjën e realizmit. Butka është nga ata shkrimtarë që e ka këtë stil realist, që është njëherësh, shtrati më i mirë i çdo letërsie të vërtetë”.
Ndërsa shkrimtari Lazër Stani, tha se duke lexuar tregimet e Butkës, ne nuk e shtrojmë pyetjen se ç’ishte diktatura. Por rrëfimet e Butkës, me fuqinë e tyre, shtrojnë pyetjen: Ç’është njeriu? Sepse njeriu është një qenie komplekse, pjesë e genit dhe racës njerëzore, me të mirat e të këqijat, me vetëdijen, por edhe me instinktet shtazarake. Si çdo libër, edhe ky të shtyn në një reflektim: Ajo betejë e përjetshme, nuk ka të bëjë vetëm me komunizmin, por është e vjetër sa vetë jeta, qysh në ekzistencën njerëzore. Ajo betejë e përjetshme ndërmjet të mirës e të keqes dhe ajo kosto e përjetshme, që paguan raca njerëzorë në këtë përballje, jepet realisht dhe fuqishëm. Merita e Butkës është se nga mijëra histori, ai di të zgjedhë dhe di t’i kthejë në art, histori që flasin shumë e mbeten gjatë në memorien e lexuesit dhe që ia vlen të lexohen.
Shkrimtari Visar Zhiti u përqendrua te krahasimi, kur tha se “ishim në një kohë që nuk lejohej kujtesa, dokumenti. Uran Butka këtë gjë po bën: Po jep kohën, kujtesën, dokumentin, imazhin, kaq të rëndësishme për historinë dhe letërsinë”.
Zhiti, teksa vuri në dukje se bën pjesë tek ata njerëz që besojnë se letërsia pas ’90-ës po bëhet më e mençur, më e mirë, më e vetvetishme, tha se Butka ka spikatur dhe ka udhëhequr në këtë letërsi. “Bën pjesë në majat e të sotmes. Tregimet e shkurtra, me një buzëqeshje çehoviane, janë të dhimbshme, por jo të hidhura, nuk janë cinike, por janë brengosëse, tek shpalosin një mirësi, një mirësi të madhe, që mungon aq shumë në kohën tonë”,-përfundoi ish-ministri.
E në fund, foli Bardhyl Londo, duke theksuar se i kishte bërë përshtypje struktura e librit. “Ai hapet me një tregim, me një temë të përjetshme, njerëzore, që e kemi të gjithë në zemër. Tregimet e Uranit vijnë nga vuajtja e tij dhe e shoqërisë njerëzore. Tregimi që më ka pëlqyer më shumë, është “Fotografi”, një tregim me të vërtetë çehovian, ndërsa tregimi “Basti”, një tregim që, nëpërmjet një fabule të thjeshtë, sjell një dramë të jashtëzakonshme njerëzore. Ky është thelbi i krijimtarisë së Uran Butkës”, -deklaroi Londo(Kortezi:Fatmira Nikolli- G Shqiptare.)

NJË MËNYRË TJETËR PËR TË THËNË TË VËRTETËN

$
0
0

 nga Albert HABAZAJ/

Fillimisht nuk më shkaktoi ndonjë ndjenjë të këndshme titulli i këtij libri “Revolucion” për vetë faktin se më ngjau si ato shprehjet tradicionalisht të lodhura dhe thashë me vete: “Po kjo Ermelinda, çupë e re, gocë qyteti, vajzë me kulturë…, si nuk gjeti një titull të bukur, një metaforë të gjallë për këtë libër, se që librin e parë të saj, që më dhuroi i ati Pëllumbi, miku im, e pati realizuar goxha mirë “. Por qysh në poezinë e parë vërejta se Ermelinda kishte të drejtë, sepse ndjeva që varg pas vargu e vjershë pas vjershe po rritej një urugan pështjellimi ndaj venitjes së vlerave e virtyteve të kulluara njerëzore, që kanë ardhur brez pas brezi si margaritarë të shoqërisë, të ruajtura e të pasuruara për ta bërë më të bukur jetën, duke e vlerësuar si gjënë më të shtrenjtë dashurinë e pastër dhe fisnikërinë e familjes. Sidomos poezia “Etër të përdalë” më bindi plotësisht se titulli i shkonte përshtat pëmbajtjes së materialit që më dha për redaktim autorja. Në këtë kohë të kalbur, kërkohet plugim në mentalitet, në sjellje, në sjellje, në veprim, në edukimin estetik e artistik, sepse jemi Njerëz. Dhe NJERIU visaret më të çmuara në jetë ka Emrin dhe Nderin. Dhe për këtë synim të lartë, si me frymëzim hyjnor jep mesazhet e saj Ermelinda Nebiu për të bërë gati një revolucion biblik.Po i jap që në krye lexuesit një klithmë rrëqethëse të kohës nga pena e autores së re me të nesërme letrare, E. Nebiu: “Etër të përdalë!

Ku jeni ju, fëmijë nënash? / Ju tradhëtarë,/ Që Emrin dhe Nderin e përfolët si të ulët!/ Mallkuar qofshi ju, etër epshndjellës!/ Ju, mëkatarë trutharë,/ Që kurrë s’do të keni sy për të parë!/ Mallkuar qofshi të gjithë ju, etër,/ Që zemrave të njëjtin emër i vutë!/ Ju s’keni as gjak, as lavdi, as nder/ Por veç helm, që lëndojnë shumë./ Përdalësinë, përkatësinë e rreme/  Ditët ta zbukuronit plot nur./ Në këtë botë të ndyrë e të përmjerme,/ Etër të etur ka ca si shumë.” Kjo vajzë e thjeshtë Vlore ka marrë jo penën, por vërtet levën e Arkimedit dhe i thotë shoqërisë: Shkundu! ” Etër të përdalë” është një vjershë tronditëse, por fatkeqësisht plazmë e hidhur e realitetit, që lëviz nga themelet njerëzimin, apo të paktën këtë mikrokozmos njerëzor që ne njohim dhe autorja e rrok artistikisht si një bulëz migjeniane. Me një varg larg folkorizmit të vjetër dhe artificializmave, embrioni poetik i Ermelindës çeli zërin individualist të protestës së sotme, të zhgënjyerën dinjitoze, që nuk bën poezi për moral, por MORALIN e ngre në art, sepse ka forcë depërtuese sa që pastaj ka shpresë e del mbi natyrën pesimiste depresive, të diktuar nga rrethanat e kohës së kalbur me liliputët e saj të shpërfytyruar nga viruset e skamjes morale. Ajo lëshon kushtrimin qytetar tepër e shqetësuar:” O njerëz, o bij nënash, o etër, o meshkuj të pështirë! Mblidhni mendtë e kokës e mos e shkatërroni këtë begati të shëndetshme që quhet FAMILJE”! Në këtë shoqëri njerëzore, ku familja ka qenë, është e duhet të jetë bekimi i jetës së qetë e të lumtur dhe burimi i energjive të pastra, autorja me neveri këlthet djemve të nënave, që prishën familjen, venitën shoqërinë, saqë e thanë jetën si një gjethe të kalbur vjeshte.“Me ç’ krahë do të shtërngoj, kur s’ më kanë mbetur?” nga tradhëtia e pabesë.  Revoltimi i autores është ngritur dhe artistikisht në nivel, kështu që bëhet më shpotitës, më civil, më papajtues dhe bën efekt tek lexuesi. Për mirësinë njerëzore ajo flet me erën, me retë, me diellin, bën aleancë qiellore për të mos guxuar askush të bëjë biznes me zemrat.Ajo shkund shpirtin e prishur të njeriut dhe i drejtohet pjesës lakmitare të gjinisë mashkullore,  me dinjitetin e virtytshëm të femrës shqiptare si motër, si vajzë, si shoqe- atyre bijve të nënave, meshkujve, burrave (që kuptohen se janë të tillë jo nga vlerat shpirtërore e morale, por thjesht nga seksi).Ajo ka një logjikë të fortë dhe argumenton bindshëm me pak fjalë mendime të mëdha, të forta, të qartë, konkretë, të dobishëm, të guximshëm. Shprehjet lakonike dhe të figurshme ilustrojnë botën e brendshme të autores: të pasur, të pastër, të shëndetshme, që nuk pranon të bëhet pis nga soji i lyrashëve zuzarë. Ajo me vargjet e saj i shkul veset e tyre si krisjet në arë. Ajo s’ kërkon as fytyrë, as shpirt dhe as gjak fals. Forca e abstraksionit ngjizet me këtë realitet  harbutërisht tallazitës dhe mendimi krijues vezullon kthjellët, sa që ” Kafshatën e thartë kapërdiva me dhembje“- vjen si një ofshamë migjeniane në trajtë të re, kur ajo shikon lakuriqësitë e ëndrrave, kur poshtërsia përdhunon realitetin, kur zjarr i zhveshur nga të tjerë vjen si ngadhënjim i çliruar ligësie. Të flas nuk dua/ për një askush pa emër/ që e humbët kur e donit/ Të zbuloj dua një askush të humbur. Me shigjetën e mprehtë të vargut të ri poetja vlonjate fshikullon kopenë demode maskiliste, që rrezikon të shndërrohet shoqërisht e dëmshme dhe logjikisht e papranueshme. Dhe autorja e enjtur rend pas buzëqeshjeve, pa fjalë si ushtarë të paepur,kur siluetat botërore të ndyra e zvarrisin si lypës i fatit të trishtë, kur tradhëtohen kaltërsitë e grisen mijëra herë,s’ka kthim tek ti, se thyhet dashuria, s’ka as rrugë, as pema s’mbin më. Mëshiron autorja dhe përsëri shumë denjësisht. Ajo pothuaj  shprehet:” Nuk vij tek ti, por do të kërkoj një kishë ku të falem për ty, se je një lamash që s’di se ç’bën!”. Përsëri ajo ka guximin qytetar ta imponojë me virtytet e larta që mbart atë, të cilit i besoi, por që ai s’ e meritoi, sepse  u katandis në një frymor që e rrëmbeu vesi në pellgaçet me zhul. Ajo e imponon robin e vesit: “ Të nderosh ndjenjat e mia- hesht/ të mos bëhem pis nga fjalët e ndyra, o mbret i zemërimit!”. Është një fjalë e vjetër persiane:” Humbe paranë-s´ke humbur asgjë. Humbe shëndetin- ke humbur diçka. Humbe dinjitetin- ke humbur gjithshka”.  Ermelinda Nebiu  dinjitetin e ka frymën, shpirtin, pasqyrën dhe të vërtetën jetësore, duke u bërë një model i ri shembullor qytetarie,  natyrshëm dhe simbol i ri i karakterit të vajzës së sotme vlonjate. Në këtë libër të vogël në volum, por të mirë në realizim gjejmë dhe sentenca si “ Realitetin e urrej/ por urejtjen s’e çmoj” apo dhe fjalëformime si fundëron:” fundëron ndjenjat e mia “. Ndihet vargu modern, solemniteti i fuqisë artistike të autores. E enjtur rend pas buzëqeshjeve. Siluetat botërore të ndyra e zvarrisin si lypës i fatit të  trishtë, se është faji i dhembjes që  forcë s’ka, thotë shumë e sinqertë në vjershat e saj poetja e re nga Vlora, një talent premtues sikurse Alisa Velaj e pak të tjera, që po të punojnë mund të përfaqësojnë poezinë moderne nesër. Libri “Revolucion” është vëllimi i dytë me poezi i Ermelinda Nebiut dhe ngjyrat befasuese që poetesha e re ka zgjedhur për të pasqyruar kozmosin e saj jetësor janë tejet emocionuese e tronditëse. Lexuesi shtanget qysh në fillim, sapo hedh një vështrim nga dritarja artistike e Ermelindës, sepse ajo e sheh botën me një sy tjetër, të freskët, duke hedhur poshtë apo shpërfillur shumë nocione apo paragjykime të pranuara jo vetëm nga një shumicë qytetare por edhe nga mjaft librabërës. Tek kjo autore e re e me kulturë vërej rikthimin me elegancë te letërsia dhe mishërimin e shprehjes që theksonte Kassireri (Cassirer): “ Njeriu prej kohësh nuk jeton vetëm në botën fizike, ai jeton edhe në një farë bote simbolike”.  Autorja e re është në rezonancë me kërkesat e reja, kërkon dimensione të reja, ekzistenca yjësish, duke u bërë grimcë dhe valë e pluhurit kozmit të krijimit.   “Me ç’ krahë do të shtërngoj, kur më s’ më kanë mbetur? – shkruan autorja- se “Gjithësia luan me lotët ” e bën të kthejë në gllënjkë me ëndrra dhe përsëri beson se mbi fletët e bardha ka një  qenie plot botë!  Vargu i Ermelindës ka dritë, ka muzikalitet, ka ngjyra, horizont e botë. Ka ritëm të brendshëm në vargjet e saj,. Ka poezi të bukura si “Hirësi e marrë”,”Love+”, “Poshtërsi”,”Etër të përdalë”,” Lodhje”,”Revolucion”,”Aleanca qiellore” etj. Kur ajo mërzitet harron të psherëtijë, ende më poshtë zbret në mbretërinë e heshtjes, fjalorin tres, thotë dhe regjistron jo lehtë me dëshpërim në kujtësën e shkruar mendimin e sintetizuar, të shtrydhur si musht, për ta fisnikëruar këtë jetë nga kjo palo kohë e kalbur. Lumturia shkon si dhe unë-  konkludon autorja në një poezi, ndërsa mua mu kujtua një shprehje e  poetit nobelist Janis Ricos “…ndjenja, mendimi , fjala, lidhen në një bashkim monolit të pathyer ”. Mu kujtua, si duket, nga që edhe Ermelinda ka ditur ta respektojë këtë pirosti magjike të artit. Arrij në këtë përfundim sepse vargu i saj lëviz, është në veprim, ka ngyrë, ka erë, ka terren, ka fenomene, ka hapësirë e të gjitha këto jo të ngjyera me art, por dalin nga bërthama e artit të fjalës.

 

 

Shkodra, katër ditë festë me Karnavalet

$
0
0

Nga Gaspër Marku/- Dita e parë e muajit mars, shënon edhe rikthimin e festës së karnavale në qytetin e Shkodrës. Një festë kjo tradicionale që në qytetin verior është përjetuar me shumë emocion prej më shumë se një shekulli. Edhe pse për shumë vite u pat lënë në hije, me iniciative të shoqatës “Iliricum” pranë Kishes Franceskane, dhë më pas e mbështetur edhe nga bashkia e Shkodrës dhe forcat artistike të Teatrit Migjeni, tashmë ajo është bërë pjesë e rëndësishme e jetes kulturore-artistike të shkodraneve.

Burimet zyrtare pranë bashkisë Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se këtë vitë, festa e karnavaleve do të jetë e shtrirë në katër ditë me radhë. Dita e parë, e cila është titulluar edhe dita e fëmijëve, do të jetë ajo e së shtunës së 1 Marsit, ditë kur fillojnë edhe aktivitetet e para, të cilat më pas do të vijojnë deri me datë 4 mars. Në programin e së shtunës, tërheq vemendjen parada e grupeve të ndryshme të karnavaleve të fëmijëve të shkollave të qytetit, nën përformancen e Bandës së Qytetit,  të cilët do të përshkojnë të gjithë hapësiren e pedonales së qëndrës së qytetit, ndërkohë që më pas, do të vijohet me Dj-Muzikë të shpërndarë në hapësira të ndryshme të qëndrës së qytetit, ku do të jetë edhe një Panair produktesh Bio dhe artizanal, shoqëruar edhe me pije pafund, ku spikat birra e fabrikave të Shkodrës, pa harruar edhe petullat tradicionale të kësaj feste, të gjitha këto të ofruara në mjediset e pedonales së qytetit. Veprimtaritë e ditës së parë së karnavaleve do të vijojnë edhe me koncerte me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të qytetit, si dhe me gara dhe ndeshje sportive në pallatin e sportit, ku tërheq vemendjen një ndehsje minifutbollit mes artistëve të teatrit Migjeni dhe ekipit ntë Vllaznisë në fuboll për femra./

 

Ambasadori izraelit, David Cohen, feston Karnavalet me shkodranët

$
0
0

Nga Gasper Marku/ SHKODËR/-  Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ishte sot në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në programin festiv të Karnavaleve. Kjo është vizita e dytë që diplomati izraelit, realizon në qytetin e Shkodrës, kur vetem pak ditë më parë ishte për vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku gjatë takimit me kryebashkiakun Lorenc Luka, parashtroi dëshirën e një bashkëpunimi të ngushtë në mes Izraelit dhe qytetit piktoresk dhe me tradita sidomos në fushë e kulturës dhe të artit. Ndërkohë, sot, së bashku me familjen e tij, si dhe pjesëtarë të stafit të ambasadës, ai preferoi të shijonte prej së afërmi spektaklin e ofruar në qëndër të qytetit, ku nga u pa prej të gjithëve ai paraqitej mjaft i gëzuar dhe entuziast, madje në jo pak here, i befasuar nga ajo çfar po ndodhte, ai fotografonte vete me aparatin e tij, momente të ndryshme të festes.

“Në Izrael kemi një celebrim të ngjashëm, e cila bazohet në historinë e bibles. Dhe, kjo është një mundësi shumë e mirë për të treguar pjesen historike të Shkodrës, një histori që daton në shumë vite të mëparshme.”, tha diplomati izraelit, i cili krahas bashkëpunimit në fushën e biznesit, u shprehë entuziast për një bashkëpunim të ngushtë të Izraelit me Shkodrën në fushën e kulturës.

Ndërsa, për kryebashkiakun Lorenc Luka, kjo është një feste që e entuziasmon qytetin e Shkodrës, i jep një impuls të ri edhe zhvillimit të turizmit kulturor të këtij qyteti.. Më pas, ai shtoi se kjo është një feste pagane, e cila festohet më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse këtu është tradita e kësaj feste, dhe që ne kemi mundsinë më të mirë ta vazhdojmë këtë feste. Zoti Luka, vlerësoi shumë edhe shkollat e qytetit të Shkodrës, të cilat nga ana e tyre kanë bërë një përgatitje speciale për këtë feste, që siç e kërkon edhe tradita e karnavaleve, kanë ditur të përzgjedhin për të reaguar ndaj ndonjë problemi shoqëror, ndaj ndonjë plage shoqërore, ndaj edhe i falenderoi përzemërsisht ato për mesazhin që arriten të përcjellin në publik

ILO OXA, ARTISTI QË NJËSON PIKTURËN ME DRITËN

$
0
0

Nga Dalip GRECA/

 Ilo OXA, piktori shqiptar, që erdhi nga Italia, në SHBA, është një artist që sfidon me penel mjeshtëror. Ai erdhi këtu me synimin për ta çuar përpara mjeshtërinë e pikturimit. Oxa vjen në SHBA me një përvojë të pasur, vjen me ekspozita të suksesshme të hapura në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Po ashtu ai kishte dhe shkollën e pikturës në Bolzano. Edhe pse ka pak kohë në SHBA, e prezantoi vetën në një ekspozitë, që u prit mjaft mirë në Aleksandria. Oxa ndjehet krenar që studio në shkollën tradicionale shqiptare, ku studimi i klasikëve të piktures, i mësuan se  përtej mjeshtërisë akademike, artisti duhet të gjejë dritën e kohës së vet.  Dhe shumë shpejt piktura e tij u njësua me dritën. Të konstrukosh në dritë është një moment lumturie,-thotë  për Diellin Ilo OXA. Piktura e Oksës i ka të gjitha elementet fondamentalë të pikturës hiperrealiste.  Konstruktimi në dritë dhe pikturimi i ajrit pa prezencën narrative të figurës njerëzore janë karakteristikë e pikturës së tij. Kritikët Suzana Varvarica nga Shqipëria, Severino Perelda dhe Arnold Tribus nga Italia, në shkrimet e tyre dedikuar pikturës së tij kanë provuar se mjeshtëria e pikturës së Oksës është pa dyshim e një niveli shumë të lartë. Por ai kërkon përsosje mjeshtërore, prandaj ka menduar të vendoset në New York, ku takimi me mjeshtrat e hiperrealizmit këtu, piktura e tij synon që të hyjë në një fazë të re. Për t’u njohur më me detaje me rrugëtimin artistik të piktorit, në mjediset e redaksisë, zhvilluam bisedën e mëposhtme:

-Prej sa kohësh ndodheni në Nju Jork?

Ilo OXA- Kjo është pyetja më e lumtur që do të ëndërronte t’i përgjigjej një ditë çdo artist që jeton në Europë. Ndoshta nga  emocionet e ditëve për realizimin e pikturave të para, takimet dhe njohja me atashe të artit e kulturës shqiptare dhe asaj amerikane si dhe mundësia për të parë dhe studjuar në origjinal pikturat e mjeshtrave të hiperrealizmit.Por kur mendoj se kanë kaluar vetëm katër muaj më duket e pa besueshme.
- Kjo është e para herë që vizitoni Amerikën?
Ilo OXA
- Edhe pse ka kaluar plot një vit, 31 Janari i vitit të shkuar do të mbetet një nga ditët më të bukura të jetës sime. Edhe në ato dy javë  New York-u ishte i mbuluar me dëborë dhe bënte shumë ftohtë, ja si tani, shkurt 2014.Munda të shikoja shumë galeri arti dhe realizova me qindra foto me rrugët e mbushura me kujtime.

  I keni vizituar galeritë e Nju Jork-ut? Nëse do të bënit ndonjë krahasim me ato të Italisë, Evropës, ku është ndryshimi?

Ilo OXA- Kujtoj: New York 1 Shkurt 2013. Vizita ime e parë në një galeri arti këtu, do të regjistrohej në kujtesën time si një mrekulli. Frank Bernarducci,drejtori i galerisë më të madhe të hiperreaizmit në botë, më ftoi me kënaqësi në një takim pune për t’i treguar pikturat e mia. Kjo nuk ndodh në Itali dhe në Europë. Këtu galeristë dhe artistë janë bashkëpunëtorë në krijimin e historisë së re të artit. Në ditët në vazhdim kam parë dhe marrë pjesë në inagurime ekspozitash shumë të rëndësishme ku kam konstatuar një entuziazëm,që në Europë tashmë nuk ekziston.

Ju keni jetuar në Itali duke bërë jetën e një artisti emigrant. E patët të vështirë që të gjenit veten si artist?

Ilo OXA- Italia si vendi i Rilindjes Europjane ishte një ënderr që flinte te unë që kur isha në vitin e parë në lice. Studimi i mjeshtrave të Rilindjes Italiane si dhe njohja më vonë me hiperrealistin Luciano Ventrone më krijuan mundësinë që piktura ime të pëlqehej nga koleksionistët italianë. Sigurisht që vështirësitë krijuan te unë një sistem pune më të organizuar dhe orët e shumta në studio dhanë rezultatet e veta.
Çfarë do të veçonit nga jeta artistike e përvojës 22 vjeçare në Itali?

Ilo OXA- Kudo që të jem, s’do ta harroj kurrë zërin e ngrohtë të një zonje që sa herë që e takoja më thoshte: Ilo, piktura jote është e admiruar prej të gjithëve. Ishte një prej koleksionisteve të mi, që kur vinin në ekspozita nuk pyesnin për çmimin, por me shumë respekt më thonin që kjo pikturë është e imja. Sikur të gjitha pikturat e mia të kenë një fat të atillë, unë do të jem shumë i lumtur.

Ndërkohë ishit dhe piktor- pedagog, çfarë do të veçonit nga ajo përvojë?

Ilo OXA- Mos prisni që artdashësit dhe koleksionistët të konsiderojnë krijimet tuaja më seriozisht se vet serioziteti juaj. Ky ishte urimi im për nxënësit e mi. Harmonia e plotë e mendimit me punën shumë shpejt instaluan mes nesh një klimë bashkëbisedimi . Realizimi dinjitoz i punëve të studentëve krijoji atmosferën e një eventi të mirëpritur të çdo fundviti. Natyrisht, punët dhe kërkesa në rritje e cilësisë krijuese e nxënësve krijuan te unë kënaqësi dhe një kujtim të pa harrueshëm.

Keni pas mundësi t’i ekspozoni pikturat tuaja këtu, e kam fjalën në SHBA?

Ilo OXA- Po. Ekspozita ime e parë në Alexandria ishte një sukses i vërtetë. Të ftuarit e shumtë komentuan me entuziazëm nivelin e lartë të shtatë pikturave të ekspozuara në Mount Vernon-Lee Chamber of Commerce . Shumë prej të ftuarve shkruajtën edhe letra mbështetëse  për qëndrimin tim këtu në USA si e vetmja mundësi për të perfeksionuar dhe çuar përpara pikturën e bukur të hiperrealizmit. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për jetën time.Të ftuarit e shumtë  si dhe prania e familjes Angjeli krijuan atë energji aq të bukur që e bëri atë mbrëmje të pa harruar. Përshtypjet dhe bisedat me ta më krjuan besimin se piktura ime shpejt do të jetë pjesë e jetës së tyre. Alexandria është një qytet shumë i bukur dhe mikëpritës. Ishin ditë shumë intensive . Vizitova disa galeri por ajo që vlen për tu përmendur është Princiole Galeri, ku në dhjetor në ekspozitën e dimrit, do të ekspozoj edhe unë!

- Si shkoi Ilo Oxa tek peneli. E kujtoni”krijesën” e parë tuajën? Po ekspozitën e parë?

Ilo OXA- Ekspozita ime e parë është një nga kujtimet më të bukura të jetës sime. Isha vetëm katërmbëdhjet vjeç dhe për sa mund të kujtoj  ishin vetëm dhjetë vizatime të ekspozuara në hollin e shkollës. Aty më propozuan që të konkuroja në liceun artistik. Pas pushimeve verore përgjigjia e fitores së konkursit për vazhdimin e studimeve ishte më shumë se një mrekulli.

Cili është rrugëtimi juaj artistik? Formimi?

Ilo OXA- Kujtoj realizimin e një perëndimi në kodrat e Tiranës. Ishte një akuarel shumë i bukur që u pëlqye shumë. Ishte një nga buzëmbrëmjet e shtatorit të parë në Liceun Artistik Jordan Misja që paralajmëroi fatin se e gjithë jeta ime do të ishte një udhëtim në kërkim të bukurisë.Pas mbarimit me sukses të Liceut fillovastudimet në Akademinë e Arteve. Katër vite të një pune intensive krijuan te unë mundësinë për të lexuar, kuptuar dhe vënien në jetë të eksperiencës më të mirë të pikturës botërore.Studimi i mjeshtrave si Vermer, Claudio Bravo dhe tani i Bertand Meinel kanë qenë për pikturën time një mrekulli.
- Ç’vënd zë tradita në pikturën tuaj?

Ilo OXA- E quaj veten me shumë fat që studjova tetë vite në Tiranë dhe nga ajo kohë jeta ime do të ishte një udhëtim në kërkim të bukurisë dhe mjeshtërisë artistike.Studimi i klasikëve të pikturës më mësuan se  përtej mjeshtërisë akademike artisti duhet të gjejë dritën e kohës së vet. Shumë shpejt piktura ime u njësua me dritën. Të konstrukosh në dritë është një moment lumturie.

 Ju kanë epitetuar si “një ndër piktorët më në zë të”Realizmit të Ri”. Si ndjeheni nën këtë përcaktim?

Ilo OXA- Piktura realiste, historikisht është vetë piktura. Artistët më të mirë të çdo shekulli kanë krijuar një traktat bukurie. Në kohën tonë piktura e realizmit të ri apo e quajtur ndryshe si hiperrealiste është vetëm një hap përpara e asaj që kam mësuar në vitet e shkollës. Ndjehem i lumtur të kem gjetur kohën time.

- A mund ta informoni lexuesin për vlerësimin e kritikës në Shqipëri apo dhe në Itali për pikturat tuaja?

Ilo OXA- Mendoj se piktura ime ka te gjitha elementet fondamentale të pikturës hiperrealiste. Konstruktimi në dritë dhe pikturimi i ajrit pa prezencën narrative të figurës njerëzore janë karakteristikë e pikturës sime. Kritikët Suzana Varvarica për Shqipërinë, Severino Perelda dhe Arnold Tribus për Italinë në shkrimet e tyre dedikuar pikturës sime provojnë se mjeshtëria e pikturës sime është pa dyshim e një niveli shumë të lartë. Aktualisht në sajë të konfrontit direkt me  mjeshtrat e hiperrealizmit këtu në New York piktura ime ka hyrë në një moment akoma më të bukur.

 Në cilat galeri keni ekspozuar?

Ilo OXA- Pas eksperiencës se ekspozitave në Shqipëri deri në vitet nëntëdhjetë ekspozita ime e parë jashtë ka qenë ajo e vitit 1992 në Athinë ku shkruajtën edhe gazetat Greke. Po atë vit kam ekspozuar në Jezi të Italisë, në galerinë “AREARTE” Senigalia dhe më vonë në prestigjozen ” L’Incontro ” Ancona dhe një vit më vonë në Arte Fiera Ancona në një kolektive. Pas 2010 me rritjen e nivelit tim artistik kam hapë ekspozita personale në Bolzano. Në tetor 2011 e para ekspozitë personale në Tiranë me titull ” Oltre la vita non sa aspettare ” që ishte një tjetër sukses.


FARI SHASKA KORRIGJON HISTORINË E BANKËS SË SHQIPËRI

$
0
0

Rreth librit Fari Shaska “160 vjet bankë në Shqipëri”, Vlorë 2011/

Nga Enver Lepenica, ekonomist/

Fari Shaska i njohur tashmë si publiçist e studjues i historisë,  veçanërisht i asaj të krahinës së Vlorës, pas albumit dokument “Të quajtur armiq të popullit”, botuar në vitin 2010, shkon më tutje duke na dhënë një libër të vogël por me vlera të mëdha “160 vjet bankë në Shqipëri”, botuar në Vlorë në vitin 2011.Duke menduar se e njihja historinë e bankës, e çfletova broshurën me pak interes, por u emocionova dhe u habita njëkohësisht me zbulimin që publikonte Shaska se historia e bankës në Shqipëri fillon në vitin 1850, pikërisht në Vlorë dhe jo në vitin 1863, sikundër thuhet në “Historinë e Bankës Qëndrore në Shqipëti”, botim i vitit 2003. Kjo broshurë e vogël përbën një zbulim të madh, fak që ju ka shpëtuar edhe autoriteteve të njohura të historisë së ekonomisë.

*   *   *

Kultura e një vendi veç të tjerave dallohet edhe nga fakti se ka histori për çdo veprimtari ekonomiko shoqërore, si historin e arsimit, të naftës, të sportit, të tetartit, të burgjeve të bankave etj etj…

Historia e Bankës Qëndrore në Shqipëri, HBQSH, është shkruar dhe botuar për herë të parë në vitin 2003, nga vetë Banka Qëndrore e Shqipërisë prej autoriteteve më të shquara të vendit.

Parathënia e këtij libri është shkruar nga Prof. dr. Shkëlqim Cani në atë kohë guvernator i Bankës.

Kapitulli i parë i HBQSH përfshin vitet 1863 – 1924 dhe është shkruar nga Prof. dr. Iljaz Fishta. Ky autoritet i kulturës shqiptare e ka ndarë periudhën që studjon në tre etapa: etapa e parë fillon  në gjysmën e dytë të shekullit XIX deri në vitin 1912 dhe sipas profesorit, banka e parë është krijuar më 4 shkurt 1863, Bankë e Perandorisë osmane nën kontrollin e kapitalit anglo- francez dhe që shtrinte veprimtarinë e vet edhe në fushën e kreditit edhe në Shqipëri, dhe kishte filjalet e veta në Shkodër, Janinë, Shkup dhe Manastir. Profesor Fishta vazhdon në vitin 1888, në vitin 1901, deri sa vijmë  më 4 tetor 1913, kur formohet banka e parë e shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit. Kaq thotë profesor Fishta për këtë periudhe.

Edhe profesor doktorr Alqi Naqellari i njohur tashmë si ekonomist i talentuar si ligjërues në universitetet e vendit dhe jashtë shqipërisë dhe si botues i shumë teksteve me nivel ta lartë shkencor e fillon historinë e bankës në Shqipëri në vitin 1913, gjë që nuk është e vërtetë.

(Shih: Alqi Naqellari “Makroekonomia 1”, Tiranë 2007, f. 355)

Edhe Dr. Bujar Leskaj dhe dr. Adriatik Kotorri në një punim të tyre nuk e përmëndin Bankën Bezhani në Vlorë. Edhe në se ka mendime të ndryshme për këtë bankë ajo së paku duhej përmëndur, fakti se nuk është përmëndur në studimet dhe punimet e sipërcituara tregon se Banka Bezhani dhe “Almanaku i bankave”, botuar në një nga qëndrat e kulturës botërore nuk njihet prej tyre.

Mund t`iu referoheshim edhe autorëve të tjerë të cilët nuk e njohin bankën Bezhani në  Vlorë themeluar në vitin 1850, por me kaq referime mjafton.

*     *     *

Fari Shaska në librin “160 vjet bankë në Shqipëri”, konfirmon se: “Banka e parë në Shqipëri u themelua në vitin 1850 në qytetin e Vlorës nga familja Bezhani”, pra jo në vitin 1863, sikundër thotë profesor Fishta.

Ai i referohet burimit anglez. Në Londër në vitin 1845, filloi të botohet “Almanaku i bankave”  Fari Shaska i referohet botimit 91, botuar në vitet 1935-1936, një vllim prej 2400 faqesh. Almanaku jep të dhëna për të gjithë shtetet dhe bankat e të gjithë botës.

( “The Bankers`  Almanac And Year Book”, For 1935 -36, The Ninety-First Year of Publication.)

Në faqen 716 të almanakut të cituar për Albania, shkruhet: “P.I. Bezhani,  Valona Albania, themeluar fillimisht më 1850, partner Pandeli Bezhani, mbajtësi i prokurës Elefter Bezhani, telegramet “Bezhani, Valona”, kodet; A.B.C. botimi i 5; privatisht, agjent londinez – Bank of Athens, agjent Nju Jorkez – National City Bank of Neë York”.

Në këtë faqe të Almanakut prezantohen katër banka:

Banka private Bezhani 1850,

Banka private Philandelphia USA 1764,

Banka Rumune 1872,

Banka Birmingam USA 1887.

Pra siç shihet vetëm një bankë është më e vjetër se banka jonë shqiptare e ngritur në Vlorë.

Cilët ishin pronarët e bankës së parë shqiptare ende të pa njohur nga studjuesit tanë ?

“Mbiemri Bezhani, mbiemër i  përhapur në Shqipëri, ka një degë në Vlorë, ardhur nga Lekli i Tepelenës në shekullin e XVIII…

Bezhanët e Vlorës sollën me vete mentalitetin e kapitalit të lëvizshëm, pasurimit nëpërmjet parasë e tregëtisë. Aty nga fillimi i shekillit të XIX ndërtuan në lagjen Muradie në rrugën “juston Godard”, një shtëpi tre katshe për banim, e cila është edhe sot pronë e tyre e banon një familje Bezhani.Po në këtë lagje kishin edhe një fabrikë sapuni. Në fasadën e kësaj godine ndodhet një pllakë bronxi ku shkruhet: “Assicurazione generali Trieste 1831”… Bezhanët e siguronin kapitalin e tyre në shtetet fqinje sikurse shihet edhe nga kjo pllakë… Marrëdhëniet tregëtare të kësaj familje me shtetet fqinj bënë që t`u lindë idea dhe dëshira për të hapur një bankë. Kjo u realizua kur reformat e Tanzimatit  u dhanë më shumë hapsirë tregëtarëve. Pra në vitin 1850 u çel një bankë në Vlorë, Shqipëri…

Si gjithmonë janë të huajt ata që na ndihmojnë për historinë tonë, këtë radhë anglezët, nëpërmjet Almanakut… “ f. 8-9

Si e gjithë historia që shkruan komunistët edhe historinë e bankës e kanë falsifikuar. Në veprën zerioze të tyre: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave të vitit 1985, f. 66,67, kapitulli banka, fillon me bankën bujqësore krijuar në vitin 1969, Banka e Shtetit Shqiptar kijuar në vitin 1945 dhe Banka Kombëtare e Shqipërisë krijuar më 2.9.1925! Kjo pra sipas komunistëve është historia e bankës shqiptare.

Në të vërtetë historia e Bankës në Shqipërisë fillon: Sipas Fari Shaskës në vitin 1850, ndërsa sipas prof. dr. Iljaz Fishtës më 4 shkurt 1863, vazhdon me radhë deri sa vijmë në themelimin e bankës së shtetit shqiptar më 4 tetor 1913. Filiale të bankave të huaja ka patur edhe gjatë Luftës së Parë Boterore 1914 – 1918, vazhdojmë me vitin 1920 deri sa vijmë më 6 mars 1925 ku krijohet banka shqiptare me 51 % kapital italian dhe 49 %, kapitali disa shteteve të tjera dhe 6 individë shqiptarë.

Të gjitha këto fakte reale të historisë së bankës dhe për rrejdhojë të historisë së Shqipërisë janë fshirë prej komunistëve, për ta çdo gjë filollonte më 8 nëntor 1941!

*   *   *

Prof. dr. Shkëlqim Cani në  parathënien e HBQSH, thotë  : “Shpresoj që në ardhmen, historianë e studjues të shkencës së ekonomisë e financës do të hulumtojnë më tej në traditën e sistemit bankar shqiptar” (f. 5) dhe këtë koregjim, që në fakt përbën një zbulim të historisë së bankës në Shqipëri e bëri Fari Shaska.

Broshura e vogël e Fari Shaskës duhet të tërheq vëmëndjen e studjuesve të historisë së ekonomisë dhe jo vetëm të atyre.

Turizmi në hanet shqiptare

$
0
0

Nga Nikolla Lena/- Hanet apo bujtinat, janë struktura të vogla me arkitekturë tradicionale, të cilat kanë qenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, kryesishtë në rrugë-kalimet tregtare apo ushtarake. Këto struktura kanë ekzistuar që nga periudhat e hershme Romake, periudhës Osmane dhe deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ato kryenin funksionet e stacioneve të udhëtarëve dhe karvaneve të tyre, fjetjes, ushqimit për udhëtarët dhe kafshëve të transportit, vendas apo të huaj.

Dokumentat e gjetura, flasin për shumë udhëtarë te huaj, që kan lënë shënimet e  tyre mbi vizitën dhe udhëtimet në Shqipëri. Ata kanë përshkruar veç të tjerave, edhe Bujtinat apo Hanet ku janë strehuar, mbrojtur dhe çlodhur. Kanë folur për mikëpritjen Shqiptare, bujarinë, doket, zakonet, veshjen, sjelljen për se cilën zonë të vizituar prej tyre. Mund të përmendim Baronin dhe poetin Anglez Bajron, udhëtaren dhe studiuesen angleze Edit Durham, konsullin francez, Pouqeville, profesorin e Universitetit të Vjenës,Karl Patch, historianin anglez Hamond, e shumë e shumë të tjerë, i kanë përshkruar në shkrimet e tyre këto lloj strukturash autentike. Duke marrë në konsideratë kërkesat e shumta të turistëve të huaj dhe vendas, në kërkim të origjinales dhe asaj e cila mbetet burimore dhe e veçantë, Hanen përbëjnë një nga guidat kryesore turistike në vendin tonë.

Në qoftëse do të hidhnim një vështrim mbi shtrirjen  dhe përhapjen e këtyre bujtinave, vërejmë se ato gjenden  pothuajse në të gjithë teritorin tonë nga Veriu në Jug. Nga Ministria e Turizmit janë evidentuar rreth 40 Hane ose  Bujtina, që ushtrojnë veprimtari hotelerie, ose më saktë, mik-pritëse të bujtësve të tyre.Administratorët e këtyre  Bujtinave, janë kujdesur që të krijojnë ambientin e përshtatshëm pë pushuesit apo vizitorët. Që nga hoteleria me një komoditet bashkëkohor, deri tek gatimi karakteristik i zonës ku ndodhet.

Po kështu, diversifikimi i ofertës turistike, nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit, siç janë agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi kulturor, ai malor, etj. Padyshim që është i përfshirë në këto aktivitete dhe komuniteti vendas. Zona ku Bujtinat janë më tipike dhe më specifike  është  ajo e veriut të Shqipërisë, në zonat e malësisë së Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.

Do të përmend disa prej haneve në qarkun e Shkodrës,ku vizitori do të gjej akomodim të mirë si dhe do të mësoj mbi kulturën dhe historinë e zonës.

1 Hani i Gjon Dukgilajt

2 Hani i GJERGJ FRANIT

3 Hani i NIK DONIT

4 Hani i NIKOLLË NAÇAJT

5 Hani i LUCË SHQUTAJT

6 Hani i GJOKË BUJAJT

7 Hani i NDOC BUJAJT

8 Hani i ZEF TINAJT

9 Hani i NIKOLL VOLAJT

10 Hani i PRELË VUKTILAJT

11 Hani i MARASH VUSHAJT

12 Hani i NIKOLIN REXHAJT

13 Hani i PRELË TINAJT

14 Hani i LEKË VUKAJT

15 Hani i LLESH NIKOLLËS

16 Hani i MARASH PLLUMBIT

17 Hani i MËHILL ÇARKUT

18 Hani i GJON FRASHNISHTËS

19 Hani i FRAN MOLLËS

20 Hani i GJON DED DOJËS

21 Hani i PAL RUPAJT

22 Hani i GJOVALIN LOKTHIT

23 Hani i NIKOLL POLISË

24 Hani i LULASH KOMETËS

Agjencia Telegrafike Shqiptare, do të transmetojë në ditët në vijim, një cikël të plotë të Haneve shqipëtare dhe vlerave të tyre turistike

 

Shkodra, turizëm në katër stinët

$
0
0

Nga Nikolla Lena/-Nuk dihet me saktësi kur u hodh guri iparë themeltar i Shkodrës. Legjendat dhe dokumentat përplasen me njëra-tjetrën. Arkeologët e datojnë aty nga shek. IV p.k.  Ishte qender e fisit ilir të Labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit (181-168 p.k.) u bë kryeqëndra e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romakët me 168 p.k. Nëpër Shkodër kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake që vinte nga veriu dhe nëpër luginën e Drinit kalonte në Kosovë e më tej. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte kryeqendër. Gjatë shek. XIV, u bë qëndër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qëndër e feudalëve Balshaj. Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane,më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje heroike që pati jehonë nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Beçikemit.

Pas pushtimit popullsia u shpërngul,qyteti u rrënua sa u  kthye në fshat.U rimëkëmb  dhe në shek. XVII arriti 1800 shtëpi.U bë qëndër kryesore ekonomike e Shqipërisë së veriut dhe e sanxhakut të Shkodrës. Lulëzuan zejtaritë,punimi i armëve,i mëndafshit,argjendaria etj. U ndërtuan shtëpi dykatëshe prej guri me çardak, pazari, Ura e Mesit. Në shek. XVIII u bë qëndra e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1831). Edhe pas rënies të pashallekut,banorët kanë bërë një varg kryengritjesh kundër pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).

Zhvillim të madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX. Përveç si qëndër e vilajetit,ishte nyje e rëndësishme për gjithë Ballkanin perëndimor me 3500 dyqane. Me 1807-1808 ishte ndërtuar bezistani.Punoheshin pelhurët, veshjet kombëtare, lëkurët, duhani, baruti etj. Që më 1718 ishin hapur agjensi konsullore të disa vendeve të huaja.Si port përdorej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Me ndërhyrjen e fuqive te huaja në mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi françeskan.

Shkodra ka qenë gjithashtu edhe qëndër e rëndësishme kulturore. Permendet bibloteka e Bushatllinjve.U themeluan shoqeri letrare, kulturore e sportive, si shoqëria “Bashkimi” dhe “Agimi”. U ngritën shtypshkronja, më 1878 u ngrit e para bandë muzikore e vendit dhe në Shkodër nis puna e fotografëve Marubi,nga e cila trashëgohet nje fototekë shumë e pasur. Shkodra është vendlindja e Pashko Vases, Zef Jubanit, Luigj Gurakuqit, Filip Shirokës e mjaft artistëve të tjerë të shquar të Kombit tonë.

Veç të tjerash, Shkodra është një ndër  vendet më turistike  të Shqipërisë. Fal pozicionit të Saj gjeografik,kështu bëhet qëndër e vizitorëve të përditshëm.Ka dy pika tokësore  kalimtare, që e lidhin me Malin e Zi, një në Veri me pikën doganore të Hanit të Hotit dhe një  në Jgë-Perëndim të qytetit Murriqani,nga ku hyjnë mallra që transportohen me kamion nga Europa Veriore,si dhe  mundësojnë lëvizjen e njerzëve  që futen dhe dalin nga Shqipëria.

Pozicioni gjeografik , në një ultësirë të “mbrojtur” nga liqeni, Alpet Shqipëtare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj.576 m), Sheldies,(mali Sardonik i Barletit dhe Taraboshit(rreth 700 m) dhe në perëndim deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmit në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj.

Në rrethin e Shkodrës  ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit . Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik,Shiroka e Zogaj, buzëLiqenit, Sarda në Vaun e dejës deri nëRazëm, Shkrel,Bogë , Theth, Vermosh e nepër Malësi, në shumë pika të tjera. Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara e me thellë,malet e larta. Një vend ideal për turizëm në të katër stinët.

SHIROKA

Një nga perlat turistike dhe klimaterike të Shkodrës, por edhe në rang kombëtar e njohur që në shekullin e 19-të për aftësitë kurative edhe në Europë. Që në vitet 1880 dhe këndej Shirokën nuk e trajton askush më si një fshat, por si një lagje të qytetit të madh verior. Në Shirokë, sot është një popullsi e vogël autoktone por dhe disi jashtë qytetit. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm këtu, rrëzë malit të Taraboshit.

Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qënë pranë saj. Një fundjavë, që përveç klimës dhe ajrit të pastër ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone. Pjesët më të frekuentuara janë ato të “rrasave”, siç i quajnë prej vitesh shkodranët, në të majtë të qendrës së Shirokës, ndërkohë që pushues të shumtë ka pasur edhe në segmente të tjera. Banorët e Shirokës të thonë që pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin. Ndërkohë, krahas pushuesve që mbërrijnë me automjete private, në dispozicion të plazhistëve janë edhe autobusët  që qarkullojnë nga qendra e qytetit të Shkodrës drejt Shirokës. Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, ç’ka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit.

NATYRA

Shiroka ka në dispozicion një pamje madhështore të rreth 360 km katror ujë dhe maleve në formë kurore anash të një kufiri të gjatë midis Shkodrës dhe Podgoricës dhe rrethimit me shqiptarë nga ana e Krajës në Malin e Zi dhe nga ana e Koplikut dhe Bajzës.Ajri dhe natyra, afër një lumi që quhet Buna dhe disa mrekullive të tjera kurative si sherbela në Tarabosh. Peshku dhe gatimi tradicional i tij, në tavën apo tjegullën e famshme bëjnë që shumë turistë nga vendi dhe bota, të bëhen kurioz e të vijnë në këtë fshat të bukur turistik.

Klima

Pozita gjeografike e zonës turistike të Shirokës pranë shpatit të Taraboshit dhe të liqenit të Shkodrës ndikojnë në formimin e mikroklimave. Duke qenë buzë liqenit të Shkodrës përveç dritës direkte përfiton edhe nga reflektimi i thyerjes së dritës në sipërfaqen e ujit dhe asaj që thyhet nga shpatet e maleve.Sasia e reshjeve mesatare vjetore është rreth 1800m,temperaturat maksimale të ajrit janë 40°C dhe të ujit 27°C.

Flora dhe Fauna

Në zonën turistike të Zogajt jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish,shpendësh dhe kafshësh.Ka mjaft lloje bimësh subendemike në formë shkurresh.Gjithashtu dallohet për pasurinë e bimëve medicinale si trumëza, balsami, kina e verdhë dhe e kuqë e sidomos është e pasur me sherbelë me të cilën është e veshur pjesa më e madhe e malit të Taraboshit.

Për sa i takon faunës si ajo tokësore ashtu dhe ajo ujore është e pasur. Pjesa më e madhe e faunës përbëhet nga shpendët. Numërohen gjithsej 240 lloje shpendësh. Tipike dhe shumë të bukura këtu janë pulëbardhat. Ndër shpendët që shfrytëzohen për gjueti janë: rosat e egra, shapkat, karabullakët, patat e egra,thëllëzat etj. Për të apasionuarit e peshkimit fauna ujore ofron rreth 65 lloje peshqish. Përmendim këtu: krapi, ngjala, karasi, kubla, qefulli, gjunca, skorta etj.Kjo pasuri e faunës dhe florës, e bën këtë zonë një ekosistem shumë të veçantë dhe atraktiv për vizitorin.

.AKTIVITETE

Shiroka të ofron variacione të shumta, mund të bëni plazh, të merreni me peshkim, të bëni shëtitje me varkë e të ngjiteni në mal.Shiroka ka ajër të pastër e shumë kurativ që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël azmatik dhe alergjik.

AKOMODIMI

Po të dëshironi të qëndroni disa ditë, në dispozicion do të keni një hotel me komoditetet e nevojshme, disa shtëpi  vendase të vëna në dispozicion  nga banorët dhe restorante e pika tregtie.Gatimi është tradicional dhe i përbër kryesisht nga prodhimet që ofron zona./a.g/

 

Dita e Mësuesit /126 vjet nga çelja e mësonjtores së parë shqipe të Korcës

$
0
0

Nga Zina Tosku/- Rreth 31 mijë mësues të arsimit parauniversitar festojnë sot 7 marsin, që përkon me 126 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Përvjetori i Mësonjtores së Parë shqipe simbolizon rilindjen e madhe të shqiptarëve, luftën e tyre për identitet kombëtar, për liri dhe progres. Falë dashurisë dhe sakrificave të rilindasve tanë të shquar arsimi i rezistoi presioneve dhe i dha frutet e veta, një Shqipëri e pavarur, që iu bashkua rrjedhës së kombeve të tjera europiane, në rrugën e pavarësisë dhe zhvillimit. Përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle të rregullt shqipe u intensifikuan në vitet e fundit të shekullit të XIX-të. Ndër intelektualët tanë të njohur në atë kohë përmendim Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsini e të tjerë. Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit u kujdesën në atë kohë edhe për hartimin dhe miratimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë bashkëatdhetarët. Me këtë alfabet ata botuan librin e parë “Alfabetarja e Gjuhës Shqipe”. Ndërsa në Korçë, nën drejtimin e Komitetit Kombëtar, ishin marrë të gjitha masat nga atdhetarët vendas për çeljen e shkollës së parë shqipe. Kështu, më 7 mars 1887, u çel shkolla në gjuhën amtare që kishte fillimisht mbi 35 nxënës. Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa asnjë dallim. Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj numëronte 300 nxënës. Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmenden atdhetarët e njohur Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja, etj. Falë punës së palodhur të armatës së madhe të mësuesve që shërbeu në vite, shpirtit arsimdashës të shqiptarëve, sot kemi një arsim të konsoliduar. Arsimi fillor, 9-vjeçar dhe i mesëm janë shtrirë në gjithë vendin. Arsimi i lartë, përveç Tiranës, po ecën dhe forcohet çdo ditë edhe në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës, Kukës e Dibër etj.

Shkollat shqipe festojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

$
0
0

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës si dhe treva tjera e diasporë po shënohet sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ngjarje historike për arsimin shqip sot është ditë festive për të gjithë shqiptarët dhe shkollat shqipe. Përmes manifestimeve të ndryshme festive kulturore dhe artistike do të shënohet kjo datë në të gjitha shkollat shqiptare, në shenjë kujtimi për mësuesit e shkronjave të para. Dita e Mësuesit lidhet me 7 marsin e vitit 1887, ku në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.dhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë. Manifestime me rastin e kësaj date do të organizojnë edhe shkolla me mësim shqip në diasporë

Pashk Përvathi sjell natyrën e qetë në ekspozitën “Tradita në Telajo”

$
0
0

Nga Klajdi  Musabelliu/-Piktori Lezhjan Pashk Përvathi, pa çeljes së ekspozitës ‘”Tradita në Telajo”  me 30 piktura në gjininë e natyrës së qetë, tregon se ka ardhur ndryshe kësaj here përpara publikut kryeqytetas, duke qënë se në këtë  ekspozitë nuk kishte më peisazhe apo portrete si në atë të fundit. Pashku ka dashur që t’i prezantojë publikut një tjetër zhaner, e njëkohësisht ka treguar se ai mund të realizojë të gjitha gjinitë e artit figurativ, me po të njëjtin pasion e dëshirë,  ashtu sikurse publiku e ka konstatuar e pëlqyer atë në peisazhin e vjeshtës.

Tematika që piktori kish zgjedhur kësaj here, kish të bënte veç me magjinë e  natyrës së qetë, e cila me thjeshtësinë e sajë godet që në shikim të parë, e sigurisht që mund të shijohet në çdo stinë.Një ndër pikat më kryesore, apo “sekreti”  i përdorur nga autori kësaj here ishte edhe raporti e kombinimi I ngjyrave që ai e ka pasqyruar në mjaft tabllo të expozitës. Kjo është exspozita e 35-të e karrierës së Piktorit Pashk Përvathi.

Autori ka pranuar se nuk ishte nisur të krijonte një cikël me piktura të kësaj tematike, por frymezimin e ka marrë nga disa objekte të vjetra që ai poseidonte, të cilat I ka përdor si motiv për natyrat e qeta. Që në momentin e pare që nisi ti pikturonte, ai ndjeu dëshirën për ta provuar veten në këtë lloj gjinie, me dëshirën për t’i dhënë jetë objekteve. Ndërkohë hap pas hapi u krijuan edhe kompozimet e tjera. “Mendoj se edhe besnikëria që kam treguar ndaj objekteve është edhe çelsi I suksesit të kësaj ekspozite në ballafaqimin e saj me publikun e kolegët” ka thë autori. Qëllimi I ekspozitës sime ishte vërtësia e realiteti I së vjetrës, të cilin kam dashur ta risjell në të sotmen pa dale nga tradita”.

Exspozita e prezantuar në Art Galeri “Kledio” do të jetë e hapur deri më datë 12 mars

 

VITI I DE RADËS

$
0
0

Këshilli Kombëtar i Librit shpall vitin e De Radës/

Nga Nikolla Lena/Tirane, 7 Mars- Në ambientet e Ministrisë së Kulturës,  u mblodh sot në takimin e parë Këshilli Kombëtar i Librit, në përbërje të të cilit janë: Ministrja Kumbaro Furxhi, me përfaqësuesit e propozuar: Shaban Sinani, Persida Asllani, Brikena Çabej, Eda Derhemi, kryetari i Shoqates-Petrit Ymeri, Arlinda Dudaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Mbledhja u zhvillua në mungesë të dy anëtarëve: Shaban Sinani dhe Persida Asllani.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit  u organizua për: Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave  U përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës, me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë.

Fakulteti  Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri kërkoi që edhe aktivitetet e organizuara nga departamenti të përfshihen në këtë veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.

Anëtarët e Këshillit diskutuan dhe shfaqën interesimin e tyre nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nder të De Radës në këto treva. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”

Ministria e Kulturës Kumbaro propozoj krijimin e Komitetit per mbarevajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti i cili do të ketë detyrën t’i konceptojë dhe t’i ndjekë në bashkëpunim me të tjerë aktore të kultures”

 

 


VLORES I RIKTHEHET GALERIA E ARTEVE

$
0
0

Vlore, 7 Mars- Nga Harilla Koçi/.-Një ekspozitë e piktorëve vlonjatë ka shoqëruar përurimin të premten në mbrëmje, të Galerisë së Arteve të qytetit të Vlorës, e cila u kishte munguar artdashësve të këtij qyteti për një periudhë disa vjeçare.Galeria e Arteve e qytetit të Vlorës është krijuar në vitin 1980. Për vite me rradhë ajo ka shërbyer për promovimin e vlerave të piktorëve vlonjatë, ndërkohë që në fondin e saj janë përfshirë vepra të spikatura, simbol i periudhave kur janë realizuar. Galeria e Arteve e qytetit të Vlorës konsiderohet edhe si simbol i asaj që është emërtuar “Shkolla vlonjate e pikturës”.

Gjatë këtyre viteve, mjaft nga punimet që përfshihen në fondin e galerisë janë dëmtuar dhe për këtë arsye, do të ngrihet një komision me specialistë që do të bëjnë vlerësimet përkatëse. “Punimet në pikturë do të ndahen në tre grupe, respektivisht për pikturat që janë në gjendje të mirë dhe të ekspozueshme ato që kanë nevojë për restaurim dhe ato punime që janë dëmtuar pa mundësi rikuperimi”, shprehet kryetari I lidhjes së artistëve të Vlorës,Ilmi Bani.

Me këtë rast, në mjediset e Galerisë së Arteve u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm mjaft qytetarë, artdashës, përfaqësues të institucioneve vendore, kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika e Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Drejtori i Qendrës Kulturore Ilir Metaj, tha se, rikonstruksioni i galerisë në përshtatje me standardet bashkëkohore, u mundësua edhe me mbështetjen e biznesit vlonjat.Ai falenderoi piktorët e qytetit, që ju bashkuan nismës së çeljes së ekspozitës, ndërkohë që vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së qytetit.

Nga ana e tij, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës, piktori Ilmi Bani, theksoi se, Galeria është një vlerë që ju rikthye qytetit dhe artdashësve e piktorëve. Ai falenderoi Bashkinë, ndërkohë që vlerësoi krijuesit vlonjatë që paraqitën punimet e tyre në këtë mjedis të ri dhe tërësisht bashkëkohor.Galeria e Arteve, është vendosur në një hapësirë të konsiderueshme në Pallatin e Kulturës “Labëria”(Sipas ATSH)

 

Gratë bashkë përmes Artit

$
0
0

Nga Klajdi Musabelliu/

Një seri fotografish dhe pikturash realizuar nga artiste gra, por të panjohura dhe të pa ekspozuara më parë, pjesë e fondit të Galerisë së Arteve, u ekspozuan  sot, në ditën ndërkombëtare të gruas në një aktivitet organizuar nën kujdesin e Ministres se kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Galerisë , Artan Shabani.Ne ekspozitën e titulluar “Përmes Artit”, veç përfaqësuesve të medias, ishin ftuara dhe mjaft personazhe të shquara nga fusha të ndryshme të Artit si, Tinka Kurti, Roza Anagnosti , Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku.

Ekspozita e përbërë nga piktura dhe fotografi, të realizuara nga artiste të pa njohura nenvizonte nje nga qëllimet e ekspozitës qe ishte,  vëmëndje ndaj gruas.

Ministrja Kumbaro tha se nuk donte të mbante një fjalim zyrtar, por u shpreh se koncepti i saj për 8 marsin nuk ishte ai i të konsideruarit një dite festive, por një ditë që duhet të kujtojë që ka edhe 364 ditë të tjera të vitit, ku çdo grua ka nevojë për vëmëndje. “Roli dhe forca e gruas nuk është vetëm ne 1 ditë te vitit “, tha ajo.

 

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI

$
0
0

Shkruan: Shaban Cakolli/

Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani,daton nga 9dhjetori i vitit 2006,kjo do të thotë se edhe pak kohë përmbyllë tetë vjet  veprimtari të sukseshme.

LSHAKSH në Gjermani është një dritare e kulturës shqiptare në vatrën e Europës dhe më gjërë.Gjermania dihet se është njëra nga shtetet më të zhvilluara të Evropës,mike e shqiptarëve,jo vetëm tani  kur po na ofron  mbështetje të fuqishme,por edhe si pas të dhënave të të vjetërve tanë ishte gjithnjë mike tradicionale e shqiptarëve.Ky vend i madh dhe i fuqishëm ka mbi tetëdhjetë milion banorë gjerman dhe afro tetë milion të huaj ku më së shumëti nga të huajit jetojnë turq,ku llogaritet se në Gjermani jetojnë afro tre milion turq.Për shqiptarët që jetojnë  në Gjermani,nuk është punuar për statistikat e tyre,por sipas shënimeve gjysmëzyrtare në Gjermani jetojnë afro 400.000 shqiptarë me statuse të ndryshme.Shpërngulja e shqiptarëve është qysh nga kohët e lashta dhe shkaqet e saj i njohim të gjithë ne,më pas kësaj diaspore të lashtë iu bashkua edhe një diasporë e re,e cila nuk kishte marrëveshje me ne,por një marrëveshje Jugosllavi-Gjermani,e cila ishte arrirë në vitin 1968,kohën kur  Gjermania kishte shumë nevojë për krah pune,kurse Jugosllavia për interesat e veta dërgonte në Gjermani kontigjente të shqiptarëve për krah pune,të cilët në vend të ndonjë organizimi kombëtar,duhej të punonin  punët më të rënda si:ndërtim rrugësh,shkrirejen e metaleve nëpër furra,punë hekurudhash,etj….Dhuna represive e Sërbisë mbi shqiptarët e viteve 90-ta,në Gjermani shkarkoj një kontigjent tjetër të madh të shqiptarëve,por kësaj radhe jo të krahut të punës,por nga shtresat e intelektualëve,studentë,ushtarak,politikanë,të cilët nuk pajtoheshin  me politiken sllave e cila udhëhiqej mbi shqiptarët,e të cilët nga përndjekjet e pushtetit nuk kishin më vend në atdheun e tyre.Kontigjenti tjetër i shqiptarëve këtu u vendosën në dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve në kohën e  Luftës së Kosovës.Sikur u largova pak nga tema,nuk kisha qëllim të bëja një përshkrim historik,por të gjithë këto kontigjente  të shqiptarëve që u vendosën këtu,ishte nevojë e madhe e organizimit të tyre kombëtarë,arsimorë e kulturorë.Për këto organizime është punuar  vite të tëra,janë hulumtuar format cilat mund të jenë më të sukseshme në organizimin e tyre.Ne ishim të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kishin interesin e tyre të bënin jetë rrugësh të mërgimit si lustratorë,por u duhej një  formë organizimi e cila do të i organizonte kombëtarisht,do të i arsimonte dhe integronte në shoqërinë gjermane,e cila kishte hapur dyert miqësisht,për të na pranuar e mbështetur në shoqërinë e vet.Qysh me ardhëjen e shqiptarëve këtu u themeluan klube,shoqata,Qendra Kulturore,Bashkësi Shqiptare në këta nënqiej të huaj,ku shqiptarët u organizuan  me qëllimin e vetëm,aktivizimin e bashkëkombasëve  nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhmërinë e ngushtë në mes tyre,bashkërenditjen e veprimtarive  kulturore e politike,në funksion të mbështetjes së aspiratave shekullore shqiptare për  liri e pavarësi.Kuptohet për organizime të tilla të mërgatës gjithnjë nevojiten njerëz intelektual,me përkushtim kombëtarë,të guximshëm,që u bëjnë ballë sakrificave,që dijnë  të marrin  nisma e akcione,që të gjitha shkojnë në interes së çështjes  kombëtare.Të tillë me zemër të madhe ishin Jusufi,Bardhoshi e Kadriu,edhe pse kohën kur vepruan ata ishte shumë vështirë,klubet e shoqatat tona përcilleshin  nga agjentët sllav,por ata bënë krejt çka mundej të bëhet asaj kohe për atdheun e kombin,sepse ishim të pregaditur për sakrifica.Viteve të 90-ta,organizimi i mërgimtarëve tanë në Gjermani ishte më i lehtë,kuptohej se duhej dije,përkushtim e guxim,por format e organizimeve ishin më të mundshme.Dihet se në kohën tonë në  mërgim janë bërë organizime të fuqishme në të gjitha ndihmat për atdheun,qoftë në fonde të shkollave shqipe,të qeverisë,të ushtrisë,në protestime kundër dhunës sërbe mbi shqiptarët,në tubime me gjermanët për internacionalizimin e çështjes shqiptare,e gjitha ndihmat për të cilat kishte nevojë atdheu e skamnorët atje,pa lënë asnjëherë anash edhe organizimin e kulturës me të rinjët tanë në mërgim.Pas luftës së Kosovës,forma e organizimit tonë duhej të ndryshohej,më nuk mjaftonte ai organizimi i klubeve dhe shoqatave,ku qëllimi kryesor ishte derdhja e fondeve vetëm për çlirimin e atdheut.Tani mërgatës sonë i duhej një organizim pak më ndryshe,një organizim me të rinjët tanë në mërgatë,të cilët pa fajin e tyre ishin detyruar të bënin një jetë në vend të huaj,me gjuhë të huaj,shoqëri të huaj,kulturë e traditë të huaj,Qëllimi kryesor i yni ishte dhe mbetet shpëtimi i gjeneratave tona të mërguara,për të mbajtur në zemrat e tyre ndezur zjarrin e atdhedashurisë,për të ua mësue gjuhë,kulturë e traditë,histori e gjeografi kombëtare,letërsi,për të i pregaditur ata që një ditë po të kthehen të jetojnë në atdheun e tyre,të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në vendlindje.Ky duhet të jetë qëllimi thelbësor i mërgatës,përndryshe nëse nuk mund të i shpëtojmë  këta të rinjë nga asimilimi,ne nuk kemi bërë asgjë,por kemi humbur kombëtarisht.Kemi bërë njëzet vite punë për të i bashkuar mërgimtarët,kemi hulumtuar gjitha format e sukseshme të organizimit,duke provuar edhe me Bashkimin e Intelektualëve  Shqiptarë në Mërgim(BISHM),por përvoja ka treguar se asnjë organizim i shqiptarëve pas luftës,nuk ishte më i frytshëm se Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë  në Gjermani(LSHAKSH).Fillimisht këtë nismë e kishte marrë veprimtari i shquar i kombit dhe poeti Martin Çuni,emër ky i çmuar për mërgatën tonë,pas të cilit veprimtarët do të vepronin  me krenari,e në këtë nismë themelimi kontributin e vet e kanë dhënë mërgimtarët e shquar :Pal Sokoli,Liman Zogaj,Xhevat Ukshini,Dibran Demaku,kishte edhe shumë  të tjerë.Për këtë themelim të LSHAKSH,u desh punë me mund,mjete materiale,programe e statuse,regjistrime tek organet gjermane,vështërsi këto që i tejkaluam  me përkushtim.

Dihet në këtë nismë na vinin edhe hileqarë me qëllime të marrin model nga organizimet tona,e më pas të shkëputeshin  nga ne,për të nisur një model të tillë vet me një pjesë të mërgatës.dihej se këta hilegjinjë hilet e veta i nisën me qëllime  postesh e emrash,madje themeluan nisma të tilla organizimesh duke i nda mërgimtarët,por mërgimtarët i kuptuan shumë shpejt,dhe ata nismëtarë dolën të pasukseshëm.Kjo tregon haptas se ne kemi punuar njëzet vite për të i bashkuar mërgimtarët,kurse ata që mundohen tani të i përqajnë,lere që nuk do të kenë sukses,gjithë atyre që kanë provuar dhe provojnë të përqajnë ua kemi shtjerrur maskat dhe kanë mbetur me moral të zymtë para mërgatës sonë.LSHAKSH në Gjermani ka qëllim të shejtë e fisnik,ajo është angazhuar dhe angazhohet të i tuboj rreth  vetës në një sofër të përbashkët shkrimtarë,poet,artist,krijues të të gjitha zhanreve,përfshirë këtu këngëtarë,aktorë,gazetarë,ku secili të ketë mundësinë të jep kontributin e vet në afirmimin e krijimtarisë së vet,si dhe prezantimin e tij para sofrës së madhe të Europës.Ne e kemi ndier këtë përgjegjësi dhe nevojë për prezantimin e denjë të kulturës sonë e cila do të jetë urë lidhëse me atdheun dhe popujt europian,në mesin e të cilëve jetojmë.Qëllimi ynë kurrë nuk ka qenë të afirmojmë vetëveten,disa nga ne kemi filluar heret me krijimtari,neve na njohin për aq sa kemi bërë,as nuk kemi nevojë të afirmohemi dhe sa kemi bërë ne këtë do e tregon koha,qëllimi ynë kryesor ka qenë puna me gjeneratat e reja,shpëtimi i tyre nga asimilimi,afirmimi i tyre i cili është shumë i rëndësishëm,dhe krahun më të fortë e kemi pasur dhe e kemi Shkollat shqipe në mërgim,me të cilat kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë,për ruajtëjen e identitetit të fëmijëve tanë që jetojnë në mërgim.Kush  nga mërgata nuk  angazhohet për këtë qëllim,duhet të kuptoj se nuk ka bërë dhe as nuk do të mund të bëjnë asgjë për mërgatën.Natyrisht hapi ynë në fillim shihej si hap i vogël,përdike edhe i pamundur,por ky hap  shënoi kthesa të  mëdha në zgjerimin e punës me rininë tonë në mërgatë dhe zgjërimin e kulturës sonë kombëtare.Organizimi  i orëve tona letrare,të cilat rreth vetës tubonin krijuesit e rinjë,dashamirët e fjalës së shkruar,,recitatorët,këngëtarët e valltarët e rinjë,kishte peshë kombëtare.Në mesin tonë veç krijuesve të njohur u tubuan edhe krijues të rinjë,u botuan e promovuan qindra tituj të rinjë.Në vlugun e aktiviteteve duhet të cekim disa më domethënëse të cilat shtojnë krenarinë tonë si:Njëqindvjetori i Lindjes së Nënë Terezës,Manifestimi i ores letrare tradicionale dhe garuese në mërgatë”Azem Shkreli”,i cili nga ne organizohet çdo vit.Dihet mirë se ne kishim Qeveri në ekzil,kemi qeveri në atdhe,por në kohën më të nevojshme për të na mbështetur,po as tani nuk na kanë mbështetur,kurse Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ismajl Kadare,ishin ata që gjenin kohë,na mbështetnin,na jipnin kurajo dhe për ne ishin dhe mbeten ambasador të kulturës sonë kombëtare.Orë të tilla tradicionale kemi organizuar që nga çlirimi i Kosovës,shënim ky që quhet”Ora letrare e pavarësisë”:Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë,ka punuar dhe punon në kushte  të vështira,pa ndonjë qendër organizimi,për të cilën nuk u kujtua askush të na shtrijë dorën e ndihmës,kur dihet mirëfilli se gjitha kombet që jetojnë në Gjermani,kanë qendrat e veta kulturore,pos nesh.Ne veprojmë me një fond të antarsisë,pa qendër organizimi,duke u organizuar e paguar lokalitete për organizim nëpër tërë hapësirën e madhe gjermane,ku dikuj nga ne i bie të udhëtoj deri në shtatqind kilometra për një organizim.Qëllimi ynë nuk ka qenë,as nuk do të jetë kurrë material,po qëllim i pastër kombëtarë.Lidhje shkrimtarësh të këtij lloji nuk kishte në diasporat tona më parë,por organizimet tona morën jehonë në mbarë dheun,ku më pas u formuan  lidhje me të njejtin emërtim edhe në Suedi dhe Norvegji.Lidhja jonë në fillim ka dalur edhe me revistën letrare “MUZA”,por në pamundësi materiale të mëtejme për të e nxjerrë në letër,ne e nxjerrim në formë elektronike”Muzen” si dhe LSHAKSH,të cilat janë letrarisht të begatshme.Kohë më parë u  themelua edhe një lidhje e krijuesve shqiptarë,e cila doli nga gjiri i LSHAKSH,por që u emërtua Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM)e cila ndoshta nuk është dashur të emërtohej  kështu,por iniciativa ishte e tillë dhe ne e përkrahëm.Po them nuk është dashur të emërtohej kështu,nga se ajo doli nga gjiri i LSHAKSH,të cilët poashtu  veprojnë  në mërgatë,por forma e emërtimit ishte pregaditur dhe ne e miratuam.Kjo LKSHM;ende është në themelim e sipër,nuk ka marrë  deri tani ndonjë aktivitet,një gjë e dijmë sigurisht:Në Austri,Zvicërr,Norvegji e Suedi,ka  talent të shquar të kulturës,ata vendimin për të themeluar këtë nismë e morën në Gjermani,nga LSHAKSH,por një gjë dihet:Ata mund të bëjnë njëherë në vit ndonjë takim të përbashkët me ne,por është e qartë se organizimet kryesore do të i zhvillojnë në vendet e tyre ku janë të strehuar,me mërgimtarët e vet.Nisma të tilla ne i kemi përkrahur gjithnjë,ne jemi të interesuar që mërgimtarët tanë kudo në botë të organizohen,madje kemi përkrahur haptas që edhe në Gjermaninë e madhe kudo ku ka mundësi të themelohen nëndegë të LSHAKSH,ne do i mbështesim dhe do jemi prezent në mesin e tyre.Kohën e fundit po  dalin zëra që kanë qëllim përqarëjen e mërgimtarëve duke i dalluar ata të këtij  lloji organizimi,tjerët të llojit tjetër të organizimit!Këtë të drejtë fillimisht nuk e ka askush nga mërgimtarët tonë,nuk i lejon morali dhe as kombi,madje nuk i lejojmë ne të cilët  kemi punuar me dekada për të i bashkuar,dhe cili të tentoj të i përqajë do të mbetet ftyrëngrysur sikur ata që tentonin më parë.Ne kemi përcjellur edhe po përcjellim organizime të mjediseve tjera,të cilët me mish e shpirt përpiqen të i ngrisin vetës emra,turren e qirren para kamerave,gazetarëve,deklamojnë poezi,ndajnë mirënjohëje,këndojnë e vallëzojnë si në dasma,ashtu sikur të ishin në mesin e atdheut të vet,po e keqja te ta është se të gjithë janë të moshuar dhe në mesin e tyre nuk të zë syri asnjë të ri të mërguar.Kjo i bie ashtu si kanë thënë një thënje të vjetrit”Kërrabë për vete,ose kokën gjog e mendjen zog”.

LSHAKSH në Gjermani nuk turret pas tubimeve e ahengjeve,pijeve,mezeve e vallezimeve,nuk ndjek kamerat e gazetarët,ajo ka qëllimin e shejtë fisnik e kombëtarë,ruajtëjen dhe pasurimin e kulturës kombëtare,artit e traditës,bshkëpunimin me rininë e mërguar dhe shpëtimin e tyre nga asimilimi,pregaditjen e tyre për kthim në atdhe,me një eksperiencë për të cilën ka nevojë vet atdheu ynë.

 

Thethi, mes turizmit dhe trashëgimisë kulturore

$
0
0

Nga Nikolla Lena/-Në bukuritë e rralla të vendit tonë, futet dhe Thethi.Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit.Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

                                                                                          Maja Arapit

Historia e Thethit dhe e shalës ështe e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve.. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Këtu kanë banuar Oksetët, Bythdosët, Berbati, Vladët, Kelmendas e ndoshta edhe grupe te tjera popullsie të pa njohura. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të  sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha. Në shekullin e XVI–të, turqit e izoluan këtë zonë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendër në pejë. Që nga ajo kohë Thethi konsiderohet pjesë e Dukagjinjt. Edhe sot,Shala,Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjesë e Dukagjinit. Më pas në fillim të shekullit të XIX-të, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me bushatëllinjtë e shkodrës. I pari që  përmend Thethin në hartën e vitit 1668, është Cornelli, ndërsa në vitin 1916-1917 shkon në fshatin Theth at Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi I Kuq Amerikan dhe më pas në 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit më vonë me hapjen e një agjencie turistike. Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar””. Pas ndryshimeve të ‘90–tës, pati shumë ndryshime dhe sotë është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

 Emri, midis historisë dhe gojëdhënës

Mbështetur në të dhënat historike te grumbulluar, në toponimet që janë në këtë fshat dhe të dhënat gojore të banorëve, origjinën e këtij emri mund ta kërkojmë : Nga emri “thep”,Thethi ndodhet midis malesh të larta dhe të thepisura. Njerëzit duke punuar, kullotur bagëtinë, gjuajtur e te tjera, shpreheshin : “Në ata thepa kullota bagëtinë”, “Po shkoj në ata thepa për të gjuajtur”, “…në thepa…”, “…thepa…” e të tjera. Në këtë fshat ka shumë vende që emërtohen dhe rreth fjalës “thep-a, -i, -at” si : “Thepi i Krysë”, “Thepi i Rrgadhës”, “Thepi i Kodrës Botës” e të tjera. Në kuptimin që emërton fjala “kuj” (kunj) pothuaj është shumë e përafërt me fjalën “thep”. Toponime me fjalën “kuj” ka më shumicë, p.sh. “Kuji i Dhive”, “Kuji i Lopëve”, “Kuji i Shqypes”, “Kuji i Zhareve”, ‘Kuji i Nenave”, “Kuji i Rupës”, “Kuji i Praçes”, “Kuji i Pulave” etj. Krahas këtyre, malet e larta dhe të mprehta si “thika” që njerëzit në mënyrë të zakonshme e përdorin shprehjen “…në thika të majave…”, “…në thika…”, “…prapa atyre thikave që duken…”, e te tjera, mund të shkojnë në favor të prejardhjes së emrit Theth nga fjala “thep” i cili ka përparësi me emrat “kunj” dhe “thika” në kuptimin e vendit që emërtojnë. “Thekër”, duke zhvilluar një bujqësi ekstensive, duke prerë e djegur pyjet, banorët mbillnin thekër. Atëherë nga përdorimi i shprehjes “në thekën”, në të folurën krahinore, “…po shkoj në thekën”, “…isha në thekën…”, “…thekën”, “Thekna”, rrugës deri në fiksimin e emrit, evoluoi dhe na erdhi “Theth”. Toponime me emrin “thekën” ka disa në Theth si “Theknat” disa : “Thekna e Hasës”, “Zhari i Theknës” e të tjera. ”Thellë” Thethi është një gropë e thellë në krahasim me malet që e rrethojnë. Edhe si luginë është mjaftë e thellë në drejtim të burimit të lumit të Shalës, sa që edhe banorët më të afërt janë mbi një orë larg. Gjatë veprimtarisë së tyre, njerëzit mund të kenë përdorur shprehjet : “…isha atje thellë…”, “…në thellësi…”, “…thellë…” e kështu me kalimin e kohës u formua emri “Theth”.

 Kurora mes maleve

Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e ThanësShtegu i DhenveRadohima,ShenikuPaplukuMaja e AlisëQafa e PejësGropa e BukurQafa e JezercësMaja e ZezëMaja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistëspeleologëbotanistëgjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme.

Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okolideri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë. Thethi si park zoologjik natyror Quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra si :ariudhia e egërderri i egërkaprollidhelpraujkulepuri, pa harruar rrëqebullinzardafin e iriqin.

Po përveç shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, pylli i Thethit është mjaft i pasur edhe me shpendë të ndryshëm sishqiponjaskifterithëllëzapëllumbi i egërgjeli i egër dhe pula e egër e shumë shpendë të tjerë që shtegtojnë në Theth gjatë sezonit të riprodhimit. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe tëlumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik : troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Tërthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera.

Turizmi

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të TirolitAustri.

Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lëGrykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë. Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

 

15-Vjetori i Shërbimit Shqip të Radios Europa e Lirë

$
0
0

 Nga Frank Shkreli/

Javën që kaloi,  Shërbimi Shqip i Radio Europa e Lirë (REL) festoi 15-vjetorin e themelimit të tij.  Radio Europa e Lirë, si një ent transmetimesh ndërkombëtare i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka një histori më shumë se 60-vjeçare.  Radio Europa e Lirë, tani me qëndër në Pragë të Republikës çeke, filloi transmetimet e saja në fillim të luftës së ftohtë, me programe lajmesh, komentesh dhe analizash, në gjuhët e ndryshme të Europës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe transmetimet në gjuhën shqipe, pasi politikanët dhe diplomatët e njohur amerikanë të asaj kohe, si  Xhorxh Kenen dhe Xhon Foster Dulles e shihnin Luftën e Ftoftë me komunizmin ndërkombëtar si një luftë ideshë, që duhej zhvilluar nepërmjet valëve të radios.  Përsa i përketë shërbimit shqip të REL, sipas autorit të librit mbi historinë e Radios Europa e Lirë, Michael Nelson, “seksioni shqip i REL filloi transmetimet me disa vështirsi në vitin 1951, për tu mbyllur më 1953”.  Por, pas një mungese prej pothuaj dyzet vjetësh, qeveria e Shteteve të Bashkuara  vendosi që më në fund të rifillonte transmetimet shqip të REL pak para fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës më 1999, me programe drejtuar kryesisht  Kosovës, por edhe më gjërë.  Unë kam patur rastin të takoja stafin e ri të seksionit shqip në Pragë, në kohën kur isha i angazhuar tek Zëri i Amerikës dhe më patën lënë mbresa positive me entuziazmin rinor, në fillim të veprimtarisë së tyre gazetareske, tani 15-vjeçare tek REL. 

Kështuqë 15-vjetë më parë, transmetimet në gjuhën shqipe (përveç atyre të Zërit të Amerikës) bëhen pjesë e një organizate tjetër lajmesh ndërkombëtare, financuar nga Kongresi i SHBA me objektivin për të transmetuar lajme, informacione, komente dhe analiza drejtuar pothuaj ekskluzivisht Kosovës.  Si mision të sajë, Radio Europa e Lirë i ka venë vetes obligimin për të promovuar vlerat dhe institucionet demokratike, duke transmetuar lajme dhe informacion atje ku nuk ekziston liria e medias ose ku liria e shtypit nuk është ende plotësisht e zhvilluar.  REL furnizon dëgjuesin ose lexuesin me lajme të pacensuruara, kryesisht mbi zhvillimet vendore dhe rajonale, si dhe diskutime dhe debate të hapura mbi ato zhvillime. REL, gjatë gjithë historisë  së saj ka vepruar me besimin se,   që një  demokraci të jetë e suksesshme, duhet të ketë qytetarë të mirë-informuar, dhe se  ”Stabiliteti — i bazuar në demokraci dhe në  një ekonomi të tregut të lirë — anë e mbanë zonës ku transmeton, është jetike edhe për paqën në botë.”  Roli i REL gjatë luftës së ftohtë, së bashku më Zërin e Amerikës dhe BBC     në rrëximin e  Murit të Berlinit– njihet tanimë dhe pothuajse është bërë legjendë.  

Edhe Shërbimi Shqip i REL, megjithëse i ri në krahasim me disa shërbime të tjera të këtij enti, gjatë 15 vjetëve të ekzistencës së tij, ka shënuar suksese të dukshme në informimin e dëgjuesve dhe lexuesve të tij dhe ka lënë gjithnjë gjurmë të një burimi informcionesh të sakta, të panashme dhe të përgjithshme, gjithnjë duke ndihmuar në projektimin dhe në zhvillimin e vlerave të një shoqërie demokratike, pro-perëndimore në Kosovë.   Shërbimi shqip i REL, në portalin e saj ka shënuar këtë përvjetor duke pasqyruar deklarata dhe urime të ndryshme, përfshirë edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Shërbimit shqip të Radios Evropa e Lirë,  ka përgëzuar punën që kjo redaksi ka bërë gjatë kësaj periudhe 15-vjeçare. Presidentja Jahjaga i dërgoi këtë mesazh seksionit të REL në gjuhën shqipe. ”Ju uroj për profesionalizmin dhe objektivitetin me të cilin REL e ka ushtruar misionin e saj që nga fillimi. Programi juaj në gjuhën shqipe për vite me radhë ka krijuar një forum shumë të nevojshëm që inkuadron kriteret në debat rreth politikë-bërjes dhe që na bën të gjithëve përgjegjës dhe transparent në punën tonë.”  Presidentja Jahjaga vazhdoi urimin e saj duke thënë se, “REL ka kontribuar njëkohësisht në ndërtimin e urës midis qytetarëve dhe institucioneve, duke na bërë shpesh të vëmendshëm për nevojat e qytetarëve tanë, prioritet ky për të ndërtuar demokracinë e vëretëtë”, përfundoi kryetarja e Kosovës.

Edhe Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës përshëndeti kolegët dhe gazetarët me rastin e 15-vjetorit të shëbimit shqip të REL, duke i përgëzuar ata,  ”për këtë arritje të madhe dhe për përkushtimin tuaj që t’i shërbeni popullatës shqip-folëse në Evropën Juglindore, posaçërisht në Kosovë, përmes komunikimit të hapur të informacionit dhe ideve…Shërbimi shqip i Radios Evropa e Lirë”, thotë Dr. Elez Biberaj në mesazhin e tij, ”ka ofruar në vazhdimësi lajme dhe informacione të sakta, të balancuara dhe të zgjëruara, dhe ka promovuar demokracinë, qeverisjen e mirë, paqën dhe stabilitetin në një rajon të trazuar, por shumë të rëndësishëm të Evropës”.  Drejtori i Divizionit të Euroazisë të Zërit të Amerikës dhe eksperti i çështjeve europiane dhe të Ballkanit  thekson  nevjën për rolin e vazhdueshëm të Shërbimit shqip të REL duke thënë se, ”Evropa Juglindore vazhdon të vuajë nga jo stabiliteti politik dhe ekonomik, qeverisja e dobët, tensionet etnike, përparimi i ngathtë në vendosjen e shoqërive demokratike dhe shumë-kombëshe, dhe nga një ambient i njëanshëm medial”.   Veterani i transmetimeve ndërkombëtare shton se puna e shërbimit shqip të REL është sot aq me rëndësi sa ishte 15 vjetë më parë dhe njëkohësisht, Elez Biberaj ofron ndihmën dhe bashkpunimin e tij me kolegët e shërbimit shqip të REL .
Shërbimi shqip i REL mori me këtë rast urime edhe nga zyrtarët e REL, Kevin Klose, Xhef Trimble dhe Nenad Pejiç si dhe nga ekspertë dhe miqë të shërbimit shqip të REL si,  eksperti i politikës së jashtme , ish diplomati amerikan Xhejms Huper, tani Drejtor Menaxhues  i “Public International Law & Policy Group”, i cili në mesazhin e tij të urimit thotë se, “ Jam në vazhdimësi i mrekulluar me faktin se sa shumë ngjarje të rëndësishme, që prekin interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Europë, nisin në Kosovë dhe ato raportohen në programet tuaja.”  “Kjo”, sipas tij,  ”me gjithë faktin se Kosova është vend i vogël, por e ka “hijen e gjerë” në ngjarjet botërore”, tha Xhejms Huper.

Shërbimi shqip i Radios Europa e Lirë feston 15-vjetorin e themelit të tij në një kohë të vështirë buxhetore dhe sfidash me të cilat përballen tani transmetimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Është e pamundur të merret me mendë shkurtimi i këtyre transmetimeve, qoftë nga pikëpamja praktike, diplomatike e politike, qoftë edhe nga një këndvështrim moral.  Prandaj si i tillë, roli i transmetimeve ndërkombëtare perëndimore, sidomos të atyre që sponsorizohen nga Shtetet e Bashkuara, siç është shërbimi shqip i REL – sidomos në kohë krizash — duhet të konsiderohet si një armë e pazëvendsueshëme në informimin e saktë në zona ende të konfliktuara.  Siç nënvijon situata e krijuar kohët e fundit në Ukrainë, gjëndje kjo e shkaktuar nga agresioni rus në Krime, roli i transmetimeve ndërkombëtare siç është Shërbimi Shqip i simotrave të saj të Radios Europa e Lirë, nuk ka marrë fund.  Siç ka thënë edhe Lech Walesa, duke komentuar rolin që ka luajtur REL gjatë ekzistencës së saj, se ”Përballë valëve të radios, perdja e hekurt ishte e paaftë.  Asgjë nuk mund të pengonte përhapjen dhe pentrimin  e lajmeve , as sputnikët, as minat, as muret e larta dhe as telat me gjëmba. Kufijtë mund të ishin të mbyllur por fjalët nuk mund të shuheshin.”   Radio transmetimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, si Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë, vazhdojnë të jenë mjete të nevojshme që ndihmojnë në transformimin e shoqërive nepërmjet informacionit të saktë, të balalncuar dhe gjithpërfshirës,  dhe jo diçka që i përket të së kaluarës.

Si një ish-transmetues ndërkombëtar i lajmeve,  në këtë përvjetor i shpreh urimet e mia Shërbimit Shqip të Radios Europa e Lirë dhe lutem që fjala e lirë e transemtuar prej tij tani dhe në të ardhmen të mos shuhet kurrë, pasi historikisht është provuar se fjala e lirë është me e fuqishme se shpata. 

Viewing all 1274 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>